Close
Faqja 8 prej 29 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 160 prej 572
  1. #141
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Ne fakt shkelqim i bie te quhet drejtimi i nje partie viktimash te lene injorante 50 vjet ne burgjet e Hoxhes. Ja ketu duhet ti gjeje vlerat Nano, dhe jo tek baballaret apo gjysherit tane qe luftuan,punuan studiuan, dhe sakrifikuan pa hile e interes per ate komb.

    Nano udheheq nje parti "pensionistash" ku ne fakt aderojne edhe djemte apo niperit e tyre qe si shtrese e privilegjuar ne ate kohe gezuan te drejten e studimit apo te arsimimit me te mire. Keta zoteri nuk mund te aderojne kurre ne partine e kokepalareve, dhe xhahileve shqiptare qe nga menyra funksionale jo vetem eshte me primitive se PPSH, por shpalos edhe nota bajraktaro-mesjetare qe vetem disa vite me pare me xhahilllekun e saj na katandisi ne lufte civile. Ja pse PD dhe jo PS sot eshte partia nga e cila qe nga krijimi i saj ka humbur me shume intelektuale se cdo parti tjeter. Dhe jo intelektuale dosido por ata qe ishin promotori i levizjes demokratike ne shqiperi, e qe sot te gjithe punojne per Nanon. Hidhini pra nje sy sot PD dhe PS e me thuaj si e ka realizuar PS bashkejetesen e fraksioneve, altarnativave dhe divergjencave te brendshme qe perfaqesohen nga intelektualet e saj dhe si e beri PD kete per 12 vjet.

    Brezat e meparshem (pensionistet) jo vetem shpalosin vlera 10 here me te larta dhe me te vyera se ato te korrupsionit, degjenerimit, imoralitetit, e dembelizmit qe u pa ne shqiperi mbas 92, por kjo shtrese ruan ne thelb strukturen dhe strategjine morale baze te ndertimit solid per cdo institucion politik, rend civil apo shoqeri te qendrueshme, pasi ajo bie me vete rregullin, disiplinen, respektin,korrektesine si dhe moralin e larte. Pervecse tek gjysherit dhe tek baballaret tane me thuaj ku tjeter mund ti gjesh keto vlera sot ne shoqerine shqiptare??

    Ja pra kur ti te me tregosh qofte edhe nje vlere racionalisht te pranueshme qe "pensionistet" nuk shpalosin ne krahasim me shtresat e tjera te shoqerise atehere le te tallemi me Nanon qe rri ne krye te tyre. Por me lejo mua te shpalos pastaj 101 vlera me shume qe keta pensioniste zoterojne krahasuar me "brezin e ri", qe deri tashme eshte brezi me shterp, me hic e me kot per shqiperine.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zarathustra. : 02-06-2003 më 17:15

  2. #142
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,408
    Postimet në Bllog
    17
    Leshator, se sa "te shkolluar" dhe "intelektuale" ka partia socialiste duket tek emerimet e tyre apo tek perberja e KPD-se se tyre. Me intelektuale te kalibrit "Edi Rama", "Ilir Meta", "Makbule Ceco", "Arta Dade" e kompani, PS tregon vlerat e saj si nje "parti inteligjente". Ne fakt, Fatos Nano nuk ndryshon shume nga Enver Hoxha. Ashtu si Enveri, edhe ai emeroi nje qerre me budallenj ne postet me te larta pasi vetem ne shoqerine e tyre Enver Hoxha ndihej i zgjuar.

    Persa u perket per bijte dhe bijat e atyre qe shiheshin me sy te keq nga rregjimi, suksesin e tyre nuk e matin me standartet shqiptare por me standarte Perendimore.

    Njerezit qe jane gjenetikisht per te ardhur keq, as Zoti nuk u vjen dot ne ndihme.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #143
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Edi Rama etj jane intelektualet me te arrire te shoqerise shqiptare sot. Te pakten tani per tani ne keta apo kalibrin e ketyre kemi me te miret. Krahasuar me njeri tjetrin intelektualet e njeres parti nuk jane aspak superior mbi ata te tjetres ne cdo aspekt. Te tere pak as shume vijne nga te njetat standarte akademike dhe arsimore.

    Por cfare eshte thelbesore qendron ne faktin se si u trajtuan keta intelektuale nga keto subjekte politike. E ndersa sot ne PD kane ngelur jo me shume se 10 nga 300 intelektuale qe e themeluan ate, ne PS jo vetem qe asnje nuk eshte larguar por u afruan edhe shume prej te pareve. E ketu une nuk po permend se si Sala e PD i trajtoi keta intelektuale. Mos harro se si iu perdhunua goca Pashkos, se si Brozi kercenohej dhe se si rrihej stafi i tij perpara tij, se si u syrgjynos Selami ne amerike sepse jeta iu be e padurueshme ne shqiperi, se si Farudin Hoxha nje nga arkitektet tane me te mire, ndertonte Bullgarine sepse shteti shqiptar pasi e mbajti 1 vit ne burg per ta nxjerre te pafajshem, nuk i jepte licence qe ai te ushtronte aktivitetin e tij. Per te kaluar me pas ne thyerjen e brinjeve apo nofullave te Rames, Cekes, Pellumbit, Legisit, Imamit,Gonxhes etj etj djegies se gazetave, burgosjes se gazetareve etj etj.

    E sa per Nanon ai ka qene 180 grade ndryshe. Ate qe deri ne 97 ishte e paimagjinueshme, shtrengimin e duarve, dialogun, kompromisin, bashkjetesen, Nano i beri realitet ne nje shoqeri ku konflikti, mentaliteti i polarizuar dhe tensioni i brendshem ishin absolut. PS ka 1000 konflikte te brendshme por kur vjen puna per lufte politike me PD ata jane teper kompakt. Konflikti i brendshem ne PS nuk nenkupton spastrim apo degdisje ne Amerike. E gjitha kjo eshte merita e Nanos si dirigjent perfekt i mardhenieve te nje partie. Te gjithe krahet ne konflikt e duan Nanon se tek Nano ata gjejne nje pike te forte qe ekuilibron mjaft mire interesat e cdo alternative.

    Eshte normale dhe natyrale qe intelektuali i cdo fushe qofte, eshte ne essence liberal dhe me mendje te hapur dmth politikisht i majte, nga e djathta ate e mban ose parimet (tradita) ose interesi material.
    Por nuk ka intelektual sado i dobet apo pasionant politiksht qofte, qe kur shef se si shtresa me te cilen ai identifikon veten rrihet, masakrohet, burgoset, apo injorohet publikisht, te solidarizohet me ata qe aplikojne kete mentalitet agresiv. Ndryshe ai mohon integritetin e vet dhe i duhet te solidarizohet me ate qe per te eshte qenie me e ulet. E me keta te fundit administrata e shtetit te PD u mbush plot e perplot.

    Shembujt e njepasnjeshem te largimit dhe keqtrajtimit te intelektualeve nga PD jane nje pasqyrim i qarte i ambientit te papeshtatshem qe kjo parti ofron per inteligjencen shqiptare. Afrimi dhe bashkpunimi i shume prej ketyre tek PS tregon pikerisht te kunderten.

    Ti vetem uron qe njerezit e keqtrajtuar nga Hoxha te jene te standarteve Perendimore. Keta mund te kene edhe brire mencurie, por e verteta eshte se jane ish te privilegjuarit e atershem qe vazhdojne traditen e parardhesve te tyre te te qenit elite, ne cfaredo sistem shoqeror qofte. Keta sot vazhdojne te studiojne ne shkollat me te mira, zoterojne bizneset me te suksesshem, si dhe zoterojne pushtetin etj etj, dmth jane perseri ajka e shoqerise. Kjo ndoshta ty te vjen e hidhur por eshte e vertete si buka qe ha. Eshte gjithashtu ne esence mentalitet apo nostalgji me ngjyra komuniste, se ti enderon dhe shpreson qe klasa e shtypur te dale papritur kaq me larte dhe kaq me superiore se ajo e te privilegjuarve. Mentaliteti jot eshte inorganik, pa lidhje me realitetin dhe ne thelb anti-vlere, sidomos kur pretendon se si 30 burg e internim te ve ne pozita per te synuar standarte perendimore, kurse 30 arsimim shkollim, pune e djerse te beka "gjenetikisht per te ardhur keq"!!! ...mos more.

  4. #144
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Alternativat per zevendesimin e Nanos

    Alternativat per zevendesimin e Nanos
    Nga Eduard ZALOSHNJA/ Nga leximi i gazetave shqiptare, kam vene re se shumica derrmuese e analisteve/opinionisteve jane te mendimit se qeverisja e Fatos Nanos nuk eshte me e mira e mundshme ne kushtet aktuale te Shqiperise. Ata qe shkruajne nga pozita te aferta me PD-ne, jane te mendimit se PD-ja e sotme, me ne krye Berishen, eshte alternativa me e mire per qeverisjen e Shqiperise. Te tjeret ofrojne alternativa qe presupozojne ose zevendesimin e Nanos me udheheqes socialiste, si Meidani apo Meta, ose ribashkimin e PD-se se vitit 1991, ose, me radikalisht, krijimin e nje poli te trete politik, qe do te sfidonte dy polet e vjetra. Meqenese edhe une bej pjese ne grupin e atyre qe mendojne se Shqiperia meriton nje qeverisje me te mire se sa e Nanos, ne rreshtat e meposhtem, do te mundohem t'i analizoj alternativat e mundshme si nga shanset qe kane, ashtu edhe nga vlerat qeverisese.

    Deri me sot, PD-ja aktuale perben sfiden me serioze ndaj qeverisjes se Nanos. Ne 13 vjetet e te qenit protogonist ne skenen politike shqiptare, Berisha ka arritur te krijoje nje elektorat te qendrueshem te tij, i cili e njehson Berishen me PD-ne dhe aleatet e vogla te saj. Per te ilustruar se sa besnik eshte ky elektorat ndaj PD-se se dominuar prej Berishes, mjafton te permendet fakti qe ai votoi per te edhe ne vitin 1997, kur shumica derrmuese e shqiptareve e konsideronin si fajtor te drejtperdrejte per tragjedine e piramidave financiare. Gjykuar nga rezultatet e zgjedhjeve te fundit, mendoj se elektorati i Berishes nuk perben me shume se cerekun e elektoratit shqiptar. Por duke patur parasysh se rreth 50 % e votuesve nuk votuan ne ato zgjedhje,

    i bie qe edhe Nano te mos kete me shume se cerekun e elektoratit pro tij. Ne keto kushte, atij do t'i duhet te evitoje firot e elektoratit te tij dhe, mundesisht, te joshe disa vota nga 50 perqindeshi i deziluzionuar, ne menyre qe te fitoje kundra Berishes ne zgjedhjet e ardhme parlamentare. Kjo behet nje domosdoshmeri per Nanon sepse, si rezultat i presionit te aleateve tane perendimore, mundesia e

    manipulimeve do te ulet ne krahasim me zgjedhjet e fundit. Nderkohe qe gjasat jane te vogla qe PD-ja e pareformuar e Berishes te joshe votat e te deziluzionuarve, edhe gjasat qe kete gje ta arrije Nano nuk jane te medha. Duke presupozuar se para shqiptareve te 2005-es nuk do kete alternative tjeter pervec PS-se se Nanos dhe PD-se aktuale, eshte shume veshtire te parashikosh se kush nga te dy do te fitoje - thene ndryshe, shanset jane 50 me 50 per secilin.

    Ne rast te nje fitore te Berishes, qeverisja e Shqiperise mund te shohe permiresimin fillestar qe shoqeron zakonisht ardhjen ne fuqi te opozites. Por duke gjykuar nga menyra se si ai e dominon aktualisht PD-ne, gjasat jane qe te metat e qeverisjes se tij te meparshme te rishfaqen perseri. Ne fakt, PD-ja e sotme nuk ndryshon pothuajse fare nga PD-ja e 96-es ne fizionomine e saj. Nga nje parti e tille, prijesi i se ciles mund t'ia fale gabimet dhe paaftesine vartesve per aq kohe sa ata i binden plotesisht, nuk mund te presesh nje permiresim afatgjate te qeverisjes. Me pak fjale, zevendesimi e Nanos me Berishen do t'i kujtonte 50 perqind te shqiptareve thenien e mocme qe barazon Ali hoxhen me hoxhe Aliun.

    Nje sfide tjeter serioze i vjen qeverisjes se Nanos nga rradhet e partise se tij. Ish-Presidenti Meidani, kohet e fundit, dhe zv/kryeministri Meta, me kohe, kane shfaqur hapur synimet e tyre per t'i dhene fund karrieres politike te Nanos. Te dy keta politikane kane nje mbeshtetje te gjere ne klanet e nomenklatures partiake, por jo aq te gjere ne masen e anetareve te thjeshte te PS-se. Kjo per merite te karizmes se Nanos dhe aftesise se tij per te krijuar ne elektoratin socialist imazhin e simbolit te anti-berishizmit, forces motorrike qe galvanizon elektoratin socialist. Fitoret e meparshme te Nanos brenda partise se tij, fitore keto te arritura nga pozita filluese inferiore, jane nje tregues domethenes per shanset e suksesit te Meidanit ose Metes ne betejat e aferta partiake.

    Nga pikepamja e efektivitetit ne qeverisje, mendoj se Meidani ose Meta mund t'iu ofrojne shqiptareve dicka me te mire se sa Nano ka prezantuar deri me sot, por potenciali i tyre per permiresim do te ishte i kufizuar. Kjo sepse nje fitore e tyre ndaj Nanos do te arrihej vetem si rezultat i blerjes masive te klaneve te ndryshme brenda PS-se. Kartmonedha e blerjes ne kete rast do te ishte shperndarja pas ardhjes ne fuqi te posteve dhe mbyllja e njerit sy ndaj abuzimit te tyre - recete jo e mire kjo per permiresimin e ndjeshem te qeverisjes.

    Duke filluar nga fushata elektorale e zgjedhjeve te kaluara, nje alternative qeverisese qe presupozon PD-ne e ribashkuar eshte shfaqur ne skenen politike shqiptare. Ne ate fushate, dhe me vone, Berisha, nen moton "Per nje fillim te ri", iu beri thirrje te gjithe politikaneve te larguar nga PD-ja, te riktheheshin. Rikthimi i tyre mund ta permiresoje imazhin e PD-se ne syte e votuesve te deziluzionuar, por po te kihet parasysh menyra brutale se si Berisha i largoi kundershtaret e tij, atij do t'i duhet shume pune qe t'i binde ata se PD-ja nuk do te jete me nje parti qe funksionon ne baze te dominimit te njeshit, por nje parti qe funksionon ne baze te nje konkurence reale te brendshme te ideve dhe personaliteteve. Pikerisht nje test te tille duhet te kaloje Berisha ne traktativat me ish-politikanet demokrate ne menyre qe ata ta ndjejne se nuk do te jene thjesht nje garniture e Berishes, por personalitete politike qe do te kene shansin te konkurojne si per postet partiake dhe qeveritare, ashtu edhe ne fushen e ideve kur te vije fjala per perpunimin e politikave te zhvillimit te vendit.

    Qe Berisha te pranoje modelin e mesiperm, probabiliteti nuk eshte shume i madh. Por neqoftese ai model do te behej realitet, PD-ja e reformuar do t'i kishte jo te vogla shanset per te zevendesuar PS-ne ne qeverisje. Kjo sepse nje pjese te votuesve te lekundur mund t'i mbushet mendja te votojne per nje PD te tille. Nje ekip qeverises qe do te kishte ne pozitat kyce ish-politikane te PD-se me reputacion te mire si brenda dhe jashte vendit mund te ishte formula, qe do t'iu ofronte shqiptareve nje alternative me te mire se sa qeverisja e Nanos apo e PD-se se sotme, por garancite per qendrueshmerine e nje ekipi te tille nuk do te ishin te plota. Kjo sepse strumbullar i tij, sidoqofte, do te ishte Berisha, i cili ka demonstruar se e ka te veshtire te bashkepunoje gjate me politikane qe nuk i perulen vullnetit te tij.

    Analiza ime deri ne kete pike eshte marre me alternativa qe ne nje menyre ose nje tjeter mund te sjellin permiresime ne qeverisje, por jo te atij niveli qe do te bente 50 perqindeshin e deziluzionuar t'i rikthehej kutive te votimit ne mase. Alternativa qe do analizoj ne vijim eshte alternativa qe shumica e shqiptareve e deshiron, qe ka potencialin per ta permiresuar ndjeshem qeverisjen, por qe ka dhe probabilitetin me te vogel per t'u bere realitet. Eshte fjala per nje pol te trete politik qe do t'i eklipsonte te dyja polet aktuale. Tentantiven me serioze per krijimin e polit te trete, deri me sot, e ka bere grupi i ish-demokrateve te udhehequr nga Genc Pollo. Nderkohe qe partia e Pollos ka ofruar nje program serioz per permiresimin e qeverisjes dhe ka patur mbeshtetetje te konsiderueshme nderkombetare, rezultatet e zgjedhjeve te fundit dhe zhvillimet e metejshme kane treguar se ajo nuk ka arritur dot te galvanizoje ne mase votuesit e deziluzionuar nga dy polet aktuale. Kjo sepse Pollo & company ndoshta ndejten me teper se c'duhej nen hijen e Berishes per te patur tani ndikim real tek ata. Nje alternative tjeter per polin e trete, e cila me teper eshte perfolur se sa e ka shfaqur veten ne menyre konkrete, eshte ajo e krijimit te nje partie nga Edi Rama. Megjithe mungesen e sondazheve te opinionit te ndertuara mbi kritere rigoroze shkencore, kam krijuar idene se Edi Rama e ka akumuluar aq kapital politik ne Tirane dhe ne qytete te tjera kryesore te Shqiperise sa te konkuroje me PS-ne dhe PD-ne. Por nga levizjet e tij politike, duket se ai ka zgjedhur perdorimin e PS-se si te vetmin mjet per te avancuar karrieren politike.

    Duke qene se nga politikanet e afirmuar nuk eshte arritur deri me sot dhe nuk duket se do te krijohet nje pol i trete qe do te eklipsonte dy polet aktuale, ngelet qe kete pol ta krijojne udheheqes te rinj qe akoma nuk jane shfaqur ne skenen politike shqiptare. Ky eveniment do te pershendetej nga 50 % perqind e shqiptareve ne zgjedhjet e 2005-es, por ka pak gjasa te ndodhe brenda dy viteve te ardhshme. Ne fakt, ne vend qe te shfaqet si eveniment, krijimi i polit te trete ndoshta do te jete nje proces. Do duhet qe udheheqesit e rinj, te cilet sot jane akoma anonime, te fillojne te piketojne konturet e partise se re pa u vonuar, ne menyre qe ne vitin 2010 te behet realitet nje force e re politike qe do te zevendesonte binomin PS-PD. Tek organizata rinore "MJAFT" une shoh nje syth qe eventualisht mund te shnderrohet ne berthamen drejtuese te kesaj force politike. E krijuar nga te rinj qe kane studiuar ne Perendim dhe qe jane kthyer ne Shqiperi me deshiren per te bere dicka te mire per vendin e tyre, organizata "MJAFT" premton te ofroje nje mentalitet shume me te ndryshem nga ai i politikaneve te sotem. Qe organizata "MJAFT", ose organizata te ngjashme me te, te arrijne eventualisht te permbysin status kuo-ne politike, do duhet qe votuesit e deziluzionuar nga politikanet aktuale te mos humbasin shpresen per nje alternative me te mire. Ne vend qe te udhehiqen nga motoja "Ky popull jemi, kete qeverisje meritojme", keta votues bejne mire te kujtojne proverbin shqiptar "Nga ferra dalin ndonjehere edhe trendafila". Po arriten ta adoptojne kete proverb, ata do te benin mire te hapnin syte rretheqark per t'i pare sa me shpejt keta trendafila, duke mos vonuar ne vaditjen dhe plehrimin e tyre - perndryshe, trendafilat nuk do ta kishin jeten te gjate midis ferrave.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  5. #145
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-04-2003
    Postime
    197
    eduart selami

  6. #146
    i/e regjistruar Maska e Pirro i Epirit
    Anëtarësuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    Scotland
    Postime
    37
    ....vetem vdekja. Asgje tjeter se shkul Nanon. Mos jetoni me iluzione si Sale Berisha qe i ka zgjedhjet e sigurta gjithmone para votimeve, dhe perfundon ne shesh duke protestuar.

    ..Kush vjen mes plumbave ne pushtet nuk largohet ne paqe.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Pirro i Epirit : 07-06-2003 më 06:00
    Liridashes

  7. #147
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Kjo eshte vertete e trishtuar.

    Pirro 50 vjet ne burg apo internim nuk te (ju) mesuan valle se me meri, inat e konflikt ju nuk fitoni dot. Sa here doni t'iu viktimizojne ju qe ta kuptoni se nuk keni as kapacitetin dhe as potencialin per te hequr askend me plumb. Me duket se e kunderta eshte e vertete.

    Alternativa e Nanos?

    Nqs duan ta zevendesojne Nanon si kryeminister besoj se kjo eshte teper normale por duhet patjeter bazuar tek fakti se si e ka bere Nano kete pune. Nqs flasim per nje zevendesim te tij si kryetar partie, kjo do ishte tani per tani levizje ne dem jo vetem te PS por edhe te politikes ne Shqiperi. Nano eshte nje nga faktoret me te rendesishem te stabilitetit dhe civilizimit politik si brenda PS ashtu edhe brenda vete politikes shqiptare. PS ka nevoje absolute per Nanon dhe ja pse Nano ka arritur te mbijetoje kaq bukur edhe pse ka dhene disa here doreheqjen si kryetar i PS, e edhe pse Nano nuk ka aspak mbas vetes nje grup idealistesh fanatike qe i rrine besnike pa kushte. Qendrimi ne krye i Nanos eshte ne interes se te gjitheve ne PS, ashtu sic eshte nevoje per suksesin e tyre. Pra derisa Nano eshte kryetar i PS ne emer te nevojes dhe interesit te PS per sukses, do jete idiotike dhe qesharake cdo tendece per te ndryshuar kete rregull kaq organik te gjerave, dhe per ta forcuar ate ne nje forme artificiale, te paqendrueshme e jo-funksionale thjesht per hir te 'zevendesimit te Nanos".

    Nano pra nuk zevendesohet ne emer te aventures por ne emer te nevojes apo interesit. Keto te fundit percaktohen nga vlerat e individit per problemin ne fjale. Askush nuk e mban Nanon kryetar ne PS nqs ai nuk ka vlera apo nuk kryen nje funskion te vlere per te teren.

  8. #148
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Ai sigurisht qe ka vlera .... dhe keto vlera duken qarte ne raportet qe e lidhin ekzekutivin shqiptar me krimin e organizuar, ne emerimet e krimineleve ne poste policie, te kontrabandisteve ne poste doganore, te trafikanteve te droges ne sherbime qeveritare dhe portofole ministerore, ne faqet pafund qe vijne prej organizmave nderkombetare ku shqiperia kryeson listen e droges, prostitucionit, kontrabades, korrupsionit, si dhe akuzat e drejteperdrejta per mungese vullneti politik per te luftuar krimin si pasoje e konflikteve te interesave. Mjafton te kujtojme tre deklarat e fundit ... Ate te Grupit Nderkombetar , te Asamblese parlamentare te Natos si dhe te OSBE-se per te gjetur jo nje por me mijera aresye perse Nano duhet te largohet.

  9. #149
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Nano ashtu si nje pjese e mire e kastes se kuqe (qe sot i gjen
    te shperndare ne gjith spektrin politik shqiptar) jane pjese
    e nje karteli mafjoz. Mafjozet e vertete nuk jane ata qe nxjerrin
    me dhune dy tre prostituta apo shesin dy-tre doza droge dhe
    qe jane te paret qe bien ne kthetrat e policise. Mafjozet e vertete
    jane baronet e kuq qe kane zabtuar politiken dhe ekonomine e
    vendit. Dora e tyre ne terren eshte ish-sigurimi i shtetit, ose
    me mire ish-sigurimsat te cilet qysh ne hapat e para te
    demokracise u shperndane ne ç'do cep te Evropes (kuptohet
    qe keta tipa e njihnin Evropen me kohe, gjate "misjoneve" te
    mbikqyrjes dhe asgjesimit te armiqeve te popullit). Keta
    egzkutore te pergatitur per te torturuar e per te vrare s'kane
    me ndjenja njerezore dhe vrasja eshte pjesa e ushqimit te
    perditshem per ta. Te rralle jane rastet e arrestimit te tyre ne
    Evrope (s'behet llaf per ne Shqiperi).
    Ne keto kushte zgjidhja per mua eshte karantina politike per
    ish-sigurimsit dhe ish-komunistet.
    Hapesira e krijuar nga menjanimi i ketij elementi negative le te
    mbushet me disidente nga vendi (megjithse te rralle jane ata
    qe i mbijetuan terrorit te burgjeve komuniste) dhe diaspore si
    dhe ti hapet rruga brezit te ri te afte e te pregatitur.
    Ne kete menyre do te shpiet deri ne fund revolucioni i Dhjetor'90!!

    Perndryshe, nqs ngelen akoma keta dordolece komuniste
    ne krye (Nano, Berisha, Ruçi, etj etj) atehere s'ka asnje
    rendesi per kartelin e kuq se kush de jete pas Nanos apo
    Berishes (megjithse ky i fundit eshte i pa parashikueshem,
    egzemplar me vete :-))
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  10. #150
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Shume e bukur kjo puna e korrupsionit.


    Por Nano i dashur nuk ishte ai qe e solli korrupsionin ne shqiperi, ai e gjeti ate, ja aty mes nesh, sa nje mal e me te forte se kurre. Nano erdhi ne pushtet kur shqiperia s'kishte nje polic ne rruge e kur shqiptaret ishin pronare te 2 milione armeve te paligjshme, ku njerezit urrenin cdo lloj koncepti "shtet" dhe kur ata po jetonin ne nje shoqeri kaosi e anarkie, te ndertuar jo nga Nano por nga bajraktari Sale.

    Prandaj mos kerko qiqra ne hell nga Nano. Por qe kur ka ardhur Nano ne pushtet jeta dhe civilizimi si i shoqerise por sidomos i politikes shqiptare kane evoluar 50 vjet, nga ai mesjetaro-bajaraktar i baces Sale, me moton "te lajme hesapet", ku burgu, persekutimi, thyerja e nofullave dhe e brinjeve ishte rutine ne politiken shqiptare. (do edhe emra?)

    Shoqeria shqiptare s'ka qene kurre me e paqme, e stabilizuar, dhe pa konflikte te brendshme keto 12 vitet e fundit se sa kur Nano qeveris. Krimi e korrupsioni ne shqiperi ska qene ndonjehere me i ulet qe nga 92, dhe mbi te gjitha fundi i pushtetit te Nanos nuk eshte lufta civile ne shqiperi sic ndodhi ne 97. Keto jane ndryshime thelbesore, qe ju i injoroni ose se aq ia u pret mendja ose se jeni mendjelehte dhe harroni shume shpejt katastrofen e 97.
    Le ta djegi edhe nja 3-4 here shqiperine Sala e PD, dhe pastaj ne fajesojme Nanon qe nuk ne con dot ne Mars.


    Roni, ti je tipi tipik i atyre qe perfaqesojne mjerimin shqiptar.

    Ti leme Salinjte, Fatoset, Pollot etj etj se kane te kaluar komuniste dhe te hipim ne krye injorantet qe Hoxha i kalbi 50 burgjeve dhe kampeve te perqendrimit. E edhe pse te paret kane studiuar dhe jane arsimuar ne shkollat me te mira, keto nuk krahasohen me diturine qe te jepte Hoxha ne burg. Lum si ne qe na bien tipa "progresist" si zotrote ne dere. Nje gje e bukur eshte se ti na hiqesh anti-komunist por papritur e gjen veten duke na folur per "revolucione" (menyra standarte e marrjes se pushtetit nga komunistet) duke ligjeruar nderkohe plot nostalgji per deshiren tende qe klasa e shtypur (ish te persekutuarit) te hipin ne pushtet.
    Nje filozof i djathte me emrin Nietszche kete do ta quante "Triumf i Vullnetit te Skllavit".

  11. #151
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Leshatori shkruan:

    -------

    ""Kjo eshte vertete e trishtuar.
    Pirro 50 vjet ne burg apo internim nuk te (ju) mesuan valle se me meri, inat e konflikt ju nuk fitoni dot. Sa here doni t'iu viktimizojne ju qe ta kuptoni se nuk keni as kapacitetin dhe as potencialin per te hequr askend me plumb. Me duket se e kunderta eshte e vertete.""

    ---------------

    Po Leshi e kunderta eshte e vertete...pra qe PPSH e merr me plumb pushtetin si ne 1944 dhe me 1997-ten.

    Kam pare nje plenium te KQ ku Enveri e Ramizi ja fusin sa krahu Kadri Hazbiut (e ben dhe me bryl Enveri ate gjest rrugacesh) dhe KQendrorasit e tjere bejne sehir si iken ne te semes Ministri i tyre i brendshem per 40 vjet.
    Robert Papa e cfaqi ate video dhe e pan Gjithe Shqiptaret. Kadriun e dogjen me flakhedhes dhe i biri vrau veten me dinamit ne Burgun-Miniere.
    Pse o Leshator knaqesh me kto trimeri te Partise se Tezes tende drejtoresh Turizmi te Poradecit.

    Pse mir ka pas tezja jote militante qe raportonte kush hyri kush doli me pi kafe ne Turizem??

    E ke ka raportuar?

    Shkrimtaret e akademiket qe pushonin ne Poradec.

    Cfar i pelqen asaj epoke ti?
    Qe qwuhesh nipi i spiunes?
    E perse e bente ajo kte...per nje burse shkolle.
    Ja ti ke shkuar ne Amerike te studiosh pa qen nevoja te behesh spiun i gazidedes ose i Klosit.
    E kjo eshte merite e demokracise qe e aspiruan ata "injorantet" e burgjeve.
    Pse nuk e sollet JU me tezen e me farefisin tend Mokraro-Punist
    Demokracine?

    ......

  12. #152
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Shoku lesh nuk po e akuzon njeri nanon se shpiku korrupsionin, por se gjate qeverisjes se tij Shqiperia mori medaljen e arit ne europe per korrupsion, trafik droge, prostitucioni, kontrabande dhe krim te organizuar dhe roli i nanos eshte primar per aresyet qe nuk po ti perseris.

    Nese e dogji Berisha vendin si shpjegohet qe autoret qe i vune flaken ne terren dhe qe kane emra konkrete edhe pse ishin kriminele jovetem nuk u ndeshkuan por u shperblyen .....

    Ti je bere si nje gramafon qe kendon perhere te njejten kenge pamvaresisht nga faktet qe te ofrohen ... dhe me kete tregon se per deficence llogjike apo per militantizem nuk njeh realitetin.

  13. #153
    tashme dhe ne internet Maska e erydee
    Anëtarësuar
    20-11-2002
    Vendndodhja
    studio1 e radio virtual
    Postime
    41
    Jam shume dakort me ty Orku.
    Per punen e Gramafonit mendoj se eshte ajo e dyta, gje qe konfirmohet dhe nga shkrimi i mesiperm i Brarit qe na e Nxorri Lakuriq Leshatoro-minatorin.
    Ky lloj indoktrinimi ne nivele kaq te larta vetem te kta individe mund te vihet re.
    bluerydee
    dee:-Z

  14. #154
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Brari .
    Po del avokat ketu i nje komunisti me komunist se vete Hoxha, Kadri Azbiut pra. Kjo eshte tipike per ju qe kerkoni ta ilustroni me fakte akuzen tuaj por qe me sa duket iu mungon subjekti, dmth anti-komunisti i vertete, te cilet ne shqiperi mbas 45 numeroheshin me gishta. Ketu po flas per anti-komuniste te vertete dhe progresiste si psh grupi i deputeteve (edhe ata ish-komuniste), dhe jo per bajraktaret apo bejleret mesjetare qe e kundershtuan Hoxhen ne emer te feudalizmit, as per kleriket katolike apo myslimane qofshin qe u persekutuan nga Hoxha se ashtu i interesonte Hoxhes ideologjikisht dhe jo se ata vertet i rrezikuan atij pushtetin. Une kerkoj pra kundershtarin e Hoxhes dhe jo viktimen e tij. Midis tyre ka nje ndryshim thelbesor. VLERA; viktima nuk ka te tilla.

    Ja pse te kujtoj se aspiratat e atyre qe Hoxha futi ne burg, sot interpretohen kaq bukur prej jush, por qe kane nje te vertete shume te dyshimte. Ne fakt per kushtet historike te kohes ato mjaft mire mund te perkufizohen si DENGLA.

    Une nuk e di se kujt ia mori PPSh pushtetin me dhune ne 46??!!
    Sa per 97 prape nuk jam i qarte nese ishin te majtet apo miliardad e humbura qe e rezuan shtetin e Sales? Nqs ishin te majtet pse se moren me arme ne 95 apo 96?? Gjithashtu te pyes vertet mendon se mbas renies se piramidave PS nuk fitonte dot zgjedhjet??

    Une asaj epoke sigurisht nuk kam c'ti pelqej, por balte mbi te paret e mi se bene detyren e tyre, u civilizuan dhe iu nenshtruan ligjeve te kohes (te pranueshem apo jo sot) une nuk hedh.
    Nqs ty ste pelqen mesazhi mos vrit korrierin. Ata bene detyren e tyre, iu nenshtruan ligjeve dhe rregullave te vendit, shpalosen disipline ndershmeri dhe rregull civil, si dhe dedikim dhe perkushtim ndaj detyres se tyre qofte kjo e mire apo e keqe me termat e sotme. Te tera keto veti edhe pse kaq te nevojshme, sot nuk ekzsitojne me ne shoqerine shqiptare.
    Pronaret e sklleverve ne amerike edhe mbas heqjes se skllaverise, nuk u paditen, as u burgosen e as u poshteruan nga shoqeria amerikane se jetuan me normat e kohes ku skllaveria ishte nje nga keto. Te kujtoj gjithashtu se ne krye te levizjes demokratike te 90 ishin pikerisht ish-komunistet dhe jo ata qe u viktimizuan prej komunizmit. Ja pra qe edhe demokracine e ke dhurate nga ish-komunistet.


    Shqiperia ka qene prej 93 deri ne 97 shteti i pare ne Europe per korrupsion. Kete sta them une por raporti vjetor i parlamentit Europian. Vetem kontrabanda e naftes ne Serbi ishte plot 360 milione dollare. Nano hipi ne krye te nje shoqerie te degjeneruar, korruptuar dhe zhytur ne krim, fenomene keto qe kishin 5 vjet qe mbreteronin dhe qe ishin 10 here me te fuqishme se shteti shqiptar te cilin Nano tashme po qeveriste.

    Ne shqiperi ne 97 vodhen dhe plackiten pronen publike 90% e shqiptareve. Do hapesh proces gjyqesor ndaj tyre gjithashtu?? Me sa kam degjuar une heren e fundit, ne burg futesh nga faktet jo nga emri. Zani, Gaxhai, etj etj jane brenda perjete, ja qe ia fut kot kur thua se jo nuk jane ndeshkuar por jane shperblyer.

  15. #155
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Klod-leshi

    Ne e sill pak te lutem ate raporti e Parlamentit Europian qe e cilesonin Shqiperine si vendin me te korruptuar te Europes per periudhen 94-97 .... po deshe sille sepse do themi qe klodi leshin e nderron por zakonin (mashtrimin) s'e harron.

    Zani eshte ne burg per vrasjet e dyta klod-leshi sepse per ato te parat u nxor i pafajshem. Ai doli i pafajshem pasi kishte masakruar me dhjetra njerez ne 97 dhe pasi u lirua beri krime te tjera dhe sot aresyeja e vetme pse eshte ne burg eshte se ai eshte vendi me i sigurte per te pas zhdukjes qe rivalet e tij i kane bere pjese tjeter te familjes.

    Po Nehati klod -leshi qe e nxoren nga burgu ku vuante denim per vrasjene dy policeve edhe e veshen gjeneral ... edhe ai i pafajshem ishte ???

    Po Haklajt klod-leshi qe akuzoheshin per vrasje dhe u veshen police me firmen e nanos per te filluar serialin me kriminal qe ndonje bande ka kryer ndonjehere ne 50 vitet e fundit ne Shqiperi.

    Po Gjoleke Malaj shoku lesh si ka mundesi qe doli i pafajshem mbas krimeve qe ia di gjithe Tepelena ???

    Po Arber-Qilimi, klod-leshi si ka mundesi qe ushtaraku i Berishes qe dorezoi divizionin e delvines u zgjodh deputet i PS ??

    Si ka mundesi shoku lesh qe masakrimet e punonjesve te shtetit gjate 97 nuk u zbardhen kurre ????

    Lista shkon shume gjate po te vazhdojme klod-leshi por per dike qe ka llogjike kaq eshte TEPER.

  16. #156
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,408
    Postimet në Bllog
    17
    Grupi parlamentar i PS-së nis sulmin ndaj Fatos Nanos

    Qeveri e Xhoanës


    Sabit Brokaj, Petro Koçi, Ilir Zela, Mustafa Muçi dhe deputetë të tjerë, akuzojnë kabinetin Nano si një kabinet miqsh, shokësh dhe të njohurish të gruas së tij të re. Bashkohet grupi i Meidanit dhe grupi i Ilir Metës kundër Fatos Nanos. Takimi Rama-Meta konsolidon pozitat e kryebashkiakut dhe dobëson Kryeministrin

    Grupi parlamentar socialist ka kërkuar dje ndryshime të menjëhershme në kabinetin qeveritar për të shmangur fenomenin e qeverisë së miqve dhe shokëve të familjes Nano që përbëjnë sot kupolën qeverisëse në vend.

    Në debatin e thirrur nga grupi parlamentar rreth raportit më të fundit të OSBE-së, pas një kërkese të bërë nga deputeti socialist Mustafa Muçi, janë rindezur polemikat që duket se përbëjnë zanafillën e një beteje të re kundër kryeministrit Fatos Nano.

    Deputeti Ilir Zela ka kërkuar të rishikohet përbërja e qeverisë dhe lidhjet nepotike në të. Të njëjtin mendim ka pasur deputeti socialist Petro Koçi i cili ka theksuar se nepotizmi dhe lidhjet jopolitike të qeverisë, po diskreditojnë qeverisjen socialiste. I ashpër dhe i prerë ka qenë në diskutimin e tij, deputeti Sabit Brokaj, i cili ka renditur të gjitha arsyet përse Nano nuk po drejton një qeveri socialiste, duke aluduar se kemi të bëjmë me një qeveri të emëruar tërësisht sipas shijeve të familjes Nano.

    Ndërkohë në mbledhjen e djeshme të grupit të PS-së, mësohet se deputeti socialist Petro Koçi ka kontestuar emërimet më të fundit të bëra në mbledhjen e qeverisë në lidhje me postet e zv.ministrave. Burimet shprehen se Koçi ka kontestuar këto emërime duke i cilësuar ato si të pabaza, ndërsa ka shtuar se duhet të marrë fund koha kur në poste qeverisëse emërohen njerëz, të cilët nuk shquhen apo nuk kanë spikatur.

    Një arsye e fortë ka qenë dhe debati rreth raportit të OSBE-së, i cili është bërë publik nga ambasadori i OSBE-së në Tiranë Liponnen. Deputetët kanë kërkuar sqarime në lidhje me raportin në fjalë dhe sidomos me frazën e tij, sipas të cilit Shqipëria rrezikohet nga trazirat. Debati për këtë çështje ka zgjatur përreth 30 minuta, ndërsa mësohet se kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi ka qetësuar deputetët e PS-së duke u bërë të ditur atyre se ai ka biseduar me ambasadorin e OSBE-së në Tiranë dhe se ai i kishte quajtur të fryra deklarimet e bëra në shtyp. Burimet shprehen se gjatë mbledhjes kryetari i grupit parlamentar të PS-së është shprehur se nga ana e ambasadorit të OSBE-së Liponen deklaratat e transmetuara në media janë cilësuar si të fryra.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Ruçi: Të mos sakrifikojmë Luan Ramën për Florian Vilën

    Një tjetër çështje e debatuar në grupin parlamentar socialist ka qenë ajo e debatit që do të zhvillohet të hënën e ardhshme në kuvend për çështjen e goditjes së biznesit nga aktet kriminale. Burimet shprehen se për këtë çështje grupit të PS-së i është dashur të marrë një vendim politik për të marrë në mbrojtje ministrin e Rendit Luan Rama.

    Sipas burimeve një pjesë e konsiderueshme e deputetëve të PS-së kanë hedhur kritika në drejtim të ministrit të Rendit, duke pasur në qendër të deklarimeve të tyre vrasjen e biznesmenit të hekurit Florian Vila. Por përballë debateve të krijuara në grup dhe mungesës së duhur për të mbështetur ministrin Rama, është kërkuar që grupi të marrë një vendim politik për të marrë në mbrojtje Ramën. Burimet shprehen se sipas këtij vendimi, ministri i Rendit do të mbrohet me çdo kusht dhe mënyrë nga sulmet që mund t'i bëhen në seancë plenare të 16 qershorit.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Njerëzit më të afërt të Fatos Nanos

    Emin Barçi Shef i kabinetit Ish PD

    Ylli Manjani Sekretar i Përgjithshëm Ish PD

    Agim Isaku Këshilltar i parë Ish PD

    Dritan Kaba Zyra e shtypit Ish PD

    Artur Zheji Drejtor i TVSH Ish PD

    Tatjana Kongoli Drejtore e Doganave Ish PD

    Shpëtim Idrizi Drejtori i Tatimeve Ish PD

    Lista vazhdon me njerëz të afërt të Fatos Nanos dhe Xhoana Nanos të shpërndarë në postet më të rëndësishme, të cilët kanë izoluar kabinetin socialist nga Partia Socialiste dhe kanë krijuar një hierarki të re brenda socialistëve të pavotuar dhe të papranueshme për socialistët.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  17. #157
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,408
    Postimet në Bllog
    17
    Ilir Meta i dërgon letër kryesisë së PS-së

    Gjyq Nanos për emërimet, shtypin dhe reformat


    Qeveria po fut vendin në krizë për shkak të ngecjes së reformave, problemeve me lirinë e shtypit dhe emërimet nepotike. Në Uashington, Banka Botërore pritet gjithashtu të analizojë krizën shqiptare dhe të mbajë qendrim kritik ndaj kabinetit Nano

    Gjergj Koja

    Zëvendëskryeministri Ilir Meta i ka dërguar një letër kryesisë së Partisë Socialiste ku kërkon analizën e kësaj të fundit mbi tri probleme të mëdha që po shqetësojnë pushtetin socialist. Sipas zëvendëskryemintirit Meta, qeveria po fut vendin në krizë për shkak të ngecjes së reformave, problemeve me lirinë e shtypit dhe emërimet nepotike.
    Letra e zëvendëskryeministrit Ilir Meta pritet të diskutohet në mbledhjen e radhës së kryesisë, por ka ngjallur ndërkohë debate të ashpra brenda forumit më të lartë të socialistëve. Problemet vijnë nga moskoordinimi deri në fund i grupeve rivale antinano në kryesi të PS. Mbështetësit e ish Presidentit Meidani, të cilat janë të interesuar për të tri pikat që parashtron Meta, nuk i kanë dhënë mbështetje deri në fund rivalit të vjetër të Nanos, për shkak të dyshimeve se ky i fundit po u merr atyre argumentat dhe mund të riciklohet si kandidat përballë Nanos në rast të një beteje që mund të çojë në krizë qeverinë.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Reformat dhe paralajmërimet e pritshme nga Uashigntoni

    Problemi i ngecjes së reformave dhe sidomos problemet që po shoqërojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me institucionet financiare si Banka Botërore dhe FMN si dhe OSBE, janë pika të dyshimta për shumicën e kryesisë. Banka Botërore e cila do të mbajë një takim në Uashington pas dy ditësh rreth Shqipërisë, pritet të bëjë paralajmërime të ashpra për ngecjen e reformave në vend. Drejtues të lartë të kryesisë së PS-së, përfshi dhe kundërshtarë të zotit Nano, dyshojnë se pas këtyre raporteve qëndron Ilir Meta.
    Petro Koçi kundërshtari i orëve të fundit të Fatos Nanos, ka thënë se lufta e Metës me opozitën është një truk propagandistik dhe se ky i fundit është autor i shumë sulmeve që i bëhen qeverisjes së PS-së. Por replikat e Koçit me Metën nuk kanë ngjitur në pjesën tjetër të socialistëve të pakënqur me Nanon. Ata kanë konstatuar ngecjen e reformave dhe shpresojnë që t'i bëjnë presion me këtë tezë Nanos për ndryshime.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Liria e shtypit

    Një tezë e rëndësishme e oponencës së Metës kundër Nanos janë marrëdhëniet e këtij të fundit me shtypin të cilat janë acaruar mes të tjerash për shkak të kontrollit brutal që ai përpiqet t'i bëjë medias. Meta i cili po ashtu ka pasur në kohën e tij plot probleme me lirinë e shtypit dhe kontrollin mbi media, është tani në pozita komode për të kërkuar një liberalizim të kontrollit qeveritar për median, çka do të ndihmojë në fushatën e tij kundër Nanos. Rasti i parë i një sinjali serioz të censurës mbi shtypin, ka qenë censurimi i ish presidentit Meidani prej Nanos në disa kanale kryesore që u pasua me shkarkimin e dhjetë gazetarëve nga TV Klan dhe disa ndryshime në stacionet kryesore televizive dhe disa gazeta në vend.
    OSBE paraqiti një raport të veçantë duke paraqitur këto shqetësime ndërsa shtypi evropian i ka kushtuar javët e fundit shumë vëmendje kësaj krize të shtypit shqiptar.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Ndryshimet në qeveri

    Nepotizmi dhe ndryshimet arbitrare në qeveri janë po ashtu një fushë tjetër ku Meta kërkon një analizë të kryesisë së PS kundër Nanos. Duke qenë i bindur se me këtë tezë ai do të mund të afrojë dhe kundërshtarë të tjerë të zotit Nano, Meta ka sulmuar emërimet e fundit të zëvendës-ministrave dhe listat e pritshme të ndryshimeve qeveritare që Nano shpreson të bëjë me njerëz të grupit të tij.
    Letra pritet të analizohet në mbledhjen e ardhshme, por mbështetësit e Nanos janë përgatitur të angazhohen në një fushatë të rreptë dhe të pakompromis me Metën, duke e çuar situatën ndoshta drejt zgjedhjeve të reja duke fajësuar këtë të fundit.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  18. #158
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    E pse ta largoje Nanon Ps-ja? Ata skane njeri me te zote politikisht qe ta zevendesoje. Ilir peshngritesi i ka ambiciet me te medhe se sa aftesite kurse te gjithe te tjeret ne Ps jane dytesore. Sa per alternativat qe vijne nga hani i derrave qe quhet PD, harrojni. Smund ti besohet pushteti nje partie qe farketon vazhdimisht urrejtjen dukagjinase kunder shumices se popullit qe voton per PS. Lexoni tek Klan si e zhduken n 1995 Hoxhen shiksat e PD qe te kuptoni filozofine gangsterro/alabake te PD, nje force qe se njeh ligjin dhe tolerancen, por njeh 'logun e burrave' dhe dhunen. Jo se Nano eshte me i miri por perbrenda PS e ka merituar postin qe ka.

  19. #159
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Manoklle a ka ndonje prove qe e verteton ate akuzen ndaj punonjesve te shikut sepse deri me sot une nuk kam degjuar asnje prove apo fakt pervec akuzave qe mbine pas 8 vjetesh pikerisht kur filloi punen komisioni per edi ramen. Me kete nuk dua te them qe eshte ceshtje e parendesishme dhe as nuk dua ta minimizoj si ngjarje zhdukjen e nje personi ... por te kalosh kaq kollaj nga akuzat tek konkluzionet pa dhene asnje prove konkrete eshte pak me rrezik sidomos per nje vend kur njerezit jane akuzuar edhe per krime kundra njerezimit per te dale pas 6 muajsh si te pafajshem.

  20. #160
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Kembanat Po Bien Per Ju Z. Nano

    DORINA KLOSI*

    Mbas kercenimeve rrugace ne telefon, mbas nisjes se ushtareve kontrollore per te gjetur ose per te sajuar patjeter "vjedhjet e nevojshme" te Fatos KLOSIT, mbas presionit te vazhdueshem ndaj prokuroruceve te Republikes se Shqiperise, tani erdhi momenti i shumepritur nga dyshja folklorike Fatos - Xhoi, te gjejne vetem nje gjykates kriminel per te shpallur fajtor dhe per te denuar perfundimisht ate "te frikshim " Fatos KLOSI. Keshtu shume gjera rregullohen perfundimisht, edhe Nano jeton i lumtur ne Parti, dhe Xhoi mbetet e paster (deri kur ?) dhe SHIK- u shpeton nga "hajduti".

    Vetem se akoma nuk keni kuptuar dicka te vogel fare Z. Nano. I shpallur fajtor apo jo nga gjykatesi juaj, Fatos KLOSI do te mbetet perhere ai i ndershmi, ai i miri, ai i qeti dhe fjale paprishuri qe njoh prej shume vitesh, qe e keni njohur edhe ju, por qe s'mund te beheshit miq kurre mbasi ishit nje jete larg, qe e njohen punonjesit e SHIK per 5 vjet dhe e nderojne edhe sot e gjithe diten, qe e njohu i gjithe populli nepermjet komisionit pacavurre qe sajuat ju. Fatos KLOSI do te mbetet perhere ai intelektuali i ndershem qe e kujtojne me respekt breza te tere studentesh te mesuar prej tij (ashtu sic ju kujtojne juve gjithmone pijanec), ai kryetar i SHIK qe nuk flinte dot kur vinin lajmet se kosovaret vriteshin ne Qafe te Prushit ( ndersa njerezit e tu u kerkonin me mijra marka gjermane per t'i ndihmuar ne hall), ai shqiptar qe ka qene qe kur lindi nga nje dere e madhe patriotesh dhe dy prinder te ndershem, qe mendonte per Shqiperine edhe ne momentet e kercenimeve te tua me burg. Dhe pse? Vetem per hir te se kaluares se Xhoit, qe per hir te se vertetes Z. Nano asgje nga ato qe shqiptaret kane degjuar ketej e andej kufirit me Greqine, asgje nga ato qe kane thene mediat greke , nuk jane sajimet e Fatos KLOSIT. Eshte jeta e saj, e jetuar prej saj, ashtu sic ka ditur (se s'mund te dinte ndryshe), e ashtu sic ka mundur ta beje (se s'mundi ta beje ndryshe).

    I shpallur fajtor apo jo prej gjykatesit tend, Fatos KLOSI do te mbetet per mua po ai burre i mrekullueshem qe njoha kur isha 20 vjec e qe sot e kam per nder se bashku me vajzen time te kemi mbiemrin KLOSI.

    Per te gjitha keto qe po shkruaj une per aq sa di dhe per te gjitha ato qe shkruajne cdo dite gazetat per ju e Xhoin ( aq sa te verteta te jene), per te gjitha gjerat e jetes sone qe shqiptaret i prekin cdo dite me dore e qe jane bere rremuje qe kur ty, tu tek te beheshe President (dhe te pakten kryeminister) z. Nano, po ju them : ate dite qe ju se bashku me gjykatesin tuaj do te guxoni te shpallni fajtor Fatos KLOSIN, ate dite do te bien kembanat per ju Z. Nano. Historia do t'ju gjykoje dhe ne ate dite gjykimi e gjithe Shqiperia do te ndjeje turp per ju Fatos Nano.

    *Autorja e shkrimit eshte bashkeshortja e ish-kreut te SHISH, Fatos Klosi
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Faqja 8 prej 29 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Historia rreth vdekjes së ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 11:58
  2. Shkëlqimi i shkurtër i elitës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-12-2011, 08:40
  3. Shkëlqimi dhe rënia e Karamahmud Pashë Bushatliut
    Nga Xhuxhumaku në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-04-2011, 03:43
  4. Zbardhet mbledhja e Byrosë që zgjodhi pasardhësin e Enverit
    Nga shigjeta në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-10-2005, 08:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •