Close
Faqja 7 prej 29 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 140 prej 572
  1. #121
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Antarsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    20,448
    Faleminderit
    26
    312 falenderime n 237 postime
    KRYEMINISTRI NANO, I RREZIKSHEM

    Kryeministri aktual shqiptar po grumbullon pushtet ne menyre te frikshme. Prej muajsh partia e tij dhe krejt mediumet oponente dhe jo te tilla i meshojne faktit se kabineti i tij jeton ditet e nje qeverisjeje vanitoze, pa kreativitet dhe aftesi administruese. Ne kete gjendje dhe nen friken se ndryshimet e cojne ne "fije te perit", Kryeministri Nano dinakerisht pakeson ditet e mbetura per ne zgjedhjet e reja lokale dhe me tej, drejt kongresit te Partise. Per shkak te pakesimit te diteve, qeveria e tij po investon shperqendrim vemendjeje te opinionit politik duke kryer riperseritje perurimesh ne objekte dhe pjese te infrastruktures. Nga ana tjeter, brenda PS-se po dominon lodhja, bezdisja prej kesaj qeverie dhe prej tekave te pambarimta te kryetarit, i cili veshtire se do te gjeje moment per nje bilanc varfanjak te kryesimit prej tij te ekzekutivit. Ne kete varferi kabineti, (por jo vetjake), dhe nen moton e grumbullimit te pushtetit, kryeministri-kryetar, Nano, ka nisur gjate oreve te fundit nje ofensive komunikimesh indirekte me posedues te mediave dhe botues. Ne te vertete, eshte ofensive e kercenimeve dhe e presioneve te drejtperdrejta. Kryeministri po shnderrohet ne nje protagonist trafiku influencash ne shume aspekte. Ne menyren me flagrante ai po u pergjigjet interesave makute te ndonje poseduesi mediash, te cilin e rrethon nje mori ndermarrjesh e brigadash qe huazojne fadroma e perpijne tendera. Nga ana tjeter, Kryeministri ka vene ne levizje nje skote sejmenesh dhe servitoresh per te kercenuar botues e editore, per te qene ata ne "vijen e duhur" me Shefin. Taktika "Nano" eshte me e eger se ish-realiteti Berisha. Per interesat e veta, kryeministri-kryetar po perdor te gjitha mekanizmat bllokuese, po vret "me silenciator" fjalen dhe mendimin e lire ne vend dhe po ushtron ne menyre te sofistikuar censuren shteterore mbi realitetin mediatik te vendit. Zoti Nano ne kete marredhenie po demonstron sjelljen antivlere te nje kryeministri. Aq i zellshem po tregohet ne kete ofensive, sa Kryeministri nuk e ka problem te flase me gjuhen e kryepolicit ndertimor, te flase me gjuhen e kreut te tatimeve dhe te kryetenderuesit. I okupuar nga ky angazhim dhe i rene ne kete energjishpenzim, zoti Nano nuk po veren se ka paralizuar mjaft sektore te qeverise, te qeverisjes dhe institucioneve fondamentale te vendit. Ky protagonist i vjeter po promovon nje rol te ri me permbajtje te vjeter. Po shton pushtet per te blere mediat, po hedh firme per te shitur fjalen e vet dhe fsheh vendime per te mbuluar pagesat mediatike permes tenderave zyrtare. Ne kete rol te ri, zoti Nano po tejkalon cdo precedent shkeljeje dhe po krijon variantin e tij te paimitueshem: ate te kryetarit-kryeminister qe po perdor vendin dhe te gjitha pushtetet e rendit demokratik per veten e vet dhe mbipeshen e vet.

    Koha Jone
    "Babai i shtetit sht Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkenctari!"

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e Calexico
    Antarsuar
    11-05-2003
    Postime
    61
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    vetem nje revolucion demokratik, mund ta permbys revolucionin komunist. fjalet tjera jane te teperta.

  3. #123
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Antarsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    20,448
    Faleminderit
    26
    312 falenderime n 237 postime
    Ambasadori amerikan i shkul veshin Nanos, te gjithe e paskan zene me Nanon keto kohet e fundit ...

    Jeffry: Kapot e krimit te paprekur

    "LUFTONI TRAFIQET, SIC PREMTUAT"

    Vali Qyrfyci

    "Te luftohen kriminelet dhe ata qe qendrojne pas tyre. Te kapen, te procedohen dhe te futen ne burg. Qeveria shqiptare te mbaje angazhimin e madh ne lufte kunder trafiqeve dhe krimit". Ambasadori i Shteteve te Bashkuara ne Tirane James Jeffrey, i ka kujtuar qeverise "Nano" nga porti detar i Durresit te mbaje angazhimin e madh te marre dy jave me pare gjae vizites ne Tiranen zyrtare te sekretarit amerikan te shtetit Colin Powell. Mesazhi per qeverine e kryesuar nga Fatos Nano eshte bere nga Durresi, pas takimeve te vecanta te realizuara nga ambasadori amerikan me prokurorin e rrethit te Durresit, krere te policise lokale dhe drejtuesit e autoritetit portual. Te gjitha takimet jane bere pa pranine e mediave dhe kane pasur ne qender te tyre situaten kriminale ne portin e Durresit, i njohur jo vetem si porta e korridorit Lindje-Perendim, por me shume si porti i tranzitit te trafiqeve ilegale, krimit te organizuar, dhe kontrabandes. Mesazhet e ardhura nga Jeffrey kane qene te qarta dhe te prera. "Qeveria duhet te luftoje krimin dhe njerezit qe fshihen pas tij, pa kompromise me te". Per here te pare ambasadori amerikan ka qendruar per afro gjysem ore ne nje takim me prokurorin e rrethit te Durresit Arben Dollapi. Burime nga prokuroria thane se ne takim kane marre pjese dhe zevendes prokurori i rrethit Osman Dashi dhe nje nga prokuroret me te rinj te ketij organi Arjan Ndoja, te cilit i jane ngarkuar ceshtje te rendesishme si ato te trafikut te droges. Ne takim eshte folur per goditjen e elementeve kriminale dhe trafiqeve ilegale qe kalojne nga porti i Durresit, por dhe per dosje te tjera hetimore. Pas vizites ne prokurori, Jeffrey ka ndaluar ne drejtorine e policise dhe ne ate te portit detar. Me pas, ka inspektuar investimet e bera ne koken e korridorit Tete. Vemendje, ambasadori amerikan i ka kushtuar dhe kalates lindore, e cila njihet dhe si kalata e kontrabandes, por ne nje te ardhme jo te larget aty eshte parashikuar ndertimi i terminalit te konteniereve. Nje tjeter ndalese ambasadori, i shoqeruar nga drejtuesit e programit ICITAP ne Shqiperi, e ka bere ne terminalin e madh te trageteve, ne godinen ku eshte instaluar sistemi i kamerave vezhguese, te cilat kontrollojne te gjithe territorin e ketij terminali dhe eshte pjese e investimit ne kuadrin e krijimit te masave te sigurise ne te gjithe territorin e portit. Ne fund te takimeve dhe vizites se tij ambasadori amerikan eshte pronocuar per gazetaret. Ai eshte shprehur i kenaqur me progresin e verejtur ne nivelin e investimeve te bera ne port dhe fillimit te instalimit te kamerave qe do te mundesojne kontrollin e nje pjese te rendesishme te portit me te madh te vendit. "Porti i Durresit dhe zhvillimi i tij jane te lidhur ngushte me te ardhmen ekonomike te Shqiperise dhe rimekembjen ekonomike rajonale. Ne kete kuader nje ceshtje e rendesishme eshte rritja e niveleve te sigurise ne kete port",- tha Jeffrey. Ai ka thene se per te permbushur angazhimin e qeverise, rolin kryesor e ka policia dhe prokuroria ne goditjen e krimit te organizuar dhe ndalimit trafiqeve ilegale te te gjitha llojeve.

    Koha Jone

  4. #124
    ZGALEMI I FURTUNES Maska e Randi
    Antarsuar
    21-01-2003
    Vendndodhja
    N.Y U.S.A
    Mosha
    45
    Postime
    147
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Postuar m par nga Llapi
    **********************************************
    Pershendetje Randi

    Se pari deshta te pyes se pasiqe veq po thua se Nano ne Kret te Greqis paska pranue qe kryeqytet i Kosoves te jet beogradi a eshte ber beogradi kryeqytet i kosoves apo ka mbet qysh ka qen perpara Pishtina me trego te lutem?

    Dhe pasi paske degjue ti se Kosovaret e paskan denue Nanon me vdekje,per ken e ke fjalen sepse Kosovar i quajn edhe serbet magjupet e te gjith ata qe jetoin atje,veq mos me thuaj se ke ndegjua prej Shqiptarve se kjo nuk eshte e vertet.
    Degjo Llapi i dashur,nuk e kam "shpikur"une ate qe shoku Nano ka thene ne Krete per Kosoven,dhe cuditem se si nuk e ditkeni ju,po nejse ju munde te pyesni per ta vertetuar nje gje te tille.
    Sa per ate qe a eshte bere beogradi kryeqiteti i Kosoves,UNE po te siguroj qe po te ishte per Nanon,jo vetem qe beogradi do ishte bere kryeqitet i Kosoves,por edhe SHqiperia do te kishte per kryeqitet Athinen.Qe te mos ndodhte nje gje e tille u desh gjaku i mijrave kosovareve qe dhane jeten ne lufte,dhe jo se shoku Nano na u be pishman.
    Gjithashtu i dashur llapi,une nuk di qe ne Kosove paska kosovare serbe dhe kosovare magjipa,kete e degjoj per her te pare nga ty.
    Une e di qe ne Kosove ka shqiptare,dhe magjypat dhe serbet gjithcka munde te jene po vetem shqiptare nuk munde te jene.(ndoshta ti ben perjashtim)dhe me vjen shume keq qe ti mundohesh ta ndryshojsh drejtimin e gjerave.
    Ne kohen qe une kam qene ne Kosove,pra pas luftes,te siguroj qe ne Kosove, ne Ferizaj ku kam qene une, nuk ka pasur asnje
    serb dhe magjyp e para, dhe e dyta ,njerzit qe une kam takuar atje
    dhe qe me kane thene nje gje te tille,nuk jane nga ata te soit ten,por qe kane qene luftetare te UCKS-se.Ndoshta ke degjuar per skuadren e snajperistave............po te duash te japi edhe emra.
    RANDI
    Budallai eshte gjithmone i bindur se asnje me shpejt se ai nuk e kupton njeriun e mencur.

    :q qetesi

  5. #125
    ZGALEMI I FURTUNES Maska e Randi
    Antarsuar
    21-01-2003
    Vendndodhja
    N.Y U.S.A
    Mosha
    45
    Postime
    147
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Albo dhe ju te tjereve qe shkruani ne kete teme, ju kerkoj ndjese per "nderprerjen" qe ju kam bere me artikullin e me siperm, duke dalur pak nga tema.
    Ju pershendes te gjitheve.

    RANDI
    Budallai eshte gjithmone i bindur se asnje me shpejt se ai nuk e kupton njeriun e mencur.

    :q qetesi

  6. #126
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Antarsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    n realitetin e hidhur
    Mosha
    31
    Postime
    2,080
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 her n 1 postim

    Te gjithe po kerkonin Fantocin

    perSHENDETje
    Dje (13 Maj 2003) po shifja futboll Milan-Inter dhe papritmas kur Milani hengri gol kamerat u kthyen nga Berluskoni i cili dukej i merzitur, kur c;te shohe une ne krah te majte te Berluskonit qendronte i merzitur kryeministri i Republikes Shqiptare, Fantoc Nano.

    Komentet i'a u lej juve.....
    faleminDERit

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Antarsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,857
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Postuar m par nga manoklla
    Ty albo apo alba, si e ke emrin ska shume renesi, te ka mbetur ora shume prapa ne 1997, ose nuk ke fare ore. A e kupton dot kaq gje te thjeshte se Nano ka arritur ti rezistoje kurtheve te politikes shqiptare per 12 vjet, relatvisht sukesshem? A nuk eshte kriteri vleresues i politikant jetegjatesia ne politike? A nuk e kupton qe ashtu si fitoi ne bulqize e ne elbsan PS do fitoje edhe ne 2005 ndersa Sal Ram Malsori do vazhdoje te kendoje elegji me cifteli per Azem Hajdarin, pa payetur veten nese duhet te pergjigjet me largimin e vet personal per nje seri humbjesh elekorale te PD?
    Per ate jetrin qe vazhdon te perserise balada te tipit 'nano-athina-boshti ortodoks- me vjen keq se e ka indoktrinuar Enver Hoxha se tepermi me nacionalizem patetik qe sheh tek cdo fqinj armikun shekullor e shqiperise. Vazhdo, shkruaj dhe ti ndonje bejte te tipit 'ne goje te ujkut hedhim valle/rrofsh e qofsh shqiperi e madhe/ o greqi o moj hale/. Edhe pas 10 vjetesh njesoj do ankohesh per greqine ndersa vete greqia i ka punet ne terezi.
    pershendetje
    une nuk pajtohem me ju se jetgjatsia ne politik eshte kriter vlersues, sepse ka shembuj sa te duash ne bot qe me vite te tera nje udheheqes udheheq vendin ta zam sadam hyseini apo millosheviqi apo "gjagji" enver ishin me vite te tera por kush ishin ata shtrohet pyetj?.E ke gabim zotri dhe ndihem shume i ofenduar kur perbuz njerin nga fytyrat me markante te kombit herojn e demokracis te ndjerin AZEM HAJDARIN por kjo le te mbetet ne ndergjegjen tende nese ke ndergjegjeje?Sa i perket te perkdhelurit tend nanosit i cili SHqiperin e ka shenderruar ne nje vend ku flitet vetem per drog ,prostutucion,korrupcion e qka jo tjeter me nje fjal shqiperin e ka ber pron te veten private.Per te gjitha keto ne qdo vend te botes ky "njeri" vendin do duhej ta kishte ne burg atje ku e vendosi Sali Berisha por e liroj dhe me kete edhe e fundosi te ardhmen e Shqiperis.

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Antarsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,857
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Postuar m par nga Randi
    Drenicak jam dakort me ty dhe e di qe per ju shqiptaret e Kosoves eshte shume me e veshtire ta pranoni kete realitet qe eshte sot Shqiperia.Une kam qene disa here ne Kosove tani pas lufte dhe kam pare me te vertete qe kosovaret jane tej mase te zhgenjyer dhe te tradhtuar nga politika qe ndjek qeveria e Nanos,sidomos kure dihet qe ai ne Krete te Greqise ne takimin me Milloshevicin pranoi qe kryeqiteti i Kosoves eshte Beogradi.
    Pas kesaj ngjarje ne shume biseda qe une kam pasur rastin te degjoj qe ne ate kohe dhe tani ne Kosove,kam degjuar qe Nano eshte denuar me vdekje nga kosovaret si tradhetar i Kombit Shqiptar.
    Ne qoftese ke diheni per nje gje te tille do ishe i lutur te na tregoje dicka.

    Me respekt RANDI
    Randit

    Me vjen mir qe edhe ti e paske vrejtur se ne kosovaret e urrejme me ter forcen kete mafioz i cili per interesa personale ben tregti me armiqet me te perbetuar te kombit,dhe kam bindjen se ne nuk do ti harrojm leht te gjitha ato tradhetira qe ka ber me kasapin e ballkanit millosheviq.Me habit fakti se si populli e shqiperis i ka futur veshet ne lesh dhe nuk nderrmer asgje qe ta shporr kete horr nga shqiperia se nuk e ka vendin aty,vendi i ti mund te jet vetem beogradi apo athina.Eshte shume e vertet se nuk mund njeri ta gjej as te vetmin kosovar(me perjashtim serbet) qe ka mendim pozitiv per kete injorant,shqiperia do te vuaj deri sa nuk lirohet nga keta mafioza qe me kallashe erdhen ne pushtet dhe kam frigen se vetem me kallashe duhet shporr keta horra shqiperia nuk meriton nje gje te till mendoj une.

  9. #129
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Antarsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,857
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Postuar m par nga Llapi
    **********************************************
    Pershendetje Randi

    Se pari deshta te pyes se pasiqe veq po thua se Nano ne Kret te Greqis paska pranue qe kryeqytet i Kosoves te jet beogradi a eshte ber beogradi kryeqytet i kosoves apo ka mbet qysh ka qen perpara Pishtina me trego te lutem?

    Dhe pasi paske degjue ti se Kosovaret e paskan denue Nanon me vdekje,per ken e ke fjalen sepse Kosovar i quajn edhe serbet magjupet e te gjith ata qe jetoin atje,veq mos me thuaj se ke ndegjua prej Shqiptarve se kjo nuk eshte e vertet.

    LLap

    Jame shume i bindur se te gjithe shqiptaret e kosoves e urrejn nanosin,perveq nxenesit e tij qe per fat te madh jan te pakte ,ketu e kam fjalen per majtistat e kosoves te cilet per fat te mire te kosoves pesuan debakel te madh ne te dy zgjedhjet e lira qe u mbajten ne kosove dhe nuk kan gjasa qe te vien ne pushtet perveq nese i rrokun kallashet ne dor,kete me siguri do ta provonin po mos ishin miqet tan nderkombetar.Me vjen shume mire se edhe randi gjate vizites ne kosove ka konstatuar se sa i urryer eshte tradhetari nr1 i shqiptarve dhe kjo eshte shume e vertet perndryshe po ta provoj ta vizitoj kosoven do te bindesh edhe ti llap se i perkdheluri i juaj do te perfundoj ne varrezat e traddetarve,prandaj llap mos dezinformo sepse nuk eshte ne nderin e njeriut

  10. #130
    Perjashtuar
    Antarsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,371
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Drenica

    Nqs deri tashme ke jetuar ne HENE po te ftilloj pak memorjen dhe po te kujtoj se kur Nano hipi ne pushtet korrupsioni droga dhe prostitucioni jo vetem ishin fenomene presente dhe teper te konsoliduar e te fuqishem por ishin menyra e vetme (pervec qylit te fajdeve) me te cilat shqiptaret siguronin te ardhurat. Ato koncepte virtyte dhe morale te larta qe "Gjagji" Enveri i kendoi kaq fort per 50 vjet, sic ishin puna, sakrifica, ndershmeria perkushtimi dhe dedikimi ndaj kombit pa hile e interes vetem per 5 vjet te pushtetit te bajraktarit Sale u konsideruan si norma "IMORALE" dhe kushdo qe punonte, sakrifikonte me ndershmeri e vetmohim per te siguruar jetesen ne menyre direkte apo indirekte u kthye ne subjekt qesharak ne shoqerine shqiptare qe tashme po i katerfishonte te ardhurat e saj ne emer te qylit e hicit duke dredhur zinxhirin kafeneve apo bingove, te cilat ishin simbolet me te fuqishme te shtetit qe Saliu e PD ndertuan per 5 vjet.
    Nqs ka pasur nje kohe ne shqiperi kur mendja e shqiptarit u mpih, aktiviteti i tij jetesor u c'vleresua, vlerat, aftesite dhe morali i tij u degjeneruan aq sa i kthyen shqiptaret ne njerez te hicit e te kotiti per plot 5 vjet, kjo kohe ishte pikerisht 92-97; sepse perpara kesaj kohe shqiperia edhe pse e varfer (ashtu sic eshte edhe sot) nuk kishte as korrupsion, as prostitucion, as krim, as tregeti droge,as degjenerim dhe as konflikt te brendshem.

    Sa per "Heronjte e demokracise" besoj se vleresimin me te madh ia jep historia dhe pasioni qe shqiptaret kane per keto figura. Prandaj ben gabim kur kerkon ti imponosh te tjereve emocionet apo moralet qe ti vlereson apo mban larte.

    Si perfundim ti duhet t'i lutesh zotit 10 here ne dite per nje lider si Nano qe te orieonton ty dhe te gjithe shoqerine shqiptare drejt nje shoqerie me norma te larta civile, tolerance dhe mirekuptimi, ku konflikti i brendshem nuk precipiton ne lufte civile sic ndodhi ne 97 kur baca Sale ne fund te pushtetit te tij te katandisi pak a shume si fiset e Amazones apo ato te Angoles, dmth barbare. Po mire thone "di dhia c'eshte tagjia".

  11. #131
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Antarsuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    375
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    O Leshator !

    Na e bone Nanon si njeriun me vizionar, me te afte e me te pakoruptushem te te gjitha kohrave ( dhe per kete sjell gjithmone si argument '97 dhe Saliun )
    Pa na thuj njihere ku i gjeti leket qori per te udhetu me "concord" , per te bo ato pushime ne Greqi, Egjypt etj, per te pagu shishen e veres 175000lek te pjaca, pana thuj njihere ku i gjeti leket zonja e tanishme Nano per dy autobuze te rinj te linjes Tirane- Athine.
    Na thuj njihere pse iku si legen ne Selanik ne 14 shtator.
    Dhe mos na bo propagande si njehere e qemoti udheheqesit te madh.
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  12. #132
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Antarsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,857
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Postuar m par nga Leshator
    Drenica

    Nqs deri tashme ke jetuar ne HENE po te ftilloj pak memorjen dhe po te kujtoj se kur Nano hipi ne pushtet korrupsioni droga dhe prostitucioni jo vetem ishin fenomene presente dhe teper te konsoliduar e te fuqishem por ishin menyra e vetme (pervec qylit te fajdeve) me te cilat shqiptaret siguronin te ardhurat. Ato koncepte virtyte dhe morale te larta qe "Gjagji" Enveri i kendoi kaq fort per 50 vjet, sic ishin puna, sakrifica, ndershmeria perkushtimi dhe dedikimi ndaj kombit pa hile e interes vetem per 5 vjet te pushtetit te bajraktarit Sale u konsideruan si norma "IMORALE" dhe kushdo qe punonte, sakrifikonte me ndershmeri e vetmohim per te siguruar jetesen ne menyre direkte apo indirekte u kthye ne subjekt qesharak ne shoqerine shqiptare qe tashme po i katerfishonte te ardhurat e saj ne emer te qylit e hicit duke dredhur zinxhirin kafeneve apo bingove, te cilat ishin simbolet me te fuqishme te shtetit qe Saliu e PD ndertuan per 5 vjet.
    Nqs ka pasur nje kohe ne shqiperi kur mendja e shqiptarit u mpih, aktiviteti i tij jetesor u c'vleresua, vlerat, aftesite dhe morali i tij u degjeneruan aq sa i kthyen shqiptaret ne njerez te hicit e te kotiti per plot 5 vjet, kjo kohe ishte pikerisht 92-97; sepse perpara kesaj kohe shqiperia edhe pse e varfer (ashtu sic eshte edhe sot) nuk kishte as korrupsion, as prostitucion, as krim, as tregeti droge,as degjenerim dhe as konflikt te brendshem.

    Sa per "Heronjte e demokracise" besoj se vleresimin me te madh ia jep historia dhe pasioni qe shqiptaret kane per keto figura. Prandaj ben gabim kur kerkon ti imponosh te tjereve emocionet apo moralet qe ti vlereson apo mban larte.

    Si perfundim ti duhet t'i lutesh zotit 10 here ne dite per nje lider si Nano qe te orieonton ty dhe te gjithe shoqerine shqiptare drejt nje shoqerie me norma te larta civile, tolerance dhe mirekuptimi, ku konflikti i brendshem nuk precipiton ne lufte civile sic ndodhi ne 97 kur baca Sale ne fund te pushtetit te tij te katandisi pak a shume si fiset e Amazones apo ato te Angoles, dmth barbare. Po mire thone "di dhia c'eshte tagjia".
    pergjigjeje per shokun lesh-ator

    Une nuk kam jetu ne hene shoku lesh (sa emer perkedheles)po ne tok dhe nuk ke nevoj ti qe te mi tfillosh memoret para se ti tfillosh te tuat shoku lesh.Te gjith e din se si ka ardh ne pushtet"lideri" i juaj nese nuk te kujtohet po te tregoj se permes rrebelimit te vitit 1997 me kallashe ne dor duke shkatrruar qdo gje qe kishte vler kombetare.Une kam nje pyetje shoku lesh per ju.Pasi qe ti krenohesh me kete far lideri pa me thuaj se me qka krenohet shqiperia per keto vite te qeverisjes se tij?Nese mund te me pergjigjesh te jam mirenjohes.Po ta shofesh sot shqiperin se si eshte katandisur si merit e qeverisjes se "mire" te liderit tend ku asgje te mire nuk ka perveq te zeza qe shqipetaret kurr nuk i kan pas gjat historis sa per ilustrim po permendi prostutucionin ku vajzat shqiptare kan mbush rruget e metropoleve evropiane si prostitutka e kjo eshte merit e liderit tend shoku lesh.Ti thua se shqiperia ka pas fat qe e ka nje lider siq eshte nanosi turp te kesh shoku lesh po qfar fati kur sot ne shqiperi ka raste te vdekjes nga uria ,ku sot shqiperia radhitet ne rang te lart te vendeve ku fjalen kryesore e ka krimi shtetror.Tradhetia e ti ndaj kosoves eshte e rend dhe e pa faleshme kete e din qdo kosovar prandaj shoku lesh mos u nxito kethjellu pak se te ne thon kur te vijne ment te humbin dhenet(delet)

  13. #133
    Perjashtuar
    Antarsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,371
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Patriot

    Une nuk e kam konsideruar asnjehere Nanon si politikan te ndershem te pakoruptueshem apo me moral te larte. Perkundrazi une kam mbrojtur mendimin se Nano e ka per detyre ti sherbeje interesit te tij dhe te rregulloje veten, vete ne si shqiptare duhet tia kerkojme dicka te tille cdo politikani nqs ne presim rezultatte nga ai. Sot gjithe qeveria amerikane psh me ne krye Bushin dhe Cheney eshte akuzuar per "hatere" te tilla financiare por kjo nuk i ben ata lidera te falimentuar.
    Faktet historike vertetojne se shqiperia po del te jete shume here me mire me ne krye nje politikan qe i sherben interesit te tij por qe ben nje politike sa moderne aq tolarante e liberale duke ruajtur ekuilibret e brendshme dhe duke mos i rrjepur shqiptareve edhe qindarken e fundit, sesa me nje politikan te ndershem e te moralshem fundi i pushtetit te te cilit eshte lufta civile, dhe vjedhja absolute e pasurive te shqiptareve sic ndodhi ne 97. Une e sjell Berishen gjithmone ne skene pasi ky eshte realiteti shqiptar. Une Nanon nuk mund te krahasoj me marsianet apo ata lidera te sukesesshem qe nuk kane lidhje me shqiperine. Zgjidhjet per ne sot jane Nano apo Berisha. A nuk bie edhe ti dakort qe per ne sot per sot Nano eshte zgjidhja me e mire? Ndryshe une duhet te te pyes se sa here duhet ta katandisi Berisha shqiperine ne nje 97 qe ti te bindesh se ai nuk ia vlen si lider! Dhe a je ti dhe familja jote te vullnetshem te lozni kumar me jeten tuaj dhe te pranoni Berishen si lider duke i dhene atij edhe nje shanc tjeter ne pushtet kur ai e vertetoi praktikisht se sa fatal mund te jete fundi pushteti i tij per shqiptaret? A nuk te duket pak se te votosh per te djathten sot eshte aventure ??

    Nano iku jashte shtetit ne 14 shtator por jo se ishte legen por se eshte politikan dhe diplomat sa i mencur aq edhe i civilizuar. Sa e bukur do ishte jeta e shqiptareve ne 97 sikur edhe Saliu te kishte ikur ashtu ne vend qe ta kthente veten ne molle sherri qe vrau 2500 shqiptare dhe shkaterroi nje komb e nje shtet te tere per vetem 2 dite. Nano e dinte se prezenca e tij do sherbente vetem per te ndezur gjakrat dhe per te shtuar konfliktin. nano e njfte mjaft mire montalitetin agresiv dhe te pacivilizuar te turmave te irrituara. Nano fare mire mund te kerkonte mbrojtjen e gardes dhe fare mire mund te vriste sa te deshte nga kokepalaret e Saliut ate dite. Ne fund te fundit ato protesta ishin teper te lokalizuara dhe u denuan nga cdo subjekt brenda dhe jashte vendit. Por Nano me shume klas dhe takt ihoqi dore nga pushteti, u spostua menjane nga ekzekutivi, uli gjakrat dhe tensionin, dhe politikisht fitoi pike sa deshi. Kokapalaret e Sales hyne ne kryeministri dogjen e shkaterruan cte mundnin, pastaj bene te njejten gje neper Tirane dhe pushteti i Nanos nuk i konfrontoi. Pasi erdhen mire e mire verdalle si kafshe te terbuara pane se askush nuk po ia varte dhe ngelen me gisht ne goje dhe te vetdemaskuar. Dogjen e shkaterruan nga inati, e po pastaj?? Televizionin, tankset e gjithcka qe rrembyen me dhune vete i dorezuan nje nga nje. Nano erdhi nga jashte dhe vete bota e pa se cfare turmash barbare kishte te bente Nano.

    Drenica

    Me duket se ti jo vetem qe ke qene ne hene por ti edhe me kupton mua si nga hena. Une prap te them se prostitucioni, vjedhja droga, korruspsioni, varferia, matrapazlleku, te gjitha keto fenomene Nano i gjeti te mire-organizuara dhe te mire-konsoliduara. Nano gjeti edhe nje shtet pa nje polic ne rruge, nqs nuk e ke degjuar, dhe ju nuk keni asnje moral ti kerkoni Nanos ti eleminoje ato fenomene negative ne shqiperi qe masterat tuaj i lejuan te beheshin kaq te fuqishem.

    Me cfare mund te krenohet shqiperia me qeverisjen e Nanos?
    Me paqen, stabilitetin dhe mirekuptimin e brendshem qe Nano e vendosi dhe e mirembajti kaq mire edhe pse e mori shqiperine ne prag te nje lufte civile. Me civilizimin dhe modernizimin e ambientit politik ne shqiperi. Me ndertimin e nje shteti e kombi sa liberal e tolerant po aq edhe te qendrueshem dhe solid. Me politiken e jashtme qe deri tashme i ka sherbyer interesit kombetar 100%.

  14. #134

    Pergjigjeje leshatorit

    Ti mund te thuash zotri qfar te duash ,por faktet jan ndryshe asnje her krimi nuk ka qen me i organizuar nga shteti se sa sot ket disa her edhe miqet tan nderkombetar na e kan then jo nje her,prandaj eshte jo reale dhe aspak bindese ate qka ti thua.Te krenohemi me politiken e jashtme te tij(siq thua ti 100%)eshte mjaft komike po mos te ishte edhe tragjike njekohesisht me politiken e tij te jashtme shqiperin e ka ven ne pozit te mjerushme zotri perveq mardhenjeve me armiiqet shekullor te shqiptarve (ketu e kam fjalen per serbin dhe greqin)asgje tjeter nuk ka ber dhe pikrisht per shkak te ketyre mardhenjeve ka hum kredibilitetin politik deri ne at shkall sa sot llogaritet njeriu me kontraverz ne politiken shqiptare ,sidomos politika e tij e jashtme per kosoven ka qen katastrofale kete e ka deshmuar mu ateher kur kosova ishte me se ngushti prandaj ky njeri asgje te mire nuk i solli shqiperis perveq vuajtje skamje e qka tjeter rinia shqiptare sot po bredhe rrugve te evropes per ta siguruar egzistencen sepse ket nuk po mundin ta sigurojn ne vend.

    pershendetje

  15. #135
    I am Canadin
    Antarsuar
    29-09-2002
    Vendndodhja
    Montreal Canada
    Postime
    130
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Titulli i sakte do ishte Nano, nga renia ne shkelqim.

    Nuk mund te quhet i rene dikush qe mban postin me te larte ate te kryeministrit.
    Henri Anderson was here.

  16. #136
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Antarsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    20,448
    Faleminderit
    26
    312 falenderime n 237 postime
    Postuar m par nga Henri Anderson
    Titulli i sakte do ishte Nano, nga renia ne shkelqim.

    Nuk mund te quhet i rene dikush qe mban postin me te larte ate te kryeministrit.
    Njeriu largpames u paraprin zhvillimeve ne vend. Njeriu driteshkurter jeton vetem ne te tashmen. Albo mund te kete qene i pari qe i ka "ndjellur" fatin e keq kryeministrit Nano, por po te lexosh ne kete teme Nano tashme nuk eshte vetem ne akuzen e Albos, por te te gjitheve, maxhorance, opozite, komunitet nderkombetar, opinioni publik shqiptar.
    "Babai i shtetit sht Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkenctari!"

  17. #137
    i/e regjistruar Maska e Pirro i Epirit
    Antarsuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    Scotland
    Postime
    39
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Postuar m par nga Albo
    Njeriu largpames u paraprin zhvillimeve ne vend. Njeriu driteshkurter jeton vetem ne te tashmen. Albo mund te kete qene i pari qe i ka "ndjellur" fatin e keq kryeministrit Nano, por po te lexosh ne kete teme Nano tashme nuk eshte vetem ne akuzen e Albos, por te te gjitheve, maxhorance, opozite, komunitet nderkombetar, opinioni publik shqiptar.
    ...me nje ndryshim Albo qe Nano nuk eshte aspak ne pozite te veshtire. I ka ne thes pozite dhe opozite. Ljaka Amerikes ben sikur i kundervihet Evropes ne fakt jua ploteson pike perpike deshiren atyre qe kane interesan ne Shqiperi....show mw Berluskonin ne Sansiro kur zemren e ka ne Athine ke Simitisi.
    Liridashes

  18. #138
    I am Canadin
    Antarsuar
    29-09-2002
    Vendndodhja
    Montreal Canada
    Postime
    130
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Ti ke qe nga '97 qe ben parashikime per Nanon. I thone 6 vjet. Fatmiresisht nuk di te parashikosh sepse sikur te dilnin parashikimet e tua do e merrte lumi Shqiperine. Parashikimiet e tua i nuk shikojne larg por shpresojne. Qe ta kuptosh me mire zere sikur po e bej dhe une nje parashikim, do vdesi Sabri Godo. Une po dal cdo dite dhe po them qe do vdesi neser. Sigurisht qe nje dite do godas ne shenje. Kete ben dhe ti per Fatosin. Sigurisht qe nje dite nuk do jete me as kryeminister as kryetar i PS sepse fatmiresisht ka demokraci ne Shqiperi dhe PS dhe Socialistet i binden rregullave te saj jo si ceta e sales qe i ngjan tufes se bagetive e nuk njohin rregulla.

    So far ke 6 vjet qe po "parashikon" por duket qe se ke kapacitetin e duhur te parashikosh.
    Henri Anderson was here.

  19. #139
    ZGALEMI I FURTUNES Maska e Randi
    Antarsuar
    21-01-2003
    Vendndodhja
    N.Y U.S.A
    Mosha
    45
    Postime
    147
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Shkelqimi i shokut Nano ne te gjitha drejtimet eshte i pa "parashikushem"dhe ne menyre te vecante si kryetar partie.
    Sot ne nje mbledhje qe organizoi paria socialiste e Tiranes ku merte pjese edhe kryetari Nano me zevendesin e tij meten Meten
    dhe bashkiakun Rama,shkelqimi i shokut Nano u duk qarte kur me tone jo te zakoneshme u kerkonte llogari krerve te partise socialiste te Tiranes,per mplakjen e kesaj partie ne Tirane, ku mbi 50%e antareve te partise socia.jane pensionista.
    ....no koment....

    RANDI
    Budallai eshte gjithmone i bindur se asnje me shpejt se ai nuk e kupton njeriun e mencur.

    :q qetesi

  20. #140
    ZGALEMI I FURTUNES Maska e Randi
    Antarsuar
    21-01-2003
    Vendndodhja
    N.Y U.S.A
    Mosha
    45
    Postime
    147
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Postuar m par nga Henri Anderson
    Titulli i sakte do ishte Nano, nga renia ne shkelqim.

    Nuk mund te quhet i rene dikush qe mban postin me te larte ate te kryeministrit.
    Nano e mban kete post pasi ai eshte kryetari i partise socialiste,i asaj partie, qe me teper se gjysma e anetareve te saje jane pensionistet,(kjo e pohuar nga vete ai,numri munde te jete me i madh )pra ai eshte kryeministri i .........pra e she qe nuk eshte ashtu si thua ti,qe Nano ka shkuar nga renia ne shkelqim,pasi nuk munde te quhet shkelqim drejtimi i nje partie pensionistesh.

    RANDI
    Budallai eshte gjithmone i bindur se asnje me shpejt se ai nuk e kupton njeriun e mencur.

    :q qetesi

Faqja 7 prej 29 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema t Ngjashme

  1. Historia rreth vdekjes s ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu
    Nga BlueBaron n forumin Historia shqiptare
    Prgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 12:58
  2. Shklqimi i shkurtr i elits
    Nga Xhuxhumaku n forumin Enciklopedia letrare
    Prgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-12-2011, 08:40
  3. Shklqimi dhe rnia e Karamahmud Pash Bushatliut
    Nga Xhuxhumaku n forumin Elita kombtare
    Prgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-04-2011, 04:43
  4. Zbardhet mbledhja e Byros q zgjodhi pasardhsin e Enverit
    Nga shigjeta n forumin Historia shqiptare
    Prgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-10-2005, 09:34

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •