Emri:  (u186u)sisi.jpg

Shikime: 1397

Madhėsia:  20.5 KB
Egjipt, vetem dy kandidat per president

E hėne 21 Prill 2014 16:04
Komisioni Zgjedhor i Egjiptit bėri publike kėrkesat e kandidimit pėr president. Sipas kėtij komisioni, janė vetėm dy kandidat, Abdel - Fatah al- Sisi dhe ish- pretendenti presidencial Hamdeen Sabahi.
Komisioni, i cili ėshtė i pėrbėrė nga gjyqtarė tė lartė, tha se vetėm dy kandidatėt kishin plotėsuar kėrkesat pėr kandidaturėn dhe kishin dorėzuar aplikimet e tyre nė kohė.
Kandidatėt presidencialė kishin si kusht pėr tė kaluar testet mjekėsore dhe tė paraqisnin 25.000 mbėshtetje me shkrim nga votues tė mundshėm nga tė paktėn 15 prej 27 provincave tė Egjiptit.
Sekretari i Pėrgjithshėm i Komisionit tė Zgjedhjeve Abdel - Aziz Selman ka thėnė se Sisi ka dorėzuar mė shumė se 188,000 nėnshkrime, ndėrsa Sabahi mbi disa 31.000 sosh. Propaganda zgjedhore do tė fillojė nė fillim tė majit dhe tė zgjasė deri mė 23 maj.
Sisi ėshtė kandidati i fundit nė radhėn e sundimtarėve egjiptian qė vijnė nga ushtria.
Ai largoi me dhunė presidentin e parė tė zgjedhur me vota, Muhamed Mursin, duke nxitur trazira nė vendin e sapodalur nga njė autokraci dekadore.
Ndėrsa pretendenti tjetėr, Sabahi, kryeson njė aleancė politike tė quajtur “Vlera Kombėtare” dhe ishte anėtar i parlamentit nėn regjimin e Mubarak.
Sabahi tha pėr Reuters nė njė intervistė se ai dyshonte qė Sisi do tė sjellė demokracinė, duke thėnė se si ish- kreu i zbulimit ushtarak ishte pėrgjegjės pėr abuzime tė tė drejtave tė njeriut.
Sabahi ka thėnė se vendi ka ende punė pėr tė pastruar njė sistem tė kalbur, ose tė krijoj njė racė tė re tė politikanėve.
Nė anėn tjetėr, grupet e tė drejtave tė njeriut thonė se autoritetet kanė mbytur tė gjitha format e disidencės.
Asnjė kandidat nuk ka paraqitur njė strategji pėr trajtimin e varfėrisė, mungesėn e energjisė dhe papunėsinė qė pikėllon shumė prej 85 milion banorėve tė Egjiptit. /mesazhi/