Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Turqit dhe amerikanët bashkohen për blerjen e pasurive të naftës

    Turqit dhe amerikanët bashkohen për blerjen e pasurive të naftës

    21 Prill 2014 | : Ekonomi | Autor: Gazeta Shqip

    rafineri“Escalera International”, një degë e “Escalera Resources” tha se, ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për të hyrë në një ndërmarrje të përbashkët me “AOR Albanian Rafinery”, me qëllim blerjen e pasurive të naftës dhe gazit në Shqipëri. “Ndërmarrja e përbashkët do të jetë në pronësi në mënyrë të barabartë nga të dyja palët dhe është subjekt i miratimit nga të dyja palët”, deklaroi “Escalera International” në një njoftim për shtyp të enjten. Kompania citon rezultatet e një studimi të kryer nga “Gustavson Associates” në vitin 2008, sipas të cilit Shqipëria veriore besohet të ketë 2 700 000 000 000 metra kub të rezervave të gazit natyror dhe 198 milionë fuçi naftë. “Kjo aleancë me ‘Escalera’ është e rëndësishme edhe për Shqipërinë, se me investimet tona mbështesim komunitetin”, ka deklaruar Nejat Bocnak, nëndrejtor i “Albanian Oil Rafinery” sh.a. Nëndrejtori “Bocnak”, më parë ka qenë pjesëtar i menaxhmentit të kompanisë turke “Kurum”, e njohur për investimet në metalurgji dhe së fundi për blerjen e disa HEC-eve.

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/0...ive-te-naftes/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Turqit dhe amerikanët bashkohen për blerjen e pasurive të naftës

    Qeveria mund t’i bllokojë garancinë kompanisë “Petromanas”

    21 Prill 2014 | : Ekonomi | Autor: Gazeta Shqip
    Detyrimi/ Ka vonuar angazhimin e saj në kërkimet e naftës, i mbahen 5,4 milionë USD

    Shpiragu 2 - Kompania “Petromanas” i ka transferuar kompanisë SHELL 50 për qind të interesave. Për shpimin e pusit Shpiragu 2, në afërsi të fshatit Mbjeshovë, Komuna Sinjë, Berat, është deklaruar investimi 50 milionë dollarë

    PetromanasQeveria shqiptare u kërkon shlyerjen në kohë të detyrimeve firmave të huaja që operojnë në sektorin e hidrokarbureve. Njëra prej tyre, që rezulton me pagesa të pashlyera, është kompania “Petromanas”. Ajo njofton se Agjencia Kombëtare Shqiptare e Burimeve Natyrore (AKBN) i ka komunikuar se do të kërkojë bllokimin nga llogaria bankare e kompanisë të 5.4 milionë dollarëve amerikanë nga 6 milionë dollarë garanci që janë vendosur për kontratën e kërkimit të naftës dhe gazit në zonat D dhe E. AKBN-ja e kërkon këtë pagesë si kompensim për angazhimin financiar që nuk u përfundua nga “Petromanas” në periudhën e dytë të eksplorimit. Kompania, në një raport dërguar ditët e fundit aksionerëve të saj, u shpjegon se, për shkak të vonesave në marrjen e lejeve të ndërtimit në vitin 2012, “Petromanas” kishte kërkuar një zgjatje të përfundimit të investimeve të saj për periudhën e dytë të eksplorimit. Në dhjetor 2012, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE) miratoi kërkesën për një zgjatje prej një viti dhe e përcolli kontratën e rishikuar te Këshilli i Ministrave për aprovim. Ky miratim është kryer përfundimisht më 28 korrik 2013 dhe ligjëronte afatin e ri të përfundimit të kërkimeve më 25 dhjetor 2013. Para marrjes së këtij miratimi, kompania kishte kërkuar një rishikim në kërkesën origjinale. Duke pasur parasysh këto ngjarje dhe në përputhje me kushtet e kontratës, kompania i ka dorëzuar njoftimin AKBN-së për të kërkuar miratimin për të hyrë në periudhën e tretë të eksplorimit për zonat D dhe E. Kompania ka kërkuar më tej që periudha e tretë e eksplorimit të kishte një afat prej dy vitesh, duke filluar nga dita e miratimit final të qeverisë.

    Rezultatet

    “Në bazë të rezultateve, në analizën e Shpiragut – 2, ne po shohim sinjale shumë pozitive”, raporton Glenn McNamara, CEO i “Petromanas”. Ai shprehet edhe për përfundimin në afat, brenda 2014-s, të shpimit të pusit në Molisht 1. “Petromanas” vepron në bazë të tri kontratave për ndarje prodhimi me qeverinë shqiptare. Nën kushtet e kontratës, “Petromanas” ka 100% interesa pune në gjashtë blloqe A, B, D, E, 2 dhe 3, që përfshijnë një sipërfaqe më shumë se 1.4 milionë akra në Berat. Sipërfaqja e Petromanas shtrihet brenda një sistemi të provuar hidrokarburesh. Ka nëntë fusha ekzistuese nafte brenda blloqeve 2 dhe 3, përfshirë këtu edhe fushën më të madhe naftëmbajtëse në Europë Patos-Marinza, zbuluar më 1928-n dhe që tani për momentin vepron nën “Bankers Petroleum Ltd”. Fushat ekzistuese janë lënë jashtë hapësirës së përcaktuar në kontratën e “Petromanas”.

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/0...se-petromanas/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •