Turqit dhe amerikanët bashkohen për blerjen e pasurive të naftës
21 Prill 2014 | : Ekonomi | Autor: Gazeta Shqip
rafineri“Escalera International”, një degë e “Escalera Resources” tha se, ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për të hyrë në një ndërmarrje të përbashkët me “AOR Albanian Rafinery”, me qëllim blerjen e pasurive të naftës dhe gazit në Shqipëri. “Ndërmarrja e përbashkët do të jetë në pronësi në mënyrë të barabartë nga të dyja palët dhe është subjekt i miratimit nga të dyja palët”, deklaroi “Escalera International” në një njoftim për shtyp të enjten. Kompania citon rezultatet e një studimi të kryer nga “Gustavson Associates” në vitin 2008, sipas të cilit Shqipëria veriore besohet të ketë 2 700 000 000 000 metra kub të rezervave të gazit natyror dhe 198 milionë fuçi naftë. “Kjo aleancë me ‘Escalera’ është e rëndësishme edhe për Shqipërinë, se me investimet tona mbështesim komunitetin”, ka deklaruar Nejat Bocnak, nëndrejtor i “Albanian Oil Rafinery” sh.a. Nëndrejtori “Bocnak”, më parë ka qenë pjesëtar i menaxhmentit të kompanisë turke “Kurum”, e njohur për investimet në metalurgji dhe së fundi për blerjen e disa HEC-eve.
http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/0...ive-te-naftes/
Krijoni Kontakt