Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-04-2014
    Vendndodhja
    Su: Europe
    Postime
    143

    Gazeta shqiptare "Egnatia" per shqiptaret ne Greqi

    Shėnim i botuesit KOLEC TRABOINI


    GAZETA"EGNATIA" DHE MISIONI I SAJ Emri:  EGNATIA-fishta (1).JPG

Shikime: 2340

Madhėsia:  58.1 KB


    E para gazetė e emigrantėve shqiptarė nė Greqi, botuar mė 10 prill 1993, nė Athinė.
    Dalja e njė gazete nė shqip, nė Greqi, dhe shpėrndarja e saj fillimish tnė sheshin "Omonia" e pastaj nė Praktorion e autobuzave tė Athinės, ishte njė ngjarje kaq befasuese dhe e papritur nė rradhėt ė emigracionit shqiptar, saqė shumėkush nuk e besonte se ishte botuar nga vetė emigrantėt, dhe aq mė tepėr, se ishte shtypu rnė njė shtypshkronjė tė vogėl greke, nė Kolonaq tė Athinės. Dhe, kur bindeshin nga fjala e shitėsit tė gazetės (qė nė tė vėrtetė ishte vetė botuesi), atėhere emigrantėt, plot entusiazėm, kėrkonin tė blinin dy tri dhe deri nė 10 gazeta pėr njeri, duke thėnė se do t'i shpėrndanin ndėr emigrantėt e shumtė qė kishte nė zonat ku punonin e jetonin. E kėshtu, nė mėnyrė spontane, dolėn vullnetarėte parė tė shpėrndarjes sė gazetės sė emigrantėve.


    Por ky interes u shtua me daljen e numrave tė tjerė, sepse emigrantėt, nė faqet e saj lexonin pėr hallet dhe problemet e tyre dhe e kuptuan se nė kushtet e njė indiference totale, si tė shtetit shqiptar, ashtu dhe tė shtetit ku punonin si argatė me gjysėm pagese, tashmė do tė kishte njė organ qė do tė fliste nė emėr tė tyre,qė do t'u qante hallet, e ku do tė lexonin lajme dhe informacione nga Atdheu nė gjuhėn amtare.Gazeta "Egnatia" nuk i gėnjeu kurrė shpresat e lexuesve tė vet se ajo do tė bėnte njė luftė tė jashtėzakonshme pėr tė mbrojtur dinjitetin e emigrantit shqiptar, fytyra e tė cilit, nėn influencėn e propagandės sė shfrenuar tė masmendias, ishte kthyer nė njė sinonim tė sė keqes, dhunės, egėrsisė, veseve tė liga, pabesisė dhe krimit. Ēfarė nuk thoshte masmendia, televizioni dhe gazetat greke, kundėr emigrantėve shqiptarė!. Mjafton tė kujtoj se, nė tė parėn natė tė Vitit tė Ri (1992), qė festonim jashtė Atdheut, shqiptarėt emigrantė anė e mbanė Greqisė, nė vend qė tė gėzoninqė jetonin nė njė botė tė lirė, do tė pėrjetonin njė tmerr tė padėgjuar kurrė nė jetėn e tyre. Programet e Televizioneve greke e kishin ndėrprerė programin e argėtimit, dhe pėr pothuajse njė orė, do tė merreshin me njė aksion blic policie nė disa fshatra e nė lagje tė Athinės pėr tė kapur shqiptarėt. Kronika jepej direkt nga terreni,madje here pas here shkėputej programi e kthehej sėrish, pasi komentatori thoshte "pa tė shohim ē'tė reja kemi nga aksioni pėr kapjen e emigrantėve tė paligjshėm shqiptare - alvanos metanastis". Dukej qė ēdo gjė ishte e para pėrgatitur pėr njė gjueti spektakolare raciste antishqiptare.Ishte tronditėse. Ishte e paimagjinueshme. Ky refren do tė vazhdonte, jo me ditė, por me vite, deri nė absurditete te tė tilla me ngjyra shqiptarofobie e tė shpikura nga klika Micotaqi, (tė aplikuara me oreks edhe nga Papandreistėt pasokxhi),si famėkeqet aksione ēnjerėzore nė rang kombėtar dhe me emėr fyes e pėrbuzės "Skupa ja ton alvanus" - fshesė pėr shqiptarėt.Kėtu duhet gjetur shkaku se pėrse u prit me aq dashuri e shpresė gazeta"Emigranti-Egnatia"-Ajo gazetė e vogėl modeste, qė nė fillimet e veta u prit me urrejtje nga renegatėt shqiptarė, qė ishin inkuadruar nė shoqata antishqiptare vorioepirote,veēmas njė shoqatė famėkeqe voriopepirote e himariotėve, e cila arriti deri atje sa, kur e panė qė nuk po arrinin ta fusnin nėn kontroll gazetėn, gjetėn rrugėn e tradhėtisė duke e spiunuar botuesin nė policinė greke, e cila nuk vonoi tė trokasė nė shtėpinė ku ai banonte duke sjelle frikė tek fėmijėt e tij tė vegjėl qė ishin vetėm nė shtėpi. Por, pavarėsisht nga vėshtirėsitė dhe pengesat, gazeta arriti qė me njė forcė tė jashtėzakonshme shprehėse tė jepte kontribut pėr tė thyer konceptet antishqiptare tė masmedias greke, tė televizionit dhe gazetave. Ajo arriti tė rrokė vėmendjen dhe kureshtjen e vėllezėrve tanė tė njė gjaku, arvanitasve anė e mbanė Greqisė, tė cilėt nisėn ta blejnė gazetėn me dėshirėn qė tė mėsonin e tė lexonin shqip. I paharruari Aristidh Kola, studiues e personalitet imadh, ish president i Arvanitasve tė Greqisė, gėzohej pėr ēdo perparim apo sukses i emigrantėve shqiptarė qė i quante hapur vellezėr. Ngrohtėsia e pėrkrahjae tij ishte njė stimul i jashtėkonshėm qė tė mos hiqeshim nga udha qė kishim nisur.
    Gazeta arriti tė ketė influencė pozitive edhe nė rradhėt e shkrimtarėve dhe artistėve greke, shkrimtari Kosta Valeta, aktorja Mimi Dennisi, shkrimtari G.Jiakumis, poetja Leta Kucohera, e plot tė tjerė, tė cilėt e pėrshėndetėn ngrohtėsisht veprimtarinė intelektualedhe krijuese tė emigrantėve shqiptarė."Egnatia" mbrojti me kėmbėngulje interesat e emigrantėve shqiptarė, qė hiqnin tė zitė e ullirit nėpėr tėrė hapėsirėn greke. Nė faqet e saj gjen ngjarje rrėnqethėse dhe tė rėnda qė pėsonin emigrantėt, dukeu bėrė kėshtu njė kronikė e gjallė e fateve njerėzore. Ajo ushqeu tek bashkatdhetarėt nė mėrgim dashurinė pėr Atdheun, nėpėrmjet lajmeve e shkrimeve tė ndryshme ajo paraqiste gjendjen nė Shqipėri,Kosovė, Maqedoni e Mal tė Zi. Gazeta botonte nė faqet e saj edhe materiale nė gjuhėn greke mbi zhvillimet demokratike nė Shqipėri dhe analiza estatistika nga zhvillimet ekonomike nė Bashkimin Europian, ndaj tė cilit Shqipėria mbante njė qėndrim inspirues me dėshirėn pėr t'u inkuadruar nė rradhėte saj.Nė faqen e parė, gazeta kishte tė vendosur flamurin e Bashkimit Europian me shprehjen "Drejt Europės". Nė fillim botohej me 4, e mė pas me 12 dhe16 faqe. Shtypej nė Athinė dhe shpėrndahej anė e mbanė Greqisė, ndėrsa mbi njėmije kopje tė saj qarkullonte edhe nė Shqipėri ku shume prindėr ishin tė iteresuar pėr femijėt e tyre emigrantė nė Greqi.
    Janė tė shumtė bashkėpunėtorėt e "Egnatias" nga rradhėt e emigrantėve shqiptarė nė Greqi, gjė qė e bėn tė pamundur tė pėrmenden tė gjithė, por gjithsesi, mund tė sillen emrat e atyre qė ishin mė pranė redaksisė,qė shkruanin mė shpesh dhe mė aktivė nė shpėrndarjen e gazetės, e cila nė fillimet e veta, kalonte dorazi me njė vėshtirėsi tė jashtėzakonshme dhe mė vonė, do tė kalonte nėpėr linjat e shpėrndarjes sė shtypit, nė Greqi dhe nė Shqipėri.Qė nė pėrgatitjen e numurit tė parė tė gazetės, qė doli me emrin fillestar "Emigranti", u kėrkua ndihma e shkrimtarit Spiro Xhai qė jetonte nė Athinė, pėr njė lidhje me ndonjė shtypshkronjė greke, e cila do tė mundė tė shtypte me gėrma shqipe, ndihmė tė cilėn shkrimtari Xhai nuk e kurseu dhe pėr kėtė meriton mirėnjohje. Dihet se greqishtja ka njė alfabet krejt tė ndryshėm nga latinishtja. Kompiuteristėt e kishin tė vėshtirė tė shkruanin nė alfabetin latin dhe bėnin gabime tė shumta. Mė sė fundi, pas peripecish tė shumta, u gjend qendra kompiuterike e shtypit e ēiftit dashamirės grek Eleni e Babi Golema nė rrugėn Xhavella 3, tė Kolonaqit tė Athinės.
    Ndėrkohė qė pas daljes sė numrave tė parė qė dallonin shkrime qė u pėrballuan vetėm nga botuesi, nė numrat pasues nisėn tė bėhen tė njohur autor tė rinj shkrimesh dhe krijimesh letrare. Ndėr tė parėt bashkėpunėtorė ishte Genc Ēobani, gazetar, qė jetonte familjarisht nė Kesariani dhe punonte mekanik. Poeti Gazmend Kapllani, student nė Universitetin e Athinės, dega filosofi, do tė ishte bashkėpunėtori mė i kualifikuar pėrsa i pėrket temave tė filozofisė, shkencės dhe letėrsisė. Gazetės do ti bėnte jehonė ne Radio BBC nė gjuhėn shqipe gazetari Robert Goro qė ishte njėkohėsish bashkpunėtor shumė i ēmuar. Dhimiter Gjoka-Qeparoi do tė ishte ai qė dotė jepte ndihmesėn e tij tėmadhe nė shpėrndarjen e gazetės, sidomos tė dielave bashkė me Kostaq Cancon, Artur Diamantin, Gencin dhe botuesin, nė pazarin e Monastiraqit por dhe nė Praktorio, stacioni autobuzave tė linjės Athinė -Tiranė, ku mblidheshin shumė shqiptarė.
    Pianistja emigrante nga shkodra Marita Vuksani do tė angazhohej pėr ta shtrirė influencėn e gazetės nė rradhėt e intelektualėve grekė. Njė prej tyre ishte miku i dajės sė saj, poetit Fatos Arapi, shkrimtari grek Kostas Valetas qė arriti tė prononcohet pozitivisht nė shtyp pėr krijimtarinė artistike tė emigrantėve shqiptarė. Nė faqet e gazetės "Egantia" do tė spikasin emrat e Festim Litit, autor i shumė e shumė pėrshkrimeve emocional edhe i poezive tė ndjeshme, njė nga bashkėpunėtorėt mė tė dalluar pėr shpėrndarjene shtypit nė Larisa. Eglantina Kume, protagoniste e disa filmave artistikė shqiptarė, kineaste dhe krijuese letrare, ishte kėshilltare e mirė dhe entusiaste e gazetės, tashmė autore e dy librave tė botuar nė Shqipėri. Eglantina vazhdon tė jetojė familjarisht nė Athinė. Tatiana Qurku,poete e talentuar, e cila solli pėr faqet e gazetės poezi me ndjenja tė holla dhe emocione tė fuqishme nga jeta e emigrantėve. Rajmonda Diamanti ishte njė emigrante e talentuar nė moshėn 15 vjeēare, autore e disa poezive dhe pėrshkrimeve emocionale botuar nė "Egnatia" e mė pas nė librin"Balada e largėsive", Zhaneta Ogranaj, gazetare dhe poete e burgosur nga diktatura. Bashkėpunėtorė tė gazetės ishin inxhinjer Andon Ikonomi, Pilo Zybai, Angjelina Xharo, Ilia Vasili, Dritan Haxhia, Albert Zholi, Adrian Kondakēi, Lek Gjoka, Andon Dedi, Majlinda e Ilirian Zeneli, Arian Begaj, Frang Marku, Vat Shoshi, Save Velēo, Agim Pipa, Hysen Sinani, Kostaq Papa, Fredi S.Merkuri, gazetaret sportiv Ramadan Bigza, A. Karanxha e tė tjerė. Shpesh herė redaksisė i vinin shkrime edhe nga Shqipėria, si nga shkrimtari Nasho Jorgaqi, i moshuari Irfan Ēela nga Tirana, ndėrsa letrat e emigrantėve ishin tė pėrhershme nė faqet e saj. Gazeta pati jehonė shumė pozitive nė Shqipėri dhe vleresime pėr tė ka patur nė mjaft gazeta tė pėrditshme shqiptare me autorė, Floriana Paskali, Spartak Braho, Pip Mitrojorgji e tė tjere. Gjithashtu jehonė i ėshtė bėrė nė BBC, gazetėn "Iliria" Boston dhe Televizionin shqiptar.
    Mbas largimit tė botuesit e krijuesit tė saj K.Traboini nga Greqia nė Amerikė, gazetėn e mori nė drejtim Floriana Paskali, e cila e shoqėroi nė pak numra deri nė mbylljen e saj. Megjithė zėrat qė dolėn nė shtypin shqiptar qė "Egnatia" tė rihapej, ajo nuk e pa me dritėn e botimit. Por gjithsesi, si nismėtare e shtypit shqiptar nė Greqi, "Egnatia" e kishte kryer mė sė miri misionin e saj, duke zėnė njė vend tė merituar nė historinė e re tė gazetarisė shqiptare nė mėrgim. Udhėn e saj do ta ndiqnin plot gazeta e revista tė tjera nė gjuhėn shqipe nė Greqi.

    KOLEC TRABOINI
    Botues e kryeredaktor

    http://egnatia1.blogspot.se/2013/06/...i-saj-nga.html
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 23-04-2014 mė 08:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •