Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-04-2014
    Vendndodhja
    Su: Europe
    Postime
    143

    400 vjetori i themelimit te Tiranes: Tirana e Sulejmaneve apo e Lashtesise?

    TIRANA E SULEJMANĖVE APO E LASHTĖSISĖ?

    Emri:  Sula dhe rrenojat e lashtesise.png

Shikime: 1758

Madhėsia:  182.6 KB

    Nė njė intervistė nė “Gazeta Shqiptare” 26 janar 2014, G. B., i epitetuar nga gazeta si publicist e studiues, ankimohet se pse nuk festohet nga Bashkia 400 vjetorin i themelimit tė qytetit tė Tiranės, i cili qytet, sipas tij qė merr pėrsipėr tė shkruaj historinė e Tiranės edhe nėpėr libra, ėshtė formuar nga Sulejman Pash Bargjini. Kėsisoj ja vė vulėn historisė nė intervistėn e tij, duke fshirė gjithēka ēfarė kish qėnė nė kėtė tokė arbėrore para se tė dyndeshin barbarisht hordhitė osmane si pushtues shkatrrimtar, tė cilėt ku me gjak e ku me flakė, ku me rrėnim si kėshtjella e Drishtit e tjerė, shuan ēdo gjurmė e ēdo lloj qytetrimi arbėror pėr tė rinisur njė “qytetrim” tė ri anadollak. Kush e di ku e kanė hallin ata qė ngulmojnė se historia e Tiranės nis nga njė farė Sule me poture nė vitin 1614. Anashkalohen si tė paqėna gjurmėt e lashtėsisė qė nisėn tė zbulohen nė qėndėr tė Tiranės, nė verė tė vitit 2001, u zbuluan se muret e castrum-it para Akademisė. “Ka gjasė qė bazat e kėtij castrumi, shkruan arkitekti dhe studiuesi Artan Shkreli nė prill 2008, themelet e tė cilit duhet tė jenė hedhur gjatė periudhės sė Luftės Civile Romake, kur zona u mėsy nga legjionet e Qezarit, qė mbante tė ngujuar nė Petra/Shkėmbin e Kavajės ushtrinė e Pompeut“. Po kėshtu dhe Mozaiku i Tiranės qė daton nė fillesė nė shekullin e dytė bėhėt i paqėnė e nuk merren nė konsideratė si shėnja tė njė qytetrimi tė lashtė tė Tiranės, kėto mesa duket, nuk pėrcaktojnė qytetrim nė kutin e historianėve me mentalitet orjental. Qytetrim, sipas tyre, pėrcaktojnė vetėm xhamitė, hanet dhe hamamet e bejlurēinave si Sulejman Pasha, qė i shėrbenin pushtuesit deri nė shpėrftyrim, ngritur 1400 vjet mė pas. Kėshtu katranoset e varroset historia e shqiptarėve nga ata qė nuk shohin mė tej se koha e sulltanėve tė Osmanisė....

    Kolec Traboini
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 15-04-2014 mė 17:19

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Al.. pėr postimin:

    jarigas (08-05-2014)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632

    Pėr: 400 vjetori i themelimit te Tiranes: Tirana e Sulejmaneve apo e Lashtesise?

    Mendoj se Tirana duhej te ishte Pirana, njashtu njė Toponim te ngjjshem kemi edhe nė Kosovė Pirana, qytezė afEr Prizrenit, mirepo jam habitur se, si ka mundesi kjo qė nė Skoci te kemi njė Albani atje ne veri te Britanis se madh qė pėr kėtė kemi mĖsuar te gjithė por, deri mesot nuk e kisha besuar se atje edhe nė kėtė Albanin Skoceze do gjėnim njė toponim te ngjajshėm si kryqytetin e Shqipėrisė, Tirane tek ne e Tirane edhe atje nė Albani te Skocisė, si ka mundesi do thoshim...por, shumė e thejeshtė kjo se, para sa te hyjmi nė Angli nga Franca, nė piket me tengat(te aferme) kemi piken Sangate...? sa ngat asht Anglia prej Sangati...e tregon thjesht edhe ky toponim.. pra, histroia nganjehere kur nuk rroket nga koka duhet provuar edhe kah bishti...LOL !

    shendet !


    Emri:  1-Capture+plein+%u0025C3%A9cran+07052014+214557.jpg

Shikime: 483

Madhėsia:  39.4 KB

    Emri:  02-Capture+plein+%u002525C3%25A9cran+10042014+111300.jpg

Shikime: 477

Madhėsia:  32.9 KB

    Emri:  03-Capture+plein+%u002525C3%25A9cran+07052014+194917.jpg

Shikime: 511

Madhėsia:  26.5 KB
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  4. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-04-2014
    Vendndodhja
    Su: Europe
    Postime
    143

    Pėr: 400 vjetori i themelimit te Tiranes: Tirana e Sulejmaneve apo e Lashtesise?

    KERTHIZA APO JATAGANI


    Nga KOLEC TRABOINI

    Emri:  o Léon-Franēois Comerre (French artist, 1850-1916) Odalisque.jpg

Shikime: 1131

Madhėsia:  60.5 KB

    1. Themeluesi
    Duke parė zellin e madh, me tė cilin po rimėkėmbet tėrė historia, si dhe dalja e mjaft figurave tė shuara e tė harruara edhe ne po pėrpiqemi tė sjellim njė ndihmesė, nė mbėshtetje tė studimit tė letėrshkruesit Skėnder Jasa, botuar nė «K.J.» datė11.05.1994, mbi origjinėn e Tiranės, rrėnjėt e saj historike qė u lidhkan me bollėk dhe me fije tė pazgjidheshme me trungun e perandorisė osmane dhe asnjė fije me Marin Barletin, jetėshkruesin e Gjergj Kastriotit, heroit tė Shqiptarėve, qė u vuri turqėve shtegun tek thana. E pra ky Barlet (Ah, tė mos ishte prift!), e pėrmend i pari, nė historinė e letėrsinė e shkruar tė Shqipėrisė, emrin e Tiranės. Aferim e paē ymėr tė gjatė Skėnder Efendi (Jasa), se kėshtu ti na e nderon vatanin. Pėr tė mbeshtetur, qė tė mos ēahet kazani nė sy tė botės, po tė sjellim studimin tonė mbi tė paharruarin themelues, tė ndriturin Sulejman Pashė Kurrkushi, qė me izėn e vetė Sulltan Salepit tė 13, hodhi themelet e njė qyteti perandorak nė zemėr tė Europės, pėr inat tė kaurrve tė gjithė botės.

    2. Me kallam e me ferman
    Deri nė ēastin qė marrim kallamin pėr tė shkruar pėr vulehumburin Sulejman Pashė Kurrkushi, pėr Sulėn pra, kurrkush nuk mori mundimin tė hedhė njė bishtuk dritė mbi kėtė rrepirė tė historisė sonė. Kėto male (edhe kodra) e rritėn Sulėn me qumėshtin e zanave, mė pas ai i mbėshtetur nė traditėn popullore, shumė sisėkishte pėr tė pirė, por mbi tė gjitha atij do ti pėlqente sisa e turkeshės Aishe... Por tė mos ngutemi, tė tatėpjetat e historisė janė tė mundimėshme, prandaj i duhet rėnė anės e pas anės. Termat e historiografisė sė kalur ? Historinė e bėn populli." apo tė sotmit, “Historinė e bėjnė historianėt”, nuk i marrin nė konsideratė, po nisemi nė bazė tė parimit principial “ Historinė e kanė herė e do ta bejnė Sulejmanėt”, Sulejmanėt qė nxorrėn emrin e adashit tė tyre nga greminat e historisė dhe e vunė, faqe me nder, nė njė shesh nė ballė tė Tiranės (diku pranė gropės sė Hajdin Sejdisė). Kėshtu historianėt vunė nė vend nderin e vet dhe njė ditė nėntori me shi tė vitit 93, shpėtuan dhe tė ziun Sulejman nga 300 vjet vetmi.

    3. Kėrkime nė qorrsokak
    Heroi ynė Sulejmani nė figuracionin popullor njihet me shprehjen poetike “Mu tek pusi i Sulejmanit”. Pra del se ka pasur pronė tė tij tė trashegueshme, pėr tė cilat sot i takon tė marrė letėr me vlerė. Por, as pse ja vunė pusit emrin e tij, as hollėsi tė tjera biografike nuk dihen. As emri i babait, i nėnės , as gjyshe, e sa pėr motėr e vėlla nuk bėhet fjalė. Mirėpo, pikėrisht nė hapėsirėn qė quhej Tiranė, diku pranė Saukut, gjendej dhe njė kodėr e vjetėr qė quhej Kodra e Kopilit. Duhet menduar, duhet hulumtuar, se, a kishte fare lidhje Kodra e Kopilit me Pusin e Sulejmanit. Sepse Sulės sė shkretė, duke mos iu gjetur kurrkush afėr si sfond historik, i mbeti veē onomati pashė, dhe me kėtė emėr nė kurriz ngjiti tė pėrpjetat e historisė plot lavdi.

    4. Hani me dy porta
    Tė dhėnat e padhėna thonė se Sula, para se tė bėhej pashė, ishte njė zabit azgan, dy metėr i gjatė, e shkonte e vinte me araba pas atyre qė mernin taksė e vergji pėr Sulltanin. Bėri punė tė ndershme, mblodhi lira e mezhida me bollėk, mblodhi dhe djem pėr t’i ēuar nė Arabistan si jeniēer tė Sulltanit. Kush s’e dėgjoi Sulėn shkoi nė degė tė rrapit, kush e dėgjoi la kockat nė Jemen. Zgjidh e merr!
    Sulejmani bėri pėrpara deri nė Oborr dhe njė ditė u gdhi pasha. I vuri punėt mbarė, mblodhi ushtri tė madhe nė Petrelė dhe me force zboi gjithė fshatarėt nga Fush e Tiranės. Ngriti fushimin ushtarak dhe aty ku sot ėshtė shatrivani i Tiranės, vendosi shtatoren e vet. Dy fjalė tha Sulejman Pasha, para asqerėve tė vet:

    1. Kėtu do tė ngre njė Han.
    2. Ky Han do tė hyje nė histori me emrin Hani i Sulejmanit.

    Mori izėn nga Sulltani, i cili bashkė me fermanin i ēoi dhe dhjetė turkesha tė ėmbla, tė cilat ishin ēengijet mė tė bukura tė perandorisė, e qė Sula i sistemoi nė Hanin e vet me dy porta.

    5. Sulejmani dhe divani
    Gjatė hulumtimeve nė arkivat e oborrit perandorak ku gjenden spiunimet e Taksirat Qelepirxhiut, del ne pah fakti se, e para femėr qė u fut ne dhomėn e posaēme tė Sulės, nė mes sė cilės ishte vendosur njė nargjyle dhe njė divan, ishte Aishe Hanemi, turkeshe e ėmbėl, kumbull fare, e cila pasi i tėrboi tėrė oficerėt e gardės, u bė shkak tė thereshin me bajoneta dhe eunukėt qė ruanin haremin e Sulltanit; ky i fundit megjithėse me dhimbje, e hoqi qafe, duke ia bėrė peshqesh shėrbėtorit besnik Sulejman Pashė Kurrkushit, qė po hidhte themelet e njė qyteti tė ri perandorak nė perėndim dhe kishte nevojė pėr femra pjellore. Kėshtu e keqja apo e mira (kėtė historianėt nuk e spjegojnė) mbeti nė derėn e Sulejmanit, i cili ra nė njė dashuri magjike pas tuleve tė Aishesė. U ndez, u pėrvėlua, u shkretua. Historia botėrore dhe vetė arti klasik njohin ēiftėzime ideale, qė nuk ndahen as nė shtėpi, as nė varr e as nė histori. Qėllimi i studimit ėshtė qė, duke zbuluar vlerat e kėsaj dashurie dramatike, tė bėhet e mundur qė edhe emri i Aishesė tė pėrjetėsohet nė historinė e Shqiperisė dhe njė rruge, qė del tek Sheshi i Sulejmanit, t’i vihet emri i saj. Kėshtu qė, ashtu siē ishin bashkė nė han e nė divan, tė jenė pėrjetėsisht edhe nė memorien e banorėve tė kryeqytetit tė arnautėve. Nga ana tjetėr, do tė bėhet e njohur nė rrethet intelektuale, brenda e jashtė vendit, se ashtu si Eva e Adami u bėnė krijues tė njeriut, Aishja e Sulejmani u bėnė krijues tė njė kryeqyteti.Nga pikpamja estetike dhe emocionale, krahas Evės e Adamit mitologjik, tė Romeos e Zhuljetės romantike do tė kemi dhe ēiftėzimin e ri Sulejman e Aishe shqiptaro-osmanike.

    http://traboini1.blogspot.se/2014/02...ashtesise.html

  5. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Al.. pėr postimin:

    Kreksi (19-05-2014)

  6. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,929

    Pėr: 400 vjetori i themelimit te Tiranes: Tirana e Sulejmaneve apo e Lashtesise?

    Para se ta themelonte nje nje qender te vogel tregtare qytetare nga Sulejman Pash Bargjini Tirana ka qene nje fshat i vogel (qender e vogel fshatare) per kete arsye edhe protektori i saj eshte Shen Prokopi qe daton me heret ne kohe
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ATMAN : 20-05-2014 mė 13:42

  7. #5
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Pėr: 400 vjetori i themelimit te Tiranes: Tirana e Sulejmaneve apo e Lashtesise?

    Tirana eshte e lashtesise ..... pastaj ki Sulemani ndoshta i dha nje rigjallerim kesaj qendre banimi ..... prove eshte Mozaiku Tiranes, Kisha e Shengjergjit pas parkut autobuzave ....
    "They will not control us, We will be victorious"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •