Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Kurti: Kosova ka nevojë për fabrika, jo për asfalt




    Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë një tubimi në Gjilan, ka thënë se Kosova nuk ka nevojë për asfalt, por për fabrika.

    Po të qeveriste VV-ja do të shihnit një Kosovë që asnjëherë nuk e keni parë”, ka thënë Kurti në një bashkëbisedim me qytetarët e Gjilanit.

    Kurti tha se prioritet për Alternativën Qeverisëse të Vetëvendosjes duhet të jetë bashkimi i Mitrovicës, afrimi me Shqipërinë drejt bashkimit me të. “Po u hoq kufiri, rrushi në Rahovec nuk do të kalbet, sepse do të bëhet verë në Shqipëri”, tha ai.

    Nuk kemi nevojë për asfalt, por për fabrika, që nga industria e lehtë e deri te Trepça. Kosova më nuk ka tokë për asfalt, për motele e hotele, por për industri e bujqësi”, ka thënë Kurti, duke shtuar se nuk do të tolerohet korrupsioni, derisa do të ndalen shpenzimet jashtë vendit për shërim e shumë dukuri të tjera.

    Ai tha se njerëzit në shoqërinë tonë janë të pabarabartë. Kurti tha se në magjen e të varfërve shteti nuk ka pse i fut duart dhe shtoi se më shumë tatim do të paguanin ata që kanë.

    Partitë në Kosovë ia përshtatin programin liderit. Në Vetëvendosje ne i përshtatemi konceptit, sepse ne e kemi zgjedhur interesin e përgjithshëm mbi atë privat. Shteti bëhet i drejtë, zhvillimor dhe social me pushtetin e Vetëvendosjes”, theksoi Kurti.

    Ndërkaq, sekretari organizativ, Dardan Molliqaj tha se ristrukturimi e ka ngritur nivelin organizativ si dhe e ka bërë Vetëvendosjen subjekt ku njerëzit e gjejnë mundësinë për ndryshim.

    Sot, ata që vinë në Lëvizje janë të lidhur pas konceptit dhe Alternativës së saj. Lëvizja Vetëvendosje do të angazhojë shumë personalitete nga fusha të ndryshme, për ta bërë ndryshimin”, nënvizoi Molliqaj.

    Duke folur edhe për mirëqeverisjen në Prishtinë, theksoi se kur ekziston vullneti, atëherë realizimi nuk mungon. “Ashtu siç e ka mundur Shpend Ahmeti Isa Mustafën në Prishtinë, këtë herë do ta mund Albin Kurti, Hashim Thaçin në nivel Kosovë”, përfundoi Dardan Molliqaj.
    http://koha.net/?id=9&l=6152

  2. #2
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Kurti: Kosova ka nevojë për fabrika, jo për asfalt

    Gja e gjalle eshte ky. Disa inati si le me pa ma larg.
    Nje shembull konkret nje bashkfshatar i jemi i ka mbi 2 hektar dredheza dhe nqs nuk do te ishte infrastruktura asfalti qe te exportohej dredheza per ne treg ka do i binte me ballan neper hava apo me anije ?
    Pa kane asfalti infrastruktura rrugore edhe 100 fabrika qeli badihava se pa e pas infrastrukturen asnje biznismen nuk eshte budall me ardh me qu pare nlloq.
    E sa i perket fabrikave veq kan fillu disa minifabrika , jan shprenda dhe jan jap mbi 600 grande ne sektorin e bujqesise dhe nga keto grande nuk mundesh me fillu menjehere me vjeljen e tyre dhe me plasu ne treg apo ne ndonje fabrike per perpunimin e tyre.
    Pas mbjelljes se fidaneve te molles 3 vite duhet me prit qe ti marrim frutin dhe pas 3 viteve vjen vjelja dhe suksesii Psh te dredhezat vjelja fillon pas 1 viti.
    e mbjell kete korrik te ketij viti dhe e vjel ne Majin e vitit qe vjen.

    Suksesi i kesaj qeverie do shihet qdo vite e me shume.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •