Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Gjakova po kruhet.

    Tropoje..Balkanweb
    ...............
    TROPOJE (18 Maj) - Ngjarjet e fundit nė Tropojė, "detyrojnė" krerėt e policisė shqiptare tė instalojnė nė rrethin verior problematik, superforcėn e tyre speciale, repartin "RENEA". Sipas drejtorit tė pėrgjithshėm tė Policisė sė Shtetit, gjeneralit Bilbil Mema, ky repart superspecial do tė qėndrojė aty pėr njė kohė tė pacaktuar, derisa tė realizojė kapjen e personave shumė tė kėrkuar qė vazhdojnė tė veprojnė duke kryer akte tė rėnda kriminale nė kėtė zonė. Nuk bėhet fjalė pėr vrasės "ordinerė", as pėr "persona nė kėrkim", qė kanė plagosur apo vrarė nė mėnyra individuale. Pritet tė goditen pikėrisht ato grupe qė prej 5 vitesh, kanė realizuar zinxhirin e gjaktė mė tė paprecedent jo vetėm nė Shqipėri, nėpėr tė cilin kanė ngelur tė vdekur mė shumė se 20 persona.
    Operacioni
    Edhe pse forcat speciale tė Ministrisė sė Rendit Publik, kanė njė javė qė kanė mbėrritur nė qytetin e drobitur nga krimi, Bajram Curri, duket se operacioni pėr kapjen dhe parandalimin e rinisjes sė njė gjakderdhje tė vjetėr prej 5 vitesh, ėshtė pėrpiluar me kujdes kohė mė parė. Bėhet fjalė pėr ndėrprerjen e rinisjes sė gjakderdhjes sė madhe realizuar gjatė 5 viteve tė fundit nė Tropojė, e shtrirė edhe mė tej qė prokuroria e ka pagėzuar me emrin "Dosja Tropoja". Sipas burimeve tė besueshme brenda Ministrisė sė Rendit Publik, pas njė pauze tė gjatė familjet qė janė futur nė hasmėri qė prej vrasjes sė Shkėlqim Haklajt, (hakmarja pėr tė cilin arriti kulmin me ekzekutimin e deputetit Azem Hajdari, sipas prokurorisė), kanė rinisur luftėn. Njerėzit qė kryejnė atentatet lėvizin nėpėr rrethin e Tropojės dhe drejt Gjakovės lirishėm dhe tė armatosur. Tė gjitha palėt kanė plane pėr tė vazhduar hakmarrjen jo vetėm ndaj vrasėsve tė drejtpėrdrejtė, por edhe ndaj njerėzve tė pafajshėm tė fiseve qė janė nė hasmėri, thekson burimi. Gjithsesi jo vetėm nga policia, por edhe mga kalamajtė e Tropojės, dihen bazat e tyre nė rrethin verior. Ka qenė pikėrisht kjo situatė "gjithmonė nė shpėrthim", qė ka detyruar krerėt e policisė tė nisin aty njė operacion me afat tė gjatė nėpėrmjet elitės sė Forcave Speciale. Objektivi ėshtė goditja e tė gjithė atyre personave qė kanė vrarė dhe janė tė pregatitur tė vrasin, brenda zinxhirit mė tė pėrgjakur dhe tė dhimbshėm qė njeh Shqipėria, "Dosja Tropoja".
    Rinis lufta
    Edhe pse prej kohėsh, dukej se kishte heshtur hakmarrja mes fisit tė Haklajve me tė gjithė ata qė dyshoheshin se kishin eliminuar, Shkėlqimin, Halilin, Fatmirin, Yllin dhe shumė pjesėtarė tė tjerė, mė 2 prill (sipas njoftimit zyrtar tė policisė), ėshtė rishfaqur Zylfie Haklaj, motra e vogėl e tyre. Ajo ka ekzekutuar, nė qendėr tė Bajram Currit, vetėm 100 metra larg Komisariatit tė Policisė, Rasim Lumneshin dhe Ilir Kosturanin dhe plagosi dy tė tjerė. Ngjarja e bujshme vėrtetoi se hakmarrja kishte rinisur dhe njė luftė "e re" ishte hapur pėr tė njėjtat motive qė tashmė policia sė bashku me prokurorinė sė fundi nuk ngurojnė t'i deklarojė. Rreth njė muaj mė pas, mėngjesin e 8 majit realizohet kundėrpėrgjigjia mbi fisin Haklaj. Ekzekutohen dy persona qė "nuk ishin pėrzier" dhe qė gjatė gjithė kėtyre viteve gjakmarrje, kishin lėvizur lirisht nėpėr Bajram Curr. Vritet Elez Haklaj (i pėrmendur nė gjyqin Hajdari) dhe djali i tij Cen Haklaj. Ngjarja bėri bujė mes tropojanėve dhe krerėve tė policisė, jo thjesht pėr faktin se u vranė dy persona...Lufta jo vetėm qė ka rifilluar, por edhe ėshtė zgjeruar tek "tė papėrzierit" e familjeve dhe fiseve qė kanė varrosur gjatė kėtyre 5 viteve dhjetėra kufoma. Informacionet e shumta dhe frika se pėrsėri pėr "tė njėjtėn" ēėshtje do tė ketė prapė atentate, duket se ka detyruar policinė tė istalohet "fort" nė Tropojė. dxh/an (Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
    ............................

    Ja c'thuhet mes tjerash aty:
    ". Njerėzit qė kryejnė atentatet lėvizin nėpėr rrethin e Tropojės dhe drejt Gjakovės lirishėm dhe tė armatosur. Tė gjitha palėt kanė plane pėr tė vazhduar hakmarrjen jo vetėm ndaj vrasėsve tė drejtpėrdrejtė, por edhe ndaj njerėzve tė pafajshėm tė fiseve qė janė nė hasmėri, thekson burimi."

    Komenti im..

    Gjakova e cila ndodhet pak kilometra ne vij ajrore nga Tropoja akoma nuk po e kupton se cfar po e pret.
    Vrasjet ne Tropoje qe kane per regjisor Fatos Klosat , Luan Pobratat e Xhavit Halitat te cilet udhezohen nga Nanot kane marre e do marrin qindra jete.
    Vrasesit kryejne krimin dhe dalin ne Tiran ose Gjakove dhe mbasi marrin "qeset e premtuara me flori" presin ikjen mbrapa diellit ose udhezimet e shefave per vrasje te tjera.

    Per Fat te keq qyteti i respektuar i Gjakoves po behet prej disa vitesh streh e ketyre vrasesve.
    Atje u strehuan per shume kohe JAHO SALIHI e Fatmir Haklaj etj etj.
    Kjo nuk e nderon Gjakoven. Te strehosh vrasesit e Vllezerve te tu eshte e pa moralshme dhe kriminale.
    Gjakovare te nderuar mendohuni mire se po hyte ne dore te Sigurimit te PPSH-se nuk shpetoni kollaj. Vjen nji dite qe papritur e kuptuar mund te perfshiheni pa deshiren tuaj ne nji zinxhir vrasjesh qe nuk do i dihet fundi...
    Gjakovare qytetare larg atyre plehrave ne mesin tuaj qe jane prej dekadash vegla te UDB-se ose PPSH-se.
    Larg nga disa katundare te rrethit tuaj qe per DojcMarka bejne te 99-tat duke filluar nga Trafikimi i drogave , prostitutave e deri tek strehimi dhe transportimi i krimineleve te Sigurimit te PS-se ne vende sekrete drejt Europes e Amerikes....Kujdes!

    Zoti vonon por nuk harron..

  2. #2
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    Gjakova as nuk ra ne zinxhirin e UDB as te PPSH

    Keto shkrime qe hidhen e perdridhen rretherrotull dhe gjuhen ne Gjakove, nuk iu pin uje, sepse Gjakova as qe ishte ne zinxhirin e UDB-se as te PPSH-se, pro krenare qendroi gjithmone gjate te gjitha koheve historike - per ate edhe pesoi shkaterrimin me barbar e luften e Kosoves 1998-1999 - ku sot jane te zhdukun ma shume se 800 shqiptare vetem nga Gjakova me rrethe. Ata qe perpiqen ta gjuajne gurin e tradhetise mbi Gjakove, tue fute edhe spica ne mes Gjakoves e rretheve te saja - kot e kane, se tradhetoret e kriminelet, as edhe gjate 50 vjeteve te shkuara ne Gjakove nuk pine uje!

    Ne Gjakove mund te pijsh gjak e jo uje!

    Gjakova eshte rruge e gjate gjaku, qe s'i ka prite po i ka percjelle
    me bisht nder kembe te gjithe ata qe ia kurdisen varrin shqiptarise, deri tek pushtuesit ma te egjer!

    Os te mendoj dikush qe i pine uje thika e hakmarjes e vllavrasjes ne Gjakove dhe mos ia hudhni sterpiket e krimeve te paskrupullta
    edhe Gjakoves -sepse kur Gjakova kruhet - shkruhet fati i Kosoves e shqiptarise!

    Ballkanwerbat le te shpurdhin tjeterkah ne burimet e krimeve!

    Guximi

Tema tė Ngjashme

  1. Gjakova, qyteti i kulturės antike
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 12-10-2017, 20:23
  2. Shejh Adem Gjakova (1896-1938)
    Nga Mexhid Yvejsi nė forumin Komuniteti bektashi
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-06-2009, 12:22
  3. Gjakova nderon tė dėrguarin e Allahut, Muhammedin s.a.v.s.
    Nga Vista nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 27-05-2009, 08:02
  4. Tung nga Gjakova
    Nga tiki99 nė forumin Prezantoni veten nė forum
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 26-04-2009, 10:27
  5. Gjakova sot ėshtė zgjuar si “Krahinė Autonome” Kosovė
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 24-11-2004, 18:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •