Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e The_Capital
    Anėtarėsuar
    09-12-2009
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    1,366

    O me te mencurit e botes

    Shqipėria ėshtė bėrė pėr fat tė keq njė vend ku pranohet se ka krim, por jo kriminelė; ku nė tė gjitha poret e shtetit gėlon korrupsioni, por vėshtirė tė identifikosh tė korruptuarit; ku ka trafiqe, por rallėherė dėnohet ndonjė trafikant. Me pak fjalė, disa peshq tė vegjėl, por asnjė peshkaqen nuk mbetet nė rrjetėn e drejtėsisė dhe nuk pėrfundon pas hekurave, pėr t’u pėrgjigjur pėr abuzimin me detyrėn, rryshfetin apo pėrvetėsimin e pasurisė sė vendit.

    Marko BELLO

    Sot vjedhja ėshtė kthyer nė art, ndėrsa pandėshkueshmėria nė sistem, ēka ka bėrė qė shume qytetarė ta humbin besimin se mund tė bėhemi njėlloj si Europa, ku duam tė integrohemi. Qeveria Berisha u largua me votė plebishitare, edhe pėr shkak tė zullumeve dhe korrupsionit, ndaj ėshtė dashur qė organet e drejtėsisė tė kishin bėrė drejtėsi pa hezitim. Ligjet dhe kodet nuk mungojnė, strukturat dhe institucionet ekzistojnė, kallzime penale ka patur nga shumė drejtime, por vetėm dėnime nuk ka patur.
    Vetėm nė Shqipėri ndodh qė prokurorėt nuk e shikojnė tė arėsyeshme tė ndjekin penalisht zyrtarėt e lartė, duke pushuar hetimin penal gjoja pėr mungesė provash dhe duke mos u dhėnė mundėsi gjyqtarėve qė tė shprehen pėr ēėshtjen nė themel. Nga ana tjetėr, ka shumė gjyqtarė tė paaftė dhe tė korruptuar, sekserė dhe dallaverexhinj qė mbushin oborret dhe korridoret e gjykatave nė Tiranė, por sidomos nėpėr rrethe. Pėrballė kėsaj situate pesimiste, qytetarėve tė dėshpėruar nuk u ngelet, veēse tė bėjnė vetėgjyqėsi, duke e komplikuar sė tepėrmi gjendjen dhe duke e larguar vendin me vite drite larg nga destinacioni qė ėshtė Brukseli.
    Qytetaret presin shume nga qeveria e re...Koha eshte matesi me i mire. Te shikojme dhe shpresojme....
    Burri 1 X flet !

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: O me te mencurit e botes

    Nė Shqipėri vetėm Revolucioni Popullor mund t'i mbyllė plagėt e tė kaluarės dhe mund t'i japė mundėsi vėndit tė ecė pėrpara !!

    Po kush ta bėjė Revolucionin ... Pulat ?!!
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  3. 2 antarėt mė poshtė falenderuan Wordless pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    Rockwell (03-04-2014),The_Capital (02-04-2014)

  4. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: O me te mencurit e botes

    Me te mencurin e botes, e kemi kryeminister te vendit, Rilindasin piktor Edvin Rama. Marko Bello e ka shok partie dhe i ka dhene edhe voten.

    Keshtu qe mos iu drejto shqiptareve i dashu ish-deputeti socialist Marko Bello, po drejtohu vetvetes para pasqyres:

    Si arritem ne socialistet ne kete dite, qe te kemi nje psikopat te na udheheqi mandatin qe na dhane shqiptaret?!

    E nuk eshte hera e pare, qe socialistet jane qenie qe u mungon guximi per te ngritur zerin kunder "vijes se Partise". Ata nuk njohin lirine e fjales dhe mendimin ndryshe, njohin vetem "solidaritetin komunist/socialist".

    Fjalet e Markos ne veshin tim tingellojne "impotence politike".

    Albo

  5. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    24-03-2014
    Vendndodhja
    BOSH
    Postime
    102

    Pėr: O me te mencurit e botes

    Qe kjo qeveri te jete e besueshme duhet te filloje me ilir meten te parin dhe pastaj te kaloje dhe ne kampin e djathte e ti kalbe burgjeve per ēkane bere me pasurine e kombit.
    atehere une do besoja qe diēka po ndryshon, sepse une flas si ai qytetari qe zbaton ligjet e shtetit, paguaj taksat dhe ne fund skam mundesi te shkoj nje fundjave ne muaj te ha nje dreke jashte. Nuk me intereson mua partia e ketij apo atij, une shoh faktin dhe fakti eshte i dhimbshem, sepse ata qe ishin dje sot kane vila ne gjirin e lalzit dhe paga e tyre nuk eshte me e madhe se e imja sepse profesioni qe kam mi jep dhe mua ato te ardhura por gjithsesi nuk me jep luksin. Une mund te filloj edhe me llogarine e jeteses por nuk eshte vendi ketu qe une te filloj te llogaris orat, kostumet, makinat, pronat dhe dreqin e te birin qe kane me nje rroge shteti.
    Dikur ishte bere e modes te genjehej MA LA GJYSHI pasurine, dhe sot doli boje kjo loje se verefikohet shpejt dhe kane dale me kamuflime me te mira, duke ja emeruar pasurine ne emer te halles, motres, vellait, xhaxhait e ku di une se tjeterkujt, dhe dalin e bejne kaposhin ne mes te parlamentit, si nuk u vjen turp xhanem, thua jemi kaq budallej ne shqiptaret? E me vjen nder mendje Noli me prozen e tij mbi popullin e kukudhet qe i udheheqin.
    I dashur POPULL harro qe ai atje siper mendon per ty, as Rama, as Berisha nuk e di nese ti sonte ne darke ke ēte vesh ne pjaten tende te darkes, ata jetojne ne luksin e zyrave, ne transportin mijera erosh te mercedezeve luksoze, dhe darkave pas nje dite te lodhshme pazaresh se si do fitojne me shume, duan nje karkalec krudo, apo sinagridhe te furres me garniture sepse do na udheheqin dhe duhen te fresket per neser per demagogjine e rradhes.
    POPULL gatitu te vdeē per hyjnoret qe te udheheqin.

  6. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: O me te mencurit e botes

    INTERVISTA/ Flet ish deputeti i PS-sė, Marko Bello

    - Ka pakėnaqėsi por fillimi pėr ēdo qeveri nuk ėshtė i lehtė

    - Shqipėria ėshtė bėrė pėr fat tė keq njė vend ku pranohet se ka krim, por jo kriminelė

    - Asnjė peshkaqen nuk po mbetet nė rrjetėn e drejtėsisė

    - Njerėzit kanė pritur njė rilindje tė vendit, por koha tregon se vendi ka probleme serioze

    - Vlerėsoj pėrpjekjet e ekzekutivit nė drejtim tė goditjes sė fenomeneve negative

    - Nėse ne nuk arrijmė tė dėnojmė zyrtarėt qė janė pasuruar nė kurriz tė shqiptarėve, do tė kemi probleme serioze nė tė ardhmen

    - Duke banalizuar seancat plenare i largohemi debatit mbi problemet qė preokupojnė qytetarėt


    Albert ZHOLI

    Aktualisht Shqipėria ndodhet nė njė moment historik. Edhe dy muaj na ndajnė nga qershori ku vendi ynė do tė ketė apo jo fatin tė fitojė statusin e vendit kandidat pėr BE apo jo. Qeveria Rama ka ndezur tė gjitha bateritė qė ta finalizojė me sukses kėtė moment kaq delikat tė demokracisė sė brishtė shqiptare. Por njė nga problemet dhe detyrat kryesore qė mbetet si “gozhda e Nastradinit’ pėr politikėn shqiptare mbetet lufta ndaj korrupsionit dhe ndėshkimi i tė korruptuarve. Qeveria Rama ka denoncuar shumė nga ish ministrat e qeverisė Berisha 2 , por ende nuk shikohet asnjė ish ministėr nė bankėn e tė akuzuarve. Por njė problem i madh pėr PS mbetet dhe lėnia nė hije e problemeve dhe punėsimi i ish simpatizantėve tė hequr nga puna nė qeverisjen Berisha, tė cilėt kanė pėr mėse 7 muaj qė presin pėr t’u rikthyer nė punė. Madje thuhet se shumė herė deputetėt e PS, ua mbyllin celularėt simpatizantėve qė punuan muaj tė tėrė pėr fushatėn e zgjedhjeve parlamentare 2013, ku PS nė saje tė tyre fitoi bindshėm.

    Sot flitet nė media pėr njė korrupsion tejet tė pabesueshėm tė shumė zyrtarėve tė Qeverisė Berisha 2, por ende askush nuk dėnohet. Ēfarė impakti japin nė popull akuzat dhe mos dėnimet?

    Shqipėria ėshtė bėrė pėr fat tė keq njė vend ku pranohet se ka krim, por jo kriminelė; ku nė tė gjitha poret e shtetit gėlon korrupsioni, por vėshtirė tė identifikosh tė korruptuarit; ku ka trafiqe, por rrallė herė dėnohet ndonjė trafikant. Me pak fjalė, disa peshq tė vegjėl, por asnjė peshkaqen nuk mbetet nė rrjetėn e drejtėsisė dhe tė pėrfundojė pas hekurave, pėr t’u pėrgjigjur pėr abuzimin me detyrėn, ryshfetin, mitmarrjen dhe pėrvetėsimin e pasurisė sė vendit. Sot vjedhja ėshtė kthyer nė art, ndėrsa pandėshkueshmėria nė sistem, ēka ka bėrė qė qytetarėt ta humbin besimin se edhe vendi ynė tė mund tė bėhet njėlloj si Evropa, ku duam tė integrohemi. Sigurisht, duhen dalluar sulmet me prapavijė partiake nga faktet, retorika politike bajate nga akuzat e mbėshtetura dhe tė kopsitura nė pėrputhje me ligjet. Nė kėtė kontekst, mund tė them se Qeveria Berisha u largua me votė plebishitare, edhe pėr shkak tė zullumeve dhe korrupsionit, ndaj ėshtė dashur qė organet e drejtėsisė tė kishin bėrė drejtėsi pa hezitim. Ligjet dhe kodet nuk mungojnė, strukturat dhe institucionet ekzistojnė, kallėzime penale ka patur nga shumė drejtime, por vetėm dėnime nuk ka patur. Vetėm nė Shqipėri ndodh qė prokurorėt nuk e shikojnė tė arsyeshme tė ndjekin penalisht zyrtarėt e lartė, duke pushuar hetimin penal gjoja pėr mungesė provash dhe duke mos u dhėnė mundėsi gjyqtarėve qė tė shprehen pėr ēėshtjen nė themel. Bėhen pazare tė llojit: mė paguaj qė ta mbyll dosjen. Nga ana tjetėr, ka shumė gjyqtarė tė paaftė dhe tė korruptuar, sekserė dhe dallaveraxhinj qė mbushin oborret dhe korridoret e gjykatave nė Tiranė, por sidomos nėpėr rrethe, ku nuk bie fare “era” shtet. Pėrballė kėsaj situate pesimiste, qytetarėve tė dėshpėruar nuk u ngelet, veēse tė bėjnė vetėgjyqėsi, duke e komplikuar sė tepėrmi gjendjen dhe duke e larguar vendin me vite drite larg nga destinacioni qė ėshtė Brukseli.

    Cila ėshtė rruga mė e drejtė e dėnimit tė korrupsionit tė ish qeveritarėve tė kabinetit Berisha 2, kur flitet se ka korrupsion dhe fakte (apo ndoshta janė fjalė nė erė)?

    Sigurisht qė ėshtė e lehtė tė konstatosh, por krejt e vėshtirė tė japėsh rrugėzgjidhje pėr raste tė kėsaj natyre. E megjithatė, detyra e politikės ėshtė pikėrisht tė gjejė zgjidhjet mė tė mira pėr zhvillimin e vendit, rritjen e mirėqėnies dhe sigurisė sė qytetarėve tė tij. Dihet se nė demokraci, politika nuk dėnon njerėz, por ajo ka detyrėn dhe misionin qė tė prodhojė ligje tė mira, tė ngrejė struktura, tė ashpėrsojė dėnimet, kur e kėrkon momenti dhe tė identifikojė dhe sigurojė mjetet qė do tė zbusnin plagėt dhe shteronin vatrat qė prodhojnė krim, korrupsion, trafiqe tė paligjshme, varfėri dhe mizerje. Politika nuk lufton dot njerėzit, por ajo mund dhe duhet tė luftojė fenomenet negative. Pėr njerėzit qė shkelin ligjin, pėr politikanėt qė abuzojnė dhe korruptohen ka organe tė specializuara qė janė ngritur dhe mbahen me taksat e shqiptarėve. Politika ka pėrgjegjėsi nė pėrcaktimin e kritereve pėr rekrutimin, emėrimin ose zgjedhjen e individėve nė postet drejtuese. Sado probleme tė ketė shoqėria shqiptare, ajo sėrish ka kapacitete dhe ėshtė nė gjendje “tė prodhojė” njerėz profesionistė, me integritet dhe moral tė lartė. Tė tillė individė duhet tė pėrzgjedhė Kuvendi, si bartėsi i sovranitetit tė popullit, tė tillė personalitete duhet tė inkurajojnė dhe mbėshtesin faktorėt vendimmarrės, ku ndėr mė kryesorėt do tė pėrmendja kreun e Shtetit dhe atė tė Qeverisė. Nėse ne nuk arrijmė tė dėnojmė zyrtarėt qė janė pasuruar nė kurriz tė shqiptarėve, do tė kemi probleme serioze nė tė ardhmen.

    A mendoni se puna e Qeverisė deri tani ka qenė korrekte dhe ka krijuar premisa pėr marrjen e statusit tė vendit kandidat nė muajin qershor?

    Do tė ishte e padrejtė nėse do tė thonim se kjo Qeveri nuk ka bėrė mjaftueshėm nė kėto 6 muaj tė para tė qeverisjes. Por, pritshmėria ka qenė shumė e madhe dhe kėshtu mund tė shpjegohet pėrse ka edhe shumė tė pakėnaqur. Pas 8 viteve tė njė qeverie tė djathtė, e cila nė mandatin e saj tė dytė shkatėrroi mė shumė sesa ndėrtoi, njerėzit kanė pritur njė rilindje tė vendit, ashtu sikurse pretendoi Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama. Koha po tregon se vendi ka probleme serioze dhe ato nuk mund tė adresohen kaq thjesht dhe aq shpejt. Premtime janė bėrė pa doganė dhe tani po kuptohet se disa prej tyre vėshtirė se do tė realizohen ndonjėhere. Vlerėsoj pėrpjekjet e ekzekutivit nė drejtim tė goditjes sė fenomeneve negative, por pres mė shumė nė aspektin e ringritjes dhe krijimit tė vlerave materiale dhe shpirtėrore, pėr tė cilat ka aq shumė nevojė shoqėria jonė. Qershori ėshtė afėr dhe uroj qė Qeveria tė pėrshpejtojė ritmin e reformave, me qėllim arritjen e kėtij objektivi madhor, sikurse ėshtė statusi i vendit kandidat dhe ēelja e negociatave pėr aderim nė strukturat e BE.

    Si do ta komentonit sjelljen e Berishės nė parlament, me hapėsira kohe thuajse tė pakufizuara dhe me fjalor tė papėrshtatshėm si dhe fjalorin vulgar tė disa deputetėve?

    Krahasuar me kohėn kur Kuvendin e drejtonte znj. Topalli, sot ka njė pėrmirėsim tė ndjeshėm sa i pėrket minutazhit nė favor tė opozitės. Kur socialistėt ishin nė opozitė, e kanė provuar mbi kurriz padrejtėsinė e mazhorancės arrogante tė demokratėve, prandaj duhet pėrshėndetur krijimi i hapėsirės dhe kushteve tė barabarta edhe pėr pėrfaqėsuesit e opozitės. Nėse ndonjė prej tyre, sikurse ish-kryeministri Berisha, abuzon me kohėn dhe shkel etikėn, mendoj se rregullorja duhet zbatuar me rigorozitet. Pėr fat tė keq, ndodh qė kryeministri apo ministrat bien ndonjėherė nė “kurthin” e Berishės, duke banalizuar seancat plenare dhe duke iu larguar shumė debatit mbi problemet reale qė preokupojnė qytetarėt.

    U fol shumė pėr rrogėn e lartė tė Guvernatorit tė Bankės Qendrore, a janė tė miratuara dhe tė kontrolluar kėto rroga dhe a janė tė justifikueshme ato?

    Patjetėr qė edhe pagat e punonjėsve nė piramidėn shtetėrore janė rregulluar me ligj, duke nisur me Presidentin qė ka pagėn mė tė lartė, deri tek punonjėsi i rangut mė tė ulėt. Nė rastin e institucioneve qė gėzojnė me ligj autonomi, sikurse ėshtė edhe Banka Qendrore , duhet theksuar se ato organizohen mbi bazėn e statutit tė tyre, kanė bord apo kėshill mbikqyrės, i cili cakton edhe nivelin e pagave. Qėllimi ėshtė tė sigurohet pavarėsia e Bankės nga pushtetet e tjera. Pagat nė kėto sektorė mund tė jenė tė larta, por gjithnjė duhen mbajtur parasysh kapacitetet dhe fuqia reale e ekonomisė sė vendit.

    Flitet nė shtyp se e majta ėshtė larguar nga elektorati, se deputetėt mbyllin celularėt dhe nuk marrin takime, sikundėr po vendosen nė punė ish anėtarė tė PD. A janė tė vėrteta kėto?

    Nuk kam informacion tė saktė dhe nuk e di nėse kėto zėra janė tė vėrteta ose jo. Sigurisht qė ka probleme, ka pakėnaqėsi dhe fillimi pėr ēdo qeveri nuk ėshtė i lehtė. Nėse diferenca midis premtimeve dhe realizimeve nuk ėshtė e madhe, qeveria mund tė ballafaqohet mė lehtė me elektoratin nė betejėn elektorale tė radhės. Nė tė kundėrt, rezultatet do tė ishin zhgėnjyese. Koha ėshtė treguesi mė i mirė dhe nuk na ngelet veēse tė presim dhe shpresojmė qė reformat, pėr tė cilat ka aq nevojė vendi, do tė kryhen dhe rezultatet do tė fillojnė tė duken. Ėshtė ende shpejt, ndonėse koha nė raste tė tilla, duket se ėshtė e pamėshirshme.

  7. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-10-2012
    Postime
    98

    Pėr: O me te mencurit e botes

    Amerikanet kan pas nji fjale te tyren,nuk e di a e kujtojn ma ,,kundershtoni shum binduni pak,,E ku esht shqipua i afte per rrevolucjon? Per ndoj grabitje?he he aty me rri.....
    Prandaj duhet me mendu ndoj mynyre adekuate perarritje te qellimit apo permbushje te misjonit fisnik alla amerikance

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •