Ligji dhe morali nuk ben dallimin mes krimit dhe krimineleve por ben dallimin mes krimit dhe shtetit, ai qe ben krime nuk njeh ligje , shteti zbaton ligje. Nese autoritetet shteterore veprojne si kriminel eshte me kriminel se ai qe cilesohet si kriminel nga shteti.
Me kete pyetje ne nje fare menyre justifikon veprimet e autoriteteve greke. Shoket e tij te punes duhet te kishin zbatuar ligjet e nje vendi te BE ku bejne pjese. Ndryshimi mes nje individi qe ka bere krime dhe autoriteteve policore eshte se individi ka bere dicka qe pritet te denohet dhe autoritetet policore s'ju lejohet te bejne ate qe ben individi pervec ta denojne me burg. Por ti kete se kupton ose qellimisht ben sikur s'kupton.
Kur lexoj kete llogjike nga ana jote mu kujtua nje llogjike tjeter po nga ana jote, qe kur nje shqiptar ben nje krim kriminalizove gjithe shqiptaret duke i quajtur shoqeri te kriminalizuar. Kurse veprimet e 10 gardianeve greke per llogjiken tende nuk perqafojne shtetin dhe shoqerine greke. LLogjika jote eshte kjo : Maksimalizon veprimin e nje shqiptari dhe minimalizon veprimet e 10 autoriteteve greke.
Ne nje shoqeri demokratike per cdo akt qe ndodh duhet te shoqerohet me nje reagim e nje vendi te civilzuar , ku autoritetet shteterore te zbatojne ligjet dhe rregullat. Aktet c'njerezore nga hakmarrja nuk eshte demokraci por barbarizem mesjetar qe per nje vend i BE eshte i papranueshem. Per pjesen e e fundit te shohim si do shkoje se deri tani po lirohen nje nga nje
Protesta ne radhe te pare eshte ndjenje e padrejtesive nga menyra se si u veprua. Nje nga padrejtesite me te medha eshte qe kur personat shteterore shkelin vete ligjet per te cilet jane te paret qe duhet te zbatojne duke e respektuar ate .
Ne nje bote te lire ka shoqeri te lire ne te cilen ben pjese shumica me pune te ndershme dhe nje grupi te vogel qe bejne pune pandershme. Vendi te lire dhe demokratik eshte nese te veprohet sipas ligjit dhe te garantoje sigurine ku ai qe ben pune te pandershme denohet dhe qoftese ben vrasje perseri denohet nga normat ligjore e nje vendi te civilizuar.
Cdo vend ka probleme ne shoqeri, por racizmi eshte problem qe prek edhe shqiptaret ku ti duhet te jesh i shqetesuar.
Meqe fole per shembull , te gjithe vleresojne te drejten dhe ndershmerine por para qe te japesh kete shembull te femijet , duhet ti thuash se sado krime mund te kete bere nje njeri, hakmarrja raciste nuk eshte shembull qe vendos drejtesine, perkundrazi eshte shembull i nje akti c'njerezor mes nje njeriu qe ka bere krime dhe veprimet barbare te autoriteteve shteterore.
Ketu ti bie kotradikte me veten , se per kete rast ke quajtur shqiptaret shoqeri te kriminalizuar duke dhene shembujt te ndryshme te bemave kriminale.
Ti je i lire te gjykosh te japesh mendime dhe une jam i lire per te hedhur poshte me argumenta , por ajo qe ben diferencen mes meje dhe teje eshte te gjykimi drejte.
Une nuk do isha pergjigjur nese nuk do e kisha lexuar kete pjesen e fundit edhe pse theksova qe do ishte shkrimi i fundit , kete here bera nje perjashtim per ta mbyllur shkrimin ne kete teme duke i argumentuar te gjitha citimet qe me kishte bere se c'dallim ka mes meje dhe teje. Sigurisht qe i denoj krimet e shqiptare dhe per kete jane denuar me burg dhe e kam thene kete gje ashtu sic kam denuar vrasjen e nje krimineli shqiptar nga policia shqiptare para disa kohesh. Per mua e drejta dhe morali nuk eshte te maksimalizoj njeren pale dhe te minimizoj palen tjeter por te denoj palet ne menyre te drejte nga pesha e pergjegjesive duke nenvizuar ndryshimin mes nje individi dhe autoriteteve shteterore sepse individi nuk ka pergjegjesi per veten ne krahasim me autoritetet shteterore police apo gardiane qe kane pergjegjesi ligjore. Kjo ka shume rendesi per te thene se pesha e krimit te nje individi nuk eshte njesoj me reagimin e autoriteteve shteterore. Ligjet e civilizuar e nje vendi europian e vendosin kete kufi mes nje individ dhe autoritetete shteterohet, qe individi arrestohet dhe denohet, autoritet shteterore ta fusin ne burg dhe te garantojne masat sigurie.
Ktu e mbyll postimin ne kete teme
Krijoni Kontakt