Close
Faqja 11 prej 11 FillimFillim ... 91011
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 207 prej 207
  1. #201
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Gardianet i nxorrën një sy

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Thuaj #1: Ligji dhe morali i njeriut te lire, kur vjen fjala tek krimi dhe krimineli, nuk ben dallim mes krimenele shqiptare apo kriminele greke.
    Ligji dhe morali nuk ben dallimin mes krimit dhe krimineleve por ben dallimin mes krimit dhe shtetit, ai qe ben krime nuk njeh ligje , shteti zbaton ligje. Nese autoritetet shteterore veprojne si kriminel eshte me kriminel se ai qe cilesohet si kriminel nga shteti.


    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Thuaj #2: Kur nje i burgosur vret nje nga gardianet e burgut ne Greqi, cfare reagimi pret ti nga shoket e tij te punes, ta puthin ne balle te burgosurin?!
    Me kete pyetje ne nje fare menyre justifikon veprimet e autoriteteve greke. Shoket e tij te punes duhet te kishin zbatuar ligjet e nje vendi te BE ku bejne pjese. Ndryshimi mes nje individi qe ka bere krime dhe autoriteteve policore eshte se individi ka bere dicka qe pritet te denohet dhe autoritetet policore s'ju lejohet te bejne ate qe ben individi pervec ta denojne me burg. Por ti kete se kupton ose qellimisht ben sikur s'kupton.
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Thuaj #3: 10 gardianet e perfshire ne ngjarjen ne fjale nuk perfaqesojne shtetin grek apo shoqerine greke. Se po te ndiqnim kete llogjike idiote, i bie qe te gjithe shqiptaret te jene terroriste sepse shqiptaret po hedhin veten ne ere ne rruget e Bagdatit e Damaskut.
    Kur lexoj kete llogjike nga ana jote mu kujtua nje llogjike tjeter po nga ana jote, qe kur nje shqiptar ben nje krim kriminalizove gjithe shqiptaret duke i quajtur shoqeri te kriminalizuar. Kurse veprimet e 10 gardianeve greke per llogjiken tende nuk perqafojne shtetin dhe shoqerine greke. LLogjika jote eshte kjo : Maksimalizon veprimin e nje shqiptari dhe minimalizon veprimet e 10 autoriteteve greke.

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Thuaj #4: Te jesh shoqeri demokratike, nuk do te thote qe akte te tilla nuk ndodhin kurre. Ajo qe e dallon nje shoqeri demokratike eshte a) reagimi i fuqishem i ligjit qe heton e ndeshkon ata qe bejne akte te tilla b) reagimi i fuqishem i opinionit publik ne shoqerine civile qe i denoncon keto akte. Te dyja po ndodhin ne Greqi, gardianet po marrin ndeshkimin e ligjit dhe denoncimin e mbare opinionit publik grek.
    Ne nje shoqeri demokratike per cdo akt qe ndodh duhet te shoqerohet me nje reagim e nje vendi te civilzuar , ku autoritetet shteterore te zbatojne ligjet dhe rregullat. Aktet c'njerezore nga hakmarrja nuk eshte demokraci por barbarizem mesjetar qe per nje vend i BE eshte i papranueshem. Per pjesen e e fundit te shohim si do shkoje se deri tani po lirohen nje nga nje

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Thuaj #5: Protestat behen kur shoqeria demokratike nuk ngre zerin publikisht per shkelje te tilla, dhe kur shteti e ligji nuk ndeshkon ata qe bejne akte te tilla.
    Protesta ne radhe te pare eshte ndjenje e padrejtesive nga menyra se si u veprua. Nje nga padrejtesite me te medha eshte qe kur personat shteterore shkelin vete ligjet per te cilet jane te paret qe duhet te zbatojne duke e respektuar ate .

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Thuaj #6: Une si qytetar i lire, respektoj ligjet e normat e shoqerise, dhe e fitoj buken e gojes me pune te ndershme. Shqiptaret qe merren me krime e trafiqe, e terrorizem, nuk jane vellezerit e mi. Une nuk kam vellezer kriminele dhe as nuk toleroj krimin e cdo lloji.
    Ne nje bote te lire ka shoqeri te lire ne te cilen ben pjese shumica me pune te ndershme dhe nje grupi te vogel qe bejne pune pandershme. Vendi te lire dhe demokratik eshte nese te veprohet sipas ligjit dhe te garantoje sigurine ku ai qe ben pune te pandershme denohet dhe qoftese ben vrasje perseri denohet nga normat ligjore e nje vendi te civilizuar.

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Thuaj #7: Une si qytetar i lire shqiptar, me shqetesojne me shume problemet e shoqerise shqiptare, se sa problemet e popujve fqinje. Une nuk zgjidh problemet e botes para se te zgjidh problemet e shtepise sime.
    Cdo vend ka probleme ne shoqeri, por racizmi eshte problem qe prek edhe shqiptaret ku ti duhet te jesh i shqetesuar.

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Thuaj #8: Une nuk nderoj jeten e asnje krimineli shqiptar, une nderoj e respektoj jeten e shqiptareve te drejte e te ndershem. E bej kete gje me force, se ky eshte shembulli qe dua ti jap femijeve te mi. Nuk dua ti shoh te perfundojne burgjeve si ky shqiptari me lart, dua te ndertojne jeten e tyre me pune te ndershme.
    Meqe fole per shembull , te gjithe vleresojne te drejten dhe ndershmerine por para qe te japesh kete shembull te femijet , duhet ti thuash se sado krime mund te kete bere nje njeri, hakmarrja raciste nuk eshte shembull qe vendos drejtesine, perkundrazi eshte shembull i nje akti c'njerezor mes nje njeriu qe ka bere krime dhe veprimet barbare te autoriteteve shteterore.

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Thuaj #9: Une nuk ia vesh krimin e individeve te nje shoqerie nje populli, pasi une nuk jam nje njeri me kompleksitete inferioriteti dhe rracizmi.
    Ketu ti bie kotradikte me veten , se per kete rast ke quajtur shqiptaret shoqeri te kriminalizuar duke dhene shembujt te ndryshme te bemave kriminale.

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Thuaj #10: Une nuk jam bageti qe te me vesh perpara si turme. Une jam qytetar i lire, e zgjedh te jetoj, gjykoj, vendos vete per jeten time.
    Ti je i lire te gjykosh te japesh mendime dhe une jam i lire per te hedhur poshte me argumenta , por ajo qe ben diferencen mes meje dhe teje eshte te gjykimi drejte.

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ky eshte dallimi mes meje e teje.

    Albo
    Une nuk do isha pergjigjur nese nuk do e kisha lexuar kete pjesen e fundit edhe pse theksova qe do ishte shkrimi i fundit , kete here bera nje perjashtim per ta mbyllur shkrimin ne kete teme duke i argumentuar te gjitha citimet qe me kishte bere se c'dallim ka mes meje dhe teje. Sigurisht qe i denoj krimet e shqiptare dhe per kete jane denuar me burg dhe e kam thene kete gje ashtu sic kam denuar vrasjen e nje krimineli shqiptar nga policia shqiptare para disa kohesh. Per mua e drejta dhe morali nuk eshte te maksimalizoj njeren pale dhe te minimizoj palen tjeter por te denoj palet ne menyre te drejte nga pesha e pergjegjesive duke nenvizuar ndryshimin mes nje individi dhe autoriteteve shteterore sepse individi nuk ka pergjegjesi per veten ne krahasim me autoritetet shteterore police apo gardiane qe kane pergjegjesi ligjore. Kjo ka shume rendesi per te thene se pesha e krimit te nje individi nuk eshte njesoj me reagimin e autoriteteve shteterore. Ligjet e civilizuar e nje vendi europian e vendosin kete kufi mes nje individ dhe autoritetete shteterohet, qe individi arrestohet dhe denohet, autoritet shteterore ta fusin ne burg dhe te garantojne masat sigurie.

    Ktu e mbyll postimin ne kete teme
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 15-04-2014 më 08:07
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Noellag për postimin:

    Pogradecari (15-04-2014)

  3. #202
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Gardianet i nxorrën një sy

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Sa keq qe nje shkrim i tille eshte shkruajtur nga nje ordiner sikur Mero Baze
    pse ka kaq fantazi ky???? ja ka shkruar ndonje kavie i tij.....

    p.s. ...o qirius Meros pijeni sto farmaqiu...
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  4. #203
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Gardianet i nxorrën një sy

    Albanofobia sic thote Berisha eshte teper evidente ne Greqi dhe Itali, por tek kjo e fundit eshte zbutur disi kohet e fundit ndersa ne nje vend tejet nacionalist si Greqi noshta mund te themi se dhe po shtohet.
    Shprehja e Berishes per "Albanofobine" eshte si puna e mentalitetit te zezakeve ne Amerike: sa here nje zezak vritet apo denohet rende, ngrihen aktivistet zezake e luajne karten e rracizmit: na denojne e dhunojne vetem se jemi zezake! Keshtu edhe puna tende edhe e Berishes. Realiteti ne te cilin e gjejne veten shqiptaret sot nuk ka rendesi, rrethanat e krimit e kriminelit nuk ka rendesi. Rendesi ka qe ti mbushim mendjen vetes, qe per te gjitha hallet tona na e kane fajin te huajt. Shqiptaret nuk bejne krime, ata jane engjej.

    Berisha e quan "Albanofobi", une e quaj Berishen: Bageti e Bujqesi!

    Arsyet jane te shumta perse nje njeri qe skishte vrare kurre me pare mund te shkoje deri ne ate pike. Sipas SMS-ve qe kane dale neper media gardiani ne fjale e kishte mashtruar Ilian duke i marre 60 mije euro per tre dite leje ne menyre qe te shikonte nenen e tij e cila po jepte shpirt. Nje njeri i mbyllur ne qeli per dhjetra vjet qe sipas mediave serish i kishte mbaruar denimi, priste me padurim te lirohej qe te shikonte nene e semure. Me vete ka filluar te beje plane te gezoje qe do te eci serisht lirisht per disa dite dhe do te shikoje familjen dhe kur e ka marre vesh se eshte mashtruar ka rene ne depresion te thelle duke mos arsyetuar me veprimet e tij. Kjo mund ti ndodh cdokujt jashte apo brenda burgut. Disa njerez vrasin veten, disa bejne veprime te tjera. Rendimi i gjendjes shpirterore dhe mendore nuk eshte nen kontrollin tone ndaj dhe veprimet si pasoje e kesaj jane ekstreme.
    Faleminderit qe sapo ilustrove me fjalet me lart, ate qe une po them ne kete teme: shoqeria shqiptare justifikon dhe glorifikon krimin dhe kriminelet! Vret 18 vjecarja te dashurin e saj 40 vjecar, shkruhen 100 artikuj ku justifikojne krimin e saj dhe i kerkojne presidentit t'i falin denimin. Vret emigrantja shqiptare ne Itali 3 vajzat e saj me paramendim dhe nuk pendohet as pasi e beri krimin, dhe po te lexosh mendimet e shqiptareve, "nuk do te kete qene mire nga mendja". Tritoli shperthen ne mes te Tiranes, Vlores, Durresit per te marre jeten e qytetareve, lexon gazetat e shqiptaret "e mo jane keta qe merren me pislleqe". Kapen 7 ton droge nga Shqiperia ne Itali e Greqi ne 3 mujorin e pare te 2014, arrestohen disa qindra shqiptare qe kishin krijuar rrjete shperndarje droge ne mbare Evropen, kalojne ne mediat shqiptare si lajme te parendesishme. Asnje koment per to ne forumin shqiptar. Vret burgaxhiu shqiptar gardianin e burgut brenda burgut, dhe ti na thua: "Kjo mund ti ndodhte codkujt jashte apo brenda burgut."

    Nje mentalitet te tille, e gjen vetem ne lagjet geto te Amerikes.

    Albo

  5. #204
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Gardianet i nxorrën një sy

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Shprehja e Berishes per "Albanofobine" eshte si puna e mentalitetit te zezakeve ne Amerike: sa here nje zezak vritet apo denohet rende, ngrihen aktivistet zezake e luajne karten e rracizmit: na denojne e dhunojne vetem se jemi zezake! Keshtu edhe puna tende edhe e Berishes. Realiteti ne te cilin e gjejne veten shqiptaret sot nuk ka rendesi, rrethanat e krimit e kriminelit nuk ka rendesi. Rendesi ka qe ti mbushim mendjen vetes, qe per te gjitha hallet tona na e kane fajin te huajt. Shqiptaret nuk bejne krime, ata jane engjej.

    Berisha e quan "Albanofobi", une e quaj Berishen: Bageti e Bujqesi!



    Faleminderit qe sapo ilustrove me fjalet me lart, ate qe une po them ne kete teme: shoqeria shqiptare justifikon dhe glorifikon krimin dhe kriminelet! Vret 18 vjecarja te dashurin e saj 40 vjecar, shkruhen 100 artikuj ku justifikojne krimin e saj dhe i kerkojne presidentit t'i falin denimin. Vret emigrantja shqiptare ne Itali 3 vajzat e saj me paramendim dhe nuk pendohet as pasi e beri krimin, dhe po te lexosh mendimet e shqiptareve, "nuk do te kete qene mire nga mendja". Tritoli shperthen ne mes te Tiranes, Vlores, Durresit per te marre jeten e qytetareve, lexon gazetat e shqiptaret "e mo jane keta qe merren me pislleqe". Kapen 7 ton droge nga Shqiperia ne Itali e Greqi ne 3 mujorin e pare te 2014, arrestohen disa qindra shqiptare qe kishin krijuar rrjete shperndarje droge ne mbare Evropen, kalojne ne mediat shqiptare si lajme te parendesishme. Asnje koment per to ne forumin shqiptar. Vret burgaxhiu shqiptar gardianin e burgut brenda burgut, dhe ti na thua: "Kjo mund ti ndodhte codkujt jashte apo brenda burgut."

    Nje mentalitet te tille, e gjen vetem ne lagjet geto te Amerikes.

    Albo
    Jo more zoteri se ti nuk e kuptove fare ate qe po te thoja une. Kur njerezit kaljone ne depresion, bejne veprime ekstreme te cilat jane pasoje e shokut te thelle dhe gjendjes se renduar shpirterore. Sic te thashe, disa vrasin veten, disa bejne veprime te tjera. Sic e tha ne meszhin e tij, Kareli nuk ka dashur ta vrase gardianin po vetem ta trembe, ai skishte vrare kurre me pare. Perse valle tani?

    Nuk po justifikon apo glorifkon njeri veprimet e krimineleve. I vetmi qe po e ben ate gje je ti, i cili thua kur i vrane shokun c'te benin ata gardianet e tjere. Ajo cka ti harron eshte se gardianet qe e vrane Karelin nuk kishin lidhje fare me gardianin qe vdiq sepse ishin ne burg komplet tjeter. Pra ai ishte ne burgun e Malandrinos ku sulmoi dhe vrau gardianin ndersa ata gardianet qe e vrane ishin ne burgun e Nigrites.
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  6. #205
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Gardianet i nxorrën një sy

    Sherr mes të dënuarve shqiptarëve, vritet me thikë 24 vjeçari në burgun e Patras

    Një i burgosur shqiptar 24 vjecar eshte vrare me thike ne burgun e Patras ne Greqi. Lajmin e bejne me dije mediat greke, sipas te cilave viktima, identiteti i te cilit nuk behet i ditur eshte qelluar se paku gjashte here me thike nga nje bashkeatdhetar i tij.

    Viktima ishte dënuar me 12 vjet burg për grabitje, ndërsa autori i krimit është i dënuar me burgim të përjetshëm për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.

    Autori i krimit ka përdorur një thikë të improvizuar, nderkohe qe nga hetimet e para thuhet se dy të dënuarit shqiptarë vazhdimisht kanë pasur konflikte mes tyre.

    Panorama



    Shoku Xinxerfil,

    Po kjo "Albanofobi" e ka emrin? Apo e vrane shqiptarin pasi "kishin kaluar ne depresion", sic kish kaluar Kareli me lart?

    Albo

  7. #206
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Gardianet i nxorrën një sy

    Kete argument,. do ta degjojm shpesh tani :

    "…identiteti i te cilit nuk behet i ditur eshte qelluar se paku gjashte here me thike nga nje bashkeatdhetar i tij."
    … ///

  8. #207
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Gardianet i nxorrën një sy

    Vdekja e Ilia Karelit, 2 gardianë grekë pranojnë dhunën, shfaqin pendesë

    Vetëm 2 nga 14 gardianët e burgut të Nigritas në Greqi kanë pranuar që kanë dhunuar shqiptarin Ilia Kareli, që humbi jetën dy vite më parë.

    Në seancën gjyqësore që u zhvillua sot në gjykatën greke, dy gardianët deklaruan se e dhunuan shqiptarin duke e goditur disa herë në shenjë hakmarrje për vrasjen e kolegut të tyre.

    Njëri nga gardianët tha se “e qëllova dy herë me grushte dhe shkelma”.

    Ndërsa gardiani tjetër pranoi se i kishte hedhur një kovë me ujë. Të dy gardianët shfaqën pendesë në gjykatë për sjelljen dhe dhunën ndaj shqiptarit, ndërsa 12 të akuzuarit e tjerë nuk e pranuan akuzën.

    Seanca e radhës gjyqësore do të zhvillohet më 28 shtator.



    Shqiptarja

Faqja 11 prej 11 FillimFillim ... 91011

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •