Close
Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 207
  1. #1

    Përcillet në banesën e fundit Ilia Kareli, familjarët: Gardianet i nxorrën një sy

    Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Grekët i nxorën një sy

    FIER- Ilia Kareli, shqiptari që humbi jetën në një burg të Greqisë u përcoll sot për në banesën e fundit në fshatin Zhupan të Fierit. Arkivoli me trupin e pajetë shoqërohej nga njerëz që mbanin në duar flamurin kombëtar.

    Trupi i pajetë i Ilia Karelit iu nënshtrua një ekspertize të re mjeko-ligjore në morgun e Fierit, pas pretendimeve të familjarëve se, e kanë keqtrajtuar në mënyrë monstruoze, deri sa i kanë shkaktuar vdekjen në burgun grek.

    Ekspertiza u krye nga një grup prej 3 ekspertësh mjeko-ligjorë, dy nga Tirana dhe një nga Fieri. Rezultatet e ekpertizës pritet të publikohen gjatë orëve në vazhdim, ndërsa Prokuroria e Fierit në bashkëpunim me homologët grekë kanë nisur hetimet për zbardhjen e vdekjes së Karelit.

    Familjarët e tij pretendojnë se Ilia Karelit i kanë nxjerrë edhe sytë, ndërsa nga 3 goditje të regjistruara në ekspertizë, ata kanë gjetur 15 të tilla në trupin e tij.

    “Ishte i goditur në të gjitha pjesët e trupit, syri i djathtë ishte pothuaj komplet i plasur, gjoksi i majtë komplet i shtypur, shpatullat komplet, pjesët gjenitale. Vendosëm që ekspertiza të bëhej prapë”, është shprehur njëri nga familjarët

    “Duart i kishte të mbledhura, dukeshin të djegura, dy gishta nuk i hapeshin”, u shpreh më tej halla e tij.

    Familjarët e tij kishin paralajmëruar një protestë në qendër të qytetit me arkivol, por nëna e Karelit kërkoi që trupi i të birit të dërgohej në shtëpi, në fshatin Zhupan të Fierit.

    Ilia Kareli u gjet i vdekur mbrëmjen e 27 marsit në qelinë e burgut të Nigritas në Serres, ku ishte transferuar për izolim dhe mbrojtje, pasi vrau me thikë më 25 mars gardianin e burgut të Malandrinos.

    Rezultatet e autopsisë së trupit të 42-vjeçarit treguan se vdekja e tij erdhi si pasojë e traumave nga goditjet. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore Kareli kishte thyerje në kafazin e kraharorit dhe lëndime të shumta në trup.

    Në Greqi kanë nisur hetimet mbi çështjen, po merren në pyetje gjithë zyrtarët e burgut, po këqyren kamerat e sigurisë, si dhe dokumentacioni i burgut.

    (ma.ar/er.nu/BalkanWeb)
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #2

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Grekët i nxorën një sy

    Letra e Karelit: Po më mbani kot në burg, më lini të shoh nënën gjallë

    Ilir Kareli, i burgosuri shqiptar që humbi jetën nga dhuna e gardianëve greke eshte përcjelle per në banesën e fundit. Ne morgun e qytetit te Fierit, eksperte te prokurorise shqiptare kane kryer serish autopsine e viktimes per te nxjerre per arsyet e vdekjes se tij ne burgun ku vuante denimin ne Greqi. Raporti pritet te dale shpejt nga prokuroria e Fierit, ndersa familjaret e viktimes kane terhequr trupin per ta varrosur ne fshatin e tij te lindjes.

    Nderkohe ne Athine gazeta ‘To Vima’ ka publikuar ekskluzivisht letrën e fundit të shkruar nga i burgosuri shqiptar Ilia Kareli, i njohur në Shqipëri si Kudret Kume, i cili pasi ka vrarë një roje burgu ka humbur jetën si rezultatet i dhunës së shtruar ndaj tij.

    Në letrën që i burgosuri i jep gardianit të tij para se ta qëllojë tre herë me thikë dhe ta vrasë, duket se është në gjendje të rënduar shpirtërore,shpreh padrejtesine per vitet e jetes te humbur a ne burg dhe paralajmeron se eshte i vendosur te marre nje jete prej atyre qe konsideron pergjegjes per te gjitha ato qe po vuan.

    Midis te tjerash ne letren qe i drejtohet sherbimit te burgjet te Malandrinos ai shkruan: “Po me mbani ketu brenda kot per kaq kohe,kaq vite vetem per vjedhje, pa vrare askend,perse? Perse nuk me late te shkoj ne shtepi te shoh gjalle nenen time,perse? Nuk me lae te kem edhe une nje familje,perse? Jam brenda prej vitit 1997 dhe nuk u ngopet kaq vjet nga jeta ime?Deri tani kam bere nje burgim te perjetshem dhe kater vjet te tjera me pune. Me gabimet qe kam bere nuk duhet te denohesha kaq shume dhe perseri me mbani brenda. Keshtu tani jam i detyruar te marr edhe une nje jete nga tuaj at.Sepse me morret gjithe jeten time,perse,perse,perse….?”

    Fotografia e letres se tij qe publikon ‘To Vima’ ka edhe pikat e gjakut nga vrasja e gardianit.Ne te njejten kohe pas interesimit te Konsullit te Pergjithshem te Selanikut dhe reagimit te Autoriteteve shqiptare, burime nga Prokuroria deklarojne se nuk do te mbajne anen e askujt ne hetime dhe se do te dale çdo detaj i kesaj ngjarjeje ne drite. Sipas gazetes, qe i referohet raporteve te dy mjekeve ligjore plaget e gjetura ne trupin e te vrarit jane kryer ne kohe te ndryshme.Duket se 42-vjeçari shqiptar ka marre me pare gjuajtjet ne kraharor dhe me pas jane shkaktuar plaget ne doren e djegur me elektroshok sipas disa informacioneve ende te pakonfirmuara .Ende nuk behet e qarte ne se shumica e plageve jane marre ne burgun e Malandrinos apo ne rajonin e policise se Iteas ku ai ka qendruar para se te transferohet fshehurazi ne burgun e Nigrites ne Serres,prane Selanikut.

    MAPO
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  3. #3

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Grekët i nxorën një sy

    Kareli i dhunuar prej 2 javësh. Merren në pyetje 15 gardianë

    Nga ekspertiza e bërë në Greqi për të gjetur pasojat e vdekjes së 40-vjeçarit Ilia (Ilir) Kareli, rezulton se është rrahur prej dy javësh dhe dhunuar me elektroshok vazhdimisht në 10 ditët e fundit. Por ekspertiza e bërë në Greqi për vdekjen e shqiptarit nuk është e saktë, pasi mungojnë shumë detaje. Ndaj, po kryhet një riekspertim në Shqipëri. Ndërkaq janë marrë në pyetje 15 gardianë të burgut të Malandrinos dhe Nigritas në Geqi, lidhur me vdekjen e Ilia Karelit.

    Lidhur me ekspertizën e bërë në Greqi, burime zyrtare nga Prokuroria e Fierit thanë se, “nga 15 shenja dhune që ndodhën në trupin e Ilia (Ilir) Karelit dhe qe i kanë shkaktuar vdekjen, janë raportuar në akt ekspertimin e palës greke, vetëm disa prej këtyre”.

    Kjo ka qenë edhe arsyeja e një riekspertimi të ri. Për këtë arsye dhe pas kërkesës së familjarëve, Prokuroria e Fierit e cila ka nisur dhe një hetim për këtë ngjarje të rëndë, ka kërkuar një tjetër riekspertim, këtë herë nga ana e ekspertëve të Mjekësisë Ligjore të Tiranës.

    Burime nga ky institucion kanë bërë të ditur se, Kareli ka fraktura të kafkës, thyerje të saj. Ndërkohë që atij i janë hequr edhe thonjtë.

    Burime nga Prokuroria e Fierit kanë bërë të ditur sot se, kanë nisur një procedim penal për vdekjen e të burgosurit Ilia (Ilir) Kareli në qelitë e burgut të Nigritias në Greqi. Kallëzimi penal është bërë nga familjarët e Karelit, ose siç njihet në fshatin Zhupan të Fierit, Kudret Kume.

    Pas kallëzimit nga ana e familjarëve, prokuroria ka kërkuar një riekspertim të trupit të viktimës, pasi sipas tyre, akti i ekspertimit të sjellë nga Greqia ishte i paplotë.

    Nga ana tjetër halla e Karelit ka akuzuar ka deklaruar se, “nëse i kani hequr organet gjenitale, grekët do të mbajnë përgjegjësi”.

    Një prej të afërmve ka treguar për A1Report se, Kareli ishte i masakruar, ndërsa ishte i dëmtuar edhe në organet gjenitale.

    "Viktima ishte i goditur në të gjitha pjesët e trupit, bile syri i djathtë ishte pothuajse i plasur. Gjoksi i majtë komplet i shtypur, komplet mbrapa shpatullat. Ishte i shtypur edhe në pjesët gjenitale të njeriut”, thotë i afërmi i Ilia (Ilir) Karelit.

    Ndërkaq që ditën e djeshme në Fier ka qenë edhe vetë drejtori i Mjekësisë Ligjore, i cili ka kryer ekspertime.

    Shqiptarja.com
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Grekët i nxorën një sy

    Berisha: Vrasja e Ilir Karelit, shprehje e albanofobisë



    Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, e ka cilësuar absurde vrasjen e Ilir Karelit, shtetasit shqiptar i cili u torturua dhe më pas u vra në mënyrë brutale në burgun e Malandrinos (Greqi). Sipas Berishës ky akt i rëndë është një ndër krimet e radhës që kryhet ndaj emigrantëve shqiptarë.

    "Një lajm tronditës vjen nga burgjet e Greqisë. Gardianët grekë kanë torturuar, masakruar dhe i kanë marrë jetën shtetasit shqiptar Kudret Kume, (Ilir Kareli), pasi ky i fundit kishte vrarë një gardian në burgun ku vuante dënimin.

    Duke dënuar me ashpërsi vrasjen e gardianit grek në detyrë dhe shprehur ngushëllimet e sinqerta familjes së tij, unë gjithashtu i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Kudret Kumes dhe dënoj me indinjate të thellë krimin e shëmtuar shtetëror të vrasjes me tortura çnjerëzore të shtetasit shqiptar në qelinë ku ai vuante dënimin.

    Ky akt i rëndë kriminal nuk është i izoluar, por është një ndër krimet e radhës që kryhet ndaj emigrantëve shqiptarë në një situatë tejet të rendë për ta, që ekziston në burgjet greke.

    Akte të tilla çnjerëzore janë dëshmi e problemeve serioze me të cilat përballen emigrantët shqiptarë dhe janë shprehje e albanofobisë që ushqejnë në vendin fqinj qarqe të caktuara politike, mediatike, zyrtare e jo zyrtare.

    I bëj thirrje autoriteteve greke të hetojnë me transparencë dhe paanësi të plotë dhe të ndëshkojnë autorët dhe urdhërdhënësit e këtij krimi shtetëror dhe të garantojnë të drejtat e të burgosurve pa diskriminim si dhe t’u kundërvihen me forcë akteve albanofobike si akte atavike dhe primitive", ka theksuar Berisha.

    http://www.botasot.info/shqiperia/28...-albanofobise/

  5. #5
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Grekët i nxorën një sy

    Nuk eshte as i pari, e as i fundit qe torturohet ne vdekje shqiptari ne grrreqi (emrin ua dhjevsha !) !
    … ///

  6. #6

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Grekët i nxorën një sy

    kafsherii e papare

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Grekët i nxorën një sy

    se kush jane greket e dime se une hala sot e po i vuaj financiarisht problemet me to
    sa gjyqet mi kan hap
    por dhe ne jemi kafshe
    ja nje lajme blitz po sdi ta postoj

    http://www.bild.de/news/inland/geise...0140.bild.html

    merr azilanti kosovar peng stjuardesen dhe detyron avionin qe po nisej per Budapest te kthehej mrapsht
    JO SEKS PARA MARTESE

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Grekët i nxorën një sy

    Greqi, kryhen arrestimet e para për vrasjen e Karelit. Shefi i rojeve të Nigritës në psikiatri

    Nga Greqia, Anila Jole

    Greqi, kryhen arrestimet e para për vrasjen e Karelit. Shefi i rojeve të Nigritës në psikiatriKryhen arrestimet e para, të urdhëruara nga Prokurori i Amfissas Niko Antonarakis, lidhur me vdekjen nga dhuna e të dënuarit shqiptar Ilia Kareli.

    Policia arrestoi 3 gardianë të burgut të Nigritës, ndërsa priten edhe 5 arrestime të tjera, mes të cilave edhe ai i drejtorit të rojeve të brendshme të burgut të Nigritës, Hari Konsolidi, i cili që dje pasdite ndodhet i shtruar në spitalin psikiatrik të Serresit, per shkak te stresit dhe presionit.

    8 urdhërarrestet u lëshuan për rojet e burgut të Nigritës, të cilët dyshohet të jenë përfshirë në dhunën ndaj të dënuarit shqiptar.

    Ata akuzohen për rrahje dhe torturë me pasojë vdekjen, plagosje të rëndë dhe dëmtime të rënda të qëllimshme.
    Akuzave iu shtohet edhe ajo e moskallëzimit të krimit.

    Sipas shtypit grek, në hetime mbeten të përfshirë oficerët e burgut, të policisë, rojet dhe njerëzit që patën kontakt me të burgosurin në “rrugën” që nga burgu i Malandrinos, drejt gjykatës ku dëshmoi për vrasjen e gardianit dhe deri në qelinë e tij të fundit, në burgun e Nigritas, ndaj priten të tjera mandate-arreste.

    Hetimi është përqëndruar në datat 25-27 mars, që nga vrasja e gardianit e derisa Ilia u gjet i vdekur.

    Prokurorët po hetojnë deklaratat sipas të cilave shqiptari u torturua për tre ditë dhe netë. Mendohet se ai fillimisht është rrahur nga oficerët e burgut në Malandrinos menjëherë pas vrasjes së gardianit Jorgo Cironis. Tortura thuhet se ka vazhduar gjatë transferimit, por edhe në burgun e Nigritas.

    Megjithatë ka pamje filmike që tregojnë se Ilia Kareli shkoi me këmbët e veta nga burgu i Malandrinos në gjykatë dhe më pas në burgun e Nigritës, gjë që dëshmon se rrahja më e egër mund të jetë bërë në burgun e Nigritës.

    Dje në mbrëmje një ish-i burgosur i burgut të Nigritas, që foli në emisionin " Yellow Press" të gazetarit të njohur Makis Triantafilopulos denoncoi rrahjet e egra të burgosurve nga zyrtarët e burgut të Nigritas.

    Sipas gazetës “Kathimerini”, janë gjetur prova që implikojnë në rrahje njerëzit e burgut të Nigritas, para se në qelinë e Karelit të vendoseshin kamera. Ka disa materiale filmike që tregojnë se rreth orës 18:30 të së enjtes së kaluar, jashtë qelive, rojet e burgut e marrin zvarrë Karelin, i cili duket se është i pavetëdijshëm.

    Priten edhe rezultatet e ekzaminimeve toksikologjike dhe histologjike, të cilat kërkojnë më shume kohë dhe do të tregojnë nëse shenjat në duart e të ndjerit janë shkaktuar nga shkarkimi i energjisë elektrike dhe nëse zemra e tij u ndal edhe nga pasojat e elektroshokut.

    Policia dhe prokuroria e konsiderojnë të nevojshme të sqarojnë plotësisht rastin, por me kujdes për të mos minuar më tej atmosferën tashmë të elektrizuar që mbizotëron në burgjet greke.

    Shoqata greke e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dënon dhunën
    Shoqata greke e mbrojtjes së të drejtave të njeriut nëpërmjet një deklarate ka shprehur indinjatën për vdekjen e të dënuarit shqiptar në burg dhe ka deklaruar se dënon cdo lloj dhune të ushtruar nga punonjësit e policisë si dhe indiferencën e të tjerëve që kontribuuan në vdekjen e tij. “Asnjë krim nuk justifikon dhunën”, thuhet në deklaratën e shoqatës, e cila ka planifikuar një konferencë shtypi për këtë cështje.

    (Balkanweb)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 01-04-2014 më 13:23

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Grekët i nxorën një sy

    Ekspertiza: Ilia Karelit i shkulën zemrën në Greqi, Prokuroria nis hetimet

    Nga: Xhemil Beharaj


    Ekspertiza: Ilia Karelit i shkulën zemrën në Greqi, Prokuroria nis hetimetFIER- Skandal grek me vdekjen e Ilir Karelit. Shqiptarit që vrau gardianin në burgun e Malandrinos i është shkulur zemra dhe nxjerrë njëri sy. Torturat çnjerëzore që i shkaktuan vdekjen në qelitë e burgut të Nigritës janë konfirmuar nga ekspertët e mjekësisë ligjore, të cilët, me urdhër të Prokurorisë së Fierit i bënë autopsinë të ndjerit, Ilir Kareli alias Kudret Kume.

    Hetimet për rastin në fjalë, nisën pas denoncimit që bëri vëllai i viktimës, i cili këmbëngulte se 40-vjeçari kishte gjetur vdekjen nga torturat çnjerëzore që i ishin bërë në qelitë e burgut. Ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë nxjerrë në dritë fakte të tjera tronditëse, që dëshmojnë dhunën barbare dhe të pamëshirshme ndaj Karelit, i cili goditi për vdekje me thikë gardianin Jorgos Cironis, pasi nuk i dha leje të takonte nënën. Sipas ekspertizës paraprake rezulton se kufoma e Karelit është dhunuar barbarisht. Skandali duket se merr përmasa të mëdha, pasi ekspertët e mjekësisë ligjore kanë konstatuar se të ndjerit Kareli i ishte shkulur zemra. Gjithashtu, mjekoligjorët kanë konstatuar thyerje të kafazit të kraharorit të viktimës, mungesë të thonjve, shputat e këmbëve të të ndjerit ishin të thyera, ndërsa shputat e duarve, të djegura dhe të lidhura me zinxhir. Sipas të dhënave që “GSH” ka siguruar nga grupi hetimor, rezulton se Ilir Kareli ka pasur dëmtime të mëdha në kokë. Një tub metalik i është futur në pjesën e pasme të kokës dhe i ka dalë në sy, duke ia nxjerrë tërësisht. Torturuesit kanë tentuar t’i shkulin dhe organet gjenitale.

    HETIMET PËR VDEKJEN
    Në orët e para të mëngjesit të 31 marsit, vëllai i Ilir Karelit denoncoi në policinë e Fierit torturat çnjerëzore që ishin bërë mbi trupin e njeriut të tij në burgjet greke, prej nga kishte gjetur dhe vdekjen. Mbi bazën e këtij denoncimi, prokuroria nisi hetimet për të hedhur dritë mbi krimin makabër, që në fakt ka shokuar mbarë opinionin, jo vetëm në Shqipëri, por edhe atë grek. Prokuroria e Fierit ka urdhëruar kryerjen e autopsisë së viktimës, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe dëmtimet e mundshme që i ishin shkaktuar të ndjerit. Ekspertët e mjekësisë ligjore kryen autopsinë e viktimës në prani të një prokurori dhe u ndodhën përpara fakteve tronditëse: jo vetëm që Ilir Kareli ishte dhunuar në mënyrë çnjerëzore, por të ndjerit i ishte shkulur dhe zemra. I kontaktuar nga “GSH”, kreu i Prokurorisë së Fierit, Ardian Ylli pohoi se rezultati i ekspertizës del pas dy javësh. “Paraprakisht, - thekson Ylli, - trupi ka pasur shumë goditje e thyerje dhe vdekja ka ardhur si rezultat i dhunës së ushtruar”. Drejtuesi i prokurorisë nuk pranoi të komentonte nëse viktimës Ilir Kareli i ishte shkulur zemra, duke theksuar se duhet të presë rezultatet e autopsisë. Ndërkaq, zyrtarisht Prokuroria e Përgjithshme pohoi se autoritetet greke nuk u kanë vënë në dispozicion autopsinë e viktimës, por vetëm aktin e vdekjes së tij, ndaj për këtë shkak u urdhërua kryerja e ekspertizës mjekoligjore. Ilir Kareli gjeti vdekjen në burgun e Nigritës në Greqi, ku ishte transferuar pas vrasjes në burgun e Malandrinos të gardianit grek Jorgos Cironis. Autoritetet greke kanë nisur hetimin për vdekjen e Karelit, që mund të konsiderohet një skandal i autoriteteve, dhe pritet përfundimi i tyre për të nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit e aktit makabër.

    (m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Grekët i nxorën një sy

    SMS-të e Karelit: Gardianit i dhashë 60 mijë euro, më gënjeu

    FIER- "Gozhda ime u këput. Gardianin që i kisha dhënë 60 mijë euro që të më rregullonte tri ditë leje e vrava aksidentalisht. Kisha një lugë që e kisha bërë si thikë. Unë e qëllova për ta trembur, për ta çarë, por goditja e mori keq dhe ai vdiq. Mua tashmë do të më vrasin, s’më lënë të gjallë”.

    Ky është mesazhi që Ilir Kareli i dërgoi në telefonin celular kushëririt të tij, ditën që vrau gardianin grek, Jorgos Cironis në burgun e Malandrinos. Teksa vuante dënimin në burgun e Malandrinos, Kareli ka pasur edhe të tjera komunikime telefonike me kushëririn e tij, pasi sikurse thekson ai, mbante celular në qeli.

    Përmes një tjetër mesazhi, Kareli i rrëfente kushëririt torturat çnjerëzore që po pësonte në qeli. “Para se të të shkruaj këtë SMS, mua gardianët më futën shkopin e gomës në .... Ky gardiani më ka torturuar gjatë gjithë kohës. I kam dhënë 60 mijë euro që të më japë tri ditë leje për të takuar mamanë e sëmurë. Më ka mashtruar. Po më mbajnë kot në burg. Kam një vit që më ka mbaruar dënimi. Kur më rrahin, më thonë, ‘rri aty, këlysh kurve, se ju shqiptarët të gjithë kështu jeni’.

    Na ndihmoni, njoftoni shtetin shqiptar të bëjë ndonjë gjë”, shkruan Kareli. Ai i kërkon ndihmë kushëririt që të njoftojë autoritetet shqiptare, me shpresën se do të ndërhynin për të ndryshuar gjendjen skandaloze ku ndodhej ai dhe dhjetëra shqiptarë të tjerë që ndodhen në burgjet greke.

    (m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Grekët i nxorën një sy

    Një ish-dënuar grek denoncon torturat që bëhen në burgun e Nigritas- VIDEO

    NIGRIDA - Dje në mbrëmje një ish-i burgosur i burgut të Nigritas, që foli në emisionin " Yellow Press" të gazetarit të njohur Makis Triantafilopulos, denoncoi rrahjet e egra të burgosurve nga zyrtarët e burgut të Nigritas.

    “Jam ish-i burgosur i burgut të Nigritas dhe kam shembuj për t'ju dhënë. Jam 70 vjec. Në Nigrita te burgosurit i vinin poshtë dhe i rrihnin brutalisht. Kam parë njerëz që të dilnin me shenja të nxira. Aty ndodhin gjëra që nuk ndodhin askund në botë. As që më intereson që është shqiptar apo turk, nuk jam racist, nuk më intereson. Atë djalë e vranë në Nigrita, atje të merrnin të kalbnin në dru dhe të hidhnin në qeli. Nuk e justifikoj shqiptarin për atë që ka bërë, por, në burgun e Nigritas ndodhin çmendurira, torturat më të egra. Prej andej nuk mund të dalë asnjeri".

    Gazetari i sugjeron telefonuesit të shkojë të japë dëshminë e tij edhe në Prokurori, pasi e vlerëson atë shumë të rëndësishme.



    Balkanweb

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Grekët i nxorën një sy

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Berisha: Vrasja e Ilir Karelit, shprehje e albanofobisë

    "Një lajm tronditës vjen nga burgjet e Greqisë. Gardianët grekë kanë torturuar, masakruar dhe i kanë marrë jetën shtetasit shqiptar Kudret Kume, (Ilir Kareli), pasi ky i fundit kishte vrarë një gardian në burgun ku vuante dënimin.

    Duke dënuar me ashpërsi vrasjen e gardianit grek në detyrë dhe shprehur ngushëllimet e sinqerta familjes së tij, unë gjithashtu i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Kudret Kumes dhe dënoj me indinjate të thellë krimin e shëmtuar shtetëror të vrasjes me tortura çnjerëzore të shtetasit shqiptar në qelinë ku ai vuante dënimin.

    Ky akt i rëndë kriminal nuk është i izoluar, por është një ndër krimet e radhës që kryhet ndaj emigrantëve shqiptarë në një situatë tejet të rendë për ta, që ekziston në burgjet greke.

    Akte të tilla çnjerëzore janë dëshmi e problemeve serioze me të cilat përballen emigrantët shqiptarë dhe janë shprehje e albanofobisë që ushqejnë në vendin fqinj qarqe të caktuara politike, mediatike, zyrtare e jo zyrtare.

    I bëj thirrje autoriteteve greke të hetojnë me transparencë dhe paanësi të plotë dhe të ndëshkojnë autorët dhe urdhërdhënësit e këtij krimi shtetëror dhe të garantojnë të drejtat e të burgosurve pa diskriminim si dhe t’u kundërvihen me forcë akteve albanofobike si akte atavike dhe primitive", ka theksuar Berisha.

    http://www.botasot.info/shqiperia/28...-albanofobise/
    O Sali,

    Personi i vrare nuk ishte "engjell", ishte nje nder ata mijera horra shqiptare qe kane mbushur burgjet e Greqise, Italise, Shqiperise e mbare botes. Kjo nuk e justifikon dhunen e torturat e gardianeve qe eshte e denueshme moralisht dhe ligjerisht. Por boll me keto "ALBANOFOBITE" se na hape zorret e barkut, e boll mbajte ndezur flaket e nacionalizmit anadollak shqiptar, e mos kujto se kur flet je duke folur vetem para votuesve te tu ne Bathore.

    Nuk duhet te denoncojme vetem dhunen ndaj "emigranteve shqiptare" ne burgjet e Greqise, duhet ti denoncojme te dyja: edhe kriminelet shqiptare qe vrasin gardiane e bejne krime ordinere ne mbare boten, edhe dhunimin e lirive te tyre ne burgjet e Greqise. Nje kriminel eshte kriminel, si i gjalle edhe i vdekur, dhe se eshte "kriminel shqiptar" nuk e ben ate me te mire se te tjeret.

    Boll i glorifikuat kriminelet shqiptare se po e ktheni gjithe shoqerine shqiptare ne djep kriminelesh. Percillet me nderime nje kriminel ne Fier ne banesen e fundit sikur te kish qene shenjtor e jo nje kriminel ordiner.

    Albo

  13. 2 antarët më poshtë falenderuan Albo për mendimin e shprehur në këtë postim:

    goldian (01-04-2014),Korcar-L1 (05-04-2014)

  14. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Grekët i nxorën një sy

    ALBO Respekt skam cte shtoj me !
    JO SEKS PARA MARTESE

  15. #14
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Grekët i nxorën një sy

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    O Sali,

    Personi i vrare nuk ishte "engjell", ishte nje nder ata mijera horra shqiptare qe kane mbushur burgjet e Greqise, Italise, Shqiperise e mbare botes. Kjo nuk e justifikon dhunen e torturat e gardianeve qe eshte e denueshme moralisht dhe ligjerisht. Por boll me keto "ALBANOFOBITE" se na hape zorret e barkut, e boll mbajte ndezur flaket e nacionalizmit anadollak shqiptar, e mos kujto se kur flet je duke folur vetem para votuesve te tu ne Bathore.

    Nuk duhet te denoncojme vetem dhunen ndaj "emigranteve shqiptare" ne burgjet e Greqise, duhet ti denoncojme te dyja: edhe kriminelet shqiptare qe vrasin gardiane e bejne krime ordinere ne mbare boten, edhe dhunimin e lirive te tyre ne burgjet e Greqise. Nje kriminel eshte kriminel, si i gjalle edhe i vdekur, dhe se eshte "kriminel shqiptar" nuk e ben ate me te mire se te tjeret.

    Boll i glorifikuat kriminelet shqiptare se po e ktheni gjithe shoqerine shqiptare ne djep kriminelesh. Percillet me nderime nje kriminel ne Fier ne banesen e fundit sikur te kish qene shenjtor e jo nje kriminel ordiner.

    Albo
    Jam dakort pjeserisht me shkrimin tend Albo qe ai i ishte kriminel. Megjithate kjo nuk e ndalon Salen apo cdo shqiptar tjeter te denojne aktin kriminel te shtetit Grek. Shtetit Grek nuk i mungon mundesia per ta investiguar sic duket ceshtjen ne fjale por eshte e qarte qe nuk ia ndjen vetem per faktin qe ai eshte shqiptar.

    Nuk mundohem te justifikoj aspak gjestin kriminal te Ilir Karelit por nese do te bejme nje paralelizem nuk shikoj ndonje dallim mes aktit te tij dhe ate te shtetit Grek. Nese e shikon ngjarjen me detaje shikon trajtimin c'njerezor qe Greket i bejne Shqiptareve duke i mohuar nje takim , te vetmen keneqesi ne jete qe mund te kete nje person me burgim te perjetshem. Ne momente te tilla deshperimi mendja rreshqet , edhe pse e pajustifikueshme nje tragjedi e tille do ish evituar nese situata te tilla do ishin menaxhuar sic duhet dhe pa racizem.

    Une e perkrah ngritjen e zerit nga ana e Berishes dhe do kisha deshire qe te njejten gje ta bente zyrtare edhe shteti Shqiptar. Ne rastin konkret nuk po mbrohet nje akt kriminal por perkundrazi po kerkohet nje e drejte ligjore qe i takon nje shteti , te siguroje mbrojtjen e cdo te burgosuri shqiptar dhe jo ti shkoje koka per dhjame qeni pa dhene askush llogari.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  16. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Grekët i nxorën një sy

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Jam dakort pjeserisht me shkrimin tend Albo qe ai i ishte kriminel. Megjithate kjo nuk e ndalon Salen apo cdo shqiptar tjeter te denojne aktin kriminel te shtetit Grek. Shtetit Grek nuk i mungon mundesia per ta investiguar sic duket ceshtjen ne fjale por eshte e qarte qe nuk ia ndjen vetem per faktin qe ai eshte shqiptar.

    Nuk mundohem te justifikoj aspak gjestin kriminal te Ilir Karelit por nese do te bejme nje paralelizem nuk shikoj ndonje dallim mes aktit te tij dhe ate te shtetit Grek. Nese e shikon ngjarjen me detaje shikon trajtimin c'njerezor qe Greket i bejne Shqiptareve duke i mohuar nje takim , te vetmen keneqesi ne jete qe mund te kete nje person me burgim te perjetshem. Ne momente te tilla deshperimi mendja rreshqet , edhe pse e pajustifikueshme nje tragjedi e tille do ish evituar nese situata te tilla do ishin menaxhuar sic duhet dhe pa racizem.

    Une e perkrah ngritjen e zerit nga ana e Berishes dhe do kisha deshire qe te njejten gje ta bente zyrtare edhe shteti Shqiptar. Ne rastin konkret nuk po mbrohet nje akt kriminal por perkundrazi po kerkohet nje e drejte ligjore qe i takon nje shteti , te siguroje mbrojtjen e cdo te burgosuri shqiptar dhe jo ti shkoje koka per dhjame qeni pa dhene askush llogari.
    1 ne 5 shqiptare te lindur ne Shqiperi jeton ne Greqi prej 2 dekadash. Ke femije te lindur ne Greqi nga emigrante shqiptare qe e kane Greqine vendlindjen e tyre e sot jane 20+ vjecare. Ke te tjere qe kane ikur nga Shqiperia femije per ne Greqi, dhe kane shpenzuar me shume vite te jetes se tyre ne Greqi, se sa ne Shqiperi. Eshte turp per nje nje ish-kryeminister shqiptar, te flasi per "racizem" e "albanofobi" perpara nje realiteti te tille. Nese greket si popull do te ishin raciste, nuk mbanin ne gjirin e shoqerine e tyre 20% te gjithe popullsise shqiptare per me shume se 2 dekada. Dhe nese keta emigrante shqiptare do te vuanin kaq hapur racizmin sic pretendon Berisha, nuk vazhdonin te zgjidhnin te jetonin ne Greqi, por ktheheshin ne Shqiperi.

    Sali Berisha po i apelon paragjykimeve anadollake te shqiptareve si puna tende qe mundohesh ti veshesh racizmin e nje grupi gardianesh burgu ne Greqi te gjithe popullit grek. Dhe Sali Berisha e ben kete per motive politike. Per ty eshte e pranueshme, per mua nuk eshte e pranueshme pasi une nuk njoh ndonje popull racist ne bote, une njoh individe raciste ne cdo popull. Dhe keta individe qe ndermarrin akte te tilla, denohen me ligj, ashtu edhe sic denohen.

    Turpi tjeter i madh per ish-kryeministrin e shprehet ne kete menyre eshte se vete shteti shqiptar ka probleme me dhunimin e individeve ne dhomat e paraburgimit dhe ne qelite e burgjeve shqiptare. Nuk e degjon kryeministrin e vendit te dali e prononcohet kur shqiptaret e arrestuar u vdesin ne duar policeve te tyre ne dhomat e paraburgimit, apo dhuna qe ushtrohet ndaj tyre ne qelite e burgjeve shqiptare. Nese Shqiperia do te ishte kampione e mbrojtjes se lirive te njeriut, do t'ia beja hallall fjalet Berishes. Por kur has ne te njejtat probleme ne shoqerine tende, mos u shit mend fqinjeve.

    Ekstremistet dhe racistet e "Agimit te Arte" shteti grek i futi ne burg. Homologet e tyre ne shoqerine shqiptare si Spahiu qe deshi te behej Kreshnik, Berisha i beri kryetare te Keshillit te Larte te drejtesise!

    Prandaj ne raste te tilla, minimumi qe Berisha mund te beje, eshte ta mbylli sqepin se nuk ka goje te flasi.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 01-04-2014 më 11:42

  17. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    goldian (01-04-2014)

  18. #16
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Grekët i nxorën një sy

    Sali Berisha ka te drejte,

    ta shtrojme pyetjen, pse ende nuk u kthye asnje shqiptar "kriminel" i masakruar nga shtetet tjera p.sh. nga Italia?
    Edhe ne Itali kemi kriminele shqiptare, por ata pamarreparasysh rastin e krimit, kriminelit i bejne nje proces te ligjshem dhe e denojne me ligje nderkombetare.
    Duket qarte se greket jane albanofobe te medhenj dhe mezi nuk presin te masakrojne shqiptaret "kriminele".
    Pastaj kush u beson grekeve albanofobe, se personi ne fjale ishte kriminel? Une personalisht su besoj.

    Para pak kohe ndodhi rasi, kur ne turqi nje vehabist shqiptar vrau ushtar dhe police turq, por me sa lexova dhe e pashe se atij nuk i ishin nxirrur syte e as zemra, e as te masakrohej si kafshe.
    Ne kete rast respekt per shtetin turk dhe pshtyerje mbi shtetin e ndyte grek.
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  19. #17
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Grekët i nxorën një sy

    mjere shqiperia me gazetaret tane...ky e kishte emrin Kudret dhe jo Ylli, Iliri, Ilia...per mos te kaluar te mbiemrat....
    ju mbyllte zoti gazetat...
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  20. #18
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Grekët i nxorën një sy

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    1 ne 5 shqiptare te lindur ne Shqiperi jeton ne Greqi prej 2 dekadash. Ke femije te lindur ne Greqi nga emigrante shqiptare qe e kane Greqine vendlindjen e tyre e sot jane 20+ vjecare. Ke te tjere qe kane ikur nga Shqiperia femije per ne Greqi, dhe kane shpenzuar me shume vite te jetes se tyre ne Greqi, se sa ne Shqiperi. Eshte turp per nje nje ish-kryeminister shqiptar, te flasi per "racizem" e "albanofobi" perpara nje realiteti te tille. Nese greket si popull do te ishin raciste, nuk mbanin ne gjirin e shoqerine e tyre 20% te gjithe popullsise shqiptare per me shume se 2 dekada. Dhe nese keta emigrante shqiptare do te vuanin kaq hapur racizmin sic pretendon Berisha, nuk vazhdonin te zgjidhnin te jetonin ne Greqi, por ktheheshin ne Shqiperi.

    Sali Berisha po i apelon paragjykimeve anadollake te shqiptareve si puna tende qe mundohesh ti veshesh racizmin e nje grupi gardianesh burgu ne Greqi te gjithe popullit grek. Dhe Sali Berisha e ben kete per motive politike. Per ty eshte e pranueshme, per mua nuk eshte e pranueshme pasi une nuk njoh ndonje popull racist ne bote, une njoh individe raciste ne cdo popull. Dhe keta individe qe ndermarrin akte te tilla, denohen me ligj, ashtu edhe sic denohen.

    Turpi tjeter i madh per ish-kryeministrin e shprehet ne kete menyre eshte se vete shteti shqiptar ka probleme me dhunimin e individeve ne dhomat e paraburgimit dhe ne qelite e burgjeve shqiptare. Nuk e degjon kryeministrin e vendit te dali e prononcohet kur shqiptaret e arrestuar u vdesin ne duar policeve te tyre ne dhomat e paraburgimit, apo dhuna qe ushtrohet ndaj tyre ne qelite e burgjeve shqiptare. Nese Shqiperia do te ishte kampione e mbrojtjes se lirive te njeriut, do t'ia beja hallall fjalet Berishes. Por kur has ne te njejtat probleme ne shoqerine tende, mos u shit mend fqinjeve.

    Ekstremistet dhe racistet e "Agimit te Arte" shteti grek i futi ne burg. Homologet e tyre ne shoqerine shqiptare si Spahiu qe deshi te behej Kreshnik, Berisha i beri kryetare te Keshillit te Larte te drejtesise!

    Prandaj ne raste te tilla, minimumi qe Berisha mund te beje, eshte ta mbylli sqepin se nuk ka goje te flasi.

    Albo
    Kam peshtypjen se dekleraten e Berishes e ke lexuar ne nerva e siper pasi menyra se si i pergjigjesh deklerates se tij nuk perputhet absolutisht. Berisha nuk po akuzon shtetin grek por kushtet e renda ne burgjet greke.Po ashtu me pas shkruan per qarqe te caktuara te politikes qe dhe kjo eshte mese e vertete. Nuk e kuptoj cila fraze nga ajo qe permend Berisha ty te duket genjeshter dhe joreale?

    Fakti qe shume shqiptare jetojne ne greqi nuk eshte aspak argument qe meqe jane kaq shume nuk ka racizem dhe albanofobi. Emigrantet shqiptar qe kane jetuar 2 dekadat e fundit ne itali jane integruar teresisht me jeten italiane dhe rralle here shikon ndonje italian qe te shfaqe racizem tek shqiptaret. E kunderta ndodh me shqiptaret ne greqi. Si nuk degjova nje shqiptar te vetem sot e njezet e ca vite qe jetojne ne greqi qe te mos ndihet i paragjykuar ? Greket njihen boterisht si raciste dhe jo vetem me shqiptaret por me cdo race tjeter dhe une se kuptoj se si ka mundesi qe vetem ti nuk e ve re dicka te tille.

    Shqiptaret qe jetojne ne greqi jetojne atje se nuk kane mundesi te sigurojne jetesen me te mire diku tjeter pa po ta kishin mundesine as 24 ore nuk qendronin ne greqi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga angmokio : 01-04-2014 më 12:09
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  21. #19

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Grekët i nxorën një sy

    Lajmi mbi torturimin dhe vrasjen e shqiptarit si dhe arrestimin e 8 gardianeve ka marre dhene. Ketu ne Canada, CP24 ka gjithe diten qe po e jep si lajm me titra.

  22. #20
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Grekët i nxorën një sy

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    O Sali,

    Personi i vrare nuk ishte "engjell", ishte nje nder ata mijera horra shqiptare qe kane mbushur burgjet e Greqise, Italise, Shqiperise e mbare botes. Kjo nuk e justifikon dhunen e torturat e gardianeve qe eshte e denueshme moralisht dhe ligjerisht. Por boll me keto "ALBANOFOBITE" se na hape zorret e barkut, e boll mbajte ndezur flaket e nacionalizmit anadollak shqiptar, e mos kujto se kur flet je duke folur vetem para votuesve te tu ne Bathore.

    Nuk duhet te denoncojme vetem dhunen ndaj "emigranteve shqiptare" ne burgjet e Greqise, duhet ti denoncojme te dyja: edhe kriminelet shqiptare qe vrasin gardiane e bejne krime ordinere ne mbare boten, edhe dhunimin e lirive te tyre ne burgjet e Greqise. Nje kriminel eshte kriminel, si i gjalle edhe i vdekur, dhe se eshte "kriminel shqiptar" nuk e ben ate me te mire se te tjeret.

    Boll i glorifikuat kriminelet shqiptare se po e ktheni gjithe shoqerine shqiptare ne djep kriminelesh. Percillet me nderime nje kriminel ne Fier ne banesen e fundit sikur te kish qene shenjtor e jo nje kriminel ordiner.

    Albo
    Albo,

    - Nje njeri esht kriminel kur kryen nje krim.
    - Nese esht ne burg, ai po shlyen krimin qe ka bere.
    - Pasi te dale nga burgu, ai eshte njesoj si gjithe te tjeret.

    I ndjeri ka qen nen kujdesin e shtetit grek, dhe pas kesaj ngjarjeje jashtzakonisht te rende shteti grek duhet te mbaje pergjegjesi te plote.

    .......................

    Personalisht, sapo mora vesh qe kishte vrare gardianin, jam shpreh ne ket menyre: "Shpresoj qe te ket parashiku ate qe do i bejn.... sepse pas bemave t'Alket Rizait & company, grekerit nuk mund t'ia falin...sepse duke vrare gardianin sfidoi sistemin..."
    paqen, e sjell vetem drejtsia

Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •