Close
Faqja 2 prej 11 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 207
  1. #21
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Gardianet i nxorrën një sy

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    1 ne 5 shqiptare te lindur ne Shqiperi jeton ne Greqi prej 2 dekadash. Ke femije te lindur ne Greqi nga emigrante shqiptare qe e kane Greqine vendlindjen e tyre e sot jane 20+ vjecare. Ke te tjere qe kane ikur nga Shqiperia femije per ne Greqi, dhe kane shpenzuar me shume vite te jetes se tyre ne Greqi, se sa ne Shqiperi. Eshte turp per nje nje ish-kryeminister shqiptar, te flasi per "racizem" e "albanofobi" perpara nje realiteti te tille. Nese greket si popull do te ishin raciste, nuk mbanin ne gjirin e shoqerine e tyre 20% te gjithe popullsise shqiptare per me shume se 2 dekada. Dhe nese keta emigrante shqiptare do te vuanin kaq hapur racizmin sic pretendon Berisha, nuk vazhdonin te zgjidhnin te jetonin ne Greqi, por ktheheshin ne Shqiperi.
    Si more qenka turp qe nje ish kryeminister te flasi per racizem dhe albanofobi? Kur kemi te bejme me akte te tilla do flasim qe cke me te. Turpi qendron diku tjeter, si ka mundesi qe Saliu nuk foli asnjehere per kete fenomen kur ishte ne pushtet? Ky po qe eshte turp..
    Jo per gje por me duhet te vej ne dukje dicka qe te karakterizon. Ti flet me pathos te madh dhe i neperkemb apo anashkalon faktet dhe llogjiken e gjerave. Mos e merr ne kuptimin qe po te mesoj une ty arsyen e llogjiken, estagfurullah ti ske nevoje per mend, por ne disa gjera per hire te se vertetes ja fut kot.
    Qe ne Greqi jetojne shume shqiptare nuk dmth aspak qe greket nuk jane rraciste dhe albanofobe. Eshte pa kurrefare llogjike nje pretendim i tille. Ishin politikat e punesimit te greqise te atilla, dhe mos kujto ti se hapen hambaret per neve dhe na mbajten pa kurrefare interesi. Eshte njelloj sikur te thuash se nese shqiptaret do ishin evgjitofobe ath asnje shqiptar nuk do blente tek gabi. Perkundrazi nje pjese e madhe e shqiptareve si duan evgjitet por ama zor se gjen ndonje qe ska blere tek gabi. Guzhinjeri mund te jete i shemtuar, mund ta kemi inat, por nese gjella eshte e shijshme, na duhet na hyn ne pune.

    Lexova diku qe thoje mos glorifikoni nje kriminel. Ku e din ti se ai ishte kriminel? Edhe nese ka qene kriminel, ai ka te drejtat e veta. Eshte nje qenie njerezore e mashtruar nga vetja, rrethanat, etjere. Jeta e tij eshte e mbrojtur me ligj dhe nuk ka askush te drejte te ja marre jeten.

    Ky akt barbar nuk eshte asgje tjeter vetem se nje hallke me teper ne zinxhirin e dhunes dhe terrorit qe shteti helen ushtron mbi fatkeqet te cilet ne mungese te mbrojtjes nga shteti tyre ndermarrin akte te deshperuara dhe behen pre e shovinizmit anadollak grek.

    Ngushellime familjes, ne vecanti nenes tij qe nuk arriti ta shohe te gjalle por me sy te nxjerrur e trup te masakruar. Mediat dhe legenet tane ne shqiperi kriminel paten konsideruar edhe ate djalin qe mori autobusin nga Selaniku, Flamur Pislin, por qe ne te vertete ai kishte hequr te zinjte e ullirit nen thundren shoviniste te policise greke gje qe e beri te ndermarre ate veprim te deshperuar.

    Le te prehen ne paqe.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Meriamun për postimin:


  3. #22
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Grekët i nxorën një sy

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    1 ne 5 shqiptare te lindur ne Shqiperi jeton ne Greqi prej 2 dekadash. Ke femije te lindur ne Greqi nga emigrante shqiptare qe e kane Greqine vendlindjen e tyre e sot jane 20+ vjecare. Ke te tjere qe kane ikur nga Shqiperia femije per ne Greqi, dhe kane shpenzuar me shume vite te jetes se tyre ne Greqi, se sa ne Shqiperi. Eshte turp per nje nje ish-kryeminister shqiptar, te flasi per "racizem" e "albanofobi" perpara nje realiteti te tille. Nese greket si popull do te ishin raciste, nuk mbanin ne gjirin e shoqerine e tyre 20% te gjithe popullsise shqiptare per me shume se 2 dekada. Dhe nese keta emigrante shqiptare do te vuanin kaq hapur racizmin sic pretendon Berisha, nuk vazhdonin te zgjidhnin te jetonin ne Greqi, por ktheheshin ne Shqiperi.

    Sali Berisha po i apelon paragjykimeve anadollake te shqiptareve si puna tende qe mundohesh ti veshesh racizmin e nje grupi gardianesh burgu ne Greqi te gjithe popullit grek. Dhe Sali Berisha e ben kete per motive politike. Per ty eshte e pranueshme, per mua nuk eshte e pranueshme pasi une nuk njoh ndonje popull racist ne bote, une njoh individe raciste ne cdo popull. Dhe keta individe qe ndermarrin akte te tilla, denohen me ligj, ashtu edhe sic denohen.

    Turpi tjeter i madh per ish-kryeministrin e shprehet ne kete menyre eshte se vete shteti shqiptar ka probleme me dhunimin e individeve ne dhomat e paraburgimit dhe ne qelite e burgjeve shqiptare. Nuk e degjon kryeministrin e vendit te dali e prononcohet kur shqiptaret e arrestuar u vdesin ne duar policeve te tyre ne dhomat e paraburgimit, apo dhuna qe ushtrohet ndaj tyre ne qelite e burgjeve shqiptare. Nese Shqiperia do te ishte kampione e mbrojtjes se lirive te njeriut, do t'ia beja hallall fjalet Berishes. Por kur has ne te njejtat probleme ne shoqerine tende, mos u shit mend fqinjeve.

    Ekstremistet dhe racistet e "Agimit te Arte" shteti grek i futi ne burg. Homologet e tyre ne shoqerine shqiptare si Spahiu qe deshi te behej Kreshnik, Berisha i beri kryetare te Keshillit te Larte te drejtesise!

    Prandaj ne raste te tilla, minimumi qe Berisha mund te beje, eshte ta mbylli sqepin se nuk ka goje te flasi.

    Albo

    Kam eksperience t'mjaftueshme per ti than dy fjale...

    Emigrantet shqiptare ne greqi jane perballe 2 realiteteve/standarteve.
    1- Merredhenia me popullin grek (ne pergjithesi) esht shume e mire, biles mendoj se ne duhet t'ia dime per nder per mbeshtetjen qe na kane dhen ne keto vite te veshtira.
    2- Ndersa tjetra, ajo me shtetin/policine/ushtrine/drejtesine, eshte TMERR. Dhe kjo marredhenie ka qene qe kur emigrantet e pare shkelen ne shtetin fqinje. Vitet e fundit sikur esht permirsu diçka, por akoma esht shum larg normales...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  4. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Gardianet i nxorrën një sy

    Lexova diku qe thoje mos glorifikoni nje kriminel. Ku e din ti se ai ishte kriminel? Edhe nese ka qene kriminel, ai ka te drejtat e veta. Eshte nje qenie njerezore e mashtruar nga vetja, rrethanat, etjere. Jeta e tij eshte e mbrojtur me ligj dhe nuk ka askush te drejte te ja marre jeten.
    Krahas krimeve per te cilave ky kish ishte gjykuar e kish rene ne burg, ne burg vrau edhe nje gardian burgu. Nuk e di se cfare e quan ti nje njeri qe vret njerez te tjere, por une e quaj kriminel. Dhe krimineli nuk ka atdhe. Budallenjte i ndajne kriminelet "ne te mire, e ne te liq, ne shqiptare e ne greke". Krimineli eshte kriminel.

    Bucasin televizionet e radiot ne Shqiperi per varrimin e ketij krimineli ne Fier, sikur ky te kish qene ndonje koke e madhe e kombit shqiptar e jo nje kriminel ordiner. Dhe nuk eshte hera e pare qe ne shoqerine shqiptare kriminelet, hajdutet, trafikantet, te korruptuarit, marrin nderime te tilla. Cfare mesazhi kujton se marrin ata femijet shqiptare kur shikojne se si shoqeria shqiptare respekton me shume kriminelin se sa njeriun e drejte, burgaxhiun para atij babait qe punon 12 ore ne dite per te ushqyer familjen e vete. Kur te rriten keta femije, cfare rruge mendon se do te zgjedhin?!

    E habitemi pastaj se pse shoqeria shqiptare eshte mbushur me adoleshente hajdute e kriminele. Gjithe shoqeria shqiptare glorifikon krimin e kriminelet!

    Ky akt barbar nuk eshte asgje tjeter vetem se nje hallke me teper ne zinxhirin e dhunes dhe terrorit qe shteti helen ushtron mbi fatkeqet te cilet ne mungese te mbrojtjes nga shteti tyre ndermarrin akte te deshperuara dhe behen pre e shovinizmit anadollak grek.
    Ai shteti helen po heton e po ndeshkon duke nxjerre para drejtesise gjithe personat pergjegjes. Vete shoqeria greke eshte mberthyer e indinjuar nga ky lajm, me shume se sa shoqeria shqiptare. Dhe Berisha e kompani duhet ta ngrejne zerin kur shteti grek te mos ndeshkonte krimin, por jo kur keta bejne gjene e drejte te ndeshkimit me ligj te atyre qe kane kryer keto tortura. Ne nje shoqeri demokratike, eshte ligji ai qe ve drejtesine ne vend duke ndeshkuar ata qe shkelin ligjin. Dhe kjo qe ndodhi ne burgjet greke, ndodh edhe ne burgjet shqiptare. Dallimi i vetem eshte se kur shqiptare vdesin nga dhuna policore ne dhomat e paraburgimit, apo ne dhomat e torturave te SHISH, apo ne qelite e burgjeve shqiptare, as shoqeria shqiptare e as ligji as qe e ve ujin ne zjarre. Dhe mediat shqiptare e kalojne lajmin ne faqen e fundit: pune e madhe se vdiq filan fisteku nga Mirdita ne dhomat e paraburgimit ne nje rajon policie te Shqiperise!

    Por kur vdes krimineli shqiptar ne burgjet e Greqise, te gjithe behemi patriote e demokrate te medhenj!

    Albo

  5. 2 antarët më poshtë falenderuan Albo për mendimin e shprehur në këtë postim:

    jarigas (02-04-2014),tunis (18-04-2014)

  6. #24
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Grekët i nxorën një sy

    Citim Postuar më parë nga hot_prinz Lexo Postimin
    Sali Berisha ka te drejte,

    ta shtrojme pyetjen, pse ende nuk u kthye asnje shqiptar "kriminel" i masakruar nga shtetet tjera p.sh. nga Italia?
    Edhe ne Itali kemi kriminele shqiptare, por ata pamarreparasysh rastin e krimit, kriminelit i bejne nje proces te ligjshem dhe e denojne me ligje nderkombetare.
    Duket qarte se greket jane albanofobe te medhenj dhe mezi nuk presin te masakrojne shqiptaret "kriminele".
    Pastaj kush u beson grekeve albanofobe, se personi ne fjale ishte kriminel? Une personalisht su besoj.

    Para pak kohe ndodhi rasi, kur ne turqi nje vehabist shqiptar vrau ushtar dhe police turq, por me sa lexova dhe e pashe se atij nuk i ishin nxirrur syte e as zemra, e as te masakrohej si kafshe.
    Ne kete rast respekt per shtetin turk dhe pshtyerje mbi shtetin e ndyte grek.
    A ka patur situata te njejta ne burgjet e shteteve te tjera ? A ka vrare ndonje shqiptar rojen dhe atij si ka hyre "gjemb" ne kembe? Se besoj. Ilia s'ishte thjesht nje i burgosur qe u vra vetem per racizem. Kur guxon te ngresh krye mbi shtetin, ligjin duhet ti kesh marr mire parasysh pasojat. Me ate qe beri ai kercenoi jo vetem rojen po te gjithe punonjesit e burgut. Dhe mos ta kishin vrare ai s 'do kishte pare nje dite te bardhe sa te ishte gjalle. Jo vetem ne Greqi, por kudo ta kishte bere krimin. Nuk dua te mbroj greket, por dhe te besh hero nje kriminel sic po lexoj lart e poshte eshte teper e ekzagjeruar dhe e frikshme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 01-04-2014 më 17:06
    Feelings change - memories don't.

  7. 2 antarët më poshtë falenderuan mia@ për mendimin e shprehur në këtë postim:

    jarigas (02-04-2014),tunis (18-04-2014)

  8. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Grekët i nxorën një sy

    Albo Krahas krimeve per te cilave ky kish ishte gjykuar e kish rene ne burg, ne burg vrau edhe nje gardian burgu.
    Albo ashtu siç rrëmbehet S.B rrëmbehesh edhe ti.
    1/Para ca vitesh një miku im u arrestua për vrasje bëri edhe 3 muaj burg dhe shpëtoj vetëm se doli dshmitar një miku i tij dhe mori një avokat të zot që jo se e nxorri pa lagur por sepse e gjitha ishte një motazh i sajuar nga policia Italiane. Gazetat morën dhenë dhe ti po ta kishe laxuar do thoje ja dhe një tjetër kriminel shqiptar i kapur mirë ja bënë në burg të kalbet. PRA MOS BESO ÇDO GJË QË SHKRUHET DHE THUHET.
    2/Me sa kam lexuar unë ai ka rënë brënda për grabitje dhe jo për vrasje, ku dënimi nuk duhet të ishte 25 vjet.
    3/Në burg njerzit çohen për të kryer dënimin dhe njëkohësisht të kuptojnë gabimin duke reflektuar, dhe shteti duhet që ta ndihmojë në këtë drejtim.
    4/Pas përfundimit të dënimit duhet të jesh njeri i lirë si gjithë të tjerët me të gjitha të drejtat dhe jo më një kriminel apo një grabitës.
    5/Gjatë kryerjes së dënimit nuk duhet që i dënuari të përdhunohet nga rojet e burgut duke i futur shkopin e gomës në B*** siç kishin bërë me të për 10 ditët e fundit. Dhe personi që kryente këto ishte pikërisht ai gardiani që vdiq. Kjo është e memorizuar në mesazhin e dërguar nga burgu familjarave të tij ku kërkonte ndihmë nga shteti shqiptar për vuajtjet që po kalonte në burg.
    6/Pra gardiani në vënd që të zbatonte ligjin zbatonte maliqin e tij dhe e pagoj me jetë.
    Është normale që një gardian i tillë nuk mund të njehsohet me të gjithë popullin por vetëm me një përqindje të tij që mund të jetë1- 5-10-20 apo më shumë %. Por në asnjëmënyrë nuk mund të themi që është organizuar nga shteti përkundrazi shteti grek thotë këtë.

    Ministria greke e drejtësisë dënon torturimin e Ilia Karelit
    Ministria greke e drejtësisë ka dënuar torturimin, nga ana e punonjësve shtetërorë të Ilia Karelit, që shkaktoi vdekjen e tij.
    Sekretari i përgjithshëm i ministrisë së drejtësisë, Marinos Skandamis, i ka cilësuar aktet si çnjerëzore dhe monstruoze dhe ka theksuar se përgjegjësit do të ndëshkohen në mënyrë shembullore.
    "Janë akte mizore, çnjerëzore dhe monstruoze nga ana e punonjësve të shtetit, që cënojnë konceptin shtetit ligjor dhe obligimin për të mbrojtur jetën njerëzore. Sjellje të tilla, të nxjerra nga vitet më të errëta të historisë po marrin përgjigjen e tyre nga drejtësia dhe shteti grek. Ligji do të zbatohet në mënyrë shembullore dhe ndaj çdo personi përgjegjës", thuhet në deklaratën e ministrisë greke të drejtësisë, të publikuar mbrëmjen e të martës.

  9. 3 antarët më poshtë falenderuan dardajan për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Foleja_ (02-04-2014),hot_prinz (01-04-2014),xhaxhai (01-04-2014)

  10. #26
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Grekët i nxorën një sy

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    A ka patur situata te njejta ne burgjet e shteteve te tjera ? A ka vrare ndonje shqiptar rojen dhe atij si ka hyre "gjemb" ne kembe? Se besoj. Ilia s'ishte thjesht nje i burgosur qe u vra vetem per racizem. Kur guxon te ngresh krye mbi shtetin, ligjin duhet ti kesh marr mire parasysh pasojat. Me ate qe beri ai kercenoi jo vetem rojen po te gjithe punonjesit e burgut. Dhe mos ta kishin vrare ai s 'do kishte pare nje dite te bardhe sa te ishte gjalle. Jo vetem ne Greqi, por kudo ta kishte bere krimin. Nuk dua te mbroj greket, por dhe te besh hero nje kriminel sic po lexoj lart e poshte eshte teper e ekzagjeruar dhe e frikshme.
    Mia, si mund te shkruash mire ja bene atij te shkretit, kur edhe drejtesia greke si duket, i ka denuar keto akte cnjerzore ndaj nje te burgosuri?
    Nje guardian burgu vritet vetem atehere kur i ben jeten ferr te burgosurit, e pastaj pasi qe.eshte masakruar nga guardianet tjere, dmth kane qene grup mitor torturues ndaj te burgosurve dhe i burgosuri ska pase rrugedalje tjeter pos ta vrase ate! Kete do ta bente cdo njeri po te ishte ne vendin e tij.
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  11. #27
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Grekët i nxorën një sy

    Citim Postuar më parë nga hot_prinz Lexo Postimin
    Mia, si mund te shkruash mire ja bene atij te shkretit, kur edhe drejtesia greke si duket, i ka denuar keto akte cnjerzore ndaj nje te burgosuri?
    Nje guardian burgu vritet vetem atehere kur i ben jeten ferr te burgosurit, e pastaj pasi qe.eshte masakruar nga guardianet tjere, dmth kane qene grup mitor torturues ndaj te burgosurve dhe i burgosuri ska pase rrugedalje tjeter pos ta vrase ate! Kete do ta bente cdo njeri po te ishte ne vendin e tij.
    Po ti aty prezent ishe keshtu qe flet me siguri? Une nuk e kam njohur kete shqiptarin, por kam kuptuar qe krimineli vret per arsye qe une dhe ti s'do arrinim kurre. Nuk them qe ben mire qe e torturuan ne ate menyre se eshte c'njerezore, por as ky nuk beri aspak mire qe e therri rojen. Te dyja palet kane gabuar rende.
    Kam besim qe personat qe vrane shqiptarin do denohen.
    Feelings change - memories don't.

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mia@ për postimin:

    tunis (18-04-2014)

  13. #28
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-03-2014
    Vendndodhja
    BOSH
    Postime
    103

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Gardianet i nxorrën një sy

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Bucasin televizionet e radiot ne Shqiperi per varrimin e ketij krimineli ne Fier, sikur ky te kish qene ndonje koke e madhe e kombit shqiptar e jo nje kriminel ordiner. Dhe nuk eshte hera e pare qe ne shoqerine shqiptare kriminelet, hajdutet, trafikantet, te korruptuarit, marrin nderime te tilla. Cfare mesazhi kujton se marrin ata femijet shqiptare kur shikojne se si shoqeria shqiptare respekton me shume kriminelin se sa njeriun e drejte, burgaxhiun para atij babait qe punon 12 ore ne dite per te ushqyer familjen e vete. Kur te rriten keta femije, cfare rruge mendon se do te zgjedhin?!

    E habitemi pastaj se pse shoqeria shqiptare eshte mbushur me adoleshente hajdute e kriminele. Gjithe shoqeria shqiptare glorifikon krimin e kriminelet!



    Ai shteti helen po heton e po ndeshkon duke nxjerre para drejtesise gjithe personat pergjegjes. Vete shoqeria greke eshte mberthyer e indinjuar nga ky lajm, me shume se sa shoqeria shqiptare. Dhe Berisha e kompani duhet ta ngrejne zerin kur shteti grek te mos ndeshkonte krimin, por jo kur keta bejne gjene e drejte te ndeshkimit me ligj te atyre qe kane kryer keto tortura. Ne nje shoqeri demokratike, eshte ligji ai qe ve drejtesine ne vend duke ndeshkuar ata qe shkelin ligjin. Dhe kjo qe ndodhi ne burgjet greke, ndodh edhe ne burgjet shqiptare. Dallimi i vetem eshte se kur shqiptare vdesin nga dhuna policore ne dhomat e paraburgimit, apo ne dhomat e torturave te SHISH, apo ne qelite e burgjeve shqiptare, as shoqeria shqiptare e as ligji as qe e ve ujin ne zjarre. Dhe mediat shqiptare e kalojne lajmin ne faqen e fundit: pune e madhe se vdiq filan fisteku nga Mirdita ne dhomat e paraburgimit ne nje rajon policie te Shqiperise!

    Por kur vdes krimineli shqiptar ne burgjet e Greqise, te gjithe behemi patriote e demokrate te medhenj!

    Albo

    Turp per ty qe emocioni te ve perposhte dhe fillon te flase gjuha para mendjes.
    pse nuk vazhdon ti sjellesh anetareve dhe vizitoreve ate qe ben gjithmone, dmth artikujt e ndryshem qe mbledh lart e poshte, dhe mire ben qe i sjell se informohemi edhe ne. Por nuk te lejohet te dalesh me shpate e te gjykosh viktimat, nese jane te mire apo te ligj. Ti nuk di asgje ashtu si dhe une sdi asgje per personin ne fjale, sot po informohemi, çka bere e çberi. por ste lejohet te ofendosh as ish kryeministrin tend as bashkombasit tend. Po te bej nje anologji te ngjarjeve te ketij forumi sepse te njoh mire dhe ti me njeh mire por le te qendrojme ne anonimitet qe dhe debati te jete me i sinqerte. Une te mbaj mend shume mire qe ke shpirt demokrati dmth i djathe ne shqiperi dhe mire ben se demokraci duam, por mbaj mend shume mire sjelljen tuaj kur temat e ndryshme debatonin mbi ortodoksine dhe sapo te ofendonin Janullatosin hidheshe perpjete, dhe nuk the nje fjale te mire per Nikolla Markun priftin qe e do ortodoksine shqiptare totalisht shqiptare.
    Si mundet valle ti founderi i forumit te aludosh mbi gjera qe drejtesia duhet te flase dhe jo ju. perse mos aludoj dhe une ashtu si dhe ti qe gardiani ( ka marre 60mije €) por smundem ta bej sepse duhet te flase drejtesia.
    Por une denoj forcerisht dhunimin barbar te nje qenie humane deri ne vdekje pavarsisht asaj qe ka bere. Te denohej per ate qe beri qofte edhe me vdekje sepse mori jete, por kurrsesi ne ate menyre, eshte shtazarake nje vdekje e tille. te ngjall krupen veprimi i disa njerezve qe nje njeri te lidhur koke e kembe e shperfytyrojne ne ate menyre. do ishte e ndershme, burrerore, hakmarrje paster, nese do eleminohej me nje plumb ne zemer dhe jo si nje kafshe.
    Ju jeni demagog i perkryer kur denoni aktin por kurre me zemer ju nuk mendoni si human, keni kohe qe jeni grekezuar dhe respektoj zgjedhjen tuaj, por di te them qe ne venat e tua rrjedh gjak shqiptari e ti kete se tjeterson dot paçka se e mohon me goje.

    Je vertet ortodoks, por ortodoks shqiptar kete se mohon dot.

  14. 6 antarët më poshtë falenderuan NIKOLA TESLA për mendimin e shprehur në këtë postim:

    alnosa (01-04-2014),Foleja_ (02-04-2014),geom (02-04-2014),prishtina75 (02-04-2014),Sorkadhe_Kelcyre (01-04-2014),xhaxhai (01-04-2014)

  15. #29
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Gardianet i nxorrën një sy

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Krahas krimeve per te cilave ky kish ishte gjykuar e kish rene ne burg, ne burg vrau edhe nje gardian burgu. Nuk e di se cfare e quan ti nje njeri qe vret njerez te tjere, por une e quaj kriminel. Dhe krimineli nuk ka atdhe. Budallenjte i ndajne kriminelet "ne te mire, e ne te liq, ne shqiptare e ne greke". Krimineli eshte kriminel.

    Bucasin televizionet e radiot ne Shqiperi per varrimin e ketij krimineli ne Fier, sikur ky te kish qene ndonje koke e madhe e kombit shqiptar e jo nje kriminel ordiner. Dhe nuk eshte hera e pare qe ne shoqerine shqiptare kriminelet, hajdutet, trafikantet, te korruptuarit, marrin nderime te tilla. Cfare mesazhi kujton se marrin ata femijet shqiptare kur shikojne se si shoqeria shqiptare respekton me shume kriminelin se sa njeriun e drejte, burgaxhiun para atij babait qe punon 12 ore ne dite per te ushqyer familjen e vete. Kur te rriten keta femije, cfare rruge mendon se do te zgjedhin?!

    E habitemi pastaj se pse shoqeria shqiptare eshte mbushur me adoleshente hajdute e kriminele. Gjithe shoqeria shqiptare glorifikon krimin e kriminelet!



    Ai shteti helen po heton e po ndeshkon duke nxjerre para drejtesise gjithe personat pergjegjes. Vete shoqeria greke eshte mberthyer e indinjuar nga ky lajm, me shume se sa shoqeria shqiptare. Dhe Berisha e kompani duhet ta ngrejne zerin kur shteti grek te mos ndeshkonte krimin, por jo kur keta bejne gjene e drejte te ndeshkimit me ligj te atyre qe kane kryer keto tortura. Ne nje shoqeri demokratike, eshte ligji ai qe ve drejtesine ne vend duke ndeshkuar ata qe shkelin ligjin. Dhe kjo qe ndodhi ne burgjet greke, ndodh edhe ne burgjet shqiptare. Dallimi i vetem eshte se kur shqiptare vdesin nga dhuna policore ne dhomat e paraburgimit, apo ne dhomat e torturave te SHISH, apo ne qelite e burgjeve shqiptare, as shoqeria shqiptare e as ligji as qe e ve ujin ne zjarre. Dhe mediat shqiptare e kalojne lajmin ne faqen e fundit: pune e madhe se vdiq filan fisteku nga Mirdita ne dhomat e paraburgimit ne nje rajon policie te Shqiperise!

    Por kur vdes krimineli shqiptar ne burgjet e Greqise, te gjithe behemi patriote e demokrate te medhenj!

    Albo

    O Zot, pse kaq urrejtje alla komuniste per nje qenie njerezore qe ka rene ne burg? Pak raste njihen ne amerike qe njerez qe nuk kane kryer krime jane denuar si vrases, ne shume raste edhe jane ekzekutuar e pas shume apo pak kohesh ka dale autori i vertete i krimit? Perse te besojme gjykanten qe e ka denuar dhe jo ate qe thote se eshte i pafajshem? Po qofte se edhe nje njeri ka bere dicka per t'u denuar , nje shkelje ligji , e paska zene burgun, e cfar na justifikon t'i drejtohemi apo ta konsiderojme si egersire ?


    Eshte cinike te krahasosh dhunen qe perdorin helenet perfaqesues te shtetit me dhunen e nje shteti tjeter. Albo, te lutem mos bej sikur s'e ke degjuar ndonjhere menyren cnjerezore qe perdorin policia apo ushtaret grek mbi patriotet tane. Keto sjellje jane te papranueshme. Le te denohej per aktin qe beri me vrasjen e gardianit.. po po , le te denohej si nje njeri , qe merr fryme, qe ben gabime, si nje njeri qe fundja mekatet do t'i laje edhe ne boten e pertejme pasi te kete mbaruar denimin e merituar. A do te denohet qofte edhe nje nga ata qe masakruan dhe shperfytyruan edhe kufomen e tij? une nuk pres dicka te tille as sot , as kurre.

    Lereni ta qajne te mjerin bir nene. Cfardo qe te kete bere , meriton te percillet si krijese e zotit me respekt .
    What goes around---comes around

  16. 5 antarët më poshtë falenderuan Sorkadhe_Kelcyre për mendimin e shprehur në këtë postim:

    angmokio (01-04-2014),e panjohura (07-04-2014),geom (02-04-2014),NIKOLA TESLA (02-04-2014),prishtina75 (02-04-2014)

  17. #30
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Gardianet i nxorrën një sy

    Albo ato qe shkruan ti dhe qendrojne POR....Ti kur policia shqiptare vrau kriminelin gjate aksionit per ta kapur qe jo qe nuk dorezohej por u kunderpergjigj me arme te erdhi keq per te. E shave policine shqiptare. Ndersa tani qe kriminelin se vrau policia shqiptare por greke dhe ne menyre akoma me crrenjezore u kujtove qe qenka kriminel viktima dhe e ka merituar. Mbaj gjithmone nje qendrim: O me kriminelin o me ligjin. Apo ty te dhimbsen kriminelet vetem kur bejne krime ne Shqiperi?
    Feelings change - memories don't.

  18. 6 antarët më poshtë falenderuan mia@ për mendimin e shprehur në këtë postim:

    e panjohura (07-04-2014),Enkeleu (02-04-2014),NIKOLA TESLA (02-04-2014),prishtina75 (02-04-2014),Sorkadhe_Kelcyre (01-04-2014),xhaxhai (01-04-2014)

  19. #31
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Gardianet i nxorrën një sy

    Eshte per te ardhur keq kur degjon raste te tilla vrasje makabre nje vrasje
    asnje njeri nuk e meriton kete dhune torture deri ne vdekje dhe ti nxheresh syt

    vertet ky vrau gardianin grek dhe le ta denonin per ate gje por jo ta vrisnin nuk I kuptoj disa pseudo shqiptar ne internet qe ofendojn nje njeri te vdekur
    ne greqi ka shum shqiptar qe per nje vjedhje jan denuar lifetime eshte vertet nje makaber .......

    ngushullime familjes qe humbi djalin ne kete menyre makaber
    Partizoni

  20. #32

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Gardianet i nxorrën një sy

    Ketu nuk behet fjale per te mbrojtur krimin, por per te denuar torturen, per me teper ne "duart" e shtetit.

    Ate mund ta denonin edhe me vdekje per vrasjen qe beri, nese ligji do ishte i tille, por nuk ka asgje qe te justifikoj torturat cnjerezore qe i moren jeten. Eshte nje rast i paster ku mund te vertetohet fajesia. Do ishte mire te gjendej nje zyre avokatie neper bote, qe ka eksperience ne kete fushe. Nuk kthehet me mbrapsht jeta dhe ato qe perjetoi, por do i jepej nje shans me shume sensibilizimit qe ngjarje te tilla mos perseriten ...

    Shqiptaret kane 20 e ca vite qe kane emigruar, jo vetem ne Greqi, por nuk degjon ngjarje te tilla ne vende te tjera...
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  21. 3 antarët më poshtë falenderuan shigjeta për mendimin e shprehur në këtë postim:

    angmokio (01-04-2014),geom (02-04-2014),Sorkadhe_Kelcyre (01-04-2014)

  22. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Gardianet i nxorrën një sy

    Albo ashtu siç rrëmbehet S.B rrëmbehesh edhe ti.
    1/Para ca vitesh një miku im u arrestua për vrasje bëri edhe 3 muaj burg dhe shpëtoj vetëm se doli dshmitar një miku i tij dhe mori një avokat të zot që jo se e nxorri pa lagur por sepse e gjitha ishte një motazh i sajuar nga policia Italiane. Gazetat morën dhenë dhe ti po ta kishe laxuar do thoje ja dhe një tjetër kriminel shqiptar i kapur mirë ja bënë në burg të kalbet. PRA MOS BESO ÇDO GJË QË SHKRUHET DHE THUHET.
    2/Me sa kam lexuar unë ai ka rënë brënda për grabitje dhe jo për vrasje, ku dënimi nuk duhet të ishte 25 vjet.
    3/Në burg njerzit çohen për të kryer dënimin dhe njëkohësisht të kuptojnë gabimin duke reflektuar, dhe shteti duhet që ta ndihmojë në këtë drejtim.
    4/Pas përfundimit të dënimit duhet të jesh njeri i lirë si gjithë të tjerët me të gjitha të drejtat dhe jo më një kriminel apo një grabitës.
    5/Gjatë kryerjes së dënimit nuk duhet që i dënuari të përdhunohet nga rojet e burgut duke i futur shkopin e gomës në B*** siç kishin bërë me të për 10 ditët e fundit. Dhe personi që kryente këto ishte pikërisht ai gardiani që vdiq. Kjo është e memorizuar në mesazhin e dërguar nga burgu familjarave të tij ku kërkonte ndihmë nga shteti shqiptar për vuajtjet që po kalonte në burg.
    6/Pra gardiani në vënd që të zbatonte ligjin zbatonte maliqin e tij dhe e pagoj me jetë.
    Është normale që një gardian i tillë nuk mund të njehsohet me të gjithë popullin por vetëm me një përqindje të tij që mund të jetë1- 5-10-20 apo më shumë %. Por në asnjëmënyrë nuk mund të themi që është organizuar nga shteti përkundrazi shteti grek thotë këtë.
    Shume fjale po nuk na the ate me te rendesishmen: Ishte apo nuk ishte kriminel ky horri qe vrau gardianin e burgut sipas teje? Jo per gje, po ka ca ketu qe kur shprehen, kujtojne se shqiptaret jane engjej te rene nga qielli te rrethuar nga popuj djaj qe duan t'iu nxjerrin syte.

    O Zot, pse kaq urrejtje alla komuniste per nje qenie njerezore qe ka rene ne burg? Pak raste njihen ne amerike qe njerez qe nuk kane kryer krime jane denuar si vrases, ne shume raste edhe jane ekzekutuar e pas shume apo pak kohesh ka dale autori i vertete i krimit? Perse te besojme gjykanten qe e ka denuar dhe jo ate qe thote se eshte i pafajshem? Po qofte se edhe nje njeri ka bere dicka per t'u denuar , nje shkelje ligji , e paska zene burgun, e cfar na justifikon t'i drejtohemi apo ta konsiderojme si egersire ?
    Epo mire atehere. Bejme keshtu sic ben ti. Asnje shqiptar i rene ne burg nuk eshte kriminel, edhe pse ka me mijera te tille ne burgjet e Greqise e Italise. Asnje shqiptar qe vret gardianin e tij te burgut nuk eshte kriminel. Kriminele jane vetem Gjykatat dhe gardianet e burgut grek apo jo? Ne shqiptaret jemi engjej e gjithmone te pafajshem.

    Kriminel shqiptare? C'eshte kjo fjale?

    Eshte cinike te krahasosh dhunen qe perdorin helenet perfaqesues te shtetit me dhunen e nje shteti tjeter. Albo, te lutem mos bej sikur s'e ke degjuar ndonjhere menyren cnjerezore qe perdorin policia apo ushtaret grek mbi patriotet tane. Keto sjellje jane te papranueshme. Le te denohej per aktin qe beri me vrasjen e gardianit.. po po , le te denohej si nje njeri , qe merr fryme, qe ben gabime, si nje njeri qe fundja mekatet do t'i laje edhe ne boten e pertejme pasi te kete mbaruar denimin e merituar. A do te denohet qofte edhe nje nga ata qe masakruan dhe shperfytyruan edhe kufomen e tij? une nuk pres dicka te tille as sot , as kurre.

    Lereni ta qajne te mjerin bir nene. Cfardo qe te kete bere , meriton te percillet si krijese e zotit me respekt .
    Une nuk i respektoj kriminelet, qofshin keta horra nga Fieri, apo gardiane burgu ne burgjet e Greqise. Une kete moral kam dhe me kete moral jam rritur. Kete moral po u le edhe femijeve te mi. Krimineli eshte kriminel. Njeriu i drejte eshte njeri i drejte. Krimineli eshte i tille jo vetem sa eshte gjalle, por edhe pasi vdes. Por ne Shqiperi, ndodh nje cudi e madhe, kriminelet pasi vdesin behen shenjtore.

    Ketu nuk behet fjale per te mbrojtur krimin, por per te denuar torturen, per me teper ne "duart" e shtetit.

    Ate mund ta denonin edhe me vdekje per vrasjen qe beri, nese ligji do ishte i tille, por nuk ka asgje qe te justifikoj torturat cnjerezore qe i moren jeten. Eshte nje rast i paster ku mund te vertetohet fajesia. Do ishte mire te gjendej nje zyre avokatie neper bote, qe ka eksperience ne kete fushe. Nuk kthehet me mbrapsht jeta dhe ato qe perjetoi, por do i jepej nje shans me shume sensibilizimit qe ngjarje te tilla mos perseriten ...

    Shqiptaret kane 20 e ca vite qe kane emigruar, jo vetem ne Greqi, por nuk degjon ngjarje te tilla ne vende te tjera...
    Krimin po e denojne gjykatat ne Greqi, dhe ata pergjegjes po dalin para gjykates e para ligjit. Nuk e gjykojme ne me fjalet e forumit apo fjalet e Sali Berishes nga fb. Ajo qe me beri pershtypje mua me kete incident eshte se ne Fier po i behen nderime nje krimineli ordiner sikur te kish qene njeriu me i mire i qytetit. Dhe sic thua ti qe shoqeria greke e shteti grek duhet te sensibilizohet qe te pastroje burgjet e veta nga shkelje te tilla flagrante te te drejta te njeriut, keshtu po them edhe une: QE SHOQERIA SHQIPTARE DUHET TE CLIROHET NJEHERE E MIRE NGA MANIA PER TE GLORIFIKUAR KRIMIN DHE KRIMINELET! Rasti i ketij eshte rasti i fundit ne nje seri rastesh ku kriminele e njerez te inkriminuar qe merren me droge, trafiqe, vrasje, nderohen sikur te kishin cliruar Shqiperine!

    Problemi nuk eshte vetem se pse shqiptaret dhunohen ne burgjet e Greqise apo Italise, problemi eshte se pse mijera shqiptare ne keto vende zgjedhin rrugen e krimit e bien ne burg! Eksporti me i madh i shoqerise shqiptare ne Evrope eshte hashashi i Lazaratit dhe mijera te rinj qe zgjedhin rrugen e krimit si puna e ketij me lart.

    Albo ato qe shkruan ti dhe qendrojne POR....Ti kur policia shqiptare vrau kriminelin gjate aksionit per ta kapur qe jo qe nuk dorezohej por u kunderpergjigj me arme te erdhi keq per te. E shave policine shqiptare. Ndersa tani qe kriminelin se vrau policia shqiptare por greke dhe ne menyre akoma me crrenjezore u kujtove qe qenka kriminel viktima dhe e ka merituar. Mbaj gjithmone nje qendrim: O me kriminelin o me ligjin. Apo ty te dhimbsen kriminelet vetem kur bejne krime ne Shqiperi?
    Te dyja ngjarjet jane te denueshme por vrasja e policise shqiptare ishte me e rende se sa vrasja e ketij ne burg. Nje qytetar shqiptar u vra nga policia shqiptare me dhjetra plumba, kur ky nuk kish kryer asnje krim, policia nuk kish asnje urdher arresti per te te prere nga Prokuroria apo nga Gjykata. Dhe i gjithe incidenti nisi kur police civile i trokiten ne shtepi ne mes te nates viktimes dhe i kerkuan me force qe te shkonte me ta ne komisariat per pyetje. Polici nuk ka te drejte te te hyje ty ne shtepi ne mes te nates e te te marri me force ne komisariat, pa patur nje urdher nga Prokuroria apo Gjykata.

    Kurse ne rastin e burgut grek, torturat dhe dhuna e ushtruar eshte shkelje flagrante e lirive te njeriut, pasi edhe kriminelet gezojne te drejta. Por ishte nje dhune e izoluar brenda murreve te burgjeve, e jo jashte tyre, sic ishte rasti i Durresit. Dhe dallimi tjeter i madh eshte se keta gardianet e burgut qe kryen kete krim do te kalben vete ne burg. Kurse policet shqiptare qe shoshiten me plumba trupin e djaloshit nga Durresi, jo vetem qe nuk i hetoi apo denoi njeri, por ministri i rendit u tha: "Bravo cuna!"

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 02-04-2014 më 01:35

  23. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Grekët i nxorën një sy

    Citim Postuar më parë nga hot_prinz Lexo Postimin
    Sali Berisha ka te drejte,

    ta shtrojme pyetjen, pse ende nuk u kthye asnje shqiptar "kriminel" i masakruar nga shtetet tjera p.sh. nga Italia?
    Edhe ne Itali kemi kriminele shqiptare, por ata pamarreparasysh rastin e krimit, kriminelit i bejne nje proces te ligjshem dhe e denojne me ligje nderkombetare.
    Duket qarte se greket jane albanofobe te medhenj dhe mezi nuk presin te masakrojne shqiptaret "kriminele".
    Pastaj kush u beson grekeve albanofobe, se personi ne fjale ishte kriminel? Une personalisht su besoj.

    Para pak kohe ndodhi rasi, kur ne turqi nje vehabist shqiptar vrau ushtar dhe police turq, por me sa lexova dhe e pashe se atij nuk i ishin nxirrur syte e as zemra, e as te masakrohej si kafshe.
    Ne kete rast respekt per shtetin turk dhe pshtyerje mbi shtetin e ndyte grek.
    Se po duket sikur du me mbrojt greket qe robt ku ti ken prej te parit te i fundit
    se kushdo nga ne do i dilte krah te ndjerit nese do zihej ne rruge me grek por mos harrojme dicka
    greku mund ta kete me te "theksuar" kete dhunen po te ndodhte i njejti rast ne austri APO gjermani mos mendo se do e priste wiener schnitzel APO paulaner te ndjerin se nese ne pamje te pare duken si me perendimor keto ketu te shkerdhejne per se gjalli.
    TE ELEMINOJNE ME DIPLOMACI.
    edhe ne viene qelloi serbi mbi policin rrugor e la te paralizuar per gjithe jeten u kap ne hungari pas disa javesh se u ngrit gjithe shteti ne kembe
    nuk u be shume buje po nuk ka asnje te dhene se ku ja kane tretur trut!!!!
    JO SEKS PARA MARTESE

  24. #35
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Gardianet i nxorrën një sy

    .....me vjen keq per te dy viktimat gardianin dhe te burgosurin, sepse ne nje menyre qe te dy u vran pa te drejt. Mirepo akti i vrasjes se te burgosurit per mua mbetet nje akt cnjerzor dhe i tmerrshem, ashtu sic mbeten cnjerzore ata qe mbrojne kete akt, TURP te keni nga vetja e juaj, kuptohet nese e dini qka eshte turpi, sepse po te ju lexonin edhe femija juaj do te ishin ndiere te turpruar. Ju qe mbroni kete akt mund te jeni cfar te doni, grek, shqiptar, gabel, apo cfardo tjeter por NJEREZ asnjeher.
    Ndryshuar për herë të fundit nga prishtina75 : 02-04-2014 më 01:36

  25. Anetarët më poshtë kanë falenderuar prishtina75 për postimin:

    Sorkadhe_Kelcyre (02-04-2014)

  26. #36
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Grekët i nxorën një sy

    O Sali, Albo[/QUOTE]

    "Personi i vrare nuk ishte "engjell", ishte nje nder ata mijera horra shqiptare qe kane mbushur burgjet e Greqise, Italise, Shqiperise e mbare botes. Kjo nuk e justifikon dhunen e torturat e gardianeve qe eshte e denueshme moralisht dhe ligjerisht.( Por boll me keto "ALBANOFOBITE" se na hape zorret e barkut, e boll mbajte ndezur flaket e nacionalizmit anadollak shqiptar, e mos kujto se kur flet je duke folur vetem para votuesve te tu ne Bathore)"
    QE KETU KE GABUAR DUKE PARAGJYKUAR NJE PJESE TE POPULLSISE

    ALBO"Nuk duhet te denoncojme vetem dhunen ndaj "emigranteve shqiptare" ne burgjet e Greqise, duhet ti denoncojme te dyja: edhe kriminelet shqiptare qe vrasin gardiane e bejne krime ordinere ne mbare boten, edhe dhunimin e lirive te tyre ne burgjet e Greqise. Nje kriminel eshte kriminel, si i gjalle edhe i vdekur, dhe se eshte "kriminel shqiptar" nuk e ben ate me te mire se te tjeret."

    Te gjithe e dime qe gjykatat greke denojme shqiptaret me shume se ligji, nje kusheriri i imi u denua me 6 vite burg per nje cigare hashash, sigurisht qe eshte i denueshem veprimi i vrasjes se kriminelit dhe dhunuesit nuk kane per tu dunuar asnjehere se policia eshte albanofobe ashtu siq eshte dhe gjykatat dhe nje pjese e konsiderushme e popullit grek, ketu kam ekperiencen time ne nje debat ne vitin 1996 me nje grek mbi gjergj kastriotin qe aludojne qe eshte grek, A ka THEKSUAR Berisha SEMUNDJEN greke qe vuajne me shekuj, mendoj qe ka thene nje te VERTETE te pamohushme se nje pjese e SHOQERISE greke jeton me MESJETE me veprimet e tyre, kujtojme ketu kethimet e cameve nga kufijte shqiptare, sa per bathoregjite jane me shqiptare se ti, dhe jane komb, dine ceshte vellai, fisi, daja, nipi, komb je dhe nuk behesh, prandaj nuk eshte etike te ofendosh askend dhe sidomos kur je ne shtepine tende, siq eshte forumi qe ti drejton dhe e administron.
    Ndryshuar për herë të fundit nga par : 02-04-2014 më 03:11
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  27. #37
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Gardianet i nxorrën një sy

    02 Prill 2014 - 07:25 | LAJME Balkanweb



    Nëna e 2 vëllezërve të vrarë në kufi: Karelin e torturuan grekët si djemtë e mi




    DEVOLL - "Grekët vranë një tjetër shqiptar dhe e torturuan në mënyrë çnjerëzore, ashtu siç torturuan dy djemtë e mi. Mjaft nëna janë lënduar dhe veshur me të zeza. Shteti ynë të kërkojë drejtësi për djemtë e mi dhe për Karelin". Kështu ka deklaruar dje në një intervistë për "Gazetën Shqiptare", nëna e Melsi dhe Klevis Çollakut nga fshati Shuec i Devollit, të cilët u vranë më 7 dhjetor të vitit të kaluar në kufirin shqiptaro-grek. Flora Çollaku u shpreh se ndonëse kanë kaluar katër muaj nga vrasja e dy djemve të saj, ende nuk kanë marrë rezultatin përfundimtar të ekspertizës mjeko-ligjore të bërë në Shqipëri. E moshuara pohoi se është tronditur nga vrasja e Ilir Karelit. Ajo i bën apel shtetit shqiptar t'u japë fund ngjarjeve mizore të shkaktuara nga fqinjët dhe të vendosë drejtësi.
    Zonja Flora, janë mbushur afro 4 muaj nga ngjarja e rëndë në kufirin shqiptaro-grek, ku mbetën të vrarë dy djemtë tuaj. Keni mundur të merrni rezultatin përfundimtar të mjekësisë-ligjore?
    Në 7 Prill mbushen plot 4 muaj nga vrasja e djemve të mi, por ende nuk kemi marrë ekspertizën mjeko-ligjore në dorë. Ne e dimë të vërtetën, e dimë që djemtë janë dhunuar në mënyrë çnjerëzore dhe më pas janë vrarë, pasi shenjat në trup e vërtetonin këtë. Por e vërteta u fsheh dhe ndaj nuk na u dha asnjëherë në dorë ekspertiza mjeko-ligjore. E vërteta më dhëmb në shpirt, por nuk kam ku ta gjej. Plaga më është hapur më shumë, kur dëgjova në media me vrasjen e një tjetër shqiptari në Greqi dhe dhunën mizore të ushtruar ndaj tij. Grekët përsërisin të njëjtën histori.
    E keni fjalën për vrasjen e Ilia Karelit?
    Sigurisht që po. Në një kohë të shkurtër nga vrasja e djemve të mi, grekët vrasin një tjetër shqiptar, këtë herë e vrasin në burg. Nuk di ç'të them, ishte tronditëse.
    Si u ndjetë në ato momente?
    U ndjeva keq. Ishte e tmerrshme ajo që dëgjova. M'u kujtua dhuna mizore që policët grekë kishin ushtruar ndaj djemve të mi. Para syve m'u shfaqën Melsi me Klevisin dhe torturat çnjerëzore ndaj tyre. Është e dhimbshme për një nënë të shohë të masakruar fëmijët e saj...(qan).
    Keni dijeni se çfarë po bëhet aktualisht me çështjen e djemve tuaj?
    Ka një hetim nga prokuroritë e dy shteteve. Ne po e ndjekim paralelisht, kemi marrë një avokat këtu në Shqipëri, por kemi marrë dhe një avokate në Greqi. Duam të zbardhet e vërteta dhe të ndëshkohen vrasësit e dy djemve të mi. Ata ishin dy peshkatarë të varfër dhe jo kriminelë. Gjuanin në liqen për bukën e gojës. U kapën në shkelje, le të dënoheshin, por jo të vriteshin e masakroheshin në këtë lloj mënyre nga policia greke. Ne do i shkojmë deri në fund kësaj çështjeje, derisa të gjenden vrasësit.
    Cili është apeli juaj në këto momente?
    Kam një thirrje për shtetin shqiptar. Mjaft heshti, por të reagojë për këtë që po ndodh me shqiptarët në Greqi. Jo vetëm për djemtë e mi, por edhe për Karelin apo për fëmijë të tjerë të masakruar mizorisht në Greqi. Shteti ynë, sot më shumë se kurrë duhet t'i thotë "stop" dhunës së grekëve ndaj shqiptarëve


    kjo tregon ksenofobin e policise dhe gjykatave greke
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  28. #38
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Gardianet i nxorrën një sy

    Viktima eshte fajtori, agresori eshte engjell. Kjo eshte llogjika debile e ca copave te mishit ne kete forum.
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  29. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Grekët i nxorën një sy

    Shume fjale po nuk na the ate me te rendesishmen: Ishte apo nuk ishte kriminel ky horri qe vrau gardianin e burgut sipas teje? Jo per gje, po ka ca ketu qe kur shprehen, kujtojne se shqiptaret jane engjej te rene nga qielli te rrethuar nga popuj djaj qe duan t'iu nxjerrin syte.
    Albo djali meqense po bën budallain dhe i do përgjigjet shkoqur po të them që për aq kohë sa ai nuk ka vrarë njeri nuk është kriminel. Kriminel quhet ai njeri që bën një krim dhe këtë ai e brëi vetëm pasi mbi të kishin abuzuar ata që duhet ta ruanin dhe edukonin në një farë mënyre. Burgjet e sotme nuk janë burgjet e Hitlerit. Ai ka vjedhur pra quhet hajdut i rëndomtë ku në një vjedhje ka kërcënuar edhe me vrasje sipas gjyqit por nuk ka bërë asnjë vrsaje asnjë plagosje por ka vjedhur vetëm 100 euro dhe për këtë mori 20 vjet burg.

    Ja dhe informacioni

    Nje ish i burgosur ne burgun e Nigritas ka rrefyer per tortura te renda ne kete burg ne emisionin” Shtypi i verdhe” te Makis Traindafilopulos. Ai ka denoncuar rrahjet brutale ndaj te dënuarve nga ana e gardianeve te ketij burgu.
    “Jam nje ish i denuar ne burgun e nigritas, jam 70 vjec. Kam shume per te thene per kete burg. Ne nigrita te burgosurit I rrihnin brutalisht. Kam pare njerez te dilnin me shenja te nxira ne fytyre e trup. Aty ndodhin gjera qe nuk ndodhin ne asnje vend tjeter ne bote. Nuk jam racist, nuk me intereson qe ehste shqiptar apo turk. Ate e vrane ne Nigrita. Atje te vdisnin ne dru dhe te hidhnin pastaj ne qeli. Shiqptarin nuk e justifkoj per vrasjen qe beri ndaj gardianit grek, por ne burgun e nigritars ndodhin çmenduri. Prej aty nuk mund te dale njeri”, tha ai.
    Gazetai i njohur grek i thote ish te burgosur ne burgun e Nigritas te jape deshmine e tij ne prokurori.
    Nderkaq sipas një dëshmie, shefi i rojeve të brendshme të burgut, Hari Konsolidis, që tashmë ndodhet i shtruar në psikiatrinë e Serresit, ka pranuar para kolegëve të tij në polici, se e ka rrahur dhe torturuar shqiptarin brenda në burgun e Nigritas. Ai ka pranuar se në torturë ishin edhe 9 roje të tjera, 7 nga të cilët e mohuan pjesëmarrjen, ndërsa 2 e pranuan fajin e tyre. Kur shefi i rojeve të brendshme Konsolidis mësoi se do arrestohej tentoi të vetëvritej, por u shpëtua nga kolegët. Mësohet se i ka telefonuar gruas dhe i ka kërkuar falje, më pas ka tentuar vetëvrasjen. Aktualisht ndodhet i paraburgosur në klinikën psikiatrike të spitalit të Serresit për trajtim.
    Sakaq e perditshja “To vima” ka publikuar nje portret te Ilia Karelit, ku shqiptari shfaqet me origjine rumune me emrin Valnetinio Popesku. Gjate viteve 1997-2001 ndaj tij rezultonin 11 gjyqe, ndersa u denua 14 vjet burg per vjedhje. Pasi u lirua ne 2006 , nje vit me pas u arrestua perseri, pasi ne nje garbitje per 100 euro ne Neo Iraklio tentoi ti priste te zonjes se shtepise fytin me xhamin e kornizes dhe te mbyste me zinxhir bashkëshortin e saj. U dënua me 20 vjet heqje lire, dhe me pas dënimi u ul me 12 vjet.

  30. #40
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Përcillet në banesën e fundit Kareli, familjarët: Gardianet i nxorrën një sy

    Vdekja e Karelit, shefi i rojeve të burgut të Nigritas: Unë e rraha dhe e torturova


    Nga Greqia, Anila Jole

    Vdekja e Karelit, shefi i rojeve të burgut të Nigritas: Unë e rraha dhe e torturovaGjatë hetimit të vdekjes së Ilia Karelit nga Kontrolli i Brendshëm i Policisë së Greqisë së Veriut, janë dhënë dëshmi dhe fakte që hedhin shumë dritë mbi të vërtetën për dhunën e ushtruar mbi shqiptarin.

    Sipas një dëshmie, shefi i rojeve të brendshme të burgut të Nigritas, Hari Konsolidis, që tashmë ndodhet i shtruar në psikiatrinë e Serresit, ka pranuar para kolegëve të tij në polici, se e ka rrahur dhe torturuar shqiptarin brenda në burg. Ai ka pranuar se në torturë ishin edhe 9 roje të tjera, 7 nga të cilët e mohuan pjesëmarrjen, ndërsa 2 e pranuan fajin e tyre.

    Kur Konsolidis mësoi se do të arrestohej, tentoi të vetëvritej, por u shpëtua nga kolegët. Mësohet se i ka telefonuar gruas dhe i ka kërkuar falje, më pas ka tentuar vetëvrasjen. Aktualisht ndodhet i paraburgosur në klinikën psikiatrike të spitalit të Serresit për trajtim.

    Nga ana tjetër policët e rajonit të Iteas deklaruan se "Ilia Kareli në asnjë rast nuk u prek gjatë qëndrimit të tij në mjediset e policisë". Sipas zyrtarëve të kësaj policie, "kur Kareli hyri në rajon, kishte shenja të dukshme në duar dhe kokë. Ai ishte i heshtur dhe i kërkoi vetëm pak ujë. Oficeri që e mori në dorëzim ka regjistruar të gjitha goditjet dhe ka bërë një raport”, thonë zyrtarët e policisë së Iteas për shtypin grek.

    Sot pritet të kryhen arrestimet e 8 gardianëve të burgut të Nigritas në Serres, kundër të cilëve është lëshuar urdhër arresti për torturimin deri në vdekje të të burgosurit shqiptar Ilia Kareli.

    Policia greke i la të lirë 3 gardianët e burgut të Nigritas, të cilët u ndaluan dje. Sipas policisë, duhet më tepër kohë të përfundojnë procedurat për çështjen. Dosja i ka kaluar prokurorisë dhe pritet një urdhër i dytë.

    Ndaj zyrtarëve të burgut rendon akuza për rrahje dhe torturë me pasojë vdekjen, plagosje të rëndë dhe dëmtime të rënda të qëllimshme.

    Në raportin e prokurorisë vihet në dukje se në bazë të hetimeve, vendi dhe koha e kryerjes së goditjeve vdekjeprurëse, përkon me qëndrimin e të dënuarit brenda territorit të Serresit, gjë që shkarkon nga përgjegjësia gardianët e burgut të Malandrinos dhe policët e rajonit të Iteas.

    Konsulli shqiptar në Selanik kontakton me autoritetet hetimore
    Përfaqësuesi i qeverisë shqiptarë, Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Selanik Riza Poda vijon kontaktet me autoritetet hetimore për cështjen e vdekjes së shqiptarit Ilia Kareli. Poda ka kontaktur me prokurorin e Serresit si dhe drejtorin e Kontrollit të Brendshëm të policisë, që zhvilloi hetimet. Sipas Podës, autoritetet greke kanë siguruar se hetimet vijojnë me intensitet për nxjerrjen e përgjegjësve do të ketë arrestime dhe ndëshkime për vdekjen e dhunshme të shqiptarit.

    (BalkanWeb)

  31. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    skender76 (02-04-2014)

Faqja 2 prej 11 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •