Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Ikonat dhe Thonj palaret.

    Balkanweb.

    ...................
    Vlorė: Misteri i ikonave, ishin nė drejtim tė Italisė
    Lajmi i ores 8:30 AM



    "Guardia di Finanza" VLORE (18 Maj) - Policė shqiptarė dhe punonjės tė Guardia di Financės italiane tė pėrfshirė nė trafik ikonash dhe veprash tė tjera arti me vlerė. Kjo ėshtė ajo ēka po mundohet qė tė zbardhė dje pak para mesditės policia. Njė trajler i plumbosur qė kishte pesė ditė qė priste tė nisej nė drejtim tė Italisė i ka bėrė "ēorbė" struktura dhe organizma tė tėra tė shtetit tonė dhe atij italian.
    Pėrfshirja apo, tė paktėn, dhe "lakimi" si tė pėrfshirė nė trafik veprash arti tė dy punonjėsve tė Guardias, ka "ngritur nė kėmbė" njė grup tė madh hetimi pėr tė zbardhur sa mė shpejt gjithė ngjarjen. Pasditen e djeshme janė shoqėruar nė polici shoferi i trajlerit dhe njė punonjės i Policisė Kufitare tė Durrėsit. Ndėrkohė pėr dy punonjėsit e Guardias do tė vendoset mė vonė dhe pas pėrcaktimit tė vlerės sė "mallit" tė gjetur. .

    Gjetja e veprave mė vlerė
    Dje rreth orės 11 nė portin e Vlorės, pas njė sinjalizimi tė bėrė nga ana e policisė sė portit tė kėtij qyteti dhe doganės sė Vlorės, forca tė policisė sė drejtorisė sė qytetit jugor kanė ushtruar kontroll nė makinėn me targa Vl 4126 B dhe nė trajlerin me targa AA 04204, me shofer shtetasin Ilia Hudhra. Burime pranė policisė sė Vlorės kanė bėrė tė ditur dje pėr Gazetėn, se nė trajler janė gjetur vepra arti me vlera etnografike-historike. Sipas shpjegimeve qė ka dhėnė shoferi, "malli" me vlerė ishte ngarkuar nė njė magazinė nė qytetin e Krujės. Dokumentacioni pėr gjithė mallin figuronte nė emėr tė firmės ARTI Sh.p.k. me pronar Ylvi Mehjėn dhe me qendėr nė Shkodėr.
    Hetimi
    Menjėherė pas gjetjes sė veprave tė artit, nė vendngjarje kanė mbėrritur forca tė policisė dhe njė grup hetimi, i cili ka filluar nga verifikimi. Sipas burimeve zyrtare tė policisė sė Vlorės, trajleri me veprat e artit kishte pesė ditė qė rrinte nė portin e Vlorės, gati pėr t'u nisur pėr nė Bari. Pėr kėtė makinė paraditen e djeshme nė portin e Vlorės ka mbėrritur dhe njė makinė me targa diplomatike italiane, nga e cila kanė dalė dy punonjės tė Guardia di Financės me emrat Mikele dhe Trimpoli, qė vinin nga Durrėsi dhe oficeri i Policisė Kufitare tė Durrėsit, Gėzim Myhipaj. Sipas asaj ēka ėshtė zbardhur, deri tre tė ardhurit nga Durrėsi janė pėrpjekur qė tė ndėrhyjnė pėr nisjen e trajlerit nė drejtim tė Italisė. Por roli i tyre duket se nuk kishte filluar dje. Burime nga grupi i hetimit bėjnė tė ditur se oficeri shqiptar dhe dy ilalianėt janėparė me njė fuoristradė tė Guardia di Financės dhe kanė qenė prezent gjatė kohės kur ėshtė ngarkuar malli nė Krujė. Pas ngarkimit tė gjithė sasisė sė sendeve me vlerė, ata kanė fjetur njė natė nė Fushė-Krujė dhe tė nesėrmen kanė plotėsuar dokumentet dhe kanė plumbosur nga njė doganier i Shkodrės trajlerin ku kishin vėnė veprat e artit. Po sipas tė njėjtave burime, mes sendeve tė gjetura ka pasur qypa, djepe tė vjetėr, sėndukė... Hetimi pėr ngjarjen e djeshme do tė vazhdojė dhe nė ditėt nė vazhdim, ndėrkohė qė mbrėmė nė drejtim tė Vlorės janė nisur njė grup ekspertėsh nga Instituti i Monumenteve pėr tė pėrcaktuar nėse hyjnė nė radhėn e antikuariateve veprat e artittė gjetura nė trajler.
    Pėrplasje
    Ngjarja e djeshme e Vlorės duket se ka krijuar jo pak pėrplasje, aq mė shumė se nė mes mund tė ishin dy punonjės tė Guardia di Financės. Pėr shumė orė askush nuk ka dashur tė fliste pėr veprat e artit tė gjetura dhe pėr implikimet dhe masat qė mund tė merreshin. Ndėrsa pasdite dhe nė orėt e vona tė mbrėmjes sė djeshme tė dhėnat jepeshin me jo pak rrethana lehtėsuase, sidomos pėr dy shtetasit italianė, mbiemrat e tė cilėve, megjithėse nėn hetim, "t'i vrisje", nuk i "kujtonte" askush. Sipas burimeve zyrtare, makina dhe trajleri kishin tri ditė qė rrinin nė port, ndėrsa, sipas policisė sė Vlorės, kishin vetėm dy ditė qė gjendeshin aty. dxh/an (Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
    .................................

    Nuk na kan xhan kot ne socialistave keto Limprehtat e Botes. Dhuratat dhe mbreti i pranon.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    zejnepi

    Italianet, hajdutet e ikonave
    Zenepe Luka Vlore - Kontrabande italiane me veprat e artit. Policia e Vlores bllokoi nje maune me objekte etnogafike, ndersa shoqerohen ne komisariat drejtuesi i mjetit dhe shoqerues. Sipas drejtuesve te policise se portit, ka qene ora 12 e mesdites se premte, kur maunia me targe VL 41 26 b dhe trajleri me targe AA O4 2004, ka kerkuar te futet ne port pasi do te udhetonte me tragetin e linjes drejt Brindzit. Pasi eshte kontrolluar, uniformat blu kane konstatuar vlerat kulturore dhe kane bllokuar mjetin duke e vene ne ruajtje ne ambjentet e FNSH. Behet fjale per rreth 50 objekte si ikona, e objekte skulpture qe mendohet te jene marre nga muzeumet shqiptare per tu "sistemuar" ne Itali. Kreu i policise se Vlores nkolonel Neritan Nallbati ka deklaruar per "KJ" se "ka dyshime te mundeshme qe na cuan ne bllokimin e mjetit dhe se do te behen verifikimet e nevojshme me Ministrine e Kultures. Nga ana jone thirrem ne ndihme edhe eksperte kompetente, sikurse ishte drejtori i Muzeut te Vlores, qe dha mendimet e tij rreth ketyre vlerave. Do te jete Ministria e Kultures ajo qe do ti jape rruge problemit", ka perfunduar Nallbati. Burime te tjera te sektorit te krimit ekonomik jane shprehur se kemi te bejme me nje license te dhene nga nje keshilltar i ministrit te kultures, ndersa eshte kompetence e vete Ministrit. Ka te ngjare qe keto objekte te sherbejne si biznes i fuqishem, duke varferuar vlerat kulturore te vendit tone. Eshte kjo aresyeja qe kane nisur hetimet rreth ketij rasti qe eshte shfaqur rralle ne portin e Vlores.

    Per lajmin e bujshem i kerkuam prononcim drejtorit te Muzeut Etnografik te Vlores, Novruz Barjami

    Ishte nje numer shume i madh objektesh etnografike, me vlera te rendesishme kulturore nga shume krahina te vendit. Numeroheshin 50 sepete, te punuara bukur me motive popullore, dhjetra qypa te medhenj prej qeramike qe peshonin deri ne 2 kv si dhe objekte te tjera qeramike me vlere. Si specialist e njeri qe vleresoj e me dhimset kultura e vendit tim, jam i shqetesuar per kete arbitraritet, pasi nuk eshte hera e pare qe ikin keto vlera. Ato nuk jane vjedhur ne Muzeun e Vlores, nuk di ne muze te tjera, por kjo vlere, pasuri e kombit, qofte e marre edhe neper persona private, nuk duhet lejuar te kaperceje kufijte dhe dikush duhet te pergjigjet per kete lloj trafiku te kultures. ka qene reagimi i drejtorit te muzeut Nevroz Barjami. Nderkohe mesohet se nga Ministria e Kultures jane nisur specialiste drejt Vlores per te sqaruar gjithcka rreth ketij problemi, nese kemi te bejme me trafik te vlerave apo korrupsion te Ministrise se Kultures, qe autorizon persona te dyshimte per tregtimin e ketyre vlerave ne Itali. Mesohet se trajleri, koka e maunes, eshte e nje pronari italian, ndersa maunia i perket nje vlonjati.
    KJ

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •