Balkanweb.
...................
Vlorė: Misteri i ikonave, ishin nė drejtim tė Italisė
Lajmi i ores 8:30 AM
"Guardia di Finanza" VLORE (18 Maj) - Policė shqiptarė dhe punonjės tė Guardia di Financės italiane tė pėrfshirė nė trafik ikonash dhe veprash tė tjera arti me vlerė. Kjo ėshtė ajo ēka po mundohet qė tė zbardhė dje pak para mesditės policia. Njė trajler i plumbosur qė kishte pesė ditė qė priste tė nisej nė drejtim tė Italisė i ka bėrė "ēorbė" struktura dhe organizma tė tėra tė shtetit tonė dhe atij italian.
Pėrfshirja apo, tė paktėn, dhe "lakimi" si tė pėrfshirė nė trafik veprash arti tė dy punonjėsve tė Guardias, ka "ngritur nė kėmbė" njė grup tė madh hetimi pėr tė zbardhur sa mė shpejt gjithė ngjarjen. Pasditen e djeshme janė shoqėruar nė polici shoferi i trajlerit dhe njė punonjės i Policisė Kufitare tė Durrėsit. Ndėrkohė pėr dy punonjėsit e Guardias do tė vendoset mė vonė dhe pas pėrcaktimit tė vlerės sė "mallit" tė gjetur. .
Gjetja e veprave mė vlerė
Dje rreth orės 11 nė portin e Vlorės, pas njė sinjalizimi tė bėrė nga ana e policisė sė portit tė kėtij qyteti dhe doganės sė Vlorės, forca tė policisė sė drejtorisė sė qytetit jugor kanė ushtruar kontroll nė makinėn me targa Vl 4126 B dhe nė trajlerin me targa AA 04204, me shofer shtetasin Ilia Hudhra. Burime pranė policisė sė Vlorės kanė bėrė tė ditur dje pėr Gazetėn, se nė trajler janė gjetur vepra arti me vlera etnografike-historike. Sipas shpjegimeve qė ka dhėnė shoferi, "malli" me vlerė ishte ngarkuar nė njė magazinė nė qytetin e Krujės. Dokumentacioni pėr gjithė mallin figuronte nė emėr tė firmės ARTI Sh.p.k. me pronar Ylvi Mehjėn dhe me qendėr nė Shkodėr.
Hetimi
Menjėherė pas gjetjes sė veprave tė artit, nė vendngjarje kanė mbėrritur forca tė policisė dhe njė grup hetimi, i cili ka filluar nga verifikimi. Sipas burimeve zyrtare tė policisė sė Vlorės, trajleri me veprat e artit kishte pesė ditė qė rrinte nė portin e Vlorės, gati pėr t'u nisur pėr nė Bari. Pėr kėtė makinė paraditen e djeshme nė portin e Vlorės ka mbėrritur dhe njė makinė me targa diplomatike italiane, nga e cila kanė dalė dy punonjės tė Guardia di Financės me emrat Mikele dhe Trimpoli, qė vinin nga Durrėsi dhe oficeri i Policisė Kufitare tė Durrėsit, Gėzim Myhipaj. Sipas asaj ēka ėshtė zbardhur, deri tre tė ardhurit nga Durrėsi janė pėrpjekur qė tė ndėrhyjnė pėr nisjen e trajlerit nė drejtim tė Italisė. Por roli i tyre duket se nuk kishte filluar dje. Burime nga grupi i hetimit bėjnė tė ditur se oficeri shqiptar dhe dy ilalianėt janėparė me njė fuoristradė tė Guardia di Financės dhe kanė qenė prezent gjatė kohės kur ėshtė ngarkuar malli nė Krujė. Pas ngarkimit tė gjithė sasisė sė sendeve me vlerė, ata kanė fjetur njė natė nė Fushė-Krujė dhe tė nesėrmen kanė plotėsuar dokumentet dhe kanė plumbosur nga njė doganier i Shkodrės trajlerin ku kishin vėnė veprat e artit. Po sipas tė njėjtave burime, mes sendeve tė gjetura ka pasur qypa, djepe tė vjetėr, sėndukė... Hetimi pėr ngjarjen e djeshme do tė vazhdojė dhe nė ditėt nė vazhdim, ndėrkohė qė mbrėmė nė drejtim tė Vlorės janė nisur njė grup ekspertėsh nga Instituti i Monumenteve pėr tė pėrcaktuar nėse hyjnė nė radhėn e antikuariateve veprat e artittė gjetura nė trajler.
Pėrplasje
Ngjarja e djeshme e Vlorės duket se ka krijuar jo pak pėrplasje, aq mė shumė se nė mes mund tė ishin dy punonjės tė Guardia di Financės. Pėr shumė orė askush nuk ka dashur tė fliste pėr veprat e artit tė gjetura dhe pėr implikimet dhe masat qė mund tė merreshin. Ndėrsa pasdite dhe nė orėt e vona tė mbrėmjes sė djeshme tė dhėnat jepeshin me jo pak rrethana lehtėsuase, sidomos pėr dy shtetasit italianė, mbiemrat e tė cilėve, megjithėse nėn hetim, "t'i vrisje", nuk i "kujtonte" askush. Sipas burimeve zyrtare, makina dhe trajleri kishin tri ditė qė rrinin nė port, ndėrsa, sipas policisė sė Vlorės, kishin vetėm dy ditė qė gjendeshin aty. dxh/an (Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
.................................
Nuk na kan xhan kot ne socialistave keto Limprehtat e Botes. Dhuratat dhe mbreti i pranon.
Krijoni Kontakt