Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Veriu po synon ndarjen nga Kosova




    Zhvillimet e fundit nė veri, e konfirmojnė frikėn dhe shqetėsimet qė kanė ekzistuar nė Kosovė, lidhur me marrėveshjen e prillit tė vitit tė kaluar nė Bruksel ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė, si dhe gjasat qė tė ketė ndryshime thelbėsore nė pjesėn veriore tė vendit, vlerėsojnė njohėsit e zhvillimeve politike. Analisti Shpend Kursani mendon se serbėt e veriut dhe Serbia, po pėrpiqen qė tė realizojnė atė qė kanė mėtuar qė nga viti 1999, ndarjen e veriut tė Kosovės.


    Sinjale tė qarta pėr kėtė, sipas tyre, janė mbledhja e pėrbashkėt e Kuvendeve tė komunave veriore, miratimi i statuteve tė kėtyre komunave duke shkelur ligjet e Kosovės, flamuri identik i katėr komunave me ngjyra tė ngjashme me atė tė shtetit tė Serbisė, si dhe simbolet dhe vulat qė i referohen Rezolutės 12 44 tė Kėshillit tė Sigurimit.

    Analisti i ēėshtjeve politike, Ardian Arifaj, duke folur pėr Radion Evropa e Lirė, vlerėson se zhvillimet nė veri po tregojnė se marrėveshja e Brukselit nuk ka qenė e qartė nė detaje.

    Kjo, sipas tij, ka lėnė hapėsirė qė institucionet e vendosura nė pjesėn veriore tė vendit, tė mbesin tė lidhura me Serbinė dhe tė pėrfaqėsojnė interesat e saj, madje edhe nė kohėn kur, siē thotė ai, formalisht do tė duhej tė ishin pjesė e institucioneve tė Kosovės.

    “Kėtė e konfirmojnė edhe ndryshimet nė statutet, pastaj logot dhe simbolet qė po pėrdoren nė pjesėn veriore tė Kosovės. Pra, e dėshmojnė atė frikėn qė sidomos pjesa veriore e Kosovės - katėr komunat me shumicė serbe atje - ende nuk e pranojnė Kosovėn si shtet tė tyre dhe janė duke nxituar qė tė krijojnė, sė pari, njė identitet tė dallueshėm, qė i dallon prej pjesės tjetėr tė Kosovės. Mė pas, ky dallim tė ngrihej nė kualitet dhe tė theksohet edhe mė tepėr dhe nė mėnyrė mė formale ky dallim i pjesės veriore nga pjesa tjetėr e Kosovės”, thotė Arifaj.

    Marrėveshja e Brukselit mundėsoi mbajtjen e zgjedhjeve lokale nė komunat veriore.

    Por, analisti tjetėr i ēėshtjeve politike, Shpend Kursani, thotė pėr Radion Evropa e Lirė se zhvillimet e fundit nė veri, po dėshmojnė se si rezultat i zgjedhjeve lokale, strukturat paralele nė kėtė pjesė tė vendit nuk u integruan nė institucionet e Kosovės.

    Sipas tij, situata e cila ishte atje para zgjedhjeve, vetėm se u formalizua dhe u pranua nga institucionet e Kosovės.

    “Pra, njėfarė ‘status quo’-je qė ishte mė herėt, u pranua nga institucionet e Kosovės, si formė zyrtare e ēėshtjeve dhe aferave qė do tė ndodhin nė veri. Kėto veprime tė serbėve nė veri, natyrisht, nuk janė vetėm tė njėanshme, por kėtu pėrgjegjėsinė e mban edhe Qeveria e Kosovės dhe ajo e Serbisė, tė cilat negociuan pėr ta gjetur zgjidhjen e problemit tė veriut. Ndėrkaq, kjo situatė e tanishme tregon se ēka nė fakt qenkan marrė vesh kryeministrat ndėrmjet veti pėr veriun e Kosovės”, konsideron Kursani.

    Nė anėn tjetėr, pėrfaqėsuesit e institucioneve komunale nė veri tė Kosovės, kohė mė parė patėn deklaruar se nuk do tė heqin dorė nga statutet e miratuara tė komunave, pavarėsisht faktit se autoritetet e Kosovės kishin konstatuar shkeljet ligjore dhe u kishin bėrė me dije komunave veriore procedurat dhe afatet ligjore pėr t’i bėrė pėrmirėsimet.

    Pėrfaqėsuesit e serbėve nė veri, deklaruan se pėr ēdo gjė kontestuese lidhur me kėto ēėshtje, duhet tė bisedojnė Prishtina, Beogradi dhe Brukseli.

    Analisti Arifaj vlerėson se Prishtina zyrtare nuk ka mekanizma qė t’i detyrojė komunat veriore qė tė veprojnė sipas ligjeve tė Kosovės, pėr faktin se ato veprojnė tė inkurajuara dhe tė mbėshtetura nga Beogradi, nė ēdo hap qė e bėjnė.

    “Ėshtė qenėsore qė Prishtina tė vazhdojė tė bashkėpunojė me bashkėsinė ndėrkombėtare, e cila ka mundėsi t’i bėjė presion Beogradit, sepse deri mė tash ėshtė parė se presioni qė bėn bashkėsia ndėrkombėtare mbi Beogradin, funksionon”, tha ai.

    “Pra, tė vazhdojė bashkėsia ndėrkombėtare qė ta detyrojė Beogradin qė sinqerisht tė tėrhiqet nga Kosova dhe tė pėrfundojė pėrzierjen dhe interferimin nė punėt e brendshme tė Kosovės, si dhe tė lejojė Kosovėn qė ta shtrijė tėrė funksionalitetin e saj shtetėror edhe nė pjesėn veriore”, vlerėson Arifaj.

    Megjithatė, analisti Kursani shpreh mendimin se serbėt e veriut dhe Serbia, po pėrpiqen qė tė realizojnė atė qė kanė mėtuar qė nga viti 1999, ndarjen e veriut tė Kosovės. Por, sipas tij, kjo po bėhet nė mėnyrėn qė nuk do tė bjerė ndesh me rrethanat rajonale dhe ndėrkombėtare.

    “Meqenėse rrethanat rajonale dhe ndėrkombėtare nuk po ekzistojnė pėr ndarjen e veriut, atėherė, nė njėfarė mėnyre, po formalizohet ndarja e veriut brenda kufijve tė Kosovės, ku kemi njė prezencė minimale tė Prishtinės dhe me njėfarė pavarėsie shumė tė madhe tė serbėve nė veri, me ndikim tė drejtpėrdrejtė nga Serbia. Kjo pėr faktin se, siē dihet, edhe kuvendet komunale, por edhe kryetarėt e komunave tė veriut janė nga njė subjekt politik, i cili u krijua nga Serbia”, thekson Kursani.

    Ai shpreh mendimin se ajo ēfarė po ndodh aktualisht me komunat nė veri, pritet tė ndodhė edhe me komunat me shumicė serbe nė pjesėn qendrore tė Kosovės, pas formimit tė Asociacionit tė tyre.

    Por, analisti Arifaj thotė se Prishtina zyrtare duhet tė bėjė pėrpjekje maksimale dhe ta artikulojė qartė se ėshtė nė interes tė bashkėsisė ndėrkombėtare moscenimi i integritetit tė Kosovės, si dhe ruajtja e shtetėsisė sė saj. /REL/
    http://www.telegrafi.com/lajme/veriu...a-2-42687.html

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Veriu po synon ndarjen nga Kosova

    qy qy po a qashtu po synoishi ju shkiet a hahahaha qe sefte sot e morra vesh se sepaskum dit hahahaha
    na e dim qe Hashim Thaqi e vuni nen kontroll te plot veriun
    e ju qe kini deshirue ndamjen hapni tema e maroni veti qef sa te doni
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Veriu po synon ndarjen nga Kosova



    Filloi largimi i barrikadės mbi Lumin Ibėr
    Publikuar: 18.06.2014 - 01:56


    Rreth orės 01:00 tė ditės sė mėrkurė ka filluar largimi i barrikadės mbi Lumin Ibėr nė Mitrovicė.

    Kėto barrikada kanė bėrė edhe ndarjen e Kosovės nė dy pjesė, mė saktėsisht duke e ndarė qytetin e Mitrovicės nė dy pjesė, nė pjesėn Jugore dhe nė atė Veriore.

    Heqja e barrikadės e cila prej shumė kohėsh ka ndarė qytetin e Mitrovicės dhe ka penguar lirinė e lėvizjės, po bėhet nga dy eskavatorė qė kanė ardhur nga veriu.

    Ndryshe, mė herėt ėshtė paralajmėruar se mund tė filloj heqja e barrikadės.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •