Prej kryeministrit e teposhtë janë duke u hetuar për vepra të rënda penale, shkruan sot E diela me Koha Ditore. Ministra, ish-ministra, zëvendësministra, deputetë, kryetarë komunash e ish-kryetarë janë të dënuar, të akuzuar apo nën hetime për vepra penale. “Koha Ditore” ka identifikuar shumë politikanë bazuar në raportimet e saj dhe të medieve të tjera.

Mund të ketë shumë të tjerë nën hetime, për të cilët nuk dihet ende publikisht. Gjasa të mëdha ka që me formimin e tribunalit ndërkombëtar të akuzohen dhe arrestohen zyrtarë të shumtë të Kosovës të nivelit më të lartë.

E enjtja e 13 marsit mund të mbahet mend për vendime gjyqësore. Në të njëjtën ditë janë dënuar një kryetar dhe një ish-kryetar komune. Të dy të partisë më të madhe që është në pushtet. Ramadan Muja në Prizren, e Bajrush Xhemajli në Prishtinë janë shpallur fajtorë të njëjtën ditë për vepra penale.
(Kush dhe me cilat akuza është nën hetime, lexoni sot gjerësisht në shkrimin e Vehbi Kajtazit në E diela me Koha Ditore)