Qeveria nė Islam - Shteti


Pyetja: Shteti nė Islam ėshtė shtet civil apo shtet fetar? Cilat janė standardet qė kanė vendosur dijetarėt pėr strukturėn shtetėrore nė vazhdėn e evoluimit qė po pėrjetojnė shtetet sot?
Pėrgjigja vjen nga njė grup dijetarėsh:
Falėnderimi i takon Allahut, paqja dhe lavdėrimi i Allahut janė mbi tė Dėrguarin e Allahut, mbi familjarėt e tij, shokėt e tij dhe cilindo qė e ndjek atė, kurse mė tej:
Frika qė kanė disa persona nga termi qeveri fetare, referohet tek epoka e shtetit fetar nėn hijen e qeverisjes kishtare si dhe tek paralizimi jetik qė shkaktoi kisha asokohe, duke e shndėrruar fenė njė barrierė, qė pengoi progresin civilizues tė popujve tė saj, prej nga ku erdhi edhe arsyeja se pėrse kėta popuj implementuan ndarjen e fesė nga shteti.
Ndėrsa Islami asnjė ditė nuk ka qenė barrierė pėr jetėn. Pėrkundrazi ai ka nxitur civilizimin dhe ishte pikėrisht ai, qė u mundėsoi muslimanėve tė krijojnė shtetin e tyre. Islami u ka lėnė muslimanėve dorė tė lirė, sa i pėrket instrumentit tė qeverisjes dhe sistemeve qeverisėse, me kusht qė kjo gjė tė vijė pėrgjatė boshtit tė pėrgjithshėm islam dhe tė mos bjerė ndesh me rregullat tėrėsore islame dhe as me objektivat juridike tė tij.
Dijetari dr. Jusuf Kardavi thotė:
Shteti nė Islam ėshtė shtet civil, qė referohet tek Sheriati (Ligji) Islam. Fjala “burri i fesė-kler” nuk ka asnjė pėrkatėsi nė Islam, por nė Islam kemi tė bėjmė me “burra tė fesė-klerikė”. Kleri nuk ėshtė boshti i Islamit, por ai i pėrket njė profilizimi, qė ėshtė njėlloj si profilizimet e tjera, Nė Islam nuk vendoset si kusht, qė shtetin ta qeverisin klerikėt, por shteti qeveriset nga shkencėtarėt e profilizuar nė Sheriatin (Ligjin) e Allahut, duke qenė krahas tyre pjesė e pandarė e qeverisjes edhe tė gjithė tė profilizuarit nė profilizimet vendimtare tė jetės. Pėrzgjedhja e qeverisėsit nė Islam bėhet pėrmes besėlidhjes, me dėshirė, me zgjedhje tė lira (votime). Nė Islam kemi tė bėjmė me njė shtet vėrtet demokrat (tė zgjedhur nga populli), qė e mbėshtet kushtetutėn e vet tek Sheriati (Ligji) i Allahut.
Shteti nė Islam nuk ngrihet mbi tė drejtėn karshi Hyjnores dhe as mbi faktin, se Allahu i Lartėsuar i ka dhėnė pushtetarit njė pushtet absolut pėr tė qeverisur. Kėtė fakt e mbėshtet fjala e Ebu Bekrit r.a: “Unė jam emėruar mbi ju dhe nuk jam mė i miri juaj. Nėse mė shikoni t’i pėrmbahem drejtėsisė, mė ndihmoni. E nėse mė shikoni se gaboj, mė korrigjoni”. Nė po kėtė kontekst kemi edhe fjalėn e Umerit r.a: “Kushdo prej jush qė shikon tek unė lakim, le ta korrektojė atė”.
Po kėshtu nocioni i shtetit nė Islam nuk presupozon kurrsesi, qė shteti tė mbyllet nė vetvete, por shtetit i takon qė tė pėrfitojė nga ligjet e tė tjerėve, tė cilat i shėrbejnė interesit dhe reformimit tė tij, kur bėhet fjalė pėr ēėshtje qė nuk janė fiksuar juridikisht me ligj apo normė juridike nga ana e Kuranit dhe Sunetit (Traditės Profetike). Nė kėtė kontekst pėrmendim pėr shembull, se shtetit islam i takon qė tė shfrytėzojė nga shtetet e tjera joislame paketėn ligjore tė komunikacionit, tė punėsimit apo gjetkė, pėrderisa kjo paketė nuk bie ndesh me Sheriatin (Ligjin) Islam.
Islami i vėrtetė, siē e ka legjitimuar Allahu, nuk mund tė jetė veēse politik dhe nėse ti e zhvesh Islamin nga politika, kėsisoj e ke bėrė atė njė fe tjetėr, pra mund ta bėsh budizėm, krishterizėm, njė tjetėr fe a ide, por kurrsesi Islam.
Kjo vjen si pasojė e dy shkaqeve kryesore:
I pari: Islami ka njė qėndrim tė qartė dhe legjitimim tė kthjellėt nė shumė prej ēėshtjeve tė jetės, qė konsiderohen prej thelbit tė politikės.
Islami nuk ėshtė kurrsesi njė ideologji, besim apo ritual qė ka tė bėjė vetėm me anėn teologjike dhe atė tė adhurimit tė individit. Ajo qė nėnkuptoj, ėshtė se Islami nuk ėshtė vetėm raport midis njeriut dhe Zotit tė tij, i palidhur me strukturėn e jetės dhe me orientimin e shoqėrisė dhe shtetit; assesi, por Islami ėshtė ideologji (kredo) dhe adhurim, moral dhe kod penal i kompletuar, thėnė ndryshe ėshtė program i kompletuar pėr jetėn, falė parimeve qė ai ka vendosur, rregullave qė ka konsoliduar, ligjeve qė ka legjitimuar, orientimeve qė ka sqaruar, tė cilat kanė tė bėjnė me jetėn e individit, ēėshtjet e familjes, situatat e shoqėrisė, themelet e shtetit dhe raportet me botėn.
Kushdo qė lexon Kuranin fisnik, Sunetin (traditėn) e pastėr (profetike) dhe librat e fikhut (jurisprudencės islame) nė gjithė larminė e medhhebeve (akademive juridike) tė pranishme, ka pėr ta gjetur qartė dhe me kthjelltėsinė mė tė madhe kėtė qė thamė mė sipėr.
Edhe departamenti i adhurimeve tė trajtuara nga fikhu (jurisprudenca islame), nuk ėshtė larg prej politikės, pasi do t’i gjesh muslimanėt tė unifikuar mbi faktin se lėnėsi i namazit, mosdhėnėsi i Zekatit, ngrėnėsi deklarativ qė ha pa arsye nė Ramazan, neglizhuesi i obligimit tė Haxhit, qė tė gjitha kėto sjellje fetare angazhojnė ndėshkim dhe penalitete pėr personin musliman tė kėtij rangu, madje ēėshtja mund tė avancojė deri nė konflikt ushtarak me njerėz tė tillė, nėse kėta persona shfaqin hapur sjellje dhe mendėsi tė tilla problematike, ashtu siētė veproi Ebu Bekri r.a. me anuluesit (mosdhėnėsit) e Zekatit.
Madje fukahatė (dijetarėt e jurisprudencės islame) kanė thėnė se: Nėse banorėt e njė treve islame lėnė disa sunete (norma fetare jo tė detyrueshme), qė u pėrkasin simboleve dhe ritualeve tė Islamit, sikurse ezanin, ose synetllėkun (rreth-prerjen) e meshkujve, ose namazin e dy Bajrameve (festave), atėherė del si detyrė qė ata tė thirren nė zbatimin e kėtyre riteve dhe tu jepet argumenti mbi kėtė. Nėse ata pastaj insistojnė dhe refuzojnė, nė kėtė rast bėhet obligim konflikti ushtarak me ta, me qėllim qė tė kthehen tek uniteti me trupin e kombit, nga ku ata janė shkėputur.
Islami posedon rregulla, dispozita dhe direktiva: nė politikėn e arsimimit, politikėn e medias, politikėn e legjislativit, politikėn e qeverisjes, politikėn e financave dhe ekonomisė, politikėn e paqes dhe armėpushimit, politikėn e luftės dhe politikėn e gjithė sa influencon nė sferėn e jetės. Islami nuk pranon kurrsesi qė tė jetė zero nė tė majtė, apo tė jetė shėrbėtor i filozofive dhe ideologjive tė tjera, por ai insiston tė jetė padroni, udhėheqėsi, i pasuari dhe i asistuari.
Pėr mė tepėr Islami nuk pranon, qė jeta tė ndahet midis tij dhe njė padroni tjetėr, nuk pranon t’i japė dikujt tjetėr ortakėri nė orientim e legjitimim dhe nuk kėnaqet me frazėn qė atribuohet tek Mesihu (Isai) a.s: “Pushtetarit jepi atė qė i takon dhe Zotit jepi atė qė i takon!”.
Filozofia (tėrėsia e parimeve metodologjike doktrinore) islame ngrihet mbi parimin, se pushtetari dhe pushteti i tij i takojnė Allahut, Njė, tė Vetmit, qė sundon gjithė sa ka nė qiej dhe nė tokė, pasi tė gjitha kėto janė dominim vetėm i Tij.
Ideja e njėshmėrisė apo njėsimit tė Zotit nė Islam, ngrihet mbi tė vėrtetėn, se muslimani nuk kėrkon dhe dėshiron pėr zot tjetėrkėnd veē Allahut, nuk merr pėr tė parė dhe padron askėnd veē Allahut, nuk kėnaqet me ligjvėnės tjetėr veē Allahut, gjė e cila vjen e sqaruar qartė nė suren (kaptinėn kuranore) e teuhidit-njėsimit tė Zotit, e njohur me emrin “El En`am”.
Ideologjia e njėsimit nė realitetin e vet ėshtė vetėm njė revolucion pėr realizmin e lirisė, barazisė dhe vėllazėrisė sė njerėzimit, qė njerėzit tė mos e marrin njėri-tjetrin pėr zota veē Allahut, qė tė asgjėsohet adhurimi i njeriut pėr njeriun. Prandaj i dėrguari fisnik a.s. i pėrmbyllte mesazhet e tij drejtuar mbretėrve prej ithtarėve tė librit, me thėnien fisnike kuranore: “Thuaju atyre (o i dėrguar): ‘O ithtarė tė librit (Teuratit dhe Ungjillit), ejani (tė bashkohemi) nė njė fjalė qė ėshtė e njėjtė (e drejtė) mes nesh dhe mes jush: Tė mos adhurojmė veē Allahut, tė mos ia bėjmė Atij asnjė send shok, tė mos e konsiderojmė njėri-tjetrin zota veē Allahut!’ E nė qoftė se ata refuzojnė, ju thoni: ‘Dėshmoni pra (o ithtarėt e librit), se ne jemi muslimanė (besuam njė Zot)!’” [Ali Imran: 64]
Kėtu qėndron sekreti i pozicionimit, qė idhujtarėt dhe paria e Mekės mbajtėn kundėr thirrjes islame qė ditėn e parė, direkt me ngritjen e parė tė flamurit “La ilahe il Allah-Nuk e meriton tė adhurohet askush veē Allahut”, sepse ata e kuptonin sa ēfarė vinte pas saj, i kuptonin kuptimet e transformimit qė ajo bart pėr jetėn shoqėrore dhe politike, nė krah tė transformimit fetar tė ditur pa pikė dyshimi.
Personaliteti i muslimanit ėshtė njė personalitet politik:
Shkaku i dytė: Personaliteti i muslimanit, ashtu siē e ka trajtėsuar atė Islami dhe e ka pėrpunuar besimi, ligji, adhurimi dhe edukimi i tij, nuk mund tė jetė veēse politik, pėrveēse nėse Islami kuptohet ose praktikohet gabim.
Islami ka vendosur nė qafėn e ēdo muslimani njė obligim, qė e ka emrin “urdhėrimi nė tė mirė dhe ndalimi nga e keqja”, qė mund tė formulohet me etiketimin: Kėshilla pėr liderėt musliman dhe masėn e gjerė tė tyre, qė nė hadithin e saktė vjen nėn konsideratėn se kjo pėrbėn tėrė fenė. Njė tjetėr formulim qė mund t’i bėhet kėtij obligimi ėshtė “Kėshillimi nė tė drejtė dhe kėshillimi nė durim”, qė janė dy kushtet themelore pėr tė shpėtuar nga dėshtimi i dynjasė dhe Amshimit, siē e sqaron kėtė gjė kaptina kuranore “Asr”. (Mbaroi fjala e tij).
Para se tė japim dispozitėn mbi qeverinė fetare apo konsideratėn e Sheriati Islam si motorin e qeverisjes nė shtet islam, na duhet medoemos tė dimė paraprakisht, se cilat janė kėrkesat e Islamit sa i pėrket qeverisjes, me qėllim qė pastaj tė arrijmė tė japim gjykimin pėr sa nė fjalė.
Pikėrisht sa i pėrket sistemit qeverisės nė Islam, dijetari i shquar Muhamed el Gazaliu [Allahu e mėshiroftė!] thotė:
“Sa pėr ilustrim, Islami nuk ka vendosur njė skicė tė pėrcaktuar pėr metodėn e qeverisjes, por ai ka vendosur pėr tė disa morale, qė mbrohen me tė madhe, disa vlera qė garantojnė mėnyrėn e zgjedhjes sė njė qeverisėsi tė denjė, nė mėnyrėn se si ta shkarkojmė atė, si ta marrim atė nė llogari apo survejojmė, cilat janė instrumentet e konsultės apo kėshillimit, si tė bindemi nėse nė konsultėn e bėrė janė hedhur mendime tė pjekura, si tė vijohet nė rrjedhėn e konsultės larg terrorit dhe joshjes, etj.
Kombet nė tėrė kėto lėmenj kanė dorė krejtėsisht tė lirė, qė tė pėrpiqen nė vendosjen e atij sistemi qė realizon interesin e tyre” [Dusturul Uahde eth Thekafije: 42-43. Shiko edhe “El Islam fi Uexhhi ez Zehfil Ehmar” faqja 192].
“Islami ia kanė lėnė nė dorė bijve tė tij, qė ata ta zgjedhin vetė qeverisėsin e tyre, me metodėn qė ata dėshirojnė dhe me kriteret qė ata vetė vendosin. Islami ka rekomanduar, qė qeverisja tė gjenerohet nga njė besėlidhje e respektuar dhe dinjitoze, apo tė burojė nga dėshira e vullnetshme e kombit islam dhe tė jetė e lidhur me dėshirėn e tij, larg tiranisė, manipulimit dhe terrorit. Qeverisja duhet tė jetė mbi bazėn e marrėveshjes dhe konsultės, duke mos u lejuar vendosja e pushtetit tė tiranėve dhe as dispozitat dhunuese.
Profeti i Islamit a.s i konsolidoi kulmet e besimit (ideologjisė islame), adhurimit dhe moralit, si dhe dirigjoi tekste kategorike, qė standardizojnė ecejakun e individit dhe imitacionin e grupit. Kėto themele dhe orientime nuk pėsojnė ndryshim nė varėsi tė faktorit kohė dhe fortifikatat e tyre janė tė padepėrtueshme.
Ndėrsa sa i pėrket ēėshtjeve, qė janė pėrtej kėsaj – e qė janė vėrtetė tė shumta –, ato janė lėnė nė garanci tė mendjes njerėzore, e cila ka liri konfirmimi dhe anulimi lidhur me to.
Sa i pėrket lėmit tė shkencave dhe lėvrimeve me karakter material, ēėshtjeve tė jetės dhe zhvillimeve civile, ėshtė mendja ajo qė vlerėson aktivizimin nė to, gjė pėr tė cilėn feja nuk vendos asnjė kusht. Kjo vlen pėr tė gjithė lėmenjtė nė fjalė, ku lypset pėrcaktimi i principeve dhe hetimi i instrumenteve. Pra mendja mund tė veprojė nė gjithė kėtė pa u privuar.
Nė kėtė kontekst kemi pėr shembull konsultėn, qė ėshtė njė princip fetar, i cili pengon dhe privon vendosjen e totalitarizmit politik, privon kultin e individit dhe mundėson kombin tė imponojė monitorimin e atij, qė emėrohet si qeverisės. Mendjes i takon qė tė vendosė norma ligjore, qė bėjnė tė mundur realizimin e kėtij qėllimi madhor.
Gjithashtu kemi drejtėsinė, qė ėshtė njė princip fetar, qė privon tiraninė dhe persekutimin. Mendjes i takon dhe ka dorė tė lirė, qė tė legjitimojė norma e ligje juridike, si dhe tė krijojė gjykata, qė realizojnė kėtė qėllim madhor nė tė gjitha planet, nė atė administrativ, shoqėror dhe ekonomik.
Pėrcaktimi i kohės sė emėrimit tė presidencės (qeverisjes):
Islami nuk ka vendosur asnjė pėrcaktim kohor, sa i pėrket emėrimit tė kryetari tė shtetit. Ai gjithashtu nuk privon, qė shteti islam tė shfrytėzojė eksperiencat e shteteve tė tjera, qė nuk kanė fe Islamin dhe nuk gjykojnė me tė.
Pėrzgjedhja e kalifit (qeverisėsit) nė Islam:
Sa i pėrket historikut tė kalifatit (qeverisjes) sė udhėzuar, pėrzgjedhja e kalifit (qeverisėsit) nė tė nuk i ėshtė nėnshtruar njė programi unik. Kėsisoj, Ebu Bekri r.a. u pėrzgjodh nga “Ehul Hal-li uel Akdi-Kompetentėt e Alternativės dhe Marrėveshjes”, duke u zgjedhur drejtpėrsėdrejti pre tyre. Umeri r.a. mbeti nė besėlidhjen e kalifit tė mėparshėm tė Ebu Bekrit r.a., pasi ai r.a. mbi kėtė emėrim bėri njė konsultė tė pėrgjithshme, gjė e cila pati tė bėjė shumė me situatėn, nė tė cilėn po kalonte shteti, duke qenė se shteti islam asokohe ishte ngėrdheshur nė njė luftė kritike edhe me romakėt e edhe me persėt. Uthmani r.a. u pėrzgjodh midis njė gjashtėsheje, qė e caktoi Umeri r.a., pastaj njerėzit erdhėn dhe i dhanė besėn atij, prej ku erdhi edhe emėrimi i tij si kalif (qeverisės). Aliut r.a. ia dha besėn masa e gjerė e populli, pikėrisht pas vrasjes sė Uthmanit r.a., pėrmes njė besėlidhje tė lirė dhe pa boshllėqe!
Metoda nė fjalė e rinovuar nė vazhdimėsi (nė ēėshtjen e pėrzgjedhjes sė kreut tė shtetit) aludon pėr lejimin e ēdo metode, tė ēdo forme qoftė, qė privon autoritarizmin totalitar. Muslimani nuk guxon tė ndalojė njė veprim, pėr ndalimin e tė cilit nuk ka ardhur asnjė tekst as nga Kurani, as nga Suneti (Tradita Profetike), as nga analogjia (kijasi) i qartė ose nga njė analizim i qartė, qė lė tė pėrftohet se ky veprim ėshtė i ndaluar. Pėrkundrazi, ajo qė mund tė thuhet nė kėtė kontekst ėshtė se: Sheriati (Ligji) i Allahut ėshtė aty, ku ėshtė interesi dhe dobia mė e madhe!
Kur studiojmė kalifatin (qeverisjen) jashtė epokės sė qeverisjes sė udhėzuar (tė kohės sė katėr kalifėve tė udhėzuar qė janė Ebu Bekri r.a., Umeri r.a., Uthmani r.a. dhe Aliu r.a.) dhe marrim nė konsideratė shkeljet flagrante qė i janė bėrė Sheriatit (Ligjit) Islam nė ato kohėra, kjo na bėn qė tė anojmė tek vendosja e njė kufiri kohor nė qeverisjen e kalifit (qeverisėsit) dhe ta ekspozojmė atė para njė votimi masiv kohė pas kohe.
Nuk grishet ky gjykim nga fakti se tė huajt na kanė paraprirė nė diēka tė tillė, qė i vjen pėrshtat kurimit tė autoritarizmit dhe totalitarizmit politik, prej tė cilit edhe e pėsuan. Falė kėsaj metodologjie nė pėrzgjedhjen e qeverisėsit ata shpėtuan nga pasojat e tij, teksa ne nuk shpėtuam” (mbaroi fjala e tij).
Studiuesi i shkencave politike, Jusri Abdul Gani Abdullahu, nė artikullin e tij “Fondamenti i Pushtetit tė Qeverisėsit nė Shtetin Islam”, nė revistėn “El Fikh es Sijesi-Jurisprudenca Politike” thotė:
Sistemi politik i qeverisjes nė shtetin islam referohet kryesisht tek dispozitat dhe normat juridike tė Kuranit fisnik dhe Sunetit (Traditės) tė pastėr profetik. Kėto dy burime shquhen pėr fleksibilitetin e tyre, qė pėrkon me tė gjitha kohėrat dhe shoqėritė, pėr garantimin e parimeve tėrėsore qė sjell Kurani fisnik dhe pėr shtjellimin dhe sqarimin qė ka marrė pėrsipėr tė bėjė Suneti (Tradita) i pastėr profetik, qė mund tė pėrmblidhen nė treshen nė fjalė: “Drejtėsi – barazi – konsultė”.
Dihet se principet themelore, mbi tė cilat ngrihet shteti islam dhe mbi tė cilat bazohet sistemi qeverisės i tij, kanė ardhur nga Allahu i Lartėsuar, nė tekstet kuranore, nė fjalėt, veprimet dhe aprovimet e tė dėrguarit Muhamed a.s. (pra Traditėn Profetike), nė principet tėrėsore tė pėrgjithshme, tė cilat i pėrmendėm mė parė, si dhe orientimet e mėsimet e tjera qė kanė ardhur nė kėto dy burime.
Sa i pėrket ēėshtjes sė qeverisėsit nė shtetin islam, pėrmes njė studimi tė kujdesshėm, na del nė pah, se shteti islam ėshtė qeverisur nga i dėrguari Muhamed a.s. nė preludin e tij dhe se ai a.s. nuk ėshtė pėrzgjedhur nga asnjė njeri nė kėtė mision tė tijin, por ishte vetė Allahu i Lartėsuar Ai qė e pėrzgjodhi atė, qė ia ngarkoi atij amanetin e ngritjes nė shėrbim tė ēėshtjeve tė fesė dhe dynjasė, nė shtetin e sapolindur islam. Ky Profet ėshtė robi i Allahut dhe i Dėrguari i Tij, tė cilit i lihet nė besė kjo ēėshtje, por kjo nuk iu la atij nė mėnyrė absolute por ai a.s. u emėrua nė kėtė gjė brenda kornizės sė dispozitave tė Shpalljes Hyjnore, tė teksteve kuranore dhe principeve kuranore qė ia zbriti Padroni i Tij Lavdiplotė dhe i Madhėrishėm, nė dobi dhe tė mirė tė njerėzisė pėrgjatė gjithė kohėve, vendeve dhe situatave. Ky themel ishte i kufizuar vetėm nė situatėn e Profetit a.s., nė epokėn e tij. Kurse pas vdekjes sė Profetit a.s. puna rrodhi nė njė kah tjetėr. Profeti a.s., udhėheqėsi dhe mėsuesi mė i madh, ia la nė dorė muslimanėve tė gjithė ēėshtjen sa i pėrket zgjedhjes sė pasuesit tė tij. Ajo qė ndodhi ėshtė se muslimanėt u udhėzuan nė rrugėn konsultative nė pėrzgjedhjen e liderit apo kalifit (qeverisėsit) tė tyre.
Sistemi qeverisjes nė Islam pėrqendrohet mbi themelin e ideologjisė sė lidershipit (imamit). Nė fakt ēėshtja e lidershipit ėshtė objekt debati midis muslimanėve, por konkluzioni ku pėrfunduan novatorėt e mendimit (muxhtehidėt – veē shijave) ėshtė, se konfirmimi i lidershipit kryhet pėrmes akordimit dhe pėrzgjedhjes, jo shkrimit (testamentit) dhe emėrimit autoritar. Tekstualisht me implementimin e lidershipit presupozohet qė emėrimi i tij tė jetė nga ana e Allahut, por duke qenė se kjo gjė nuk mund tė realizohet dhe duke qenė se mbi njė metodologji tė tillė nuk ėshtė se ka argumente tė qėndrueshme, nuk mbetet gjė tjetėr, veēse qė lideri (imami) tė zgjidhet nga mesi i popullit.
Kuptimi i kėsaj ėshtė, se ėshtė pikėrisht populli ai qė e zgjedh atė, i cili do tė marrė nė dorė ēėshtjet e tij dhe pėrzgjedhja e kėtij personi bėhet pėrmes dhėnies sė besės brenda kuadrit korrekt ligjor.
Kėtė besėlidhje e ndėrmarrin njė grup muslimanėsh (pėrfaqėsuesit e kombit islam) tė emėruar si “Ehul Hal-li uel Akdi-Kompetentėt e Alternativės dhe Marrėveshjes”, tė cilėt dijetari islam El Meuerdiu nė librin e tij “El Ehkem es Sulltanie-Dispozitat Qeverisėse” i quan “Tė Kualifikuarit (Komisionerėt) e Zgjedhjeve”.
El Meuerdiu sa i pėrket “Tė Kualifikuarve (Komisionerėve) tė Zgjedhjeve” thotė, se kriteret qė duhen nė marrė nė konsideratė lidhur me autoritetin e tyre janė tre, konkretisht:
Sė pari: Drejtėsia e tij, qė tubon kriteret e: integritetit (drejtqėndrimit), besnikėrisė, devocionit, pėrkushtimit fetar dhe moraleve tė denja.
Sė dyti: Dituria pėrmes sė cilės ky person do tė mund tė arrijė deri tek njohja e liderit tė merituar, mbi bazėn e kritereve qė duhen marrė nė konsideratė e qė gėzojnė konsensus tek dijetarėt e Islamit.
Sė treti: Inteligjenca dhe urtėsia e kėtij personi, qė do i dhurojnė atij aftėsinė qė tė pėrzgjedhė liderin, i cili ėshtė mė me interes pėr kombin islam dhe mė i dobishėm pėr administrimin e interesave tė tij, liderin qė ėshtė mė potent dhe qė ėshtė njohės mė i afirmuar pėr kėto interesa dhe pėrfitime.
Pėrmbledhja e ēėshtjes ėshtė, se qeverisja nė shtetin islam bazohet tek vullneti i kombit, vullnet ky qė funksionon nė pėrputhje me kornizėn e Sheriatit (Ligjit) Islam Solid dhe kjo qeverisje konsiderohet legjitime dhe e justifikuar, pėrderisa ajo ėshtė nė kornizėn e Sheriatit (Ligjit Islam).
Allahu ėshtė mė i dijshmi.
Mesazhi/com