Flet Kryetari i Shoqatės sė Emigrantėve Shqiptarė, Hidėr Buci

- Avokatėt grekė tallen me emigrantėt, u marrin lekė dhe s’u zgjidhin hallin

-Ditmir Bushati nė Greqi takoi ato shoqata qė i serviri ambasadori

-Pjesėmarrėsit nė takim nuk ngritėn asnjė shqetėsim, por lėvduan Ramėn

-Ligjet qė dalin nga Parlamenti grek janė tė ndryshme nė lagje tė ndryshme

-Ēėshtja e toponimeve po rėndohet ēdo ditė dhe mė shumė

-Aktualisht emigrantėt punojnė 15 orė pėr 10 euro

-Emigrantėt e aksidentuar nė punė nuk pėrfitojnė asnjė tė drejtė

- Avokatėt grekė tallen me emigrantėt, u marrin lekė dhe s’u zgjidhin hallin

- Policėt Rrugorė pėr tė njėjtėn shkelje i dėnojnė shqiptarėt 3 herė mė shumė

- Po troket njė analfabetizėm i madh pėr fėmijėt e emigrantėve



Arben Progri


Nė Greqi pėr ēdo ditė ka zhvillime tė reja mes emigrantėve. Kėto tė reja janė nė lidhje me procesin e legalizimit, mė papunėsinė, me arsimin e fėmijėve nė gjuhėn shqipe, me rikthimin nė atdhe, me punėt stinore, por dhe me vizitat e qeveritarėve tė rinj nė Athinė dhe takimet e tyre me pėrfaqėsues tė emigrantėve. Ajo qė vlen tė theksohet ėshtė se ende shoqatat e emigrantėve janė tė pėrēara, kanė mosmarrėveshje midis tyre, ēuarje, e cila ndikon dhe nė pėrzgjedhjet e diplomacisė shqiptare nė takimet e qeveritarėve tanė gjatė vizitave shtetėrore nė Athinė.

Si u cilėsua vizita e ministrit tė Jashtėm shqiptar nė Greqi: A u takua zoti ministėr Bushati me emigrantėt?

Nė Greqi thanė vizitė pa kripė, apo rutinė, ndėrsa ne emigrantėt themi se nuk solli asgjė. Njė vizitė qė u komentua pak dhe pse shtypi shqiptar e trumbetoi fort. Nė radhė tė parė diplomacia shqiptare duhet tė punojė tė heqė Ligjin e Luftės qė Greqia e ka akoma nė fuqi. Pėrsa i takon takimeve nė ambasadė. Ēdo ambasador, ka krijuar celulat e tij pėrmes ndėrhyrjeve me politikėn dhe drejtėsinė greke, vetėm e vetėm pėr tė mbrojtur korrupsionin dhe pandershmėrinė e tyre nė tė gjitha drejtimet dhe pėr tė bllokuar shoqatat e vėrteta, tė cilat kanė ngritur zėrin kundėr korrupsionit, apo shkeljeve ligjore nė ligjėrimin e shqiptareve.

Ambasadori i Dashnor Dervishi, zotin ministėr e takoi me mercenarėt e celulave tė vjetra, tė cilėt nuk janė dėgjuar ndonjėherė tė flasin diku pėr hallet, problemet e shqetėsimet e emigrantėve tanė. Ministrin e Jashtėm zotin Bushati, ambasadori Dervishi e takoj me F. T, J M, me Kryetarin e Korinthit, z.Abazi dhe disa tė tjerė, tė cilėt kanė qenė dhe janė anėtar tė PASOK-ut, grek. Kėshtu qė, ministri duke mos u njohur me kusht u takua me ministrin, nuk mori asnjė shqetėsim pėr emigrantėt, por vetėm falėnderime pėr ambasadorin, falėnderime mes njėri- tjetrit dhe falėnderime pėr administratėn greke, duke deklaruar se, emigrantėt tanė nuk kanė patur dhe nuk kanė asnjė shqetėsim nė Greqi. Por jetojnė tė lumtur dhe tė gėzuar!! E theksoj, se zonja ish -kryetare e "FEDERATĖS" fantazmė, nė njė takim qė pati para disa vitesh nė Parlamentin grek, deklaroi se: “Shqiptarėt nė Greqi nuk kanė patur dhe nuk kanė asnjė lloj shqetėsimi...”.

Cilat janė problemet emergjente qė shqetėsojnė emigrantėt shqiptarė?

Dihen botėrisht shqetėsimet dhe krimet e fillimit tė emigrimit shqiptar nė Greqi, qė nga Kufiri Shqiptaro-Grek, nga Ushtria, Policia Kufitare e gjitha policitė e zonave tė Greqisė, por cilat janė problemet mė emergjente tani : 1-Toponimi i vendlindjeve tė fėmijėve shqiptarė tė lindur nė Greqi.-Ndryshimi i ligjeve qė dalin nga Parlamenti dhe bllokohen apo faturohen me pagesa tė rėnda nga urdhrat verbale tė nxjerra nga dikasteret e drejtorit pėrkatėse greke, ku ndryshe dalin nga Parlamenti dhe ndryshe zbatohen nė zyrat e administratės tė lejeqėndrimeve, por mė keq se po tė bėsh njė kontroll nė tė gjitha zyrat e lejeqėndrimeve, nuk do tė gjesh njė ligj si nė njėrėn zyrė ashtu nė tjetrėn. Problemi i punėsimit tė emigranteve tė ligjshėm pėr shqiptaret, ku janė zėvendėsuar nga tė paligjshmit e huaj si ato pakistanezė, afrikanė e tjerė, por dhe nga shqiptarė qė vijnė me pasaporta pėr tre muaj, tė cilėt, pronarėve grek ju ėshtė dhėnė liria duke shfrytėzuar emigrantėt e paligjshėm me 16 orė punė dhe me njė pagesė fėminore nga 10 deri 15 euro pėr 16 orė punė... Plus, qė kėta punėdhėnės, shfrytėzojnė emigrantėt nė maksimum, por ky lloj shfrytėzimi sjell dhe boshatisjen e Arkės sė Shtetit, pasi kėta emigrantė qė shfrytėzohen nuk i paguajnė taksa e tatime arkės sė shtetit grek... Problemi kryesor, janė moszbatimi i ligjit pėr dhėnien e pensioneve pėr ata emigrantė shqiptarė qė kanė plotėsuar kushtet, pėr ata emigrantė qė janė aksidentuar nė punėt e ndėrtimit apo tė bujqėsisė greke, tė cilėt nuk kanė marrė asnjė lloj drejtėsie nga gjykatat greke, por pėrkundrazi, disa ndėr to, avokatėt grekė ju kanė marrė paratė (EURO) dhe sė fundi akuzojnė tė sėmurin se po na kėrcėnojnė ne avokatėt!? Prandaj neve prej shumė vitesh kemi kėrkuar njė avokat me licencė europiane pėr tė ardhur nė Greqi pėr tė mbrojtur emigrantėt e aksidentuar dhe fėmijėt e tė vdekurve nė punėt e punėdhėnėsve grekė dhe po nė rrugėt automobilistike ... –Problem tjetėr.. Dėnimet e rėnda tė shqiptarėve nė krahasim me ata vendalinj, ku shqiptari merr trefishin e gjobės pėr ēdo shkelje rregulli tė qarkullimit rrugor. Ti thuhet stop pajisjes me certifikata pėr emigrantėt, duke i zėvendėsuar me emrat prindėror nė kartat e identitetit, pasi certifikata merret vetė pėr dy emrat prindėror, ku kjo ėshtė njė lojė e dyfishtė shqiptaro-greke pėr tė mbushur arkat e dy shteteve... Problemi i dytė ėshtė se: Partitė politike shqiptare, kanė hapur shumė degė nė Greqi, pėrmes disa krerėve tė shoqatave, tė cilėt kanė shitur statutin e emigrantit duke rėnė pre e partive politike pėr njė lėmosh tė vogėl dhe me kėtė rast janė pėrēarė emigrantėt!...

Sa emigrantė janė jashtė legalizimit dhe sa mendohet se janė kthyer?

Politikat stėrholluese greke, gjithmonė, kanė bėrė programe tė fshehura pėr tė larguar nė butėsi e fshehtėsi sa mė shumė emigrantė shqiptarė prandaj. Qėllimisht, nė shkurtin e vitit 2011, ish- Kryeministri Papandreu, deklaroi nė mediat greke e ato europiane. se ėshtė jashtė kushtetute dhėnia e nėnshtetėsive pėr tė huajt. Ky shqetėsim ishte vetėm pėr shqiptarėt, pasi shumė prej tyre i plotėsuan kushtet e marrjes tė nėnshtetėsisė, por ishte frika zyrtare e shkollimit dhe zėnies sė vendeve tė punės nga emigrantėt. Po kėshtu, me tė tillė qėllim u bė dhe bllokimi i qėllimshėm i pasaportave tė fėmijėve shqiptarė tė lindur nė Greqi, prandaj vuajnė emigrantėt familjarė me fėmijėt e tyre, ku me kėtė rast, u plotėsua dėshira politike e PASOK-ut -qė s’kishte arsye- pasi emigrantėt kishin vite qė lėviznin me ato pasaporta...

Kėrkesat e shoqatės?

Kėrkojmė zhbllokimin e toponimeve nė pasaportat pėr fėmijėt e lindur nė Greqi.

Njė avokat shqiptar me licencė europiane pėr t’ju ardhur nė ndihmė emigrantėve tė aksidentuar shqiptarė dhe fėmijėve tė tė vrarėve nė punėt greke, ku sot sorollaten dyerve tė gjykatave dhe nuk marrin asnjė drejtėsi e plus pėrbuzjeve. Kėrkojmė zbardhjen pėr zhdukjen e 32 dibranėve nga policia e Korfuzit nė vitin 1996. Por mbi tė gjitha, kėrkojmė mė shumė interesim nga shteti, mė shumė hapje pune nė atdhe, mė shumė kujdes ndaj fėmijėve pėr mėsimin e gjuhės shqipe. Po troket njė analfabetizėm i madh.