Kuçi: AAK-ja, përmes peticionit, po e teston fuqinë e saj
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi e ka vlerësuar peticionin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për rrëzimin e qeverisë si barometër që kjo parti do ta përdor për të parë fuqinë e saj reale.
I dyti i PDK-së, ka thënë se AAK në këtë formë po kërkon që ta shoh sa ka elektorat.
“
Peticioni i AAK-së së pari nuk është kategori kushtetuese, dhe si i tillë nuk do të ketë kurrfarë efekti. Me këtë peticionin ata po synojnë që të shohin realisht sa kanë fuqi elektorale”, ka thënë i dyti i PDK-së. Ai këto komente i ka bërë në një bisedë të shkurtër telefonike për Gazetën Blic.
Ndryshe, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt para disa ditësh ka iniciuar peticionin për rrëzimin e qeverisë së drejtuar nga Hashim Thaçi.
Ndërkohë, që para këtij peticioni kishte iniciuar një mocion mosbesimi për qeverinë e Kosovës, por që nuk kishte gjetur përkrahjen e partive të tjera opozitare. /Gazeta Blic/
Ndryshe, zëvendëskryeministri i Kosovës e ka vlerësuar këtë peticion të AAK-së, si barometër për matjen e fuqisë elektorale. /Gazeta Blic/
Krijoni Kontakt