Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    AAK-ja e nis nga Gjakova rrëzimin e qeverisë Thaçi



    Dega në Gjakovë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka ftuar qytetarët e kësaj ane që të nënshkruajnë peticinionin për rrëzimin e qeverisë së Hashim Thaçit.

    “Qytetarë të nderuar të komunës së Gjakovës dhe të gjithë ju që jeni të pakënaqur me qeverisjen aktuale të vendit, ju ftojmë që nesër datë 05.03.2014 ora 10:00 në qendër të qytetit të Gjakovës të bashkangjiteni në nënshkrimin e peticionit për rrëzimin e kësaj qeverie. Bashkë, për një jetë më të mirë në vendin tonë!”, thuhet në një njoftim të degës së kësaj partie në Gjakovë.

    Kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar të hënën në një tubim në Prishtinë se e ka ndërmend që të kërkojë nënshkrime nga qytetarët për të ndërprerë qeverisjen që sipas tij, i ka bërë dëm vendit.

    http://www.koha.net/?id=27&l=1852

  2. #2
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: AAK-ja e nis nga Gjakova rrëzimin e qeverisë Thaçi

    Me kan politikan duhet me kan edhe dinak dhelpen ujk qe me i qky ujqit e tjere. Thaqi keto gjana i ka te gjitha taman qe duhet me i pase Politikani Kshtu qe mduket e ka qit ne Aksion Isa Mustafen e po i mbledh te gjithe sa me humb kohe pas tyre se qysh si ku me ja lidhe kryt , ne fund prap do behet siq ti citoj thaqi fjalet e miqve tone amrikan

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: AAK-ja e nis nga Gjakova rrëzimin e qeverisë Thaçi

    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    Me kan politikan duhet me kan edhe dinak dhelpen ujk qe me i qky ujqit e tjere. Thaqi keto gjana i ka te gjitha taman qe duhet me i pase Politikani Kshtu qe mduket e ka qit ne Aksion Isa Mustafen e po i mbledh te gjithe sa me humb kohe pas tyre se qysh si ku me ja lidhe kryt , ne fund prap do behet siq ti citoj thaqi fjalet e miqve tone amrikan
    Jo, n'fund behet si e ka shkru Zoti...

    Nese edhe Zoti eshte mik nderkombetar, atehere ok!

  4. #4
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: AAK-ja e nis nga Gjakova rrëzimin e qeverisë Thaçi

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Jo, n'fund behet si e ka shkru Zoti...

    Nese edhe Zoti eshte mik nderkombetar, atehere ok!
    Ja ketu punet e Zotit sduhet me i perzi , une do thoja ma shume punet e Dreqit jan ka i ndihmojn ketyre

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: AAK-ja e nis nga Gjakova rrëzimin e qeverisë Thaçi

    a ne gjakove a ne banhofat e perendimit a ne beograd
    po kot more te marr e kini
    a e dini pse sepse populli u msue ma me dolloveret e UDB-es
    Hashim Gjarper Thaqi e ka perkrahjen
    e Popullit ju lehni sa te doni edhe ku te doni
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: AAK-ja e nis nga Gjakova rrëzimin e qeverisë Thaçi

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    a ne gjakove a ne banhofat e perendimit a ne beograd
    po kot more te marr e kini
    a e dini pse sepse populli u msue ma me dolloveret e UDB-es
    Hashim Gjarper Thaqi e ka perkrahjen
    e Popullit ju lehni sa te doni edhe ku te doni
    E bone edhe Ramushin UDB-ash ...!?

    Sigurisht se ka qene plani i UDB-se qe Ramushi te qendroje ne Haag disa vite, per ta pergatitur me mire per rrezimin Thacit!

  7. #7
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: AAK-ja e nis nga Gjakova rrëzimin e qeverisë Thaçi

    Kryetari i AAK-es, Adem Jashari, fillon peticion qytetar per rrezimin e qeverise 4 muaje para zgjedhjeve !
    … ///

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: AAK-ja e nis nga Gjakova rrëzimin e qeverisë Thaçi

    Haradinaj nënshkruan peticionin

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka nënshkruar peticionin qytetar “Kjo qeveri meriton shkarkimin”.

    Haradinaj, ka treguar se qëllimi i tij është që t’i nxisë qytetaret e vendit që të reflektojnë te të zgjedhurit e tyre, në këtë rast te deputetët.

    Ai ka treguar se nuk do të heqin dorë nga mocioni, andaj kërkoi ndihmesë nga qytetarët ta nënshkruajnë peticionin dhe t’i bindin deputetët e Kuvendit, të veprojnë në përkrahje të mocionit.

    Kam dëgjuar qëndrime se peticioni nuk ka efekte juridike. Neni 43 i Kushtetutës së Kosovës e garanton lirin e tubimit, protestave, të demonstratave. Pra, peticioni është shprehje e vullnetit politik të qytetarëve, vullnet i lirë i garantuar me kushtetutë. Pra, është edhe një presion publik politik, për reflektim në parlamentin e vendit nga deputetët”, ka thënë Haradinaj.

    I pari i AAK-së, ka thënë se nuk do të heqin dorë nga mocioni. Ai ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe deputetët e tjerë, e kanë mundësinë që me përkrahjen e mocionit t’i krijojnë vendit një perspektivë më të mirë dhe të kontribuojnë me zgjedhje të lira dhe fer. /Telegrafi/

    http://www.telegrafi.com/lajme/harad...n-2-41928.html

  9. #9
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: AAK-ja e nis nga Gjakova rrëzimin e qeverisë Thaçi

    Athu pse po i nguget rambos kaq shume kur tash ma po dihet qe zgjedhjet do jen ne qershor Apo ka frike qe nese shkojn deri ne qershor egziston rreziku qe as pragun mos me mujt me kapercy.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: AAK-ja e nis nga Gjakova rrëzimin e qeverisë Thaçi






    Thaçi tallet me Ramush Haradinajn, i thotë 'pse s'e more peticionin edhe në ndeshje'?


    GazetaExpress E mërkurë, 05 Mars 2014 18:17
    Duket se kryeministri Thaçi ndeshjen e sotme miqësore në mes të Kosovës dhe Haitit e ka shfrytëzuar edhe për një tjetër qëllim, atë politik.

    Kryeministri në përfundim të lojës, në të dalë nga stadium “Adem Jashari” në Mitrovicë ka shfrytëzuar pak minuta për ta pyetur kryetarit e AKK-së Ramush Haradinaj lidhur me peticionin për rrëzimin e qeverisë.

    “Pse nuk e more peticionin edhe këtu”, i ka thënë kryeministri të parit të AAK-së.

    Dy ditë më parë, gjatë përurimit të stadiumit olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë. kryeministri Thaçi u ishte shmangur pyetjeve të gazetarëve lidhur me ngjarjet politike në vend duke thënë se “këtu kemi ardhur për të folur për sport” por, sot ai bëri pikërisht të kundërtën duke shfrytëzuar ngjarjen sportive edhe për qëllime politike, raporton një portal.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: AAK-ja e nis nga Gjakova rrëzimin e qeverisë Thaçi

    Teksti i peticionit...


    PETICION QYTETAR


    Qeveria e Kosovës ka humbur shumicën e nevojshme parlamentare për të qeverisur.
    Gjendja ekonomike dhe sociale në Kosovë është duke u përkeqësuar në vazhdimësi.
    Papunësia po rritet.
    Korrupsioni nuk po ndalet.
    Kosova është vendi më i izoluar në Evropë.
    Qeveria aktuale e ka mbytur shpresën e qytetarëve për jetë më të mirë.
    Gjendja e sigurisë në Kosovë po përkeqësohet.
    Kosova po përballet me sfida të mëdha në të gjitha lëmitë e jetës dhe të politikës.
    Për të gjitha këto arsye dhe shumë të tjera, qeveria aktuale dhe koalicioni qeverisës e kanë humbur legjitimitetin për të udhëhequr me vendin dhe nuk janë në gjendje që as politikisht e as moralisht të vazhdojnë të qeverisin më tutje.

    Kjo qeveri duhet të shkarkohet!


    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 05-03-2014 më 15:02

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: AAK-ja e nis nga Gjakova rrëzimin e qeverisë Thaçi

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Teksti i peticionit...


    PETICION QYTETAR


    Qeveria e Kosovës ka humbur shumicën e nevojshme parlamentare për të qeverisur.
    Gjendja ekonomike dhe sociale në Kosovë është duke u përkeqësuar në vazhdimësi.
    Papunësia po rritet.
    Korrupsioni nuk po ndalet.
    Kosova është vendi më i izoluar në Evropë.
    Qeveria aktuale e ka mbytur shpresën e qytetarëve për jetë më të mirë.
    Gjendja e sigurisë në Kosovë po përkeqësohet.
    Kosova po përballet me sfida të mëdha në të gjitha lëmitë e jetës dhe të politikës.
    Për të gjitha këto arsye dhe shumë të tjera, qeveria aktuale dhe koalicioni qeverisës e kanë humbur legjitimitetin për të udhëhequr me vendin dhe nuk janë në gjendje që as politikisht e as moralisht të vazhdojnë të qeverisin më tutje.

    Kjo qeveri duhet të shkarkohet!


    a i kini mledh edhe bijat me e nenshkrue peticionin hahahaha
    deri ti ban rambushi disa nenshkrime po vin zgjedhjet e rregullta hahaha
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: AAK-ja e nis nga Gjakova rrëzimin e qeverisë Thaçi

    Haradinaj: Doja rrëzimin e Qeverisë vitin e kaluar, kurrë me PDK-në




    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se ka dashur që ta rrëzojë Qeverinë e Hashim Thaçit, që kur është kthyer nga Haga, në vjeshtë të 2012-s. Por llogaria e tij e numrave të deputetëve nuk i ka dalë në favor. Ai ka qenë i prerë kur ka thënë se nuk do të bëjë koalicion me PDK-në, pas zgjedhjeve nacionale.



    Në emisionin “Rubikon” të KTV-së, ai ka thënë se atëherë nuk ka pasur mundësi reale që të bashkohen votat për të rrëzuar qeverinë.
    Ne kemi bërë kalkulim numëror se a kemi mundësi të rrëzojmë qeverinë. Nuk kemi dashur të provojmë dhe t’i japim një rilegjitimitet asaj qeverie”.

    Haradinaj i është përgjigjur akuzave për “opozitë të butë” ndaj pushtetit. Thotë se ka përkrahur një temë nacionale që është dialogu, por nuk ka përkrahur Qeverinë “Thaçi 2”. Këtë thotë se do ta bënte kushdo që do të ishte në krye të Qeverisë.

    I ftuari i Adriatik Kelmendit, ka thënë se ende ka shpresë që dy partitë opozitare, LDK e Vetëvendosje do ta përkrahin mocionin e nisur nga partia e Haradinajt, për ta rrëzuar qeverinë.
    Kështu i bëjmë shërbim vendit, sepse një qeverisje e keqe nuk duhet të mbetet e pa ndëshkuar”, ka thënë Haradinaj.

    Por ai nuk ka përjashtuar mundësi të tjera pos peticionit me qytetarë që të rrëzojë qeverisjen e Hashim Thaçit.
    Nuk kemi dalë ende në protesta, por nuk e dimë se si do të zhvillohen ngjarjet”.

    Haradinaj ka përkujtuar se partia e tij nuk ka qenë kurrë e vetme në koalicion me PDK-në e Thaçit.
    Nuk do të ndodhë as pas zgjedhjeve. PDK-ja i ka bërë dëme vendit. Epilogu më i mirë për këtë parti është të qëndrojë në opozitë. E ardhmja duhet të jetë e atyre që synojnë ndryshime thelbësore”, ka thënë Haradinaj.
    Ai e ka mohuar një koalicion paszgjedhor edhe me partinë e Behgjet Pacollit, AKR-në.


    Haradinaj ka thënë se qytetarët nuk do t’i durojnë të ardhshmit, qysh i kanë duruar të tashmit.

    Në postin e kryeministrit ai thotë se do të synonte mesataren e pagës 1 mijë euro, por ka thënë se nuk rrezikon të afatizojë se për sa kohë do të mund ta bënte këtë gjë.

    Rritja e pagave nga kryeministri Thaçi, në vitin zgjedhor për Ramush Haradinajn është një tallje që po bëhet me qytetarët.
    Rritja e pagave duhet të jetë e vazhdueshme dhe e planifikuar”, ka thënë ai.


    Ai kritikuar konkretisht në shumë pika qeverisjen e Thaçit.
    Sipas tij, ajo nuk duhet të mburret fort as me infrastrukturën rrugore që ka bërë. E korrupsioni nuk është më në raste, por është sistematik e industrial. “Ne flejmë mbi thëngjill, por blejmë rrymë. Parja e rrymës shkon në Serbi”, ka thënë Haradinaj.
    Qeverinë Thaçi e ka kritikuar edhe për numrin e madh të shqiptarëve përpara ambasadave të huaja për të kërkuar vizën për të ikur nga shteti.

    Për komunat që i ka humbur, sidomos ato të Dukagjinit që konsideroheshin bastion i AAK-së, thotë se u besoi bashkëpartikave që i kanë thënë se “mirë është puna”.

    Vazhdimi i dialogut me Serbinë është një lloj abuzimi, për Hardinajn. Ai thotë se janë shterë temat, kur ka folur edhe për pjesëmarrjen e nënkryetarit të AAK-së, Blerim Shala në këtë proces.
    Unë kërkojë që mos të vazhdojë më kjo formë e dialogut. Po frikoj se kjo zhagitje nuk po bëhet më për hirë të dialogut”, ka thëën Haradinaj.

    Ai shpreh bindjen se nga dialogu fitoi Serbia, të cilës iu dha data e nisjes së negociatave për anëtarësim në BE, e Kosovës nuk iu dha asgjë. Nëse do të bëhej kryeministër ai nuk do të përkrahte këtë format të dialogut.

    Tribunali ad-hoc për gjykimin e krimeve potenciale të luftës, është një lajm i keq për Kosovën, thotë Haradinaj, që është shpallur dy herë i pafajshëm për krime lufte nga Haga.
    Është një mosbesim për Kosovën. E në anën tjetër Kosovës nuk i jepen asnjë shpjegim se si janë vrarë mijëra njerëz”, ka thënë Haradinaj.

    Ai ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij, kundër ekstremizmit fetar.

    Respektoj çdo njeri që beson me zemër në fe, por po shoh çka po ndodh, dikush që po do të përfitojë në këtë gjendje të rëndë ekonomike. Në Kosovë nuk ka vend për ata që po provojnë me kriju ligje islame, që prishin rendin tonë kushtetues, e që qojnë djemtë tanë të vdesin diku në fund të dyjesë, pa kurrfarë kauze. Ky vend ka njerëz që i dalin zot, e që nuk lejojnë profiterët që të shfrytëzojnë këtë situatë”, ka thënë Haradinaj.

    http://www.koha.net/?id=27&l=2117

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: AAK-ja e nis nga Gjakova rrëzimin e qeverisë Thaçi

    hahahahaha
    deri sa nuk e dinte i shkreti qe Thaqi do te jet prap Kandidat per Kryeminister
    tuj shpresue se Rambushin do ta bej PDK-ja kryeminister i hyke Thaqit ne byth
    e tash kur e pa qe Thaqi eshte jo veq kandidat por edhe i pa konkurenc
    qe te jet kryminister edhe nji mandat
    kishe po them diqka
    le rambo se je ba bajat tuj lyp pun
    qitash ja jeop Thaqi nji terrnakop e drejt ne pun e qon hahahaha
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: AAK-ja e nis nga Gjakova rrëzimin e qeverisë Thaçi

    Ramadani, Kuçit: PDK ka humbur në kolltuk e luks

    Pas deklaratave të njeriut të dytë të PDK-së, Hajredin Kuçi se peticioni i AAK-së është bërë vetëm për të matur fuqinë reale që ka partia e Haradinajt, ka reaguar sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Burim Ramadani, i cili ka thënë se kjo qeveri duhet të bjerë sa më parë.

    Mund t’i them PDK-së dhe Hajredin Kuçit se ata kanë humbur në kolltukë, në luks të qeverisë dhe thjeshtë e kanë humbur realitetin. Ata do të befasohen më mbështetjen e madhe që do ta ketë ky peticion për rrëzimin e kësaj qeverie”, ka thënë Ramadani. Sipas tij, nuk është e vërtetë që ky peticion është kundërkushtetues.

    Përkundrazi, Ramadani thotë se është e drejtë kushtetuese që qytetarët të shprehin vullnetin e tyre kundër kësaj qeverie përmes këtij peticioni.

    Ai ka thënë se Kuvendi i Kosovës e ka obligim kushtetues që të debatoj për këtë çështje, sepse ky është vullneti i qytetarëve dhe askush nuk mund ta mohoj atë.

    http://www.telegrafi.com/lajme/ramad...s-2-42048.html



    Kuçi: AAK-ja, përmes peticionit, po e teston fuqinë e saj

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi e ka vlerësuar peticionin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për rrëzimin e qeverisë si barometër që kjo parti do ta përdor për të parë fuqinë e saj reale.

    I dyti i PDK-së, ka thënë se AAK në këtë formë po kërkon që ta shoh sa ka elektorat.

    Peticioni i AAK-së së pari nuk është kategori kushtetuese, dhe si i tillë nuk do të ketë kurrfarë efekti. Me këtë peticionin ata po synojnë që të shohin realisht sa kanë fuqi elektorale”, ka thënë i dyti i PDK-së. Ai këto komente i ka bërë në një bisedë të shkurtër telefonike për Gazetën Blic.

    Ndryshe, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt para disa ditësh ka iniciuar peticionin për rrëzimin e qeverisë së drejtuar nga Hashim Thaçi.

    Ndërkohë, që para këtij peticioni kishte iniciuar një mocion mosbesimi për qeverinë e Kosovës, por që nuk kishte gjetur përkrahjen e partive të tjera opozitare. /Gazeta Blic/

    Ndryshe, zëvendëskryeministri i Kosovës e ka vlerësuar këtë peticion të AAK-së, si barometër për matjen e fuqisë elektorale. /Gazeta Blic/

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: AAK-ja e nis nga Gjakova rrëzimin e qeverisë Thaçi

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Ramadani, Kuçit: PDK ka humbur në kolltuk e luks

    Pas deklaratave të njeriut të dytë të PDK-së, Hajredin Kuçi se peticioni i AAK-së është bërë vetëm për të matur fuqinë reale që ka partia e Haradinajt, ka reaguar sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Burim Ramadani, i cili ka thënë se kjo qeveri duhet të bjerë sa më parë.

    Mund t’i them PDK-së dhe Hajredin Kuçit se ata kanë humbur në kolltukë, në luks të qeverisë dhe thjeshtë e kanë humbur realitetin. Ata do të befasohen më mbështetjen e madhe që do ta ketë ky peticion për rrëzimin e kësaj qeverie”, ka thënë Ramadani. Sipas tij, nuk është e vërtetë që ky peticion është kundërkushtetues.

    Përkundrazi, Ramadani thotë se është e drejtë kushtetuese që qytetarët të shprehin vullnetin e tyre kundër kësaj qeverie përmes këtij peticioni.

    Ai ka thënë se Kuvendi i Kosovës e ka obligim kushtetues që të debatoj për këtë çështje, sepse ky është vullneti i qytetarëve dhe askush nuk mund ta mohoj atë.

    http://www.telegrafi.com/lajme/ramad...s-2-42048.html
    a e kini gati me e rrzue Thaqin eiiii sa nenshkrime i bat deri sot hahahaha
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: AAK-ja e nis nga Gjakova rrëzimin e qeverisë Thaçi

    Haradinaj ka mbledhur 30 mijë nënshkrime qytetarësh



    Kryetari i AAK Ramush Haradinaj,duke folur rreth peticionit që ka organizuar për rrezimin e qeverisë së Kosovës, përmes mbledhje së nënshkrimeve të qytetarëve,tha se deri tani kanë arritur ti mbledhin 30 mijë nënshkrime dhe numri i të nënshkruarve po rritet. Haradinaj disa javë më parë dështoi t''i mblidhte nëshkrimet e deputetëve për të organizuar një mocion mosbesimi dhe rrezimin e qeverisë.

    Sipas kreut të AAK Ramush Haradinaj nuk është në plan të partisë së tij koalicioni eventual me PDK-në pas zgjedhjeve parlamentare. Ai përjashton çfarëdo koalicioni me PDK’në.

    Haradinaj kërkon së pari shkarkimin e Qeverisë, e pastaj mbajtjen e zgjedhjeve nacionale. Ai thotë se Kosova ballafaqohet me një rrezik, që sipas tij, është vazhdimi i kësaj mendësie qeverisëse.

    Këto komente Haradinaj i bëri pas një takimi lamtumirës që zhvilloi me Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, i cili po përfundon mandatin e tij. Haradinaj i ka dhuruar ambasadorit të Shqipërisë një dekoratë me Hartën e Artë të Kosovës.
    http://www.botasot.info/kosova/28044...me-qytetaresh/

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •