Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Këshilli i Lartë i Drejtësisë: JO kandidaturës së Ina Ramës për gjykatëse

    Vendimi i KLD për Ina Ramën, Nasip Naço: Unë votova pro saj

    Emri:  61109_7.jpg

Shikime: 706

Madhësia:  29.2 KB
    TIRANE- Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço komentoi sot vendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë për të mos emëruar ish-prokuroren e përgjithshme Ina Rama si gjykatëse në Gjykatën e Apelit në Tiranë, pasi nuk siguroi votat e nevojshme.

    Sipas Naços vendimi ishte vullnet i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ndërsa shtoi se ai personalisht ka dhënë votën e tij pro kandidaturës së zonjës Rama.

    Ai shtoi më tej se, “Së shpejti në Kuvend pritet të kalojë paketa antikorrupsion”.

    Pas shumë debatesh të zhvilluara në një mbledhje me dyer të mbyllura, Këshilli votoi për rrëzimin e kërkesës së znj.Rama me nëntë vota kundra, ndërsa pesë anëtarë votuan pro saj, pra për rikthimin në radhët e gjyqësorit. Sipas KLD-së, për t'u emëruar në Gjykatën e Apelit Tiranë, znj.Rama duhet të kandidojë dhe të jetë e barabartë me të gjithë kandidatët e tjerë që aderojnë për një vend në këtë gjykatë.

    Këshilli argumentoi se znj.Rama duhet të emërohet në detyrën e gjykatëses së Apelit për Krime të Rënda, detyrë që ka ushtruar para se të merrte postin e kryeprokurores, por këtë vend ish-kreu i organit qendror të akuzës e ka refuzuar për papajtueshmëri me detyrën që do t'i duhet të ushtrojë. Për znj.Rama, ky vendim është haptazi politik.

    VOTIMI NE KLD "KUNDER" INA RAMES
    Elvis Cefa
    Astrit Haxhialushi
    Lulëzim Lelçaj
    Flamur Kapllani
    Hysen Saliko
    Ilir Mustafaj
    Tritan Hamitaj
    Gjin Gjoni
    Artan Broci

    "PRO" INA RAMES
    Xhezair Zaganjori
    Nasip Naço
    Sokol Çomo
    Dritan Caka
    Dritan Hallunaj

    NUK VOTON
    Presidenti shprehet me dekret.


    (m.a/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Këshilli i Lartë i Drejtësisë: JO kandidaturës së Ina Rames për gjykatëse

    "Ina Rama", KLD: Vendimi jo nën ndikimin politik, asnjë mazhorancë nuk na e imponon

    TIRANE-Rrëzimi i kërkesës së Ina Ramës, KLD sqaron: Vendimi jo nën ndikim nga politika
    Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka dhënë sqarime sot mbi rrëzimin e kërkesës së ish-kryeprokurores së Përgjithshmë Ina Rama për rikthimin në detyrë si gjykatëse.

    Me anë të një deklarate për shtyp, KLD thekson se asnjë vendim i këtij institucioni nuk imponohet politikisht.

    “Duke u vënë në dijeni të prononcimeve në media nga individë të pakënaqur nga vullneti i shprehur me votë nga shumica e anëtarëve, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dëshiron të sqarojë opinionin publik se vendimet e tij, nuk merren në asnjë rast në ndikimin e politikës. Në vëmendje të opinionit publik, theksojmë faktin se asnjë mazhorancë politike, në çdo kohë dhe në asnjë rrethanë, nuk mund t'i imponojë Këshillit asnjë lloj vendimmarrje”.

    Më tej KLD shton se ka qenë Ina Rama ajo që kërkoi t'i impononte vullnetin e saj, KLD-së.
    "Këshilli vendosi dje me shumicë votash të rrëzonte kërkesën e Zj. Ina Rama, për t'u emëruar pa konkurrim në detyrën e gjyqtares së gjykatës së Apelit Tiranë, pasi vetë Zj. Rama kërkoi t'i impononte vullnetin e saj, KLD-së, duke e kërkuar atë si të vetmen alternativë. Për çdo gjyqtar apo ish-gjyqtar që kërkon të ushtrojë detyrën në një Gjykatë Apeli, është e drejtë dhe e ndershme që t'i nënshtrohet konkurimit të barabartë me pretendetët e tjerë, ashtu siç është në tagrin e Këshillit, e drejta për të përzgjedhur më pas konkurrentët më të mirë të mundshëm".

    Këshilli i Lartë i Drejtësisë thekson se për t'i mbyllur rrugën çdo keqinterpretimi të ligjit, sqaron Zj. Rama nuk e ka shfrytëzuar asnjëherë të drejtën e saj ligjore, për të kërkuar rikthimin në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, në të cilën ka ushtruar detyrën e gjyqtarit përpara zgjedhjes si Prokurore e Përgjithshme. "Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, nuk është e barazvlefshme me asnjë Gjykatë Apeli në vend, përsa i përket karrierës, trajtimit financiar, të drejtës për mbrojtje dhe një sërë të drejtash të tjera".

    Por më herët, këtë propozim, zonja Rama nuk e ka pranuar me arsyetimin se, duke mbajtur postin e Prokurores së Përgjithshme ka firmosur nisjen e hetimeve dhe arrestimet e të gjithë të dyshuarve për krime të rënda të cilët vijojnë të gjykohen pranë kësaj gjykate.

    Një ditë më parë KLD rrëzoi kërkesën e Ina Ramës për rikthim si gjyqtare në Gjyqësorin Civil. Dje pas diskutimeve, anëtarët e KLD-së vendosën me shumicë votash të rrëzojnë kërkesën, me arësyetimin se duke qenë se Zj. Ina Rama ka qenë gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda dhe jo në Gjykatën e Apelit Tiranë, për t'u emëruar në Gjykatën e Apelit Tiranë, ajo duhet t'i nënshtrohet procedurave të konkurrimit, së bashku me kandidatët e tjerë pretendentë për në atë gjykatë.

    (d.b/BalkanWeb)

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Këshilli i Lartë i Drejtësisë: JO kandidaturës së Ina Ramës për gjykatëse

    Ina Rama: U refuzova për arsye politike, Prokuroria u la vetëm

    Ish-drejtuesja e Prokurorisë shpjegon përpjekjet më shumë se 1-vjeçare për t’u rikthyer në Apel dhe vendimin e djeshëm të KLD. “Nuk është bërë drejtësi për Gërdecin dhe 21 janarin”

    Zonja Rama, si e shihni refuzimin e kërkesës suaj për t’u kthyer në gjyqësor?

    E shoh si një vendimmarrje të marrë në kundërshtim me ligjet e këtij vendi dhe gjithë kuadrin ligjor që është në fuqi. Unë kam prezantuar që janarin e vitit që shkoi, janarin e vitit 2013, kërkesën për t’u rikthyer në detyrën e gjyqtares së Apelit të Tiranës, një kërkesë e prezantuar në KLD dhe një kërkesë bërë me dije edhe Presidentit të Republikës, për shkak të kompetencave të Presidentit në axhendën e KLD-së dhe tagrin kushtetues që ai ka. Kam pritur për më shumë se një vit që kjo kërkesë të futet në një nga mbledhjet e radhës të KLD, e cila u bë vitin që kaloi.

    Pse mendoni se nuk u fut në rendin e ditës dhe u mbajt kaq gjatë në sirtar?

    Në qoftë se do më duhet të jap arsyet e mia, sigurisht do t’i lidh ato me arsye politike. Nuk gjej asnjë argument ligjor që të justifikojë mbajtjen pezull, në sirtar, të kërkesës sime për t’u shqyrtuar nga KLD-ja. Ligji shprehet se, Prokurori i Përgjithshëm në mbarimin e mandatit të tij, kthehet në të njëjtën detyrë të mëparshme ose në një të barasvlershme me të, ose qëndron si Prokuror në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm. Kjo çështje është mbajtur pezull prej një viti. Unë i jam ridrejtuar Presidentit, zv/kryetarit të KLD-së dhe ministrit të Drejtësisë përpara dy muajsh me një kërkesë tjetër, për t’u rikujtuar kërkesën time, për ta futur këtë çështje në rendin e ditës. Ndaj kësaj kërkese ka reaguar vetëm ministri i Drejtësisë, i cili ka kërkuar që çështja ime të futet në rendin e ditës të mbledhjes së KLD-së. Përsëri nuk pati asnjë lloj reagimi, as nga Presidenti dhe as nga nënkryetari i KLD-së në përgjigje.

    Ju keni qenë kryeprokurore dhe keni pasur në dorë çështje shumë të bujshme, siç janë dosja “Durrës-Kukës”, “Gërdeci” apo “21 janari”. Mendoni se drejtësia është vënë në vend për këto çështje?

    Në kohën që ne kemi ngritur akuzën dhe kemi shprehur qëndrimin tonë final për këto çështje dhe gjykatat gjithashtu kanë mbajtur një qëndrim të tyre. Nëse unë nuk gabohem, për të gjitha këto çështje që ju përmendët, gjykatat nuk kanë mbështetur atë pretendim që ne kemi patur. Pra nuk kanë mbështetur Prokurorinë në të gjitha kërkesat e saj. Duke qenë persistente dhe konsistente në gjërat që unë kam bërë në cilësinë e Prokurorit të Përgjithshëm, më duhet të them se drejtësia nuk është vendosur për këto çështje. Në këndvështrimin gjithmonë të Prokurorit të Përgjithshëm që ka miratuar, ka mbështetur pozicionin e prokurorisë në atë kohë.

    Nëse do ta kishit sërish këtë detyrë, çfarë do të bënit ndryshe me këto dosje kaq të rëndësishme, që gjykatat të mos i hidhnin poshtë?

    Unë nuk besoj se gjykatat i kanë rrëzuar ato çështje për shkak të mangësisë së punës së prokurorisë. Sigurisht ato kanë qenë dosje komplekse, çështje të vështira. Mund të hetoheshin edhe më mirë me një suport më të madh të institucioneve të tjera shtetërore që marrin pjesë në hetim. Ju e dini shumë mirë në çfarë klime janë hetuar ato dosje. Kanë qenë të gjitha dosje sensitive me ngarkesa politike, në të cilat prokuroria ka mbetur edhe e vetme në hetimet që ka bërë. Me një mbështetje tjetër, me një këndvështrim tjetër, me një mbështetje politike tjetër, ndoshta do të kishim rezultate më të mira. Por, përsëri unë besoj që vendimmarrja nga gjykatat për ato çështje nuk lidhet me defekte të punës së prokurorisë, por me qasje të ndryshme të gjykatës ndaj çështjeve që ne kemi dërguar në gjyq.

    Si e shihni propozimin për një prokuror apo një grup prokurorësh të huaj për “21 janarin”?

    Është një propozim, që ndoshta duhet të valutohet në një kontekst të caktuar. “21 janari” është një çështje, që për një pjesë të madhe të saj ka marrë një rrugë gjyqësore dhe tashmë është gjykata që duhet të vendosë mbi akuzat e ngritura. Një pjesë e çështjes që është ende në Prokurori mund të hetohet nga prokurorë shqiptarë, mund të ketë asistencë nga prokurorë të huaj. Është pak sfiduese do të thosha si ide, por ndoshta, ndoshta, nuk është shumë e përshtatshme të thuhet, ndoshta ka nevojë që ne, jo vetëm prokuroria, por sistemi, të asistohet me një ndihmë konkrete nga ekspertë të huaj.

    MAPO

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •