INTERVISTA. Flet ish emigrantja në Turqi Dhurata Dinaku


-Në Turqi ndiheshim si në Shqipëri

-Kurrë nuk ndjemë në Turqi racizëm

-Pronarët ku punonim na trajtonin si pjesëtarë të familjes

-Në çdo punë paguheshim njëlloj si vendasit

-Në Stamboll kishte shumë shqiptarë sa na dukej se ishim në Shkodër

-Pronarët tanë janë habitur me Shqipërinë dhe e quanin atdhe të dytë

-Djali e quan krenari që ka lindur në Turqi, pasi respektonin shqiptarët


Albert ZHOLI

Dhurata Dinaku.dhe bashkëshorti Bashkim Dinaku, janë me origjinë shkodrane dhe kanë jetuar në Shkodër përpara emigrimit në Turqi. Më pas, pas kthimit nga Turqia u vendosën në Tiranë. Për ta emigrimi në Turqi ka qenë një eksperiencë e bukur, ku kanë gjetur mikpritje, respekt dhe përkrahje. Ata për disa vjet punuan në një nga familjet më të pasura të Stambollit, ku gjetën respekt, mirëbesim, korrektësi dhe vlerësim

Kur keni shkuar në Turqi për tu vendosur përfundimisht?

Kemi Shkuar në Turqi në dhjetor të vitit 1997 dhe jemi kthyer në qershor të vitit 2003. Djali lindi në janar të vitit 2003. Nga viti 1997 e deri në dhjetor të 1999 kemi punuar në punë të ndryshme, dhe nga viti 1999 e deri në qershor 2003 kemi punuar tek familja Terzioglu. Shtëpia ku punuam ishte një shtëpi me histori shumëvjeçare në ishullin Buyuk ADA ku kishte qëndruar për disa kohë dhe babai i Turqisë Kemal Mustafa Ataturk. Kjo pjesë vlerësohej në mënyrë maksimale nga të zotët e shtëpisë, pasi kishin një respekt të veçantë për këtë personalitet.

-Bashkëshorti kishte shkuar më parë? Pse zgjodhët pikërisht këtë vend për të emigruar?

Për herë të parë në Turqi ka emigruar bashkëshorti në vitin 1992 pasi atje kishte të afërmit e tij. Turqia ishte një nga vendet ku kalimi në këtë shtet ishte i lirshëm pasi atë kohë situata në Shqipëri nuk na favorizonte për një jetesë normale.

Pasi punoj disa vite atje u kthye në Shqipëri dhe hapi një biznes të vogël për të punuar. Unë me bashkëshortin jemi njohur në vitin 1997 vit i cili ishte shumë i vështirë .Vendosëm që të ikim përsëri në Turqi

-A e njihnit gjuhën turke dhe si u përshtatët? Ku u vendosët dhe si ju duk Stambolli?

Unë gjuhën turke nuk e njihja fare por më ndihmonte bashkëshorti Në fillim u vendosëm në një vend që quhej Kycykoj ku kishte shumë shqiptarë të rinjë dhe të vjetër. Aty filluam të miqësohemi me njeri tjetrin.dhe kështu fillova të mësoja pak nga pakë dhe unë.

Stambolli është një qytet shumë i madh dhe një nga qytetet që të impresiononte me historinë dhe bukurinë e tij.

-Ku dhe si filluat punë kush ju ndihmoi për fillimin e punës?

Ne në fillim filluam punë në një rrobaqepësi pasi në Turqi kërkesa për punësim në industrinë tektile ishte e madhe si dhe zona ku ne jetonim ishte kryesisht një zonë tekstilesh. Vështirësia për të gjetur punë në ato vite nuk ishte dhe shumë e madhe. Të them të drejtën unë e kisha pak të vështirë në fillim pasi nuk njihja gjuhën dhe ishte hera e parë që isha në emigracion.

-Si ju trajtuan në punën ku ishit?

Në punë na trajtonin shumë mirë. Nuk na trajtonin si të huaj pasi ato ishin shumë njerëz të mirë dhe bujar. Kishim nevojë që të punonim jashtë orarit të punës dhe ato na e krijuan këtë mundësi Edhe pse ishim pa leje qëndrimi ato përsëri nuk na refuzuan asnjëherë se thonin nga shqiptaret nuk na vjen ndonjë e keqe. Pagesat, ditët e pushimit dhe çdo gjë tjetër ishte e njeijtë si për ne ashtu dhe qytetarët turq.

-A kishit lidhje me komunitetin shqiptar në Turqi dhe sa shqiptarë kishte në Stamboll?

Në Turqi kishte shumë shqiptar të vjetër të ciëet kishin krijuar shoqata për lidhjet mes njeri-tjetrit. Shpeshherë krijonin takime të ndryshme, organizoheshim në të gjitha festat shqiptare ku dhe ndanim informacionet si për Shqipërinw, pwr vende pune, gëzime e hidhërime. Në këto takime ne morëm edhe informacionin për vendin e punës që patëm në fund të viteve të qëndrimit tonë në Turqi. Pas kontakteve me punëdhënësin arritëm të fillojmë punë të dy si kujdestarë të shtëpisë së tyre në një ishull të Stambollit. Në Stamboll në atë kohë komuniteti shqiptare numëronte rreth 6 milion banorë.

- A keni ndjerë shenja racizmi në Turqi? Kur e keni ndjerë veten më keq aty?

Duke qenë afër me traditën dhe kulturën ballkanase, shenjat e racizmit dhe inferioritet në Turqi ishin pothuajse të papërfillshme.

-A ishte e lirë jeta në Turqi dhe a kishte punë?

Edhe pse pagesat e pagave nuk ishin shumë të larta kosto e jetesës nuk ishte shumë e shtrenjtë. Gjetja e një vendi pune në Turqi për të jetuar nuk ishte e vështirë. Në vitet më pas kjo mundësi sa vinte e rritej sikurse edhe ekonomia e tyre.

-Si dhe sa ju kanë ndihmuar familja ku punonit? A ishte familje me tradita dhe a ju kanë nxitur për punë të tjera?

Tek familja ku kaluam vitet e fundit të punësimit në Turqi e gjetëm veten si në shtëpinë tonë. Tek kjo familje punuam rreth 3 vjet e gjysmë ku mardhëniet tona kanë qenë shumë të mira në bazë të besimit dhe respektit që kishim ushqyer për njeri tjetrin. Realisht na trajtonin si pjesëtarë të shtëpisë së tyre. Ndihmesa e tyre ishte e madhe edhe në përgatitjen e dokumentacionit për leje qëndrimi dhe punësimit në Turqi. Ato vërtetë krenoheshin me ne por në Shqipëri nuk kishin qenë kurrë. Ju vërtetë na pëlqeni na thonin por jemi shumë kureshtarë që të njohim Shqipërinë më afër Ato ishin një familje shumë e mrekullueshme Kishin 3 fëmijë Ato punonin si administrator te një Kompanie shumë e madhe në Turqi për Skeleri dhe kallëpe për ndërtime. Kompania quhet PERI Emri i administratorit quhej Orhan Terziolu që me keqardhje e them që e kemi humbur para 3 viteve. Në vitin 2003 na erdhi në jetë djali dhe kështu ne nuk kishim mundësi që të punonim më në shtëpinë e tyre pasi edhe fëmija kishte nevojë për kujdesje. Në fillim ne u mërzitem që do ktheheshim në Shqipëri.

Familja Terzioglu duke parë shqetësimin tonë, na ofruan që edhe ne të mundoheshim që të hapnim Kompaninë PERI në Shqipëri Dhe ashtu u bë. Në fillim u frikësuam pak pasi ne nuk dinim shume për materialet e ndërtimit pasi nuk kemi dhe shkollën përkatëse, dhe thonim a do ja dalim Me aq dije sa kishim bashkëshorti filloi që të bënte menaxhimin e firmës dhe pas 2 muajve u bë shitja e parë dhe pastaj filluan shitjet me radhë. Kryesorët ishte sporti. Pas 2 muajve erdhën në Shqipëri edhe zoti Orhan dhe bashkëshortja e tij. Ata u impresionuan me Shqipërinë, nga kultura dhe njerëzit. Ju qenkeni vërtet një vend shumë evropian Dhe kështu ato filluan të vinin shumë shpesh pasi edhe këtu . Më vonë në Tiranë u krijua Kompania PERI. U bënë 10 vite që kjo Kompani operon në Shqipëri me materialet e saj

- Mendoni se keni bërë zgjedhjen e duhur që u kthyet në atdhe?

Po mendojmë se kemi bërë zgjedhjen e duhur sepse jetojmë në vendin tonë dhe përfaqësojmë një kompani shumë dinjitoze siç është Kompania PERI, me qendër në Gjermani, dhe që operon në 65 vende të botës. Në Shqipëri një nga projektet kryesore ishte suportimi i projektit të Rrugës së Kombit e cila u ndërtua me materialet e kësaj kompanie.

Aktualisht punojmë burrë e grua në të njëjtën kompani Peri që e krijuam që nga viti 2003 ku kemi rritur stafin dhe biznesin në këtë kompani.

-A ju respektojnë njëlloj si në Turqi pronarët ku punoni?

Respekti nuk na ka munguar dhe nuk na mungon por shtohet, jo vetëm për ne por ato kanë krijuar një respekt për të gjithë Shqipërinë, sa edhe e kane shprehur :Që Shqipëria për ne është si një vendlindje e dytë dhe e duam shumë.

- Po djali juaj ku ndihet më mirë, në Turqi apo në Shqipëri?

Djali sot është 11 vjeç Ai në Shqipëri ka ardhur 4 muajsh por thotë jam krenar që kam lindur në Turqi.