Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,331
    Postimet në Bllog
    17

    Selanik: Universiteti “Aristoteli” do të mundësojë mësimin e gjuhës shqipe

    Selanik, gjuha shqipe në Universitetin “Aristoteli”

    Emri:  81249.jpg

Shikime: 768

Madhësia:  124.6 KB
    Anila Jole

    Nga sot, në Universitetin “Aristoteli” të Selanikut do të zhvillohen orë të posaçme për mësimin e gjuhës shqipe.

    Paradite në rektoratin e Universitetit “Aristoteli” në Selanik u zhvillua ceremonia e përurimit të kurseve të gjuhës shqipe, që do të zhvillohen per studentët në auditorët e këtij Universiteti.

    Universiteti "Aristoteli" i Selanikut bëhet kështu universiteti i parë grek, që fut në programin e vet akademik mësimin e gjuhës shqipe. Vitin e parë, mësimi do të jepet nga pedagogia shqiptare e Fakultetit Gjuhë-Letërsi në Tiranë, Dr.Rozana Rushiti, por stafi akademik mund të rritet, në varësi të interesit që do të ketë në vazhdim nga studentët.

    Zhvillimi i mësimit të shqipes në Universitetin grek është kuadër i marrëveshjes së bashkëpunimit shkencor mes Universitetit të Tiranës dhe atij “Aristoteli” të Selanikut, të cilën e kanë nënshkruar rektori i universitetit të Tiranës, profesor Dhori Kule dhe homologu i tij grek i “Aristotelit”, profesor Janis Mylopoulos.

    Nënshkrimi i marrëveshjes mes dy Universiteteve dhe jetësimi i saj u arrit me ndërmjetësimin e konsullit të Përgjithshëm i Shqipërisë në Selanik, z.Riza Poda.

    Në ceremoninë e zhvilluar sot në rektoratin e Universitetit “Aristoteli” ,nga Shqipëria merrnin pjesë rektori i UT, Profesor Dhori Kule, Profesor Shezai Rokaj, dekan i Fakultetit të Histori-Filologjisë, Profesor Mynyr Koni, dekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, profesor Sulo Haderi, dekan i Fakultetit të Ekonomisë dhe zoti Riza Poda, Konsull i përgjithshëm i Shqipërisë në Selanik.

    Ndodheshin të pranishëm rektori i Universitetit “Aristoteli”, profesor Janis Mylopulos, dekani i fakultetit të Filozofisë, të Shkencave, të Ekonomisë dhe Shkencave politike si dhe dekani i Fakultetit të Gjuhëve të huaja në këtë Universitet.

    Pjesëmarrësit shprehën vlerësimin e tyre për jetësimin e kësaj marrëveshjeje të rëndësishme mes dy universiteteve, si një hap më shumë drejt afrimit të kulturave, popujve e dy vendeve.

    Në takim u fol gjithashtu lidhur me përgatitjet për Simpoziumit që do të organizohet në pranverë nga Universiteti "Aristoteli" i Selanikut në bashkëpunim me atë të Tiranës, aktivitet për të cilin disa javë më parë ranë dakord rektori i "Aristotelit", Janis Mylopoulos dhe Konsulli i përgjithshëm i Shqipërisë në Selanik, Riza Poda, gjatë një takimi të zhvilluar mes tyre. Simpoziumi shkencor do të përqëndrohet në tre fusha; rritja ekonomike, kultura e arsimi si dhe mjedisi.

    Balkanweb

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Selanik: Universiteti “Aristoteli” do të mundësojë mësimin e gjuhës shqipe

    Përgëzimet e mija ! Ky është një hap i mirë nga ana e shtetit Grek. Shpresoj që të tilla shkolla të hapen kudo që ka shumë Shqipëtarë.
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-05-2012
    Postime
    390

    Për: Selanik: Universiteti “Aristoteli” do të mundësojë mësimin e gjuhës shqipe

    vertet lajm i mire (pavaresisht se me vonese)

    por... kur te bejne "dhurata" duhet dhe te besh "dhurata"

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Selanik: Universiteti “Aristoteli” do të mundësojë mësimin e gjuhës shqipe

    greket po emigrojne te gjithe drejt perendimit
    greqia po behet me keq se shqiperia

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-05-2012
    Postime
    390

    Për: Selanik: Universiteti “Aristoteli” do të mundësojë mësimin e gjuhës shqipe

    @Ziti

    ...dhe toka rretullohet

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,331
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Selanik: Universiteti “Aristoteli” do të mundësojë mësimin e gjuhës shqipe

    INTERVISTA/ Flet Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule

    -Një ngjarje historike, hapet në Universitetin e Selanikut dega e gjuhës shqipe

    -Për gjuhën shqipe për 2 ditë aplikuan 70 studentë

    -Profesorët e huaj: Shqiptarët kanë të theksuar fjalinë s’ka problem

    - Shërbimet e edukimit të arsimit, të kenë në qendër misionin e bashkëpunimit

    - Mitmarrja, ky fenomen i turpshëm nuk duhet të ketë fare lidhje me arsimin

    - Ndërgjegjësimi i pedagogut është se paguhet për edukimin dhe studenti mëson për të ardhmen

    - Në Greqi studentët e Selanikut i kontrollojnë pedagogët e Janinës apo anasjelltas


    Albert ZHOLI

    Këto ditë z. Kule nënshkroi marrëveshjen për hapjen e Katedrës së gjuhës shqipe me universitetin “Aristotelis”. Kjo është ngjarje me rëndësi historike për gjuhën tonë. Për këtë marrëveshje zhvilluam një bisedë për kushtet e marrëveshjes, si u prit kjo nismë në këtë universitet, sa interes pati dhe si do të vazhdohet më tej bashkëpunimi në këtë fushë.

    Ju ditët e fundit nënshkruat në Selanik një marrëveshje bashkëpunimi për hapjen e Katedrës së gjuhësh shqipe në Universitetin shtetëror të Selanikut, çfarë përmban kjo marrëveshje dhe si u realizua kjo ngjarje historike?

    Ky përcaktim është një ngjarje historike për gjuhën shqipe, këtë pasuri të vyer të popullit shqiptar, e cila pati një ditë të shënuar në historinë e vet, pasi u instalua zyrtarisht në universitetin më të mirë të Greqisë “Aristotelis”, si gjuhë zyrtare që do të mësohet nga studentë që duan të mësojnë këtë gjuhë në universitet. Çfarë ka ndodhur në raportet dhe si u krijuan kushtet e instalimit të mësimit të gjuhës shqipe në këtë universitet? Kjo në kuadrin e pasaportës së gjuhëve europiane të mësimit të gjuhëve në këtë universitet gjigand. Në shtator 2012 unë kam nënshkruar një marrëveshje në Selanik me rektorin e këtij universiteti, Janis Iliopulos, i cili brenda kësaj marrëveshje (veç vazhdimit të komunikimit) u vendos që në këtë universitet të ofrohet dhe mësimi i gjuhës shqipe, brenda qendrës së mësimit të gjuhëve të huaja. Pra, marrëveshja e nënshkruar në vitin 2012, ishte si rezultat i dëshirës së mirë të Rektorit të këtij universiteti, për vizionin e qartë bashkëpunues dhe promovues të gjuhës shqipe, ku një rëndësi në arritjen e kësaj marrëveshje ka dhe Konsulli shqiptar në Selanik, zoti, Riza Poda, i cili ka qenë shumë aktiv mes Konsullatës shqiptare dhe institucioneve greke të arsimit dhe kulturës. Dita e nënshkrimit ishte data 3 mars 2014, ku kishte shumë pjesëmarrës dhe emocioni ishte i madh...

    E theksuat një ceremoni e veçantë disa herë, ku qëndron kjo veçanti? Çfarë kishte ndodhur në të vërtetë?

    Dy ditë më parë nga universiteti u lejua të aplikohej nga studentët n.q.s dëshironin të zgjidhnin të mësonin këtë gjuhë dhe të futeshin në studime për këtë gjuhë. Brenda këtyre 2 ditëve aplikuan rreth 70 studentë që donin të mësonin këtë gjuhë. Nga këta të 70 pjesa dërrmuese ishin autoktonë grekë dhe vetëm 15 veta ishin me origjinë shqiptare. N.q.s ky aplikim do të vazhdonte më gjatë, kushedi se sa do të ishte numri. Si përfundim pas dy ditësh u vendos që kursi i parë i gjuhës shqipe në Selanik të kishte vetëm 30 studentë, ku midis tyre vetëm njeri do të ishte me origjinë shqiptare. Ne njëkohësisht kemi aty dhe një pedagoge të gjuhës shqipe, Dr. Rozana Rushiti, e cila ka filluar punën në kuadrin e marrëveshjes. Në takimin promovues që ne patëm në fjalën time, e cilësova nj ngjarje të madhe për gjuhën shqipe bëra dhe një koment duke pasur parasysh komunikimin që kam me profesorë të ndryshëm amerikan, anglez, gjerman, italian, që vijnë në Shqipëri, më thonë që fjala e parë që mësojmë ën Shqipëri është fjala “S’ka problem, ose No problem”.

    Ky është konstatimi yt?

    Jo është konstatimi i miqve të mi, të shumë profesorëve të huaj që vijnë dhe më takojnë. Ata ma vunë në dukje këtë fjalë që e dëgjojnë kudo në takimet e tyre dhe që unë e prezantova si fjali në Selanik. Është një fjali pozitive, apo negative, cili ishte mendimi i profesorëve të huaj?

    Në këtë kontekst fjala: “S’ka problem, ose No problem”, përbën një mentalitet shqiptar, të vetin. Ky është një mentalitet optimist, në mënyrën e këndvështrimit, të komunikimit. Pra nuk është neglizhencë, por është optimizëm, këtë më kanë thënë dhe miqtë e huaj. U sqarova se për krizën që ishte shqiptarët thoshin s’ka problem, se do vij ngritja ekonomike. Bie shi, s’ka problem se pas shiut diell do bëjë. Pra vetë kjo shprehje e sintetizuar për mendimin tim jep nj mesazh të gjuhës shqipe, si refleksion i sjelljes dhe veprimit të shqiptarëve ndaj fenomeneve. Historia, kultura i ka mësuar shqiptarët ti shohin dukuritë me syrin e së ardhmes dhe me optimizëm. Më tej folën dhe studentët që zgjodhën gjuhën dhe ata në fjalën e tyre thanë se nuk ka një artikulim me fjalë por është i brendshëm, pra vjen vetiu, si nj enigmë, si një dëshirë e rrallë, pavarësisht dëshirave ekonomike etj. Pra për mua u përkthye si një dëshirë hyjnore, pasi gjuha shqipe, duhet të mësohet për shumë arsye, për historinë, për veçantinë, për theksin e veçantë.

    Po vetë drejtuesit e Universitetit të Selanikut si u shprehën për këtë nismë?

    Shumë optimistë dhe na takon ne që në vitet që vijnë institucionalizimi dhe mësimi i gjuhës shqipe të ketë mbështetje ashtu si veproi Ministria e Arsimit, e cila menjëherë i dha rëndësinë e duhur kësaj marrëveshjeje. Kjo Marrëveshje do të vazhdojë me një Simpozium në muajin Prill për raportet midis vendeve popujve, pasi kam bindjen se Universitetet kanë detyrimin dhe përgjegjësinë që të komunikojnë me fqinjët, për të shpërndarë mesazhe bashkëpunimi, dhe dashuria njerëzore. Arsimi është një nga ato shërbime që duhet t’u mësojë brezave që të shohin aspektet e mira dhe të promovojë, aspekte të tilla miqësie bashkëpunimi, ku realisht sot nuk ekziston i tillë. Shërbimi i edukimit të arsimit sidomos ato universitare, të kenë në qendër misionin e bashkëpunimit dhe të krijimit të atmosfere të ngrohtë në të gjitha drejtimet, ekonomik, ambiental, arsimor etj..

    Sa katedra të tilla të gjuhës shqipe ndodhen në Universitetet Europiane?

    Gjuha shqipe ka një strukturë të tillë në disa universitete si në Moskë, në Gjermani, në Itali, Beograd, etj.. Por tek Italia qëndroj pasi aty ka veçanti në qëndrimin ndaj kulturave dhe gjuhëve të huaja. Ne kemi lidhje me profesorë të gjuhës shqipe, arbëresh si Altimari, ku tregohet se gjuha shqipe në këtë vend tregon hapësirën dhe respektin që duhet të gëzojë kultura, gjuha e një vendi nga një vendi tjetër. N.q.s kultura italiane nuk do ta pranonte dhe do kishte synim ta absorbonte, ta zhdukte gjuhën shqipe, mund ta realizonte në këto 5 shekuj. Por ajo ka koncept tjetër, pasi çdo kulturë ka vlerat, historinë, e vet që jep një mësim sado të vogël në kulturën e një vendi tjetër. Edhe ne kemi marrë shumë nga gjuha italiane. Absorbimi, lufta është në dëm të çdo vendi, ndërsa bashkëpunimi, miqësia reciproke jep fuqi dhe risi secilës palë. Modeli i gjuhës shqipe, në Itali është modeli më i mirë për çdo vend tjetër të botës.

    Para disa ditësh, në Universitetin e Durrësit ka ndodhur sërishmi fenomeni i mitmarrjes. Si do ta cilësonit ju këtë fenomen? Kush janë arsyet dhe si mund të luftohet?

    Ky fenomen i turpshëm nuk ka fare lidhje me arsimin. Ndiej trishtim kur dëgjoj shfaqje të tilla, ku arsimi ndotet me këtë fenomen që s’ka asnjë lidhje me arsimin. Këto shfaqen në ambiente, ku është denatyruar sjellja, rregulli, ligji. Në gjithë arsimin dhe punën time si pedagog kam fiksuar figurën e mësuesit si një njeri i drejtë, pasionant, korrekt, zbatues i ligjit, dhe kur e krahasoj me këtë fenomen të mitmarrjes, ndjej një dëshpërim. Këta nuk janë mësues, as pedagogë, janë njerëz krejt të ndryshëm. Në këmbim të këtij shërbimi, që është hyjnor, fisnik, mund të themi se ky është bastardimi më i madh. Një pedagog që i blihet vendimmarrja nuk mund të quhet i tillë.

    Po në perëndim pse nuk ndodh ky fenomen, madje as mund të konceptohet?

    Sjelljet njerëzore janë të ndryshme. Por kudo mund të gjesh njerëz që n.q.s i le hapësira abuzivizmi, krijon të tilla mënyra veprimi edhe me notën, pra këta elementë ndodhen në çdo shoqëri por varet se sa hapësirë u lë ligji, shoqëria, institucioni. Kjo dukuri nuk ndodh në vendet perëndimore, pasi nuk u shkon në mendje vetë mësuesve apo pedagogëve dhe e dyta, nuk u kanë lejuar hapësirë dhe procedurat janë shumë korrekte. Vetë pedagogët dhe studentët ( me sa kam parë unë në shumë universitete të botës) janë të ndërgjegjësuar, që studenti nuk mëson për pedagogun, por më duhet nota e saktë dhe nga ana tjetër pedagogu nuk e çon ndër mend që të jap notë jo të drejtë pasi ky njeri nesër nuk do përçojë sukses. Aty nuk ekziston koncepti i kopjimit dhe u manipulimit të dijes, pasi studenti mëson për veten, për të ardhmen, për arritjet. Në një provim në një student anglez, teza e provimit kishte 10 pyetje dhe pedagogu i thoshte zgjidh 3 pyetje. Unë i thashë, pedagogut, po ai mbase ka lexuar vetëm ato të tria. Ai më thotë, po pse të shqetëson kjo ty, ai për vete mëson, nuk mëson për mua. Pra mentaliteti është ndryshe. Ndërgjegjësimi i pedagogut është se paguhem për punën dhe studenti mëson për të ardhmen. Pra janë procedura që i akne rregulluar këto marrëdhënie. Pedagogu i paaftë, krijon tensione, rrengje, që të sjellë si kusht punësimi, apo kalese vetëm notën. Një mënyrë tjetër e ndalimit të mitmarrjes është sistemi i korrigjimit dhe vlerësimit. Në Greqi, p.sh studentët e Selanikut i kontrollojnë pedagogët e Janinës apo anasjelltas. Këtë procedurë do të ndjekim dhe ne që të heqim pushtetin abuziv të disa personave të papërgjegjshëm. Duhen realizuar procedura të tilla, por është dhe në pjekurinë e mentalitetit të shoqërisë. Në vitin 1993 në një kurs në Poloni një Universitet amerikan zhvillonte një seminar me shumë pedagogë të vendeve ish- komuniste. Ishim 70 pedagogë dhe kur bëhej provimi, pedagogët amerikanë panë dukurinë e kopjimit që ata as e konceptonin dot. Pra kopjo nuk ekzistonte tek ata si koncept. Në shumë pedagogë ata panë përgjigje të njëjta, pa asnjë ndryshim. Pra kopja është pjesë e një mentaliteti që na la sistemi i kaluar. Por unë jam optimist që kjo dukuri do të kalojë. Ne kemi në universitet të instaluar një master amerikan dhe një gjerman. Ditën që ishte provimi pedagogu amerikan erdhi në zyrë dhe më thotë:- z. Dekan, ju nuk bëheni dot. Nuk mund të ecet në universitete kështu”. (atëherë isha dekan në Fakultetin Ekonomik). “Çfarë ke”,- i thashë?

    -“Studentët kanë kopjuar në masën më të madhe”. Më tha se, gjatë vitit ishin të mirë, por ja. Shkolla ka një rëndësi të madhe edukuese dhe këtu duhet të këmbëngulim.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •