Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    “njeriu peme”, i vetmi në botë me një sëmundje të tillë

    Dede Koswara, i njohur në vendin e tij të lindjes në Indonezi si “Njeriu Pemë”, ka jetuar prej vitesh me disa lythe mbi lëkurë që kishin mbuluar gjithë trupin në formën e një peme. Deformimet mbi lëkurë kanë habitur të gjithë doktorët. Dede Koswara, ka sëmundjen e ashtuquajtur HPV dhe mungesë imuniteti. 37- vjeçari falë ndërhyrjeve kirurgjikale po rikthehet në gjendjen normale dhe per te rifillon një jetë e re. Një grup doktorësh kanë bërë 8 operacione të mëdha përfshirë njërin me goditje elektrike, transplanto lëkure dhe heqjen e pjesëve të vdekura nga lëkura të cilat ishin përhapur më tepër me kalimin e kohës. Dede, babai i dy fëmijëve do të rikthehet së shpejti në shtëpinë e tij pas transformimit të plotë që doktorët bënë tek ai. Prindërit, motrat dhe vëllezërit e kanë vizituar atë rregullisht në spital. Muajt e ardhshëm, Dede pritet të rikthehet sërish në spital për të bërë të paktën edhe dy operacione të tjera shumë të rëndësishme. Doktorët do të vazhdojnë të punojnë për të përmirësuar sistemin imunitar dhe të gjejnë rrugë për të transplantuar lëkurën në pjesët me lythe. Ata po kërkojnë persona që do të dhurojnë lëkurë për të shpëtuar jetën e tij. Sëmundja e Dede filloi që kur ai ishte adoleshent. Një lyth i vogël tek gjuri do të nxirrte jetën e tij jashtë kontrollit. Degëzat filluan të rriteshin në gjithë trupin pas deformimeve që rrjedhin nga virusi HPV. Është një virus i njohur i cili është prezent tek të paktën 20 milionë amerikanë, dhe shumica prej tyre nuk e dinë se e kanë. “Lythi rritet në lëkurë dhe rritet më pas duke dalë jashtë kontrollit”- thonë dermatologët.


    Emri:  njeriu-peme-1.jpg

Shikime: 2197

Madhësia:  51.4 KB

    “Ai mund të rritet nën lëkurë ose mbi të” – thotë dermatologja Debra Jaliman. Megjithatë rasti i Dede është shumë i rrallë dhe ka habitur të gjithë grupin e doktorëve duke qenë një mister për ta. “Tek shumë njerëz kjo sëmundje del jashtë kontrollit pasi ata nuk i përdorin ilaçet siç duhet ndërkohë që sistemi i tyre imunitar nuk e përballon dot virusin” – tha Jilman. Kombinimi i virusit HPV dhe sistemittë rrallë imunitar bëri që lythat të përparonin me shpejtësi duke i mbërthyer gjithë trupin. Dede humbi aftësinë të bënte punët e përditshme, nuk mund të mbante fëmijët e tij, për shkak se duart dhe këmbët u rënduan së tepërmi sa ajo nuk mund të lëvizte nga vendi. Ai la punën dhe filloi të lypte në rrugë, dhe kjo ishte e vetmja mundësi për të fituar. Atje ai takoi Hanny ao Hanny Enterprise, një organizatë e cila e bëri të njohur dhe ndihmoi që ai të shkonte te doktorët. Duket se degët e pemëve mbi lëkurën e Dede përparuan më shumë pas mjekimeve të gabuara që ai merrte. Doktorët u bënë aq kuriozë për sëmundjen e tij po aq sa edhe gazetat dhe televizionet. Doktori amerikan Anthony Gaspari është pjesë e skuadrës që morën përsipër të shëronin Dede nga sëmundja e çuditshme. Ata thanë se pas ndërhyrjeve kirurgjikale Dede ka shtuar në peshë dhe është shumë i lumtur që po rikthehet në normalitet..

    Emri:  njeriu-peme-3.jpg

Shikime: 2084

Madhësia:  47.8 KB
    Ndryshuar për herë të fundit nga Wordless : 22-02-2014 më 18:43
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-02-2012
    Postime
    40

    Për: “njeriu peme”, i vetmi në botë me një sëmundje të tillë

    E frikshme. Sa e tmerrshme duhet te jete per te kjo situate

  3. #3
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793

    Për: “njeriu peme”, i vetmi në botë me një sëmundje të tillë

    C'fare tmerri, peme ne trupin e njeriut .
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  4. #4

    Për: “njeriu peme”, i vetmi në botë me një sëmundje të tillë

    Iza besoj e ke te qarte qe ajo nuk eshte peme ne te vertete por jane lythe te rritura jashte kontrollit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •