Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    'Skënderbeu me bisht', pronari i tokës ku u gjet statuja: E hodhën nga një kamion

    'Skënderbeu me bisht', pronari i tokës ku u gjet statuja: E hodhën nga një kamion

    Emri:  80982_1.jpg

Shikime: 3139

Madhësia:  127.4 KB

    TIRANË- Bëhet publike fotoja e statujës së dyshimtë të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, e cila u gjet mbrëmjen e djeshme në anë të rrugës automobilistike në zonën e njohur si Qafë Kashar në Tiranë.

    Fotoja e statujës 3 metroshe është postuar në rrjetet sociale nga arkitekti Artan Shkreli me diçiturën “shaka, surrealizëm apo përdhosje? Kjo pasi në foto Heroi ynë Kombëtar është me bisht. Vetë Shkreli në një prononcim për 'GSH' tha se, statuja e heroit, me shpatë e përkrenare, ishte e përçudnuar. Pjesët intime të tijat ishin të dëmtuara dhe në fundkurriz mbante një bisht. Sipas tij, shtatorja ishte gjysmë cjap e gjysmë njeri, madje kishte edhe bisht. Shkreli shtoi se, organet gjenitale të skulpturës ishin shumë të mëdha.

    Tek këmbët e shtatores shkruhej “Scanderbeg”.

    Gazetari Spartak Koka raportoi mbrëmë nga vendngjarja se statuja i përket figurës së Skënderbeut dhe mendohet të jetë shkulur nga diku e më pas është hedhur në rrugë. Por mbrëmë policia nuk ka lejuar mediat që të afrohen në vendin e ngjarjes, ndërsa e ka zhvendosur statujën nga rruga.

    Statuja e Skenderbeurt me bisht

    Pronari i tokes ku u gjet statuja: E hodhen nga një kamion, vinte nga dogana e Tiranes

    Në më pak se 24 orë nga gjetja e statujës, policia ka identifikuar pronarin e tokës ku u gjet objekti. Ruhi Valisi është shtetasi në pronën e të cilit u gjet statuja e deformuar e Heroit Kombëtar, Skënderbe. Valisi aktualisht akuzohet për përdhosje të figurës së Heroit Kombëtar. Ndërkaq hetimet e policisë janë shtrirë për gjetjen e skulptorit që ka krijuar statujën e Skënderbeut me bisht.

    I pyetur nga policia, pronari i tokës Ruhi Valisi ku u gjet statuja e Skënderbeut sqaron se skulptura u hodh nga një kamion që vinte nga Dogana e Tiranës. “Sapo pashë bustin e deformuar njoftova policinë, Ndalova madje njerëzit që ta fotografonin bustin e deformuar. Policia bllokoi bustin, unë dhashë deponim”. Valisi thekson se ka informuar në kohë policinë dhe për këtë duhet të falënderohet dhe jo të shoqërohet dhe të akuzohet.

    m.a/
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Provokimi i radhës me figurën e Gjergj Kastriotit !

    I lumte policise. E zbuloi brenda dites pronarin e tokes. Pronar Ruhi Valisi paska qene skluptor i pazbluar.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anëtarësuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Për: Provokimi i radhës me figurën e Gjergj Kastriotit !

    Kush tjeter pervec se turkofileve??

    Nqs ky popull ka pas njehere nje kohe te arte ajo ka qene atehere kur u be BESLIDHJA E LEZHES nen hijen e ketij burri qe sot i vejne bisht.
    Infektim ky nga fanatiket e fese islame qe kur u permend Skenderbene sikur u ke prek fis e fare nxjerrin pucrra!

    Turp te kene.

    Shqipja u infektua,por do pastrohet nga kjo viroze qe sjellin osmandashesit,,,,,,,,,,,,,,,,keto vitet e fundit.

  4. 2 antarët më poshtë falenderuan Gentian_gr për mendimin e shprehur në këtë postim:

    keq zeza (23-02-2014),Kreksi (13-05-2014)

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    Etnologu mirditas: Busti i Skenderbeut me bisht kali symbioz politikaneve ne Shqiperi

    Statuja e Skënderbeut, Tirta: Mund të jetë realizuar nisur nga legjendat për heroin

    Emri:  Shtatorja-e-hedhur-dje-në-anë-të-rrugës-Tiranë-Durrës.jpg

Shikime: 7846

Madhësia:  104.3 KB

    “Skënderbeu i Qafë Kasharit”, statuja e gjetur parmbrëmë, nuk i përket fondit të trashëgimisë kulturore. Kjo konfirmohet nga Ministria e Kulturës, deklaratën e së cilës e ka përcjellë sot “Shekulli”. Nga ana tjetër, gazetarja Valeria Dedaj ka biseduar me etnologun Mark Tirta për të hedhur sadopak dritë mbi natyrën e skulpturës, e cila kishte paraqitje somatike gati të një centauri, vetëm se në këmbë. Tirta thotë se statuja mund të jetë realizuar nisur nga legjendat e shumta për Skënderbeun, si ajo që ai u hodh nga një mal në tjetrin, nga Guri i Kuq në Lurë, ku edhe thuhet se la një gjurmë. Po kështu sipas Tirtes edhe autori i skulpturës mund të jetë nisur nga legjendat, përfshirë këtu, sipas akademikut edhe vendin e gjetjes së skulpturës. Gjithsesi deri tani një përgjigje përfundimtare nuk ka.

    Gazeta "respublica"

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    Për: Etnologu mirditas: Busti i Skenderbeut me bisht kali symbioz politikaneve ne Shq

    Kane fillu me ba edhe foto e me konkuru edhe statujen e Gjergj Kastriotit ku ai qendron mbi kale ne qender te Tiranes

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    Për: Etnologu mirditas: Busti i Skenderbeut me bisht kali symbioz politikaneve ne Shq

    Urdhri "Gjergj Kastrioti Skënderbeu"......

    Emri:  450px-Order_of_Skanderbeg_medal.jpg

Shikime: 1975

Madhësia:  63.5 KB

    ....... është një dekoratë nderi e Republikës së Shqipërisë që u jepet qytetarëve shqiptarë dhe të huaj për ndihmesë të qenësishme ose akte të veçanta heroike në mbrojtjen, forcimin e përparimin e Republikës së Shqipërisë.

    Dekorata jepet me dekret nga Presidenti i Shqipërisë.

    Ky urdhër është i artë.

    Deri më tani më ky titull e kanë marrë:
    Dom Nikollë Kaçorri, organizator i revoltave anti-osmane në Kurbin, Mirditë, Dibër, zv/kryeministër i qeverisë së parë shqiptare, sekretar i ipeshkvit të Durrësit.
    Mit'hat Frashëri, ishtë nëpunës i Perandorisë Osmane, publicist, shkrimtar, përkthyes, albanolog, diplomat, veprimtar i çështjes kombëtare, kryetar i Ballit Kombëtar dhe Komitetit "Shqipëria e Lirë".
    Pandeli Evangjeli, patriot, kryeministër shqiptar.
    Lef Nosi, firmëtar i Shpalljes së Pavarësisë, folklorist, etnograf, numizmat, arkeolog e politikan shqiptar.
    Ali Këlcyra, udhëheqës çetash kundër andarteve greke, prijës gjatë Luftës së Vlorës, deputet dhe gazetar shqiptar.
    Fatos Thanas Nano (lindur më 1952 në Tiranë), statusi i tij ishte kryeministër dhe me profesion politikan, ekonomist. Dekorimi i tij është bërë më 17 shtator 2002 me propozimin e Presidentit të Republikës, Zoti Alfred Moisiu.
    Colin L. Powell, statusi i tij ishte Sekretar Shteti i ShBA dhe me profesion politikan. Dekorimi i tij është bërë më 1 Maj 2003 me propozimin e Presidentit të Republikës, Zoti Alfred Moisiu.
    Azem Hajdari, u dekorua post-mortum nga Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi më 10 shtator 2008 me motivacion "Për kontribut të shquar në lëvizjen demokratike për rrëzimin e diktaturës komuniste, lindjen e pluralizmit politik në Shqipëri dhe futjen e saj në rrugën e zhvillimit demokratik, si një nga drejtuesit kryesor të Lëvizjes Studentore"
    Fatmir Sejdiu, President i Republikës së Kosovës, u dekorua nga Presidenti Bamir Topi më 3 nëntor 2008 me motivacion: “Për kontribut të shquar në udhëheqjen e rezistencës popullore kosovare dhe të gjithë veprimit politik për fitoren e Pavarësisë së Kosovës e ndërtimin e një shteti të ri demokratik, për rolin e tij të rëndësishëm si politikan i respektuar nga populli i tij dhe faktori ndërkombëtar, në krijimin e ekuilibrave politikë dhe institucionalë”.
    Sabri Hamiti, akademik, shkrimtar e studiues i letërsisë, u dekorua nga Presidenti Bamir Topi më 10 maj 2010 me motivacion: “Për kontributin e pazëvendësueshëm në mendimin modern shqiptar në studimet albanologjike si dhe për rolin e luajtur në përballimin e sfidave historike me të cilat u ndesh populli shqiptar në fund të shekullit XX”
    Hamad bin Khalifa Al Thani, Emiri i Katarit me motivacionin: “Për merita të shquara në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shtetit të Katarit, si dhe për kontributin e vyer në shërbim të paqes e stabilitetit në arenën ndërkombëtare”.[1]

  8. #7
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: 'Skënderbeu me bisht', pronari i tokës ku u gjet statuja: E hodhën nga një kamio

    Misteri i statujës së Kasharit

    Vetëm pak ditë më parë, në zonen e njohur si Qafa e Kasharit u gjet një statujë rreth tre metra e lartë që u mbulua me hije misteri për mënyrën sesi erdhi dhe mesazhin që kërkonte të përcillte.

    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar angmokio për postimin:

    mesia4ever (02-02-2015)

  10. #8

    Për: 'Skënderbeu me bisht', pronari i tokës ku u gjet statuja: E hodhën nga një kamio

    Hamad bin Khalifa Al Thani, Emiri i Katarit me motivacionin: “Për merita të shquara në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shtetit të Katarit, si dhe për kontributin e vyer në shërbim të paqes e stabilitetit në arenën ndërkombëtare”.[1]
    Po ky ça leshin, ka merituar nje medalje te arte...?!
    pale, per merita te shquara marredheniesh me ke? - me Katarin!
    Kush e dekoroi, presidenti....., bah ç'fare burrit.
    Pa tjeter qe ky harapi e ka merituar..., mendoj qe me shume se kushdo tjeter, ky ka kontribuar per Shqiperine!
    Bile edhe me shume se vet ai qe e ka dekoruar!!!

    Ps: mund te dekoroheshin shqiptare qe kane dhene per Shqiperine, por edhe te huaj qe kane dhene per
    Shqiperi dhe Kosove..., pasi numri i tyre eshte shume i madh, si per te mos u mbetur hatri as'kujt,
    po i japim nje medalje nje katar-si... shume bukur!
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar arbereshi_niko për postimin:

    Kreksi (13-05-2014)

  12. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 'Skënderbeu me bisht', pronari i tokës ku u gjet statuja: E hodhën nga një kamio

    Statuja nuk eshte "fyerje" per shqiptaret e as "perdhosje" per heroin tone kombetar. Statutja portretizon Gjergj Kastriotin si DRAGUA, qe ka ekzistuar si legjende qe ne kohen e tij. Dragoi eshte nje qenie e mbinatyrshme mbi te cilen njerezit nuk perballen dot dhe i sjell vdekjen dhe shkaterrimin kujtdo qe guxon ti afrohet.

    Cfare lidhje ka kjo me Gjergj Kastriotin?

    Ekziston nje legjende qe nena e tij, Vojsava, pa enderr kur ishte shtatzane me Gjergjin qe do te lindte nje dragua te forte e te pamposhtur qe do ti dilte ne mbrojtje familjes e popullit te tij. Ashtu sic ekzistonin plot legjenda, edhe ne rradhet e vete ushtrise osmane, se Gjergj Kastrioti nuk ishte nje njeri dosido, ishte nje njeri i shenjte, nje njeri qe e mbronte Perendia. Kjo bindje u forcua si gjate kohes qe ishte gjalle dhe luftes qe ai beri, edhe pas vdekjes se tij. Sa ishte gjalle, ne ushtrine osmane u perhap fjala se Skenderbeun nuk e vriste dot shpata pasi ate e ruante Zoti. Nuk kish mundesi tjeter, se si nje njeri i vetem, ne krye te nje numri te vogel luftetaresh, mund te perballej e zmbrapste ushtrine perandorake osmane te kohes, per plot 25 vjet.

    Kjo bindje e mitizim i heroit tone kombetar u perforcua akoma me shume pas vdekjes se Gjergj Kastriotit. Vdekja nuk i erdhi nga shpata, vdekja i erdhi ne menyre natyrale. Dhe kjo eshte arsyeja perse ushtaret osmane kur e vune me ne fund nen kontroll Krujen e trojet arberore, gjeja e pare qe bene shkuan ne Kishen e Shen Kollit ne Lezhe e zhvarrosen eshtrat e Gjergj Kastriotit. Keto eshtra i moren e i varen ne qafe si hejmali, pasi besonin se Gjergji ishte shenjtor, dhe ashtu si e mbrojti ate Perendia ne beteje, ashtu do t'i mbronte edhe ata. Nuk ishte nje akt percndimi ishte nje akt nderimi qe ushtaret osmane kishin per heroin tone kombetar. Shumica e atyre ushtareve osmane ishin te lindur te krishtere e te konvertuar me dhune ne islam. Tradita e mbajtjes se lipsaneve te shenjta te shenjtoreve nuk eshte nje tradite islamike, eshte nje tradite e krishtere.

    Vete Gjergji mban emrin e nje prej shenjtoreve me te nderuar te Kishes, Shen Gjergjit, qe ishte gjeneral romak dhe ikonografia kishtare e portretizon si vrasesin e dragoit. Vete dita e lindjes e sakte e Gjergjit nuk dihet por perdoret 6 maji, qe perkon me diten e emrit te tij, diten e Shen Gjergjit, sipas kalendarit julian, qe eshte kalendari i vjeter qe ende perdoret ne disa kisha orthodhokse.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 05-03-2014 më 17:08

  13. 3 antarët më poshtë falenderuan Albo për mendimin e shprehur në këtë postim:

    KORCARI 2 (02-02-2015),mesia4ever (02-02-2015),Sorkadhe_Kelcyre (05-03-2014)

  14. #10
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Për: 'Skënderbeu me bisht', pronari i tokës ku u gjet statuja: E hodhën nga një kamio

    Ka konflikt ne faktin e fatit te eshtrave , pasi varri i tij ka qene dhe vazhdon te jete i panjohur , madje madje turqit mesuan te pakten dy vite me vone per vdekjen e Gjergjit ...
    What goes around---comes around

  15. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: 'Skënderbeu me bisht', pronari i tokës ku u gjet statuja: E hodhën nga një kamio

    Skenderbeut para fillimit te misionit te tij tradhetar ndaj 'babait' iu sqarua ne gjuhe shpirti apo pershpirtje se nese pranonte rrugen e demoneve qe gerryenin perandorine pas lavdeve dhe shperblimeve fati i tij do mallkohej jo nga zoti, por nga ai qe nuk njihnin dot kurre, por Skenderbeut i interesonin vec lavdet, dhe me pas u gjet ne ate familje me bisht, nje gjysem kriminel ku pasi u vra u hodh ne lume. Eh historia e karmave...!? (perafersisht)

  16. #12
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: 'Skënderbeu me bisht', pronari i tokës ku u gjet statuja: E hodhën nga një kamio

    Citim Postuar më parë nga Ciarli Lexo Postimin
    Skenderbeut para fillimit te misionit te tij tradhetar ndaj 'babait' iu sqarua ne gjuhe shpirti apo pershpirtje se nese pranonte rrugen e demoneve qe gerryenin perandorine pas lavdeve dhe shperblimeve fati i tij do mallkohej jo nga zoti, por nga ai qe nuk njihnin dot kurre, por Skenderbeut i interesonin vec lavdet, dhe me pas u gjet ne ate familje me bisht, nje gjysem kriminel ku pasi u vra u hodh ne lume. Eh historia e karmave...!? (perafersisht)
    A mund te jesh pak me i qarte!?!?
    Jarigas

  17. #13

    Për: 'Skënderbeu me bisht', pronari i tokës ku u gjet statuja: E hodhën nga një kamio

    Personifikimi i Skenderbeut ketu nuk eshte pozitiv dhe as dashamires. Mu duk interesant shpjegimi qe mund te kete patur nje deshire per ta paraqitur si dragua por te dhenat trupore e rrezojne poshte kete teori. Dragoi ka kthetra e krahe, i mungojne organet e dukshme seksuale (sic paraqitet rendom ne simbologji) ndersa kjo e ashtuquajtur statuje e paraqet heroin tone me thundra ne vend te kthetrave, me bisht, dhe organe te ekzagjeruara seksuale. Shtoji kesaj dhe perkrenaren me koken e dhise ku dallohen me shume briret sesa pjesa tjeter, per mua mesazhi eshte i qarte. Kane dashur ta parqesin ate si pjelle e se keqes ose vete djallit.

    Emri:  fje3d.jpg

Shikime: 1859

Madhësia:  39.7 KB

    Kush e ka bere kete ka patur patjeter qellim perdhosjen e figures me te ndritur te historise shqiptare. Gje qe tregon qe ne Shqiperi gjerat nuk jane dhe aq te qeta. Nen rrogoz dicka luhet dhe se ekstremizmi mund te jete me teper sesa jemi ne ndergjegjshem se eshte.

  18. #14
    Prof. Dr. Kristal fare!
    Anëtarësuar
    18-09-2012
    Vendndodhja
    Aziatik prej Hallit!
    Postime
    329

    Për: 'Skënderbeu me bisht', pronari i tokës ku u gjet statuja: E hodhën nga një kamio

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    ......Kush e ka bere kete ka patur patjeter qellim perdhosjen e figures me te ndritur te historise shqiptare. Gje qe tregon qe ne Shqiperi gjerat nuk jane dhe aq te qeta. Nen rrogoz dicka luhet dhe se ekstremizmi mund te jete me teper sesa jemi ne ndergjegjshem se eshte.
    Flukset me antishqiptare vijne nga shqippertypesit ne Maqedoni dhe Kosove! Perfajqesues te kesaj specie me tru te bera sInet kemi edhe ketu ne forum! Sikurse fatkeqesisht tashme e ka treguar vete jeta: keta dykembesha jane gati te japin femijte dhe grate e tyre per dogmen (sa femije jetime dhe gra te veja tashme kane ngelur ne Siri...!!) dhe nuk e kane problem fare te shajne (dhe jo vetem) me rrenje e dege cdo gje te shenjte te shqiptareve edhe Skenderbeun!
    Mendoj se kjo qe bejne me femijte e tyre eshte edhe etaloni me i mire i degradences mentale te tyre homo islamikeve, nuk jam fort i informuar por me sa di une kjo eshte ende e panjohur ne boten shtazore!
    Allahu ekberr hiqni preket se u err!

  19. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-04-2015
    Postime
    12

    Për: 'Skënderbeu me bisht', pronari i tokës ku u gjet statuja: E hodhën nga një kamio

    Ciarli, Te lutem largohu nga ky forum sepse eshte FORUM i SHQIPTAREVE dhe nese je shqipfoles ka mundesi te jesh shqiptar etnik por SHQIPTARI si anetar i shoqerise Shqiptare minimalisht duhet te identifikohet me Skenderbeun si simbolin e pare te Shqiptarise prej te cilit marrim edhe flamurin edhe simbolin e kombit tone shqiponjen dykrenore.

    Te mos pranosh Skenderbeun do te thote qe konsideron 'babe' Turkun dhe ashtu si shume shqiptare etnike te tjere eshte me mire per ty te identifikohesh si Turk. Nese ti identifikohesh si turk ideologjik megjithese je shqiptar etnik une nuk do te kisha aspak problem me pikepamjen tende per Skenderbeun tone.
    Gjate historise se gjate te Shqiptareve ka patur shume shqiptare qe jane bere sllave, greke, turq, italiane, gjermane apo egjyptiane dhe per mua kjo nuk eshte fare problem apo tragjedi por nje zhvillim i natyrshem i njerezve qe largohen nga rrenja e vet dhe shartohen ne nje peme tjeter.
    Pra meqenese ti ke zgjedhur te jesh Turk, gje qe eshte e drejta jote dhe nje gje joproblematike per ne Shqiptaret, eshte e padrejte dhe imorale por me se shumti eshte kontradiktore logjikisht te komentosh me identitet shqiptar kunder simbolit te identitetit tone Shqiptar.

    Ndoshta ti e ben pa vetedije kete. Gjithesesi te lutem, kupto qe ne Shqiptaret kemi Skenderbeun si simbol te identitetit tone specifikisht te spikatur ne kontrast me dhunimin Turk kunder popullit tone prandaj mbaji mendimet e tua per forummin Turk qe mund te jete i pershtatshem per pikepamjet e tua ofenduese ndaj Shqiptarise.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Yllnaja : 23-04-2015 më 08:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •