Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet nė Bllog
    17

    Hekuran Zhiti

    Hekuran Zhiti, shkrimtari pas burgut, hamall nė portin e Durrėsit

    NGA: FATMIRA NIKOLLI

    Emri:  80818.jpg

Shikime: 1012

Madhėsia:  26.4 KB
    TIRANE-Hekuran Zhiti, ka qenė shkrimtar qė nuk mundi dot tė botonte nė komunizėm. Pėr kėtė arsye, nė ditėt tona ai njihet si babai i shkrimtarit Visar Zhiti. Familje tė pėrndjekurish, para ’90-ės, ata jetuan si mundėn, derisa me ardhjen e demokracisė, iu rikthyen si mundėn artit e letėrsisė. Zhiti, i vjetri, nė vitet 1944-1945 pat shkruar njė pjesė shumė interesante, “Nusja nė thes”, qė godiste sa mundte njė prefekt qė, nė vend qė tė zgjidhte hallet e popullit, pėrfitonte nga detyra pėr tė zgjidhur tė vetat. 60 vite pas kohės kur u shkrua, komedia do tė prekė Teatrin e Metropolit nė datat 21,22 dhe 23 shkurt. Me kėtė rast, Visar Zhiti (ish minister Kulture) na tregon si u shkrua vepra, si mbijetoi dhe punėt e mundimshme tė tė atit pasi doli nga burgu.

    Kur ėshtė shkruar kjo pjesė? Ajo ėshtė shkruar rreth viteve 1944-1945, nė Berat. Atė kohė u vu nė skenė atje nga amatorė tė teatrit, madje dhe vetė im atė si autor I saj, ka pasur njė rol nė kėtė vėnie nė skenė dhe qe pėlqyer shumė nga publiku. Madje t’ju rrėfej njė detaj interesant: skenograf i kėsaj shfaqjeje atėherė ka qenė njė italian qė kishte mbetur nė Shqipėri si rob lufte. Ai pat punuar nė Berat disa kohė derisa iu dha mundėsia tė kthehej nė Itali.

    Ju, si e keni ruajtur deri nė ditėt tona kėtė komedi?
    Unė e kam ruajtur atė si dorėshkrim. Ka qenė nė copa letrash me shkrim dore dhe nė disa tė tjera me njė makinė shkrimi. Babai juaj ka qenė I dėnuar politik.

    Si i shpėtoi kjo vepėr bastisjes gjatė arrestimit?
    Kanė ardhur dhe kanė bėrė kontroll nė shtėpi kur u arrestua im atė dhe sigurisht qė shtėpia u bastis. Madje, kanė ardhur me njė karrocė tė madhe me kalė pėr tė marrė gjithė ē’kishte im atė, nė kuptimin e librave. Atė kohė morėn librat tė tijėt nė gjuhė tė ndryshme, shumė prej tyre qenė frėngjisht, si edhe pėrkthimet e Fan Nolit qė babai i ruante mė shumė kujdes.

    Ju thoni pse shpėtoi kjo komedi?
    Sepse qe nė copa letrash, nuk I ngjante njė dorėshkrimi, as njė pjese tė shkruar prej tij. Qenė fletėfletė dhe iu janė dukur tė parėndėsishme. Shumė gjėra tė babait patėn mbetur nė shtėpinė nė Tomorricė. Por, disa plaēka, letra e libra qė mbeten prej tij i morėm dhe i ruajtėm, si unė, edhe nėna.

    U vu nė skenė pas arrestimit tė tij?

    Jo. Por, atė natė qė ai u arrestua, shfaqja qe nė skenė dhe kur mbaroi, publiku duartrokiste dhe kėrkonte nė skenė autorin. Ndėrkaq, ata nuk e dinin se Hekuran Zhiti po arrestohej 300 metra mė tutje, pra e kanė arrestuar 300 metra larg teatrit.

    Ju, kur i lexuat dorėshkrimet e tij?
    Unė e dija qė ai kishte dorėshkrime. Nė bisedat qė bėnim pėr artin im atė mė shprehte keqardhje qė nuk e botonte dot kėtė pjesė. E krahasonte kėtė dhe komeditė e tjera tė tij, me “Prefektin” apo me “Karnavalet e Korēės”. Ai, kishte tė dhėna si aktor. Pirro Mani thoshte ‘ju jap 5 aktorė, mė jepni Hekuran Zhitin’, ndėrsa Nonda Bulka e quante Gjergj Fishtėn e Jugut.

    Pse u arrestua babai juaj, Hekuran Zhiti?
    Babai ka mbaruar Normalen e Elbasanit dhe kishte qenė nacionalist, nxėnėsi Karl Gurakuqit e Karl Ljarjės. Edhe pse e dėshironte Shqipėrinė tė lirė, si gjithė tė tjerėt, siē e donin edhe partizanėt, pas luftės u arrestua dhe iu ndalua botimi i librave. Nė burg ka kaluar tortura pa fund, tė cilat na I ka rrėfyer vajza e Princit tė Mirditės, Gjon Marka Gjoni. Nė burg pati zėnė miqėsi edhe me Vexhi Buharanė, edhe me Mustafa Greblleshin. Pjesa flet pėr njė prefekt qė abuzon me detyrėn.

    Pėr kė e kishte shkruar babai pjesėn?
    Babai ka qenė kundėr pushteteve abuzuese dhe ka qenė njė njeri rebel. Ka qenė disident edhe nė kohėn e Mbretėrisė, madje ka qenė
    edhe i arrestuar prej tyre. E veēanta e veprave tė tij ėshtė se komeditė e tim eti kanė qenė komedi tragjike. Ėshtė pėrplasur me realitete me tė cilat qeshet e qahet.
    Ai i ka shėtitur pjesėt teatrale nė rrethe. Si i mbante mend pritjet e artdashėsve?
    Po, i ka ēuar nė qytete tė ndryshme, pasi nė atė kohė trupat teatrale lėviznin, shėtisnin, pėr tė pėrēuar artin dhe madje thoshin se pėr ta dashur mė shumė Shqipėrinė duhej ta njihje atė. Nė njė nga kėto shėtitje, im atė ka takuar edhe Gjergj Fishtėn nė Shkodėr.

    Pėr cilin vit bėhet fjalė?
    Duhet tė ketė qenė viti 1932-1933. E kanė vizituar Fishtėn nė qelėn e tij nė Shkodėr nė vazhdėn e shėtitjeve tė Normalistėve. Dhe ai iu ka thėnė: “Pėrpara djema. Shkollat janė oaze nė shkretėtirė”.

    Po kur doli nga burgu, ē’bėri babai juaj?
    Nuk shkoi nė Berat, pasi kishte frikė se do binte pre e provokimeve. Ai ka punuar si punėtor krahu nė Durrės, ku nė kuadėr tė punės qė I lanė tė bėnte ka shtruar edhe rrugėn e kalldrėmtė qė tė ēon nė Amfiteatrin e Durrėsit. Njė farė kohe pat punuar edhe hamall nė portin e Durrėsit, po pastaj e hoqėn, se thanė, ‘ėshtė pikė kufitare, s’mund tė lėmė tė punojė aty njė ish-tė burgosur qė mund tė na arratiset’. Kur rektori i Universitetit tė Tiranės, Kahreman Ylli e pyeti: ‘Ē’bėn o Hekuran, pse shtron rrugė?’, ai I pat thėnė: ‘Kėtė e di partia’. Mė nė fund, rektori e pat ndihmuar tė rifutej nė arsim, duke bėrė qė ai tė jepte mėsim nė Lushnjė.

    (a.n/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Hekuran Zhiti

    Teatri i Metropolit hap sezonin me njė komedi shqiptare

    Vepra “Nusja nė thes” e Hekuran Zhitit, ngjitet nė skenė pas 70 vjetėsh


    Emri:  hekuran-zhiti.jpg

Shikime: 424

Madhėsia:  9.9 KB

    Ndėrsa spektatori duartrokiste dhe priste qė autori tė dilte nė skenė, ashtu si e donte zakoni, ai qėndronte i mbyllur nė njė qeli tė ftohtė, vetėm 300 metra larg… Duartrokitjet nuk i dėgjoi dot. Nuk ka pėr t’i dėgjuar as tani, pas 70 vjetėsh, kur vepra e tij ringjitet nė skenė, jo mė nga amatorė, por nga aktorė profesionistė, edhe pse tė rinj nė moshė.
    “Nusja nė thes”. Kėshtu titullohet komedia e shkruar nga Hekuran Zhiti 70 vjet mė parė e qė ngjitet nė skenėn e Teatrit tė Metropolit nga regjisorja Elma Dorezi dhe njė kast aktorėsh, tanimė bashkėpunėtorė tė ngushtė tė saj. Njė vepėr qė trajton njė temė tė vjetėr sa vetė bota, atė tė abuzimit me pushtetin. “E kam zgjedhur kėtė vepėr pėr tė vetmin fakt, pėr mesazhin dhe problematikėn qė ajo trajton. Njė vepėr e tillė mė ngacmoi shumė imagjinatėn dhe kur ke njė vepėr tė mirė tė jep dorė tė punosh me simbolin dhe spektaklin”, thotė regjisorja Elma Doresi. Ngjarjet e veprės zhvillohen nė vitet ’20, nė Myzeqe. Prefekti, ndonėse i zgjedhur pėr t’i shėrbyer popullit, gjithēka e vė nė shėrbim tė vetes. Abuzime, tė cilat kalojnė ēdo kufi, etje pėr pushtet dhe uri pėr tė pasur gjithēka qė e rrethon. Njė njeri, i cili nuk ngopet kurrė dhe asgjė nuk ėshtė e mjaftueshme pėr tė. E gjithė vepra ngrihet mbi simbolin. Luhet me tė nė skenografi e kostumografi. Sapo hyn nė sallėn “Shekspir”, publiku pėrballet me njė thes tė stėrmadh, nga ku dalin njė nga njė karakteret e kėsaj vepre: Prefekti, e shoqja, Togeri, Rrapi, Hėna, Baldosa, Makbulja, e kėshtu me radhė. Tė gjithė janė pėrfaqėsues shtresash apo kategorish tė ndryshme tė shoqėrisė. “Mė pėlqen qė tė luaj gjithmonė me simbolin. E kam bėrė qė nė hapat e mi tė parė nė skenė. Ky ėshtė ēelėsi pėr mua qė mė bėn tė jem larg faktit “vėnie nė skenė” apo dekoreve statike. Nuk mė pėlqejnė shabllonėt”, thotė regjisorja.

    VEPRA

    Nga komedia “Nusja nė thes”, nė Teatrin e Metropolit

    Duke parė nė skenė veprėn e tė atit, Visar Zhiti, nuk ka se si tė mos pėrmallohet. Jo thjesht pėr faktin se si shkrimtar ai ėshtė njeri i ndjeshėm, por edhe sepse po sheh tė realizohet njė ėndėrr e tė atit. “Kjo ėshtė mrekullia”, thotė Zhiti, i cili ėshtė kujdesur pėr veprėn e tė atit, Hekuranit. “Jam kujdesur pėr veprėn e tim eti, pasi ajo mbeti nė dorėshkrim dhe tani ndihem i ngazėllyer. Mrekullia pėr njė vepėr ėshtė vėnia e saj nė skenė… im atė ėshtė njė autor me fat edhe pse e gjithė jeta e tij ka qenė pa fat. Shkruante dhe nuk kishte mundėsi tė botonte”, thotė Visar Zhiti. Sipas tij, kjo vepėr ėshtė shkruar nė vitet ’44-’45. “Rinia entuziaste e asaj kohe qė Shqipėria po ēlirohej, ndėrkohė qė shqiptarėt po hynin nėn njė tjetėr robėri, ndėrsa tragjeditė ndodhnin rrugės, shkruanin vepra pėr 2-3 ditė, siē mė tregonte im atė, dhe i vinin nė skenė. Tė tilla kanė qenė edhe krijimet e tim eti. Tė shkruara nė copa letrash, qė shpeshherė nuk arrij t’i kuptoj apo edhe tė daktilografuara dhe sipėr lexojnė: Vdekje fashizmit!”, vazhdon shkrimtari. Nė njė atmosferė tė tillė tė ndezur u shkrua edhe komedia “Nusja nė thes”, e cila ėshtė vėnė nė skenė Berat nga trupa amatore. “Nė fund tė veprės, spektatori duartrokiste dhe priste qė autori tė dilte nė skenė. Kur ai po vonohej mendoi se ishin trille tė artistėve, por nė tė vėrtetė, atė ndėrkohė e kishin arrestuar dhe ishte nė njė qeli vetėm 300 metra larg”. Teksa kujton ėndrrėn e madhe tė tė atit, Zhiti thotė se ai ishte i lindur pėr skenė dhe pavarėsisht se e kishte tė pamundur tė botonte, vazhdonte tė shkruante me optimizmin se njė ditė do ta shihnin skenėn. Kjo ishte arsyeja pse kudo qė punoi ai iu qas skenės, nė forma nga mė tė ndryshmet. Ishte hamall nė Portin e Durrėsit, kur organizoi shfaqje me punėtorėt. Pėr kėtė arsye e pushuan nga puna. Sipas Zhitit, kėshtu bėri edhe nė komunale apo edhe nė spital, me tė shtruarit. Ndėrsa nė Lushnjė, ku punoi arsimtar, ishte ndėr themeluesit e Estradės sė Lushnjės me tė tjerė artistė “armiq tė pushtetit”.

    Kalendari janar-dhjetor 2014

    Gjatė njė konference pėr shtyp, bashkė me premierėn e parė pėr kėtė vit, “Nusja nė thes”, Teatri i Metropolit zbuloi kalendarin pėr vitin 2014. Nė program parashikohen vepra pėr tė rritur e fėmijė, mbrėmje poetike, bashkėpunime me teatrot shqipfolėse pėrtej kufijve etj.

    Pėr tė rritur
    “Nusja nė thes”, nga Hekuran Zhiti

    “Eva” nga Lupe Gehrenbeck

    “Nė kėrkim tė daljes”,
    nga Albatros Rexhaj

    “Valixhet”, nga Armand Bora

    “Someone to call me”,
    nga Anastasia Boulgari

    Pėr fėmijė
    “Xinxifilo” nga Mitrush Kuteli

    “Kukullat” nga Llaqi Nako

    “Topsheqeri” nga Anilda Kaēaēi

    “Shtėpia me ēati jeshile” nga
    Antigona Marash Lulashi

    Pėrrallė e dramatizuar shqiptare
    Pėrrallė- Balet nga Llaqi Nako

    Shfaqja
    Titulli: “Nusja nė thes”
    Autor: Hekuran Zhiti
    Pėrshtati: Elma Doresi, Devis Muka
    Drejtor Artistik: Suela Konjari
    Regjia: Elma Doresi
    Interpretojnė: Klea Huta, Devis Muka, Valina Muēolli, Klodian Hoxha, Ermela Ruri, Aldjon Matarangasi, Alban Musa, Lorenc Kaja
    Kostumografe: Edlira Qyshka
    Skenograf: Drini Shehu
    Zhanri: Komedi
    Premiera: 21 shkurt
    Salla: “Shekspir”
    Ora: 19:00


    ALMA MILE

    Panorama

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •