Beqaj: Rrugë e gjatë për modernizimin e spitaleve, të shkojmë tek shëndetësia falasTIRANË- Gjatë analizës vjetore të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka deklaruar se “Ndryshimi i qeverive nuk ka sjellë pengesa në punën e këtij fondi”.

Sipas Beqaj ky institucion duhet të jetë paguesi i vetëm i shërbimit, ndërsa shtoi se “Na duhet shumë punë për të arritur aty ku thamë”.

Në lidhje me barnat, ai deklaroi se nuk është cënuar marzhi i tregtimit, sikundër pretendojnë farmacistët.

Ministri u shpreh gjatë kësaj analize se rruga për të modernizuar spitalet është e gjatë, ndërsa shtoi më tej se kjo ministri po harton kontrata mirëmbajtjeje.

“Rruga për të modernizuar spitalet është e gjatë. Në spitale mungojnë analiza efektshmërie të shërbimeve. Po përgatitemi për kontrata mirëmbajtjeje. Po përfundojmë listën e barnave spitalore”, tha Beqaj.

Ndër të tjera ministri theksoi se spitalet duhet të shkojnë tek shërbimi shëndetësor falas.

m.a/