Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Predikim: E Diela e Taksamblëdhësit dhe Fariseut

    E Diela e Tagramblëdhësit dhe Fariseut, Predikon Hirësi Joani,Mitropoliti i Korces. 09.02.2014.(Fillimi i Triodit)


  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Predikim:E Diela e Taksamblëdhësit dhe Fariseut


  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Predikim:E Diela e Taksamblëdhësit dhe Fariseut

    Ε Djela e Tagrambledhesit dhe Fariseut: Virtytet Farisaike dhe pendimi i tagrambledhës.

    Skedarët e Bashkëngjitur 166757

    Duke filluar sërisht Triodhin, Kisha jonë e Shënjtë na paraqit një historinë didaktike të tagrambledhësit dhe fariseut, duke dashur që të na kujtojë se virtytet njerëzore, që të na udhëzojnë në drejtësi, duhet të ecin së bashku me pendimin.
    Dëgjuam sot për virtytet e fariseut, por asgjë për pendimin e tij. Dëgjuam gjithashtu dhe për pendimn e tagrambledhësit, por dhe për asnjë prej virtyteve të tij. Në shpirtin e një personi që mendohet dhe vepron në mënyrë moraliste krijohen këto pyetje: “Mos vallë janë të padobishme virtytet? Fariseu mbante kreshmë dhe bënte filantropi, kot lodhej? Sepse nuk mori të drejtë dhe ai për veprat e tij, por vetëm tagrambledhësi që nuk kishte asnjë virtyt, por u mjaftua të kërkonte vetëm mëshirën e Zotit?”. Në këto pyetje duhet të përgjigjemi me kujdes.
    Në rastin e fariseut karakterizohet nga ndjenja e vetëdrejtësisë. Janë të mira virtytet e tija dhe të admirueshme, të pranueshme dhe në asnjë mënyrë të përjashtueshme. Por izolohen dhe marrin karakter absolut në ndërgjegjien e tij si vetësynim. Bien në dimensionin e detyrimit formal. Fariseu nuk pret drejtësi prej Zotit, i mjafton që t’i japin të drejtë veprat e tij. Për këtë arsye dhe pendimi është “i tepërt” nuk është i nevojshëm, nuk e ka nevojë, është i moralshëm, i ligjshëm, thellësisht fetar, i zhvilluar dhe i rritur në gjirin e komunitetit fetar, praktikon ligjin deri në gërmën e fundit sipas gërmës së ligjit, ndjehet besimtar, dëshiron të jetë, por dhe të duket, i drejtë përballë Zotit dhe njerëzve, bile dhe më tepër përballë atyre, si njeri i pëlqyer nga njerëzit e tjerë, krenohet vetëlavëdërohet dhe kërkon të njihet si i drejtë nga ata me të cilët lutet bashkë.
    Tagrambledhësit i mungojnë veprat e mira. Por është një mëkatar me ndjesi të thellë të mëkatësisë së tij, me vetënjohje të shumë gabimeve të tij, ndoshta dhe padrejtësive të mëdha përballë njerëzve të tjerë, me një përulësi të denjë për tu admiruar dhe pendim të sinqertë pa hipokrizi. Fjala e tij e drejtë, e shkurtër, produkt vendosmërie, rrjedhim i vërtetësisë së ndjenjave. Tagrambledhësi e di se kush është, çfarë nuk është dhe se çfarë kërkon. E ka kërkuar veten e tij, ka gërmuar në thellësi të zemrës së tij, është zhgënjyer nga mënyra e tij e jetesës, do që të mbushet boshllëku i tij i brendshëm jo me virtyte, por me mëshirë hyjnore. Nuk i intereson më bota, lutet, piratisht, fshehur nga sytë e të tjerëve, sepse e kupton që nuk do t’i japin ata të drejtën, as vetja e tij, por Zoti. Thotë një shënjtor i kohëve të sotme: “Dorëzimi i shpirtit të njeriut nën gjykimin e Zotit, përbën rrugën drejt njohjes së mëkatit. Me një kontroll të urtë të gjëndjes së brëndëshme të njeriut bindet që nuk i ruan urdhëresat dhe për shkak të kësaj, shkon në pendim. Sa më tepër pendohet nëpërmjet vetëdënimit, aq më tepër ngrihet nga Zoti”.
    Të mira dhe të shënjta janë virtytet e fariseut. Le të mos e gjykojmë për ato. Por më e mirë është pendimi dhe përulësia e tagrambledhësit. Zoti “krenarët i largon ndërsa të përulurve ju jep hirin”.
    E njejta skenë ndodh vëllezërit e mi, dhe brenda kishave të krishtera, brenda shoqërisë. Të njejtit karakterë përsëriten. Sot farisenjtë e krishtërimit, duke pasur haluçinacionin e shpëtimit, vetëkënaqen nëpërmjet besimit të tyre të sëmurë, të gatshëm që të hedhin gurin e mallkimit tek të gjithë sa gjenden jashtë Kishës. Janë të rregulluar me praktimini e rregullave Kishtarë, për këtë arsye kujtojnë që marrin të drejtë të paragjykojnë të parregulltit. Nga ana tjetër tagrambledhësit e kohrave tona, ata që nuk njohën jetë shpirtërore, plangëprishësit e botës, të cilët asnjë dorë nëne nuk u gjend që ti udhëzonte që fëmijë në Kishë, të cilët ndoshta asnjë prift nuk u gjend që t’i bindë me shëmbullin e tij të përulur dhe të shënjtë, kanë shpesh herë ndjesinë e mëkatësisë së tyre dhe ndoshta fshehin një madhështi shpirtërore të mrekullueshme, që si përfundim prek Zotin.
    Sa më tepër ngjitet njeriu në shkallët e virtyteve, aq më tepër ka rrezik që t’i merren mendtë nga ethja e krenarisë dhe bjerë nga një lartësi çdo herë dhe më e lartë. Atje duhet kujdes dhe përulësi, sepse shkalla e virtyteve është një nxitje e bekuar. Por sa më poshtë zbret shkalla e pendimit, dhe sikur të mos kesh virtyte, aq më i sigurt ndjehet dikush sepse në shkallën e fundit prej asgjëje nuk rrezikohet. Për prokopinë tonë shpirtërore duhet zbritje dhe jo ngjitje. Zbritje në thellësi të zemrës sonë, që përbën një ngjitje reale tonën në lartësitë e mbretërisë hyjnore brenda nesh.
    Le të familjarizojmë vëllezërit e mi, virtytet farisaike dhe pendimin tagrambledhës, duke thirrur drejt Atit Qiellor të të ngushëllimeve: “O Zot, mëshiromë mua mëkatarin”.

    At. Stiliano Makri.

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •