Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1

    C'eshte ndergjegja?

    Shpesh na qellon te bejme pyetjen; “ē’eshte ndergjegja?” – pastaj “ nga vijne disa definime, rregulla…, nga vjen koncepti i te mires dhe te keqes?
    – Nga del edhe definicjoni i se bukures ose shemtuares?
    Thuhet; “ nuk ka ndergjgje!” ose “ndergjegje te paster” …
    Mos valle me fjalen “ndergjegje” presupozojme fjalen “shpirt” ose “fryme”?
    Ne aspektin e termave mjekesore por edhe te jetes se perditeshme, eshte ne perdorim shprehja,
    “nuk eshte i ndergjegjeshem” ose “koshjent”.
    Pra sipas modes, fjala “ndergjegje” u transformua ne “koshjente”, por qe koncepti eshte po ai!
    Psh. kur “marrim ndergjegjesim”ose “behemi koshjent”, pra “vijme ne vehte”…, dmth e kemi humbur
    nocjonin e kohes, hapesires, realitetit.
    Fjala “ndergjegje” sikur zbehet ne zevendesimin me “koshjece”…
    - Por ē’fare eshte pra kjo “ndergjegja-koshjece”?
    Nga vjen ? Gjendet Brenda nesh, ku ekzaktesisht?
    Populli ndonjehere perdor fjalen “zemer” si sinonim I po “ndergjegjes”.
    Psh. “pa ndergjegje” ose “ pa zemer” o “ me zemer te paster”, etj. – por qe ndergjegja nuk eshte nje
    organ, qoft edhe nje organ jetik kaq i rendesishem sikur zemra.
    Po nuk eshte e vertete qe “ndergjegja” pra ky zeri i brendeshem na udhezon si te veprojme?
    E vertete edhe qe kur veprojme ne nje situate te jashtezakonte, sipas interesit ose kunder bindjeve,
    ky zeri i brendeshem na ben qe te ndihemi “fajtor” me veten tone.
    Sa fantastike…, e dime qe e kemi brenda vetes, por nuk dime ku ekzaktesisht…, - por te vjen natyrshem pyetja;
    “kush pra e solli aty kete ndergjegjen”, mos valle ndonje fuqi e panjohur ose evolucjoni, pasi shume here
    u behet bisht pergjigjeve me fjalen “evolucjon”.
    Mundet qe fjala ndergjegje, te perkthehet ndryshe, shpirt, sikur ne origjine?
    Dikush mund te mos jete dakort me mua, fare normale, pasi shumellojshmeria e njerezve ben edhe qe te kemi mendime te ndryshme midis nesh…
    Eshte fakt qe, shume nga perzgjedhjet dhe veprimet tona, jane ne varesi te plote te ndergjegjes…
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga arbereshi_niko : 07-02-2014 mė 14:13
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  2. #2

    Pėr: C'eshte ndergjegja?

    Dikur me zbulimet gjeografike qe pasuan me kolonizimin e shume vendeve ne kontinete te ndryshme,
    evropianet gabimisht,u vishnin popujve primiteve autoktone, pamundesi me plot kuptimin e fjales, qe keta popuj te
    kishin ne interpretimin e te bukures, te mires, te keqes, pra atyre standarteve qe jane te perbashketa per te gjithe.
    Thashe gabimisht, pasi qe kjo u be vetem fillimisht, keshtu qellimi te justifikonte edhe veprimin.
    Por shpejt “kultura” evropiane u desh te perballej me ate vendase ku shpesh ishte ne kompeticjon direkt, pasi shijen e
    te bukures, konceptimin e te mires, te keqes, drejtesise, miqesise, etj, e kishin edhe ata popuj, ku ndonje here kapercenin
    edhe standartet evropiane, duke bere keshtu te binte edhe “miti i superioritetit”.
    Le ti kthehemi temes, nga vijne pra keto koncepte, ku jane te njejta ose shume te peraferta midis kulturash kaq te ndryshme
    per nga zhvillimi shoqeror, por qe nuk kane influencuar njera-tjetren, nje nga shkaqet largesia.
    Qe te gjitha keto shoqeri njerezore kane ligje te peraferta si psh: denojne vjedhjen, vrasjen, plaēkitjen, keqtrajtimin e njeriut, kafshes ose ambjentit, shperdorimin, ose koncepti i te shemtuares, qe i perket ēdo kulture ne ēdo kohe dhe vend.
    Kjo nuk do te thote qe jane te njejta identike.
    Por ēdo shoqeri njerezore ne ēdo kohe dhe vend, sado e pazhvilluar teknollogjikisht, perseri standartet e bukurise, drejtesise, mikpritjes, kultin e respektimit te gjeneratave me te vjetra, besnikerise, stilit artistik, etj, i kane te perbashketa midis tyre.
    Mund te thuhet, ajo qe i bashkon eshte ndergjegja, pra eshte ajo qe ben ne kohe dhe hapesire te kemi konceptet e perbashketa?
    Ja psh. Nje e perbashket e ēdo populli ne te gjitha kohet, koncepti i krijuesit si Zot i gjithesise.
    Ndoshta eshte ky edhe sekreti? – Fakti qe kemi nje preardhje…, nje perberje dhe me krijimin te jemi “pajisur”njelloj…, jo vetem
    me kembe e duar, por edhe me shijet dhe rregullat, pra sekretin e kemi me vehte te gjithe njerezit, ate e kemi qe nga krijimi…
    dikush e quan ndergjegje, pra njohuri, ose nje ze i brendeshem, por qe kontrollon gjithe jeten tone, na dikton rregulloren qe zbatohen pa nevojen e domosdoshme te shkences dhe teknikes, jane ligjet e Krijimit te shkrojtura qe ne fillim…
    Ndergjegja pra eshte nje seri rregullash, ku shpesh eshte indipendente nga neve, per nga deshira dhe ekzistenca…
    Njeriu sot nuk shkon shume dakort me zerin e brendeshem, me koshjencen qe shqip i thone, ndergjegje.
    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Pėr: C'eshte ndergjegja?

    Ndergjegja eshte ligj komunist, nen i komunes perfekte qe nuk e preu dot ne shpirt ate qe nuk e pritnin besat e k...ve, Bishen e te bukurave!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •