Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1

    Flamuri shqiptar në majën e Andeve

    Flamuri shqiptar në majën e Andeve

    Flamuri Shqiptar valvitet për të parën herë në majën e Akonkaguas, në Argjentinë në 6962 metra lartësi. Ka qënë alpinisti 20-vjeçar Mateo Begeja, i cili në orën 14:05, ora lokale të Argjentinës më datë 26 Janar 2014, ka valëvitur flamurin shqiptar për herë të parë në historinë e Alpinizmit, në majën më të lartë të Amerikës Latine

    Ekspedita e përbërë nga 10 alpinistë ka nisur udhëtimin më 13 janar. Në këtë arritje të madhe për alpinistët, Begeja shoqërohej edhe nga alpinisti Florian Hackaj, i cili për fat të keq në lartesinë 6700 metra u desh të kthehej për shkak të një problemi teknik.

    Sipas ekipit që ndërmori përsipër ngjitjen në majën e andeve, alpinistit Florian Hackaj i kishte filluar ngrirja e gishtave të këmbëve që në fillim të ngjitjes nga Campi 3 në 5970 metra për shkak të këpucëve të ngushta dhe me një shtresë. Udhërrëfyesit i këshilluan kthimin por vetëm një orë më vonë Hackaj u bind dhe vendosi të kthehet për të mos rrezikuar më shumë shëndetin. Sipas këshillimit mjekësorë alpinisti Ibrahimi Hackaj është kthyer një javë më parë.
    Nga 10 alpinista të grupit, vetëm 3 arritën në majë, ndërkohë që në mot normal, përqindja e suksesit është 80 %.

    Ky sukses i madh u arrit vetëm 14 muaj pasi Mateo Begeja ngriti flamurin shqiptar në Everest, me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, në një rast unikal që të ngjiten babë e bir në të njëjtën ekspeditë.

    Klan
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •