Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 87 prej 87
  1. #81
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463

    Pėr: Lufte e hapur ndaj islamit ne Kosove, ndalohet thirrja e ezanit.

    Citim Postuar mė parė nga Antiproanti Lexo Postimin
    Eshte e kote te zgjatet ky diskutim ne kete menyre, sepse me demagogji fetare dhe intolernce diskriminuese te motivuar fetarisht, kunder secilit qe eshte kunder, nuk mund te diskutohen ceshtje konkrete si kjo e projektligjit per mbrojtje nga zhurma....
    Ja pra, edhe ketu ka nje ndryshim mes teje dhe meje....une nuk te flas per demagogji, por thjeshte per dembellek, thjesht per amaterizem, thjeshte per inkompetence......nuk i mar qeveritaret tane per demagog, sepse thjeshte nuk dijne cka bejne....eshte nje ceshjtje identiteti kulturore, dhe tjeter ceshtje aspektet teknike te perditshmerise.

    Te thash edhe me larte se nuk me pengon nje rregullative ligjore, ne te kunderten. Per mua eshte shenje anarkie, shenje ndercivilizatore po qe se njerezit jetojne "sallamadi". Gjegjesisht bashkesia islame e kosoves eshte ne kete gjendje, pra, qeveria me nje shuplake do ti kapte dy miza. Nuk eshte problemi tek ligji per se, por tek doremarja me problemin. Krijohen probleme te paqena, krijohen probleme aty ku nuk ka as piken e nevojes. Shume mire Gezimi ne ate intervisten me larte e sqaron problemin.

    Ju niseni nga fakti se "fetaret" nuk kane te drejte te nderlidhen ne kete FORME ne ceshtje qeveritare, ngase jetoni me "enderren e kuajve" qe ju thote se ne nje shtet LAIK eshte dyqish e mbrapsht kycja e idejave fetare ne cfaredo forme ne ndertimin e nje shteti modern, eshte sikur me gatuar embelsine me krip....kurse realiteti ne teren tregon se pikerisht keto "fetaret" e zhurmshem jane ata me nje sy nder qorrat qe na drejtojn shtetin.

    Nese mendon se projektligji keqkuptohet krejtesisht ndryshe sec e ka intencionin, atehere pse nuk tenton ti kuptosh edhe nderhyrjet e "fetareve" ???, pse nisesh nga nje qendrim KONTROVERZ, se, foli fetari, dhe ai automatikisht intencionin e ka ta nenminoje punen e qeverise, e ka te nxjere kapital politik, e ka te diskreditoje ???

    Gezim Kelmendi shum i qarte duket, e kundershton projektin duke argumentuar me vet mekanizmat ligjore, duke i treguar shkeljet flagrante te kushtetutes, dhe kete, nuk e ben se ka FRIGEN se vajhalli me implementimin e ligjit do te ndalet ezani, ate brenge nuk e ka, se nje gje qe nuk mundi me e ndale dot shkau, shqiptari musliman edhe ne enderr nuk mund ta ndal, por e ben thjeshte se duket se eshte me kompetent per punen qe ben se tjeret.

    Ne boten islame ndodh vitet e fundit nje EMANCIPIM i hatashem, dhe ki emancipim ndodh edhe ne vendin tone, ARDHMERIA e kosoves jane djemt si gezim kelmendi, e jo figura te degjeneruara si dardan gashi, te cilin nuk e pashe per 25 vite qe jetoj ne austri, ne kohet me te veshtira te popullit tone, te jep nje kontribut te vogel per shqiptaret. E sot ma kane bere minister ???, per c'arsye, per cfare vlerash, per cfare aftesie ???. Jam i vetedijshme se kuadrot per detyrat kaq te rrenda i kemi te vogla, por prapeseprap pergjegjesit duhet ti permbushin ne minimum profilet per detyren qe ju jepet. Kane kaluar koherat kur djali me fakulltet ish mbreti i fshatit.....

    Kuptonja njehere e pergjithmone, se ISLAMI eshte pjese integrale e realitetit shqiptare, dhe eshte PJESE E ZGJIDHJEVE te problemeve, dhe ne kete rol, nuk mund te qendroje indifirent, tradicional, ne nje skaj te odes te rezervuar dhe ta luaj rolin e haxhibabes....islami eshte AKTIV dhe DINAMIK (a nuk e shihni se cka ndodh ne dynja ???, jeni QORRA ???).......dhe e kam thene shume here, shqiptaret, sa i perket islamit, kane nje barre te rrende para popujve musliman gjetiu, ne mund te dalim ne nje pozite shume te pelqyeshme, shume te dobishme per ardhmerine e popullit tone, mund te krijojm fame, dhe te jemi shembullore !

    Citim Postuar mė parė nga Antiproanti Lexo Postimin
    Problemi i fetareve si ti dhe atyre ne Kuvend etj. eshte ne radhe te pare fakti se nuk jeni ne gjendje dhe/ose nuk deshironi ta pranoni se ne kohen moderne, e cili do te vazhdoje edhe vite, dekada dhe shekuj te ardhshem, nevojat dhe interesat e shumices se njerezve nuk jane dhe nuk do te jene as perafersisht te barabarta me ato te kohes se Muhamedit, as me ato te kohes se gjysherve tone, as me ato te baballarve tone dhe as me keto te kohes ne te cilen po jetojme sot. Njeriu i diteve tona, pavaresisht se per nga disa karakteristika themelore eshte relativisht identik me njeriun e viteve te 70-ta, 50-ta, te mesjetes, te antikes apo pjeserisht edhe te para 5000 viteve apo me shume, perseri nuk eshte i njejti. Njeriu i kohes se Muhamedit p.sh. ne shume raste s'ka pase nevoje as per xhami, lere me per pajisje akustike per thirrjen e ezanit.
    Nevojat, obligimet, interesat, deshirat, aspiratat... e njerezve te kohes sone jane shume me te ndryshme dhe shume me te llojllojshme se ato te gjenratave paraprake. Dhe ky proces dinamik nuk ka te ndalur. Jeta e diteve tona dhe dekadave te ardhshme nuk eshte dhe nuk do te jete kurre as perafersisht ne harmoni te mjaftueshme, lere me te plote, me koncepte vlerash fetare, kulturore, politike, kombetare, shoqerore te se kaluares, e ne vecanti jo me vlera fundamentaliste fetare.
    Per njeriun e sodit, edhe ate te Kosoves (jo per secilin, por per nje pjese te konsiderueshme dhe ne rritje) standardi i deshirueshem i jeteses se mire ne pergjithesi nderlidhet pikerisht me vlera materiale, imateriale dhe stile te jetes, sipas normave te jeteses ne vende europiane dhe perendimore. A eshte mire apo jo dhe ceshtje te tilla, nga cfaredo kenveshtrimi cofte, eshte ceshtje krejtesisht tjeter, qe s'ka fare lidhje me tematiken e ketushme. Pra, s'ka asnje arsye qe te diskutojme anet (e supozuara) pozitive dhe negative te menyres se jetese!.
    Jo shoku anti, problemi qendron ne realitetin e pamohueshem se MENDONI ne kallepe stereotipike....pikerisht pra, ta kane fut ne tru, se jeta e muslimanit te shek. 7 dhe e muslimanit te shek. 21 jane dy gjer ate ndryshme.....njeriu atehere e ka ngran buken, edhe sot e han buken.....kodiciet shoqerore islame edhe sot jane superiore, nuk ka nevoje hic te hulumtosh, nese je edhe ti musliman (tradicionaln), atehere mjafton te ngrejsh krahasime banale te perditshmerise mes kultures tende dhe te shkijeve, dhe do ta shohesh epersine e islamit. Ti e keqinterpreton avanatzhin material te perendimit me avantazh kultorore....kjo eshte budallaki. Nje musliman fukara mund te kete kulture me te larte se nje perendimore me i-phone ne dore, sakte kjo ???.....nese po, atehere rrishikoje edhe njehere qendrimin tend, se e ke te tollovitet !



    Citim Postuar mė parė nga Antiproanti Lexo Postimin
    Per arsye dhe faktor te ndryshem konkret, te cilat s'dua ti permend sepse do te duhej ta sterzgjatja diskusionin, edhe njeriu i sotem i Kosoves ka nevoje per ligje dhe rregulla te ngjashme me njeriun ne Kroaci, Austri, Gjermani dhe shtete te tilla. Jeta e njerezve te sotem ne Kosove ne disa aspekte te rendesishme, eshte shume me e ngjashme me ate te Europes qendrore dhe perendimore se p.sh. para 20, 50 apo 100 viteve -pavaresisht dallimeve qe ekzistojne dhe do te ekzistojne edhe ne te ardhmen. Dhe ky proces (edhe per shkak te faktit qe shume shqiptar, ndoshta gjysma dhe me shume, edhe ne te ardhmen do te jetojne dhe punojne ne boten perendimore, jo ne Afrike, azi apo Arabi) do te vezhdoje me ritem edhe me te theksuar, varesisht nga zhvillimet politike dhe ekonomike ne BE dhe integrimi ekonomik, politik dhe kulturor ne struktura perkatese.
    Keshtu qe, rregullim eventual i nivelit te zerit te pajisjeve akustike ne xhamia (natyrisht sipas rrethanave konkrete individuale) eshte kompromis absolutisht i pranueshem, i duhur, i perkrahshem dhe i mire. E kunderta, papjtueshmeria apo mungesa e gatishmerise per "kompromise" te tilla, pa asnje arsye te vertete dhe te rendesishme, pervec vullnetit per t'e mos ju nenshtruar rregullave te nevojshme per permiresimin e standardit jetesor te te gjitheve (per arsye ideologjike-fundamentaliste), qe praktikisht do te ishte edhe per te miren e shume xhamive, eshte veprim radikal absolutisht i papranueshem dhe i neveritshem. Si shume veprime dhe kerkesa te ngjashme te fundamentalisteve dhe radikaleve te ndryshem fetar dhe politik, te cilat ne pergjithesi nuk e kane per qellim paresor permiresimin e mireqenjes se qytetareve, te kombit dhe te vendit, por ne radhe te pare ose ekskluzivisht mbrojtjen dhe realizimin e ideologjive dhe ideve te tyre. Ne rastin ideal ne forme te pushtetit dhe sundimit te dhunshem diktatorial...
    Prap e shpalon kunfuzionin qe e ke ne kuptimin e realiteteve !!!.........pjese dermuese e popullates shqiptare qe eshte ne moshe per levizje aktive si ne ndertimin e realitetit shqiptare ashtu edhe ne mbajtjen e tije jane emigrante ne boten perendimore, tash me ne gjeneraten e tret. Dhe jane pikerisht keto shqiptare (si baba im, une ose femija im), qe kane kontribuar dhe kontribojne qe ISLAMI, jo vetem se te mbetet ashtu si eshte, por mundesisht edhe te perparoje ne kontekstin e njejte sic e shohem perparimin e kualitetit te jetes ne VET NE PERENDIM. Kete e bejme per vetveten tone, nuk e bej per ty...UNE personalisht dua keshtu te jetoje, dhe sic e veren, jetoj si MUSLIMAN....pra, nuk e asgjeson njera tjetre, perkundrazi.......pra, ISLAMI ne syrin tim, nuk eshte pengese per nje jete te ngjajshme materiale sic e shohim ne perendim, pse per syrin tend ???

    tung
    albanish by nature

  2. #82
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463

    Pėr: Lufte e hapur ndaj islamit ne Kosove, ndalohet thirrja e ezanit.

    Citim Postuar mė parė nga Norēa.li Lexo Postimin
    S'di nese ke patur rast ta shohesh ndonje emision se si jane "edukuar" gjermanet nga amerikanet pas LDB-se. Se si iu eshte mesuar "demokracia".
    Vetem ai qe ka pare emisione te atilla mund ta kuptoje se si eshte duke ndodhur "emancipimi" yne...ku eshte arritur sukses aq i madh sa qe...

    ...urina e amerikaneve eshte qumesht, kurse fekaliet mjalte per shqiptarin e te gjita trojeve. Natyrisht qe e gjithe kjo loje ndodh nepermjet medieve, te cilat quhen te pavarura...
    Prandaj dhe shihet "emancipimi" i tyre pernga perkrahja qe i bejne Amerikes: e duan Ameriken me shume se vet amerikanet...
    E keqja e gjithe kesaj eshte se keta "te emancipuarit" mburren me "diturine" (injorancen) e tyre, krenohen me te qenet i informuar me...
    Natyrisht, po flas per politiken amerikane e kurrsesi per popullin amerikan, sepse ne mesin e tyre ka njerez te ndryshem.


    *
    Perderisa nuk kemi filluar me ju lane femijeve emra si Jennifer, Doreen, Justin, Kevin ose Denis mire osht.......aman kjo ka te beje me faktin e gjalle se "amerika" ne kosove figuron vetem si "emer" fiktiv, jo me trup sic ishte ne gjermanine e pasluftes.....vallahi, te perjetonim edhe ne ate kohen me "die vier im jeep" (synonym per kohen e tranzicionit ne austri, ku austria u nda ne kater zona administrative - russe, amerikane, franceze, britaneze), jo vetem emra amerikan o francez e britanez do ju kishim lane femijeve, neve edhe GJUHEN shqipe do ta kishim tjetersuar.....

    tung

    humoristeja gjermane Carolin Kebekus e stilizon ne programmet e saja pikerisht "amerikanizimin" e gjermaneve, i cili ne pergjithesi shihet si nje zhvillim i kundert karshi kultures gjermane....."amerikanizimi" ne gjermani kuptohet si degjenerim kulturore....E KUNDERTA e asaj qe nenkuptohet tek shqiptaret tone te "europjanizuar"....viel spass...

    albanish by nature

  3. #83
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: Lufte e hapur ndaj islamit ne Kosove, ndalohet thirrja e ezanit.

    Gėzim Kelmendi & Arben Gashi - Debat nė Klan Kosova - Ligji kunder zhurmes apo ezanit ?

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angmokio : 05-02-2014 mė 10:17
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  4. #84
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008

    Pėr: Lufte e hapur ndaj islamit ne Kosove, ndalohet thirrja e ezanit.

    Citim Postuar mė parė nga Nuh Musa Lexo Postimin
    Perderisa nuk kemi filluar me ju lane femijeve emra si Jennifer, Doreen, Justin, Kevin ose Denis mire osht.......aman kjo ka te beje me faktin e gjalle se "amerika" ne kosove figuron vetem si "emer" fiktiv, jo me trup sic ishte ne gjermanine e pasluftes...
    ...
    Me vie keq por, sa i perket kesaj, nuk qenke ne rrjedha. Emertimi me emra te ketille ka filluar qyshmoti, kurse femijet me kesolloj emrash tanime jane neper shkolla... Mjafton te shkosh ne ndonje shkolle te Kösöv's e t'i lexosh emrat ne ditar...do te hasesh ne lloj-lloj emri nga hapesirat anglofone...Una kam njohur njerez (jo shume, nja dy-tre) te cilet paralufte bartnin plis te bardhe...pas luftes i kam pare me kapele "NYC"...
    Ne baze te ketyre, ne nje forum tjeter, e pata permendur shume shpesh kete thenie (afersisht):
    "Ate qe s'e ka arritur turku per 500 vjet, e ka arritur amerikani per 5-sė..." Kurse kete nuk e kam thene (dhe them) per arsye se e dua turkun apo e urrej amerikanin, por per arsye se mu keshtu eshte duke ndodhur.

    *
    klipp&klar

  5. #85
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463

    Pėr: Lufte e hapur ndaj islamit ne Kosove, ndalohet thirrja e ezanit.

    Citim Postuar mė parė nga Norēa.li Lexo Postimin
    Me vie keq por, sa i perket kesaj, nuk qenke ne rrjedha. Emertimi me emra te ketille ka filluar qyshmoti, kurse femijet me kesolloj emrash tanime jane neper shkolla... Mjafton te shkosh ne ndonje shkolle te Kösöv's e t'i lexosh emrat ne ditar...do te hasesh ne lloj-lloj emri nga hapesirat anglofone...Una kam njohur njerez (jo shume, nja dy-tre) te cilet paralufte bartnin plis te bardhe...pas luftes i kam pare me kapele "NYC"...
    Ne baze te ketyre, ne nje forum tjeter, e pata permendur shume shpesh kete thenie (afersisht):
    "Ate qe s'e ka arritur turku per 500 vjet, e ka arritur amerikani per 5-sė..." Kurse kete nuk e kam thene (dhe them) per arsye se e dua turkun apo e urrej amerikanin, por per arsye se mu keshtu eshte duke ndodhur.

    *
    Shpresojm qe te mbeten "ausnahmen"......si ato dy a tri me kapelne NYC qe i njeh ti....

    ....sa dembela jane njerezit !, pse nuk e kopjojn patriotizmin amerikan ???, i cili do ti kish inkurajuar femijeve se paku te ju lane emra shqip ose emra heronjsh kombetare.....ose vullnetin dhe forcimin e vetebesimit per te dale me cdo veper i PARI ???


    tung
    albanish by nature

  6. #86
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008

    Pėr: Lufte e hapur ndaj islamit ne Kosove, ndalohet thirrja e ezanit.

    Citim Postuar mė parė nga Nuh Musa Lexo Postimin
    Shpresojm qe te mbeten "ausnahmen"......si ato dy a tri me kapelne NYC qe i njeh ti....

    ....sa dembela jane njerezit !, pse nuk e kopjojn patriotizmin amerikan ???, i cili do ti kish inkurajuar femijeve se paku te ju lane emra shqip ose emra heronjsh kombetare.....ose vullnetin dhe forcimin e vetebesimit per te dale me cdo veper i PARI ???


    tung
    Eh, tash e ke hapur nje teme, per te cilen mund te shkruhen libra te tere.
    Perse e dashurojne Nene Terezen pikerisht ata te cilet nuk e kane asnje tipar te vetem te saj ne karakterin e tyre?
    Perse e urrejne pikerisht ata te cilet duan te jene si ajo, kurse nuk mund t'i afrohen as deri tek thembrra?
    Ose perse eshte njesoj dhe me Skenderbeun, heronjte kombetare ose, kisha thene une, me ata qe jane shembull per kombin dhe je vetem?
    Sepse... ka shume "pse"-ja e shume "sepseja"...

    P.S.
    Ausnahme=pėrjashtim

    *
    klipp&klar

  7. #87
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463

    Pėr: Lufte e hapur ndaj islamit ne Kosove, ndalohet thirrja e ezanit.

    Citim Postuar mė parė nga Norēa.li Lexo Postimin
    Eh, tash e ke hapur nje teme, per te cilen mund te shkruhen libra te tere.
    Perse e dashurojne Nene Terezen pikerisht ata te cilet nuk e kane asnje tipar te vetem te saj ne karakterin e tyre?
    Perse e urrejne pikerisht ata te cilet duan te jene si ajo, kurse nuk mund t'i afrohen as deri tek thembrra?
    Ose perse eshte njesoj dhe me Skenderbeun, heronjte kombetare ose, kisha thene une, me ata qe jane shembull per kombin dhe je vetem?
    Sepse... ka shume "pse"-ja e shume "sepseja"...

    P.S.
    Ausnahme=pėrjashtim

    *
    Po te fillosh holle e gjere te jav sqarosh PSE.........nuk do te perfundoje asnjehere, sakte pra, ka shume "pse"-ja.....kurse per ata qe kuptojne, nuk ka pas nje PSE edhe nje PSE....me se shumti mund te kete nje SI ?..

    Ketu ne zyre e kam nje kalendare me "fjale te urta"....dje shkruante keshtu:

    "si duket njeriu e ka po aq rrende me u doremare me ate qe e ka teper si ashtu me ate qe i mungon"

    Mungesa na i vlereson gjerat, teprica ne i cvlereson ato. Si cdohere ideali eshte diku ne mes.....me siguri se populli jone kalon neper nje kohe te veshtire....droje i kam vetem dembelat qe kane fuqi, ata jane vetem per zullum !, fatkeqesisht kemi plot prej tyre !


    tung
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Nuh Musa : 07-02-2014 mė 05:24
    albanish by nature

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •