TIRANE- Një automjet ka shpërthyer rreth orës 22:00 në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në Rrugën eKavajës, perballe Xhamise se kesaj rruge, ndërsa makina ka qenë e parkuar. Eksplozivi mesohet se ishte vendosur ne anen e shoferit .

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ku kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Fatmirësisht në momentin e shpërthimit nuk ka patur njeri në makinën tip “Fiat Punto” me targe AA501IC, ndërsa ajo është shkatërruar plotësisht.

Panorama