Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 22
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Maxhoranca rrëzon dekretet e presidentit për emërimet në Gjykatën e Lartë

    Gjykata e Lartë, maxhoranca rrëzon dekretet e presidentit: Nishani mbron interesat e PD-së

    Komisioni i Ligjeve ka rrezuar me votat e maxhorances dekretet e presidentit Nishani per kandidatët për anëtarë të Gjykatës së Lartë, Gjovalin Përnoca dhe Petrit Ceno.

    Vota kunder u lajmerua qe ne nisje te mbledhjes, ku maxhoranca kundershtoi edhe menyren e perzgjedhjes se tyre nga kreu i shtetit.

    Deputeti i PS-se, Blendi Klosi ka dekalruar se per zgjedhjen e tyre nuk jane bere konsultimet e nevojshme, nderkohe qe ka akuzuar kreun e shtetit, Nishani, qe nuk shkeputet dot nga urdhrat e Berishes.

    Prej disa ditësh deputetët kanë marrë dosjen e plotë të dy kandidatëve së bashku me një korrespondencë mes kreut të Kuvendit, Ilir Meta dhe Presidencës.

    Në një letër të 20 dhjetorit 2013, Meta i kërkon Nishanit dokumentacionin e plotë të dy kandidatëve. “Zgjedhja në organet kushtetuese ose të krijuara me ligj dhe dhënia e pëlqimit nga ana e Kuvendit për kandidaturat përkatëse, rregullohen nga neni 111 i Rregullores. Bazuar në pikën 7 të nenit 111 të rregullores, në funksion të transparencës dhe shqyrtimit objektiv të kandidaturave që janë paraqitur prej Jush për dhënie pëlqimi, konstatojmë se ka mangësi në dokumentacionin shoqërues për secilin prej dekreteve”, thuhet në letrën e Metës.

    Në përgjigje të kësaj letre, sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, Arben Idrizi, ka dërguar tri ditë më vonë dosjen e plotë të kandidatëve, së bashku me kërkesat e tyre për të aplikuar për dy vendet e Gjykatës së Lartë për çështjet administrative.

    Në korrespondencën e kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, me disa prej institucioneve, bie në sy fakti që ILDKP-ja nuk i ka kthyer përgjigje kërkesës. Xhafaj kërkonte informacion mbi burimet, shumat dhe të ardhurat e deklaruara nga të dy kandidatët gjatë 10 viteve të fundit, informacion mbi verifikimin e plotë dhe analitik të deklaratave të pasurisë së këtyre kandidatëve dhe rezultatin e tyre nëse ekziston. Megjithatë, deri të dielën në mbrëmje deputetët nuk kanë pasur në dosjet e tyre dokumentacionin e ILDKP-së.

    PANORAMA

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Maxhoranca rrëzon dekretet e presidentit për emërimet në Gjykatën e Lartë

    Shoke socialiste,

    Une them qe ju te merrni nje sulm te perqendruar edhe ndaj presidentit te vendit e ta shkarkoni fare ne Kuvend. Pse jo? Votat e i keni.

    Duhet ta rilindim Shqiperine ne cdo front qe te behemi te gjithe te bukur si surrati i rilindasve tane te nderuar, Vigan e Shkurtabiq.



    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-01-2014 më 14:25

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    Zoti B.Nishani ne vitin 2008 deklarove lufte kunder terrorizmit dhe krimit organizuar

    MESAZH I MINISTRIT TE BRENDSHEM

    Deklarate e zotit Bujar Nishani

    Gusht 2008

    Strategjia e Luftes Kunder Krimit te Organizuar, Trafiqeve e Terrorizmit eshte nje dokument qe
    shpreh qarte vullnetin e Qeverise Shqiptare per nje lufte pakompromis kunder tyre (krimit te
    organizuar, trafiqeve te paligjshme e terrorizmit).

    Per here te pare nga strukturat e shtetit merret persiper realizimi i nje koordinimi te plote te
    veprimeve e masave te te gjithe institucioneve ne luften kunder ketyre fenomeneve qe ne
    hierarkine e te gjithe dokumentave kombetare ne fushen e sigurise jane pranuar si kercenime e
    rreziqe me pasoja te renda per vendin tone. Ky dokument do te kontribuoje ne parandalimin
    goditjen dhe nderprerjen e tyre, si dhe marre masat e nevojshme per parandalimin.

    Krahas institucioneve te tjera, Ministria e Brendshme, merr persiper te luaje nje rol te
    rendesishem ne koordinimin e veprimeve gjate implementimit te kesaj strategjie si dhe
    strategjive te tjera sektoriale te luftes kunder formave te krimit te organizuar e terrorizmit.

    Kjo strategji do te implementohet ne perputhje me politikat e Qeverise, ne perputhje me
    angazhimet e marra ne luften kunder krimit te organizuar e terrorizmit si dhe do te orientoje
    planet e veprimit te hartuara ne strategjite e tjera sektoriale.

    Duke e vleresuar si nje arritje te rendesishme per gjithe institucionet tona, shpreh besimin se kjo
    strategji do te ndihmoje ne rritjen e cilesise se punes se strukturave te specializuara, do te
    ndihmoje ne ndarjen me te mire te pergjegjesive e harmonizimin e veprimeve, si dhe do te
    ndikoje ne hedhjen e hapave cilesore ne luften kunder krimit te organizuar, trafiqeve e
    terrorizmit.

    Me implementimin e saj, vendi yne do te radhitet ne vendet qe luftojne me efektivitet krimin e
    organizuar, do te paraqitet si nje partner me garanci te plota e standarte per te qene antar i
    familjes se Bashkimit Evropian.





    BUJAR NISHANI

    MINISTER
    Ndryshuar për herë të fundit nga Reschen : 28-01-2014 më 17:16 Arsyeja: ndryshim

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    Për: Zoti B.Nishani ne vitin 2008 deklarove lufte kunder terrorizmit dhe krimit organ

    vazhdon......

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    Për: Zoti B.Nishani ne vitin 2008 deklarove lufte kunder terrorizmit dhe krimit organ

    Vazhdon mesazhi i ministrit te brendshem te zotit Bujar Nishani... sot president i republikes se Shqiperise

    III. 6. Lufta kunder Akteve Terroriste

    Shqiperia ben pjese ne vendet qe kryejne nje lufte aktive kunder terrorizmit, duke e vlerësuar si
    nje rrezik serioz per popujt.

    Fakti qe ne Shqiperi nuk ka raste te terrorizmit apo te rrezikut per terrorizem lidhet edhe me
    karakterin human te popullit shqiptar, lidhet me faktin se ky popull deshiron te jetoje ne paqe
    dhe harmoni me popujt e tjere.

    Situata ne Shqiperi eshte e qete dhe me masa te plota ne drejtim te parandalimit te akteve te
    mundshme terroriste, si te drejtuara kunder vendit tone ashtu dhe ndaj vendeve te tjera.

    Eksistenca e krimit te organizuar si dhe i mundësive per te ardhur financime per terrorizem te
    mundshem, kërkon rivlerësimin e perhershem dhe nje gatishmëri te larte ne drejtim te gjetjes se
    burimeve te informacionit, bashkëpunimit te ngushte midis institucioneve shteterore qe marrin
    angazhime ne kete drejtim si dhe marrjes se masave me karakter parandalues.

    Ne kuader te zbatimit te “Planit Kombetar te Veprimit kunder Terrorizimit”, miratuar me VKM
    nr. 12, date 28.01.2002, te gjitha institucionet shteterore kane detyrimet e tyre ne luften kunder
    terrorizmit.

    Keshtu, krahas Drejtorise se Antiterrorit dhe Krimeve te Renda, ne Departamentin e Hetimit
    Kriminal te Policise se Shtetit, detyrime te veçanta ne luften kunder terrorizmit kane edhe
    Sherbimi Informativ Shteteror, Ministria e Mbrojtjes, Drejtoria e Pastrimit te Parave, ne
    Ministrine e Financave, si dhe Prokuroria.

    Ne kuader te bashkepunimit mes strukturave qeveritare, funksionon Komiteti Nderministror
    per fushat e kriminalitetit, ku aktivizohen edhe OJQ te ndryshme.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    Për: Zoti B.Nishani ne vitin 2008 deklarove lufte kunder terrorizmit dhe krimit organ

    Mesazhi i plote i zotit Bujar Nishani ne vitin 2008... gjate kohes qe adminstronte postin e ministrit te brendshem ne qeverine e kryeministrit Sali Berisha

    http://www.dsdc.gov.al/dsdc/pub/stra..._vkm_178_1.pdf

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    Për: Maxhoranca rrëzon dekretet e presidentit për emërimet në Gjykatën e Lartë

    Deputeti i PS-se, Blendi Klosi ka dekalruar se per zgjedhjen e tyre nuk jane bere konsultimet e nevojshme, nderkohe qe ka akuzuar kreun e shtetit, Nishani, qe nuk shkeputet dot nga urdhrat e Berishes.
    Imagjinoni shpifje te kesaj kategorie. Akoma nuk dijne deputetet detyrat e tyre dhe ne kete moment me vjen ndermend shkrimi i para dy ditesh i dom Gjergj Metes me titull "Zot na liro nga fja e dhunshme!"

    http://www.panorama.com.al/2014/01/2...la-e-dhunshme/

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    Për: Maxhoranca rrëzon dekretet e presidentit për emërimet në Gjykatën e Lartë

    Ne harten e meposhtme ruajtja e integritetit te territorit te Shqiperise dhe Kosoves nga forcat ushtarake turke

    Emri:  The nect Millitary presence in Albania, Kosovo, Fyrom and the Region.JPG

Shikime: 597

Madhësia:  99.4 KB

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    Për: Maxhoranca rrëzon dekretet e presidentit për emërimet në Gjykatën e Lartë

    Berisha para 22 vitesh. Duket qesharake te akuzosh te tjere nderkohe qe vertet Berisha ishte trushperlare ne fillimet e demokracise por kjo eshte nje foto qe akuzon Sali Berishen drejtperdrejt dhe nuk largon mendimin se akti i dhunshem te forumit rinor mysliman ne dem te figurave te shenjta si ajo e nene Terezes por edhe ne dem te krishtereve qe nepermjet saj kerkojne ndermjetesim te Zoti, perben terrorizem

    Emri:  images.jpg

Shikime: 438

Madhësia:  11.0 KB

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    Për: Maxhoranca rrëzon dekretet e presidentit për emërimet në Gjykatën e Lartë

    Edi Rama duket qesharak ne kete foto me Erdoganin dhe duket shume rinor ashtu sic sillej Berisha me ata mjekrroshat ne foton e mesiperme. Nuk shkoi gjate dhe nje statuje te shenjtores nene Terezes e hedhin poshte sikur dicka pa vlere NDERKOHE QE RRENIMI I STATUJES ESHTE NJE TERRORIZEM NDAJ TE KRISHTEREVE NE PERGJITHESI

    Emri:  rama_865163494.jpg

Shikime: 633

Madhësia:  14.9 KB

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    Për: Maxhoranca rrëzon dekretet e presidentit për emërimet në Gjykatën e Lartë

    kerkohet lufte kunder terrorizmit
    ---drejtesi per shtetasit shqiptare
    ---nje polici efikase kunder krimit te organizuar

    Presidenti Bujar Nishani nuk e ben dot detyren e tij pasi poshte tij ka ata qe shume shpejt do ta heqin me votat e maxhorances te kryeministrit Edi Rama ky i fundit u deklarua se eshte edhe mirditor me origjine.

  12. #12
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-03-2013
    Postime
    22

    Për: Maxhoranca rrëzon dekretet e presidentit për emërimet në Gjykatën e Lartë

    Gjykata e Lartë, Kuvendi rrëzon me 16 vota dekretet e Nishanit

    TIRANE - Kuvendi ka rrëzuar rreth orës 14:20 dy dekretet e Presidenti Bujar Nishani, për anëtarët e Gjykatës së Lartë. Me 16 votat e deputetëve të mazhorancës, Komisioni i Ligjeve nuk ka kaluar emrat e Petrit Çenos dhe Gjovalin Përnocës për në seancë plenare me qëllim që të votohen si anëtarë të Gjykatës së Lartë.

    Menjëherë kanë reaguar edhe deputetët e opozitës. Deputeti i PD-së, ka deklaruar se, “mazhoranca nuk kalon dekretet pa kaluar nga zyra e PS”. Sipas tij, “mazhoranca i ka shpallur luftë Presidentit dhe integrimit të vendit”.

    Ndërsa deputetja socialiste, Vasilika Hysi ka deklaruar se, presidenti duhej që t’i shihte me më kujdes kandidaturat. “Presidenti duhet të shihte më me kujdes kandidaturat e paraqitura për në Gjykatën e Lartë”.

    Sipas saj nuk duhet që të bëhen diferencime. “Nuk duhet të bëhen diferencime, të konkurrojnë dhe profesorë të universiteteve”, ka thënë gjatë fjalës së saj, deputetja Hysi.

    ORA 13:25 DEBATE KOMISION, SUBASHI: KUVENDI TE MOS I KALOJE DEKRETET
    Debate në Komsionin e Ligjeve në Kuvend, në lidhje me dy kandidaturat e propozuara nga presidenti, Bujar Nishani për anëtarë të Gjykatës së Lartë. Deputeti i PS-së, Armando Subashi, i cili është edhe relator, ka kërkuar nga Kuvendit që të mos japë pëlqimin për dy kandidaturat e propozuara nga Nishani, Gjovalin Përnoca dhe Petrit Çeno.

    Sipas relatorit Subashi, komisioni pasi ka kërkuar informacion nga disa institucione, ILDKP-ja nuk ka denjuar të kthejë përgjigje, ndërsa Ministria e Drejtësisë dhe KLSH-ja, kanë kthyer.

    Gjatë relacionit të tij, Subashi tha se,“vendet vakante janë krijuar jo për shkak të mbarimit të mandatit por për shkak të synimit që të krijohet një Kolegj Administrativ pas ngritjes së Gjykatës Administrative”.

    “Procesi është i parashikuar nga Kuvendi dhe jo sipas ligjit organik. I kërkoj Kuvendit që të mos japë pëlqimin për kandidaturat, ndërsa presidenti Nishani duhet nisë procesin sipas ligjit”, tha Subashi. Sipas deputetit socialist, presidenti nuk i është përmbajtur ligjit organik për zgjedhjen e kandidaturave.

    KLOSI: NISHANI NUK SHKEPUTET NGA BERISHA, REAGON PALOKA
    Ndërkaq deputeti tjetër i PS-së, Blendi Klosi ka deklaruar se, “presidenti Bujar Nishani nuk shkëputet dot nga urdhrat e Berishës dhe është zgjedhur për të mbrojtur interesat e ish-kryeministrit”. Sipas tij, “Nishani është zgjedhur në këtë post për të mbrojtur interesat e PD dhe në kundërshtim me opozitën e atëhershme”.

    Ndërsa deputeti demokrat, Edi Paloka ka akuzuar deputetët socialistë se kur ishte presidenti i tyre, i votonin kandidaturat pasi kishin “zarfin para”. “Dje kur ishte presidenti juaj, pavaresishtë se e votuam ne, ishit gati për çdo kandidatur pasi kishit gati zarfin me para”, tha Paloka në fjalën e tij.

    DY KANDIDATET U PYETEN DJE NGA KOMISIONI I LIGJEVE
    Është shtyrë për sot diskutimi dhe votimi në Komisionin e Ligjeve i dy dekreteve të presidentit Bujan Nishani për kandidatët e Gjykatës së Lartë, Gjovalin Përnoca dhe Petrit Çeno. Gjatë mbledhjes së djeshme dy gjyqtarët Çeno dhe Përnoca bënë një prezantim në sistemin gjyqësor, ndërsa theksuan angazhimin për zbatimin me korrektësi të ligjit në detyrën e tyre.

    Kreu i PR,Fatmir Mediu e pyeti kandidatin Përnoca nëse në pozicionin e prokurorit të para viteve ’90, ka patur të bëjë me çështje të gjykimeve apo hetimeve politike. “Në këtë sektor kryesisht shikonim disiplinën në ushtri dhe gjyqet ndaj ushtarëve kishin të bënin më shumë me largimet pa leje, shkeljen e rregullave të shërbimit, etj. Vetëm në ndonjë rast ose në fare pak raste kam përfaqësuar akuzën si prokuror për tentativat e arratisjes”, tha Përnoca.

    Lidhur me korrupsionin në drejtësi kandidatët pranuan prezencën e këtij fenomeni në gjyqësor, ndërsa theksuan nevojën e hartimit të strategjive antikorrupsion. “Korrupsioni është prezent edhe në ekzekutiv, por më i dukshëm është në gjyqësor për shkak të procedurave të hapura të sistemit”, deklaroi Përnoca.

    Deputeti i PD-së, Eduard Halimi, i pyeti dy kandidatët për çështjen e deklarimit të pasurive, për të cilën kreu i komisionit, Fatmir Xhafaj tha se Inspektorja e Përgjithshme e ILDKP, nuk i ka dhënë informacion Kuvendit për pasuritë e dy kandidatëve, duke e konsideruar këtë ‘një akt të paprecedentë’.

    “I është kërkuar mendim ILDKP-së për pasuritë e dy kandidatëve, por Zana Xhuka nuk ka pranuar t’i përgjigjet komisionit të Ligjeve dhe kjo është e papranueshme. Veprimi i saj është i paprecedentë dhe ne nuk mund ta marrim me dhunë, por Kuvendi duhet të vendosë për këto qëndrime”, tha Xhafaj.

    Lajm shqip
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 30-01-2014 më 10:46

  13. #13
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-03-2013
    Postime
    22

    Për: Maxhoranca rrëzon dekretet e presidentit për emërimet në Gjykatën e Lartë

    Nishani sfidë mazhorancës: Vlerësoj punën e Visho Ajazit

    TIRANE- Presidenti Bujar Nishani lë të hapur mundësinë për shkarkimin e kreut të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, Zana Xhuka, ndërsa për kreun e SHISH shprehet qartë se vlerëson maksimalisht punën e tij. I ftuar në “5 Pyetjet nga Babaramo”, emision i cili mbrëmjen e së hënës (28 janar) ishte zhvendosur në ambientet e Presidencës, kreu i Shtetit në ndryshim nga qëndrimi i mazhorancës, tha se SHISH ka dhënë rezultate në goditjen e rrjeteve të drogës dhe terrorizimit. “Vlerësoj maksimalisht punën e kreut të SHISH. Ky institucion ka pasur rezultate konkrete në disa aksione të rëndësishme, ka pasur rezultate në goditjen e rrjeteve të drogës dhe terrorizimit. Nuk kam konstatuar asnjë akuzë nga opozita ndaj shërbimit të SHISH. Shqipëria nuk ka qeliza islamike. Lidhur me shqiptarët në Siri, kërkohet më shumë vëmendje nga institucionet. Duhet të vlerësohet pavarësia e institucionit të SHISH. Institucioni i presidentit duhet të tregojë vullnet në interes të sigurisë kombëtare. Askush nuk mund të ushtrojë presion në raport me presidentit”, u shpreh Presidenti Nishani. Ndërkaq, Presidenti i Republikës Bujar Nishani, nuk e cilëson si një penalizim mosmarrjen e statusit të vendit kandidat në BE në dhjetor 2013, por thekson se vendi ynë duhet të fokusohet tek reformat. Kreu i shtetit theksoi rëndësinë e plotësimit të rekomandimeve. Duke u ndalur edhe tek harmonia fetare në vendin tonë, një temë e cila u prek gjerësisht pas refuzimit të statusit, Presidenti Nishani tha se kjo është një vlerë e shtuar për vendin. Kreu i shtetit e ka quajtur me vend shqetësimin e qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë kufirit lidhur me çështjen Radika, ndërsa ka kërkuar edhe vëmendjen e qeverisë shqiptarë në analizimin e kësaj çështjeje. Ndërkaq Presindeti Nishani ka përshëndetur mbledhjen e përbashkët të qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës në Prizren, por tha se këto mbledhje duhet të konkretizohen në vendime dhe angazhime konkrete. Përse dy shtetet shqiptare u penalizuan në Bruksel? Serbët morën dritën jeshile për të negociuar marrëveshjen për integrimin në BE, ndërsa Tirana dhe Prishtina nuk morën përgjigje pozitive. Si e shpjegoni? Nuk e shoh as në thelb të këtij qendrimi si penalizim, dhe as në këndvështrim. Së pari më duhet të konfirmoj edhe njëherë qendrimin që kam deklaruar dhe që i besoj fort se Shqipëria e meriton dhe e ka merituar statusin e vendit kandidat. Qytetarët e Kosovës e meritojnë të lëvizin në mënyrë të lirë në hapësirën europiane. Proceset integruese janë procese që kanë nisur herët dhe kanë kaluar në disa etapa. Në këtë ecuri kanë qenë bashkëpunuese dhe pasrtneriteti të dyanshëm dhe ajo që ka rëndësi edhe për momentin në të cilën ndodhemi, dhe është filozofoi a e të gjith ëprocesit, është orientimi drejt së ardhmes. Duhet të fokusohemi tek rruga që mkemi përpara. E meritojmë statusin e vendit kandidat. Duhet ta ngrejmë në një nivel më të madh gjykimi dhe vlerësimi, këtë dhe t’i shërbejmë më tepër vetes tonë. Duhet ta trajtojmë si një sfidë për të vazhduar rritjen e standardeve që kemi arritur deri më tani. Unë besoj se e kemi merituar dhe meritojmë integrimin, por e rëndësishme është që gjithçka ta shohim në mënyrën e integrimit dhe realizimit të përpjekjeve. Procesi i integrimit është një proces partneriteti e bashkëpunimi. Jo vetëm që ka pasur partneritet, por ka pasur edhe investimeve në kuptimin financiar, teknik, si dhe në kuptimin e procesit.....


    Per me shume ne Lajm-Shqip

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Maxhoranca rrëzon dekretet e presidentit për emërimet në Gjykatën e Lartë

    Vetem Albo e shikon sistemin e drejtesise si te pavarur, te pakorruptuar dhe te drejte. Te gjithe zarat e korruptuar te Berishes qe liruan zarat e tjere te korruptuar po te Berishes vendosen drejtesine ne vend sipas Albos.

    Mosmiratimi i zarave te korruptuar te Berishes ne gjykaten e larte eshte sulm ndaj presidentit i cili eshte po zar i Berishes, dhe rrejdhimisht eshte sulm ndaj Berishes vete. Su mund te sulmohet Dr. Berisha, clirimtari i shpellarve dhe tuafeve si puna Albos...

    Pse sme qan moj shege
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    Për: Maxhoranca rrëzon dekretet e presidentit për emërimet në Gjykatën e Lartë

    Gjovalin Pernoca

    Vjen nga rradhet e gjyqesorit me nje eksperience mbi 21 vjecare nga te cilat
    --per rreth 5 vjet ka sherbyer si gjyqtar ne gjykatat e rretheve Mirdite dhe Shkoder,
    --pereth 4 vjet si inspektor ne Keshillin e Larte te Drejtesise
    --si dhe per 10 vjet gjyqtar ne Gjykaten e Apelit per Krime te Renda.

    Gjithashtu ne konsdirate jane marre treguesit mbi performancen e tij si gjyqtar dhe qenien e si drejtues gjykate,
    --pekatesisht per rreth 5 vjet ne gjykata te shkalles se pare dhe
    --per mbi 8 vjet ne gjykata apeli. Per me teper, zoti Pernoca
    --gezon dhe nje eksperience 5 vjecare si anetar i Keshillit te Larte te Drejtesise.

    Presidenti Bujar Nishani me dekretin nr:8396 dekretoi emerimin e zotit Gjovalin Pernoca dhe Petrit Ceno si anetare te gjykates se Larte, pas realizimit te nje procesi te rregullt ligjor te perzgjedhjes se kandidaturave per anetare.
    Me besim se do te kem mirekuptimin dhe pelqimin tuaj per emerimin e zotit Gjovalin Pernoca si anetar te Gjykate se Larte",- shkruan presidenti Nishani ne arsyetimin e dekretit te tij.

    http://www.gazetaidea.com/gjovalin-p...it-me-pervoje/

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Maxhoranca rrëzon dekretet e presidentit për emërimet në Gjykatën e Lartë

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Vetem Albo e shikon sistemin e drejtesise si te pavarur, te pakorruptuar dhe te drejte. Te gjithe zarat e korruptuar te Berishes qe liruan zarat e tjere te korruptuar po te Berishes vendosen drejtesine ne vend sipas Albos.

    Mosmiratimi i zarave te korruptuar te Berishes ne gjykaten e larte eshte sulm ndaj presidentit i cili eshte po zar i Berishes, dhe rrejdhimisht eshte sulm ndaj Berishes vete. Su mund te sulmohet Dr. Berisha, clirimtari i shpellarve dhe tuafeve si puna Albos...

    Pse sme qan moj shege
    pse vetem te berishes jane , pse nuk denohen bleresit e votave ne korce, pse nuk u denua djali i luiza xhuvanit qe vrau bashkemoshatarin, po djali i rucit qe vrau ne kryqezimin e rr. se elbasanit me makine me nje shpqjtesi 150 km ne ore, pse nuk u denua njeriu me pistolete ne brez ne demostraten e 21 janarit, por pas 2 ditesh para burgim doli i lare,
    gjithe drejtesia eshte kalbur ne korrupsion dhe maskarallek, nese kriemineli vret nje person dhe futet ne burg, gjykatesi vret 10 sepse e liron kete, dhe asmilon bllokun e metes me shoke.
    Ndryshuar për herë të fundit nga par : 29-01-2014 më 09:23
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    Për: Maxhoranca rrëzon dekretet e presidentit për emërimet në Gjykatën e Lartë

    Petrit Çeno

    TIRANE - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar emërimin e zotit Petrit Çeno, anëtarë të Gjykatës së Lartë. Pak kohë më parë, kreu i shtetit përmbylli takimet konsultative me të gjitha partitë parlamentare, për përcaktimin e kritereve konkrete të kandidatëve, në respekt të kërkesës kushtetuese për kualifikim të lartë, përbërje cilësore dhe të përshtatshme të Gjykatës së Lartë.

    Në arsyetimin e dekretit për emërimin e zotit Petrit Çeno, Presidenca thekson se ka vlerësuar “përvojën dhe vjetërsinë në profesion të kandidatit Petrit Çeno, i cili vjen nga radhët e gjyqësorit
    --me një eksperiencë mbi 21- vjeçare, nga të cilat
    --për 6 vjet ka shërbyer si gjyqtar i Shkallës së Parë dhe
    --15 vjet si gjyqtar në Apel.

    Gjithashtu, u morën në konsideratë treguesit mbi performancën e tij si
    --gjyqtar dhe qenien si drejtues gjykate, përkatësisht
    --për 3 vjet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe
    --për 5 vjet në Gjykatën e Apelit Durrës”.

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Maxhoranca rrëzon dekretet e presidentit për emërimet në Gjykatën e Lartë

    Citim Postuar më parë nga par Lexo Postimin
    pse vetem te berishes jane , pse nuk denohen bleresit e votave ne korce, pse nuk u denua djali i luiza xhuvanit qe vrau bashkemoshatarin, po djali i rucit qe vrau ne kryqezimin e rr. se elbasanit me makine me nje shpqjtesi 150 km ne ore, pse nuk u denua njeriu me pistolete ne brez ne demostraten e 21 janarit, por pas 2 ditesh para burgim doli i lare,
    gjithe drejtesia eshte kalbur ne korrupsion dhe maskarallek, nese kriemineli vret nje person dhe futet ne burg, gjykatesi vret 10 sepse e liron kete, dhe asmilon bllokun e metes me shoke.
    Po po nga te gjitha anet prokuroret dhe gjykatesit jane te me politiken

    E kemi diskutuar njehere temen e blerjes se votes. Nuk ka se si te konsideroht blerje vote pagesa e udhetimit per anetaret e FRESSH. Pra nuk ka blerje vote brenda partise.

    Luiza dhe Gjergj Xhuvani jane miq te familjes time dhe ngjarjn e di me mire se shume prej jush qe mjaftoheni me fasaden e asaj ck ndodhi apo raportet ne medja. Konstandini u denua me dy vjet burg e cila mund te duket pak por nese do te ishit ne dijeni te ngjarjes do te mendonit se eshte ne fakt shume!

    Sa per djalin e Rucit, Ledio ka pasur shume faje gjithe keto vite, po rastin qe ke permendur ti nuk ka qene ai fajtori por shoferi tjeter i makines.

    Gjithesesi ajo cka eshte shume e rendesishme eshte pastrimi rrenjesor i te gjithe sistemit te drejtesise!
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Maxhoranca rrëzon dekretet e presidentit për emërimet në Gjykatën e Lartë

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Po po nga te gjitha anet prokuroret dhe gjykatesit jane te me politiken

    E kemi diskutuar njehere temen e blerjes se votes. Nuk ka se si te konsideroht blerje vote pagesa e udhetimit per anetaret e FRESSH. Pra nuk ka blerje vote brenda partise.

    Luiza dhe Gjergj Xhuvani jane miq te familjes time dhe ngjarjn e di me mire se shume prej jush qe mjaftoheni me fasaden e asaj ck ndodhi apo raportet ne medja. Konstandini u denua me dy vjet burg e cila mund te duket pak por nese do te ishit ne dijeni te ngjarjes do te mendonit se eshte ne fakt shume!

    ( NGA TE DHENAT E MIJA MIKU YT KA DHENE 10000-12000 EURO PER TE MARR ATE DENIM )

    Sa per djalin e Rucit, Ledio ka pasur shume faje gjithe keto vite, po rastin qe ke permendur ti nuk ka qene ai fajtori por shoferi tjeter i makines.
    ( KY PASKA SHUME FAJE POR NUK I KA HYRE GJEMB NE KEMBE )
    SHEMBULLI I BLERIT TUAJ" NE VITIN 1999-2000 DJALI I TIJ KAP ME 100-300 GRAME DROGE DHE U DENUA ME BURG, DHE GJYKATA DHA DENIMIN E MERITUAR"

    Gjithesesi ajo cka eshte shume e rendesishme eshte pastrimi rrenjesor i te gjithe sistemit te drejtesise!


    me dole ne teme, qenkan miq te familjes tuaj, po pse u denuan aq pak kur merr jeten e nje njeriu, kurse per aksidentin ajo vajza e gjore qe humbi jeten ne makinen e mikut te saj, kam njohje me ta dhe sa per informacion nuk shkoj makina qe vinte ne rrugen e elbasanit ti binte fast food-it por shkoj makina e cunit te deputetit, dhe per info eshte futur me te kuq, dhe mori jeten e nje vajze te re, me e keqja se mbajten shoferin e viktimes ne qeli, dhe kete nuk mund te ma tregoj asnjeri, sepse te nesermen kam qene ne vend ngjarje ne oren 07.00, dhe dukej sheshit kush ishte fajtori, pse denohen ai qe merr gjak me 20 apo njezet e pese vjet burg, dhe keta miqte tuaj vetem me 2 vjet apo fare, apo gjygjtaret e sales denojne vetem keta qe marrin hakun, qe nuk vendos ligji ( shteti ) ne shqiperi nuk ka ( as nuk ka patur ) drejtesi, shtet, shendetesi, arsim, rend, ka klike punisto- mafioze qe sundojne me forcen e parase,dhe te krimit. ku i moren parate keta te freshit , pse u dashka te paguash per te marr nje post, a mos ky post ta shperblen me para te pista te ndertimit, KUSH DO I BEJ GJYKATAT? CILI PARLAMENT? CILI KRYEMINISTER? KY QE JEPTE URDHERA KUR ISHTE KRYEBASHKIAK QE TE VULOSESHIN DHE FIRMOSESHIN FLETET A4 NGA NEN VARTESIT PA ASNJE TE SHKRONJE TE SHKRUAR MBI, APO NGA AI QE E PAME ME BLLOOK PREJ 700000 EURO
    korrupto qe me pas korruptohesh, ky sistem eshte dhe ne amerike, por jo ne vendet eu veriore, nuk ka demokraci ne shqiperi dhe nuk do ket deri ne momentin qe te te blihet vota, te votosh per mikun analfabet, per ate te puneson pa meritokraci, per ate qe di te zbatoj urdherat e shefit ne manipulimin e te dhenave, e shume e shume te tjera.
    dashamir shehu deklaroj qe ky parlament eshte me i dobeti i te gjitha kohrave, e di pse , 50% e tyre jane me 5 klase shkolle, jane bashibozuket e droges ne eu dhe gjetke,
    LUM AI QE KA IKUR NGA KY VEND DHE SA ME LARG BILE
    Ndryshuar për herë të fundit nga par : 30-01-2014 më 04:10
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Maxhoranca rrëzon dekretet e presidentit për emërimet në Gjykatën e Lartë

    Te jesh i sigurte se asnje lek mbi apo nen dore nuk eshte paguar per denimin. Eshte paguar vetem avokati. Kas pasur presione te papara nga vasalet e Berishes per kete ceshtje ndaj dhe se permendi kurre me goje kryeministri kete ceshtje por gjithmone me spond nepermjet zarave te tij!

    Vrasja ska qene me paramendim as me dashje. Konstandini ka qelluar nga frika duke dashur te vetembrohet pasi viktima kishte pistolete e cila doli se nuk ishte e vertete pas inspektimit te policise. Prokuroria kerkoi te denohet me 3 vjet per vrasje te kryer ne kapercim te kufijve te mbrojtjes e cila mban denim maksimal deri ne 7 vjet. 1 vit ju ul per shkak te gjykimit te pershpejtuar. Konstandini duhet te ishte denuar vetem me 1 vit per armembajtje pa leje dhe duhet te vuante 9 muaj denim, por ka pasur shume nderhyrje nga ana e vasaleve te Berishes per ta rritur denimin si presion ndaj familjes se tij! Konstandini e ka kerkuar pafajesine me ngulm edhe pas denimit por eshte keshilluar te mos e ndjeke zyrtarisht sepse do te ishte humbje kohe. Gjate kohes qe ishte ne burg ju shtua denimi dhe me dy muaj te tjere per shkak se goditi nje punonjes policie. Ngjarja zytare e marre nga deshmia e dy policeve eshte se ata po ushtronin kontroll fizik tek te gjithe te paraburgosurit por faktikisht ai ishte futur ne nje dhome me vete dhe kerkohej te ushtrohej kotroll i imet fizik qe me pak fjale do te thote se tentuan ti fusnin edhe gishtat ne b*the per kontroll... Ta dini ju sa gjera ndodhin ne prapaskene...
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •