Një burrë nga Pogradeci ka gjetur vdekjen në Siri duke luftuar në krah të rebelëve. Policia bën të ditur se 40-vjeçari I njohur me nofkën Edu Samed, është vrarë para dy ditësh në Siri. Bëhet fjalë për shtetasin Bledar Hamza nga fshati Leshnicë i Pogradecit. Sipas policisë, 40-vjeçari para pak kohësh ishte shpërngulur me familjen në Tiranë. Konfirmohet se kanë nisur dhe procedurat e tërheqjes së trupit nga Siria. Javët e fundit janë vrarë disa shqiptarë dhe kosovarë që po luftojnë krah rebelëve sirianë. Ata që shkojnë në Siri për të luftuar thonë se po përkrahin Xhihadin.
MAPO
Krijoni Kontakt