Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Si te behem besimtar i krishtere orthodhoks?

    Ato qe do te lexoni me poshte, jane fjalet e shprehura nga nje besimtar i thjeshte orthodhoks. Qellimi i ketij shkrimi nuk eshte te japi nje guide te plote shpirterore per nje njeri qe deshiron te zbuloje besen dhe Kishen Orthodhokse. Qellimi i ketij shkrimi eshte qe t'iu vije ne ndihme te gjithe atyre shqiptareve qe duan te mesojne me shume mbi perspektiven orthodhokse dhe si te mund t'i afrohen besimit orthodhoks ne menyren e duhur. Keto mesime une si besimtar i thjeshte i kam mesuar me kohen dhe sot po i ndaj me ju, me shpresen ne Zot se do t'i vijne ne ndihme kujtdo qe kerkon te marri peligrinazhin e vete shpirteror ne besen orthodhokse.

    Nga dalloni ju orthodhokset nga besimtaret e tjere te krishtere?

    Dallimi i pare e kryesor i besimtareve orthodhokse nga gjithe besimtaret e tjere te krishtere ne bote eshte se ne qendren e jetes se nje besimtari orthodhoks eshte Kisha Orthodhokse. Gjithe jeta jone me besim ne kete bote dhe ne ate boten tjeter te ameshuar, eshte e lidhur e ne menyre te pandashme me Kishen Orthodhokse. Nga dallon Kisha jone Orthodhokse nga plot kisha te tjera te krishtera ne bote? Nga vete titulli qe mban, "orthodhokse", qe do te thote "besim e adhurim i drejte/vertete". Kisha Orthodhokse eshte e tille sot ne bote pasi ajo mbron, ruan e trashegon nga brezi ne brez besen e Krishtere, ashtu sic na e deshmoi Krishti, ashtu sic na e mesuan edhe Apostujt e Tij. Kisha per ne eshte e Shenjte, Katolike dhe Apostolike. E Shenjte pasi ajo eshte Trupi i Krishtit dhe streha e Frymes se Shenjte te Zotit. Katolike qe do te thote universale dhe e kudondodhur mes gjithe popujve e vendeve te kesaj bote. Apostolike pasi ajo u ngrit nga Apostujt e Krishtit, ashtu sic i mesoi Vete Krishti me gojen e Tij. Kete ne orthodhokset e njohim si Tradita Apostolike, e cila fillon qe nga koha e Krishtit e deri ne ditet e sotme.

    Dallimi tjeter i madh mes orthodhokseve dhe gjithe besimtareve te tjere te krishtere eshte se ne besojme se Kisha e Krishtit eshte NJE dhe kjo Kishe eshte Kisha Orthodhokse. Ka plot Kisha te tjera sot ne bote qe pretendojne te jene te tilla, por ato nuk jane Orthodhokse dhe e perbashketa e tyre eshte qe te gjitha jane shkeputur nga Trupi i Kishes Orthodhokse, pasi kane rene ne herezi e kane vene cenuar besen dhe Traditen orthodhokse te Kishes. Ka plot besimtare te tjere sot ne bote per te cilet Kisha nuk eshte me dicka konkrete apo e pranishme ne historine e njerezimit qe nga koha e Krishtit e deri me sot, por eshte nje krijese e imagjinates dhe mendjes se tyre.

    Kisha Orthodhokse eshte edhe Kisha me e vjeter e krishtere ne historine e njerezimit dhe me Traditen me te lashte e me te pasur te cilen na e sjell deri ne ditet tona.


    Une lexova Biblen dhe besoj ne Krisht.. a jam une besimtar i krishtere?


    Ka shume njerez sot ne bote qe pretendojne se jane besimtare te krishtere dhe jane bere te tille vetem duke lexuar Biblen. Bibla jashte Kishes Orthodhokse eshte vetem nje liber i thjeshte. Bibla brenda Kishes Orthodhokse eshte nje Shkrim i Shenjte. Shume njerez e kane shume te veshtire te kuptojne kete gje pasi ne kohen qe jetojme individualizmi dhe relativizmi jane pjese te jetes sone. Me poshte po ju shpjegoj se perse kjo perspektive nuk eshte aspak orthodhokse por heterodhokse.

    Bejini pyetjen e thjeshte vetes: Kush e ka per detyre te te deshmoje ty per besimin e krishtere? Dikush mund te thote: "Une vete e kam per detyre te lexoj e mesoj per kete besim". Dikush tjeter mund te thote: "E kane prinderit e mi". Dikush tjeter mund te thote: "E kane vete besimtaret e krishtere qe te me tregojne per besimin e tyre". Per ne besimtaret othodhokse, pergjegjesine e deshmise se Ungjillit, Lajmit te Mire, nuk e ka asnje nga ata me lart, por e ka Kisha Orthodhokse. Dhe kjo nuk eshte nje detyre qe Kisha ia caktoi vetes, kjo eshte nje detyre qe Krishti ia caktoi Kishes. Per te kuptuar se sa e rendesishme eshte kjo gje, sillni nder mend se si e filloi Krishti misionin e Tij mbi toke. Gjeja e pare qe Zoti yne Krisht beri ishte "thirrja e peshkatareve te Galilese..." qe ta ndiqnin nga pas e te beheshin dishepuj te Tij, duke deshmuar gjithe misionin e Tij mbi toke. Keta dishepuj qe deshmuan me syte e veshet e tyre gjithe veprat e fjalet e Krishtit mes popullit te Izraelit, jane ata qe me vone Krishti u dha si detyre te predikonin Ungjillin ne mbare boten, dhe kudo ku keta Apostuj shkuan e predikuan, ngriten ne kembe Kishen, Trupin e Krishtit.

    Dhurata me e cmuar e Zotit per njerezimin ishte sakrifikimi i Birit te Tij te Vetemlindur, Jisu Krishtit, ne kryq, per larjen e mekateve dhe shpetimin e gjithe njerezimit. Dhurata me e cmuar e Krishtit per njerezimin eshte Kisha e Tij, Kisha Orthodhokse. Krishti i ka caktuar Kishes detyra shume te rendesishme: a) ruajtjen e pacenuar te besimit b) predikimin dhe trashegimin e kesaj bese nga brezi ne brez c) ushqimin dhe ruajtjen e shpirtrave te ketyre besimtareve ne kete bote dhe ne ate boten qe vjen. Kur Krishti te vije perseri e kjo bote te transformohet, gjithcka qe na sheh syri sot do te ndryshoje e transformohet, dhe e vetmja gje qe do ti shpetoje ketij transformimi eshte Kisha Orthodhokse. Kisha per ne orthodhokset eshte si "Arka e Shpetimit" apo "Arka e Noes", na meson nje nga eterit e nderuar te Kishes, Shen Joan Gojarti.

    Kete detyre te caktuar nga Krishti, Kisha e permbush ne te njejten menyre si 2000 vjet me pare. Pasardhesit e atyre Apostujve te Krishtit ne Kishe jane sot peshkopet e Kishes. Peshkopet, se bashku me prifterinjte, dhiaket jane sherbetoret e Perendise, njerez qe Perendia ka thirrur per te sherbyer ne Kishen e Tij ashtu sic thirri peshkataret e Galilese. Detyra kryesore e peshkopeve eshte te ruajne besen orthodhokse nga herezite. Me e rendesishme se predikimi i Ungjillit ne mbare boten eshte ruajtja e pacenuar e ketij Ungjilli ashtu sic e trasheguam nga Krishti dhe Apostujt e Tij. Detyra e dyte po aq e rendesishme eshte se Kisha me anen e peshkopeve te saj eshte e vetmja qe ka autoritetin mbi interpretimin e Shkrimit te Shenjte. Kjo eshte arsyeja perse Shkrimin e Shenjte e gjejme gjithmone mbi altarin e cdo Kishe Orthodhokse, dhe ate gjate liturgjise e hap e lexon vetem Peshkopi, ose prifti i autorizuar nga peshkopi. Besimtaret e thjeshte orthodhokse te mbledhur ne Kishe degjojne Ungjillin qe lexon peshkopi, dhe cdo pyetje qe mund te kene mbi ate Ungjill, ia drejtojne peshkopit ose priftit. Nje dallim teper i madh ky me kohen ne te cilen jetojme ku shumica e heterodhokseve te krishtere zgjedhin qe te interpretojne me mendjen e tyre ate qe lexojne ne Ungjill.

    Nje tjeter aspekt i Shkrimit te Shenjte qe shume pak njerez e dine eshte se vete Shkrimi i Shenjte qe shume njerez sot mbajne ne duar e lexojne me endje, ka dale nga Kisha Orthodhokse. Kisha eshte ajo qe e ruajti kete Shkrim te Shenjte nga herezite e shumta, e trashegoi nga brezi ne brez deri ne ditet tona. Dhe jo vetem kaq, por ndryshe nga shume Shkrime te Shenjta te publikuara sot, Bibla Orthodhokse vjen e shoqeruar me gjithe komentet e interpretimet e shenjtoreve e eterve te Kishes ne shekuj. Kjo perseri e ndihmon besimtarin e thjeshte qe te mos bier ne herezi duke perdorur interpretimet personale te mendjes se tij, por te njohi deshmine universale te Kishes. Kjo deshmi universale eshte ndare me te gjithe popujt e botes, ne te gjithe brezat, deri ne ditet e sotme. Kjo perben edhe nje unitet te forte te besimit: ajo qe une besoj si orthodhoks sot, eshte ajo qe kane besuar gjithe orthodhokset e tjere qe nga koha e Krishtit.


    Cilat jane hapat qe une duhet te ndjek per t'u bere i krishtere orthodhoks?

    1. Hyr fizikisht ne Kishen Orthodhokse.

    Kjo do te cudisi shume njerez, por ndryshe nga besimet e tjera qe ndajne bibla dhe i ftojne njerezit "te besojne ate qe lexojne ne Bibel", qe te behesh i krishtere orthodhoks, hapi i pare eshte te hysh brenda nje Kishe Orthodhokse. Gjej nje Kishe Orthodhokse prane vendit ku banon, dhe nje te diele shko e hyr ne Kishe. Cdo te diele besimtaret orthodhokse shkojne ne Kishe te adhurojne Zotin duke mbajtur Liturgjine Hyjnore. Nuk ka rendesi se sa shume apo pak ti di per besimin e krishtere, nuk ka rendesi nese je besimtar i krishtere apo i nje besimi tjeter, nuk ka rendesi as nese je nje nga mekataret me te medhenj te kesaj bote. Dyert e Kishes Orthodhokse jane te hapura per te gjithe njerezit e kesaj bote pasi Zoti yne Krisht na tha me gojen e Tij: "Nuk kam ardhur t'iu predikoj njerezve te drejte, por te therras gjithe mekataret e kesaj bote ne pendim..." Hyrja juaj e pare ne Kishen Orthodhokse do t'iu lejoje ju qe te njiheni nga afer me menyren se si besimtaret orthodhokse adhurojne Zotin. Kjo do te beje qe ju te keni edhe shume pyetje per ato qe do te shikoni e degjoni, mbajini keto pyetje ne mendje pasi do te merrni pergjigje per to me vone.

    Hyrja fizikisht ne Kishen Orthodhokse eshte shume e rendesishme eshte pasi ju po hyni ne Shtepine e Zotit. Kisha nuk eshte Shtepia e Zotit ne kuptimin figurativ, por ne kuptimin e vertete. Sic ua zura ne goje me lart, Kisha eshte Trupi i Krishtit dhe streha e Frymes se Shenjte, eshte edhe shtepia e gjithe shenjtoreve te Kishes ne shekuj. Dhe cdo te diele, ne Kishe mblidhen te adhurojne Zotin, jo vetem njerezit e gjalle, por edhe te vdekurit qe jane te pranishem ne Kishe shpirterisht, edhe shenjtoret e Kishes ne shekuj, edhe engjejt e Zotit, edhe Vete Zoti yne Krisht. Te gjithe jane te pranishem ne menyre te mistershme, pavaresisht se ne nuk jemi ne gjendje ti shohim me syte tane. Dhe e njejta liturgji mbahet ne te gjitha kishat orthodhokse ne bote. Ky akt i juaji, hyrja fizikisht ne Kishen Orthodhokse, eshte me i rendesishem se cdo fjale apo akt tjeter qe ju mund te ndermerni.

    2. Kontakto priftin dhe shprehi deshiren per t'u bere i krishtere orthodhoks.

    Peshkopi apo prifti e ka per detyre qe t'iu mesoje e udhezoje ju mbi besimin orthodhoks. Familja, besimtaret e tjere orthodhokse, mund t'iu ndihmojne e udhezojne ju mbi besimin e krishtere orthodhoks, por kjo ne asnje menyre nuk duhet te zevendesoje udhezimet e priftit orthodhoks. Pasi i jepni te njohur priftit ne fund te liturgjise, ju i shprehni atij deshiren per te mesuar me shume mbi besen orthodhokse, dhe per t'u bere i krishtere orthodhoks. Shume pyetje qe ju mund te kishit gjate liturgjise, mund t'ia beni priftit e ai do t'iu japi pergjigje. Prifti do te gjeje kohe qe te ulet se bashku me ju e t'iu mesoje mbi besen e krishtere orthodhokse. Kini parasysh qe ne te shumten e rasteve, ky nuk eshte nje proces qe ndodh brenda dites apo muajit. Prifti do t'iu udhezoje ju mbi besimin per nje kohe te gjate e te caktuar. Pasi njihet personalisht me ju dhe eksperiencen tuaj shpirterore, ai mund t'iu japi libra te caktuar per te lexuar, dhe mund te ulet me ju per te diskutuar me ju librin apo dhene pergjigje pyetjeve qe ju mund te kini. Prifti mund t'iu kerkoje qe te hyni ne nje klase katekizmi qe ai vete apo dikush tjeter i autorizuar prej tij jep gjate javes. Katekizmi eshte studimi i besimit dhe qe nga ky moment, ju jeni nje katekumen, nje student i besimit te krishtere orthodhoks.

    Eshte e rendesishme te kuptoni qe ashtu si prifti e ka per detyre t'iu mesoje ju per besimin e krishtere orthodhoks, ai nga ana tjeter ka edhe pergjegjesine qe te vendosi kur ju jeni gati per t'u bere i krishtere orthodhoks. Qellimi i kesaj periudhe kur ju jeni katekumen nuk ka per qellim vetem qe ju te mesoni per besimin, por edhe te perjetoni adhurimin e krishtere orthodhoks.

    3. Krijo njohje e miqesi me besimtare orthodhokse

    Nese ti ke deshire te mesosh mbi besimin orthodhoks dhe te behesh nje dite besimtar orthodhoks vete, eshte e rendesishme te mesosh nga goja e vete besimtareve orthodhokse se cdo te thote te jesh nje besimtar i tille. Nga bisedat e njohjet qe do te besh ne Kishe, do krijosh nje njohje me ate qe une e quaj "perspektive orthodhokse" mbi jeten. Per shume besimtare te rinj ne Kishen Orthodhokse, perjetimi i Orthodhoksise nuk eshte vetem perjetimi liturgjik e kishtar, nuk eshte vetem mesimi mbi besimin, por edhe tradita e ngrohtesia e komunitetit orthodhoks perbere nga besimtare te thjeshte. Qellimi i ketyre kontakteve e miqesive nuk eshte vetem mesimi mbi besimin apo pergjigje per pyetjet qe mund te kesh, por edhe njohja nga afer se si keta besimtare e jetojne besimin e tyre. Eshte ashtu e rendesishme te degjosh nga goja e besimtareve se si ata zbuluan Orthodhoksine dhe perse besimi orthodhoks eshte i rendesishem ne jeten e tyre.

    4. Perzgjedhja e nje nuni e nune

    Cdo besimtar orthodhoks qe pagezohet ne Kishen Orthodhokse, duhet te kete nje nun e nune. Nuni e nuna jane prinderit e rinj te njeriut te rilindur ne Krisht. Detyra e nunit e nunes eshte te sherbejne si prinder shpirterore per besimtarin e ri gjate gjithe jetes se tij. Sa here qe keni probleme ne jeten tuaj, sa here qe keni gezime, nuni e nuna do te jene gjithmone ne krahun tuaj. Eshte nje nder e pergjegjesi e vecante kur dikush te kerkon te behesh nun ose nune ne Kishen Orthodhokse. Eshte nder pasi eshte nje detyre qe ta cakton Krishti e Kisha e Shenjte, duke te pare te denje per tu kujdesur per shpirtin e besimtarit te ri. Eshte pergjegjesi, pasi qe nga ai moment, besimtari eshte femija yt shpirteror. Duhet te kujdesesh per ate ne te njejten menyre se si kujdesesh per femijen tend.

    Vendimin per zgjedhjen e nunit e nunes nuk eshte nje vendim qe e merrni vete por se bashku me priftin. Njeriu qe perzgjidhni duhet te jete nje besimtar apo besimtare e krishtere orthodhokse qe praktikon besimin e saj dhe eshte pjese e pandare e komunitetit orthodhoks. Ky do te jete njeriu qe do ta kini si keshilltar shpirteror per cdo problem ne jeten tuaj. Lutjet e tij/saj per ju do t'iu shoqerojne gjithe jeten. Duke qene ati juaj shpirteror, nuni ose nuna mund te degjojne edhe rrefimin tuaj. Keta jane njerezit te cileve ju do t'iu hapni zemren tuaj.

    5. Rrefimi para pagezimit

    Pasi jeni bere frekuentues i rregullt i Kishes, pasi te keni mesuar shume mbi besimin nga kontaktet me priftin dhe librat qe ai ju ka rekomanduar te lexoni, pasi te kini krijuar edhe miqesi me besimtaret e ketij komuniteti, pasi te kini perzgjedhur edhe nunin ose nunen, prifti vendos qe te caktoje nje dite pagezimi. Nuk jeni ju qe zgjidhni diten kur pagezoheni, por prifti. Ai mund te rekomandoje nje dite te caktuar qe mund te jete feste orthodhokse, ose dite shenjtori.

    Ne kete moment, eshte momenti i pershtatshem qe ju te hapni plotesisht zemren tuaj karshi Krishtit e priftit. Ne orthodhokset e bejme kete gje nepermjet rrefimit ne Kishe tek prifti. Nese ne zemren e shpirtin tuaj kini nje barre te madhe mekatesh qe keni bere e per te cilat jeni penduar, ky eshte momenti qe ti ndani keto me Krishtin nepermjet priftit. Eshte e rendesishme qe t'i tregoni priftit ne konfidence keto mekate, por eshte akoma me e rendesishme qe te deshmoni hapur qe jeni penduar per ato qe keni bere. Asnje veper e jona mbi toke nuk eshte sekret per Perendine, por nje zemer e penduar eshte menyra e vetme per t'iu afruar Zotit e besimit.

    Pasi te pagezoheni e te beheni i krishtere orthodhoks, do te keni mundesi qe te merrni pjese ne misterin e rrefimit. Arsyeja perse eshte e rendesishme ta beni kete rrefim tek prifti para pagezimit, eshte qe te varrosni njeriun e vjeter qe do te vdesi me pagezimin tuaj ne ujrat e Jordanit, dhe te vishni rroben e bare te njeriut te ri shpirteror te lindur me Krisht.

    6. Perzgjedhja e nje emri pagezimi

    Para se te pagezoheni, krahas nunit dhe nunes, duhet te zgjidhni edhe nje emer te ri pagezimi. Sipas tradites orthodhokse, emri i ri duhet te jete nje emer shenjtori i Kishes. Ky do te jete emri me te cilen do t'iu njohi Kisha, ku do te jete emri qe do t'iu njohi Ati juaj ne qiell. Ky emer do te shkruhet ne Librin e Jetes se ameshuar, dhe ky do te jete emrin per te cilin Kisha do te lutet per ju ne perjetesi.

    Perzgjedhja e emrit eshte dicka qe nuk e zgjedh vete, por e zgjedhin prifti ose nuni e nuna. Emri i shenjtorit te zgjedhur mund te kete lidhje me shenjtoret qe festohen muajin qe ju do te pagezoheni; mund te kete lidhje me talentet e profesionin tuaj qe mund te jete i ngjashem me ate te nje shenjtori; mund te kete lidhje me natyren e karakterin tuaj i cili mund te jete i ngjashem me ate te nje shenjtori; mund te kete lidhje me historine e jetes suaj, e cila mund te jete e ngjashme me jeten e nje shenjtori. Pasi emri te perzgjidhet, eshte e rendesishme per ju qe te mesoni sa me shume te mundni mbi jeten e shenjtorit emrin e te cilit ju do te mbani. Gjithashtu eshte e rendesishme te mesoni edhe diten e kalendarit orthodhoks qe Kisha Orthodhose e nderon e perkujton kete shenjtor. I beni te gjitha keto ne menyre qe edhe ju te beni nje jete te shenjte, te denje per emrin e shenjtorit qe mbani. Ne menyre qe edhe ju te merrni dhuraten e Hirshme te Perendise, jeten e ameshuar sic e mori shenjtori juaj.

    7. Dita e Pagezimit - Hyrja juaj shpirterore ne Kishen Orthodhokse

    Pagezimi eshte nje mister i shenjte ne Kishen Orthodhokse, dhe si i tille, duhet ti afroheni me frike e besim Perendie. Kjo do te jete dita kur ju nuk do te jeni vetem fizikisht ne Kishe, por edhe shpirterisht i lidhur me Te. Kjo eshte dita qe njeriu i lindur ne bote vdes, dhe njeriu i ri rilind e vesh Krishtin ne Kishen e Tij. Kjo eshte edhe arsyeja perse ju keni prinder te rinj tek nuni e nuna dhe pse merrni nje emer te ri shenjtori. Prifti do t'iu udhezoje per cdo gje dhe sherbesa e pagezimit eshte e njejta ne gjithe Kishen Orthodhokse. Ajo fillon me denoncimin tuaj te se keqes tek dera e Kishes, e perfundon me zhytjen tuaj tre here ne nje kazan me uje, ashtu sic beri Krishti ne Lumin Jordan. Qe nga ky moment, ju jeni pjese e Trupit te Krishtit dhe shpirti juaj eshte i lidhur ne perjetesi me Kishen e Tij. Ju jeni tashme nje besimtar orthodhoks.

    8. Mirosja - Vula e Frymes se Shenjte

    Mirosja eshte nje tjeter mister i shenjte ne Kishen Orthodhokse, qe behet zakonisht ne te njejten kohe me Pagezimin. Mirosja eshte lyerja me vaj te shenjte e trupit e shqisave tuaja. Kjo eshte Vula e Frymes se Shenjte mbi shpirtin tuaj. Nese do ta pershkruanim kete mister ne kontekstin e botes ne te cilen jetojme, kjo eshte "pashaporta" e shpirtit tuaj per ne Parajse. Kjo eshte shenja qe shpirti juaj nuk i perket princit te vdekjes, por i perket Zotit tone Krisht. Qe nga ky moment, me permbushjen e dy misterave, te pagezimit dhe mirosjes, ju tashme jeni ne kungim te plote me Kishen Orthodhokse.

    9. Kungimi juaj i pare - Shijimi i Gjakut dhe Trupit te Krishtit

    Ashtu si Pagezimi dhe Mirosja, edhe Kungimi i Shenjte eshte nje dhurate e mistershme e Kishes Orthodhokse. Eshte ne fakt dhurata me e shenjte e me e mistershme qe Kisha Orthodhokse u ofron besimtareve te vete. Eshte ushqimi juaj shpirteror si besimtar. Eshte arsyeja perse gjithe ata besimtare mblidhen cdo te diele ne Kishe per te marre pjese ne Liturgjine Hyjnore. Ashtu si trupi i njeriut vdes pa buke e pa uje, ashtu edhe shpirti i nje besimtari te krishtere orthodhoks vdes pa Gjakun dhe Trupin e Krishtit.

    Kur ti afroheni Kupes se Shenjte te Kungimit, duhet t'i luteni Perendise qe t'iu misheroje e t'iu beje te denje te shijoni Gjakun e Trupin e Krishtit per sherrimin e shpirtit tuaj nga mekati, e jo per ndeshkim. Kjo eshte nje Dhurate e Shenjte e Perendise per ne besimtaret mekatare per rritjen tone shpirterore ne Krisht. Kjo nuk eshte dicka qe ne e fitojme me sjelljen apo punerat tona. Gjeja tjeter qe ju nevojitet kur t'i afroheni Kupes se Shenjte e kungoni, eshte besimi. Vetem me besim ne mund ti afrohemi mistereve te Perendise qe e kthen veren dhe meshen ne Trupin e Gjakun e Krishtit.

    10. Jeta e re me Krishtin

    Krishti per ne te krishteret orthodhokse eshte Zoti yne, dhe Kisha Orthodhokse eshte Nena jone. Pa Krishtin dhe Kishen, nuk ka besim, nuk ka jete shpirterore, nuk ka shpetim. Kushdo qe ju meson ndryshe, eshte nje heretik qe mundohet t'iu largoje nga rruga e drejte. Hyrja ne kungim me Kishen Orthodhokse dhe kthimi ne nje besimtar orthodhoks, nuk eshte fundi por fillimi i peligrinazhit tuaj shpirteror. Ky peligrinazh merr fund kur marrim frymen e fundit mbi kete bote. Nje jete me besim per ne orthodhokset eshte nje maratone e gjate dhe jo nje sprint. Dhe per aq kohe sa ju rriteni ne besim, per aq kohe sa ushqeni shpirtin tuaj me dhuratat e shenjta te Kishes, jeni ne rrugen e duhur, jeni ne rrugen e drejte qe Krishti hapi per ne.

    Paci gjithe jeten tuaj lutjet e Kishes Orthodhokse e bekimin e Perendise!

    Ilirjan Papa
    26 janar 2014

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Si te behem besimtar i krishtere orthodhoks?

    Para disa vitesh, nje prift me tregoi nje histori qe i kish ndodhur me nje shqiptar ne Amerike te cilen po e ndaj me ju ketu, pasi eshte shume informative. Kjo eshte pak a shume biseda e tyre ne telefon.

    - Alo!
    - Alo!
    - A mund te flas me priftin e Kishes?
    - Prifti jam, At X. Ju kush jeni?
    - Jam Filani, jetoj me familjen time ketu ne filan qytet.
    - Gezohem. Si mund t'iu ndihmoj?
    - Dua te pagezoj vajzen ne Kishe.
    - Si e ka emrin vajza?
    - Mirela.
    - Sa vjec e ke vajzen?
    - 8 vjec.
    - A keni ardhur ju apo vajza ndonjehere ne Kishen tone te dielave?
    - Jo.
    - A jeni vete ju prinderit e vajzes orthodhokse?
    - Po.
    - A jeni pagezuar ne Kishen Orthodhokse?
    - Jo, nuk jemi pagezuar, por jemi nga familje orthodhokse.
    - Mund te vini kete te djele ne Kishe, qe te kem mundesi te takohemi e te flasim ne person?
    - Jo, nuk mundem se punoj.
    - Mund ta leme nje dite tjeter jave qe te vini?
    - Perse eshte e nevojshme ardhja ne Kishe, une thjeshte dua te bej pagezimin e vajzes?!
    - Nuk mundem te pagezoj dot nje njeri qe nuk ka ardhur ndonjehere ne Kishe e as nuk e kam takuar apo mesuar mbi besimin orthodhoks me pare.
    - Po pse c'te keqe ka?
    - Ne Kishen Orthodhokse ne pagezojme vetem ata njerez qe vijne ne Kishe, bejne katekizem qe te mesojne mbi besimin, e pastaj mund te pergatitemi per pagezimin.
    - Ore, me fal por mua me luteshin ne Shqiperi qe te pagezohesha e une u thosha jo pasi desha te pagezohesha ne Kishen Orthodhokse.
    - Kisha Orthodhokse nuk eshte si ato grupet e tjera, ka rregulla e tradite qe ne i ndjekim e respektojme. Dhe une si prift e kam te ndaluar nga peshkopi e Zoti qe te pagezoj nje person vetem sa per adet.
    - Kjo nuk eshte e drejte, une dua te pagezoj vajzen.
    - Me fal qe te pyes, por ti vete nuk je i pagezuar, ne Kishe nuk vjen fare, nuk e kuptoj perse kerkon me insistim te pagezosh vajzen?
    - Eshte mire qe te jete e pagezuar.
    - Te me falesh por sic ta shpjegova, rruga e vetme eshte ajo qe te shpjegova me lart.
    - Mire, harroje fare kerkesen... (mbyll telefonin)

    Telefonata u mbyll me nje shokim te madh nga te dyja palet. Emigranti shqiptar u shokua se "cfare prift eshte ai qe nuk me pagezon vajzen ne Kishe", kurse prifti i shokuar e ndante shokimin e tij me mua me fjalet: "Nuk e kuptoj se si nje njeri qe nuk vjen ne Kishe, nuk eshte pagezuar ne Kishen Orthodhokse, pretendon se eshte orthodhoks dhe kerkon te pagezoje vajzen e tij ne Kishe vetem sa per te kaluar rradhen. A e di ky qe pagezimi nuk eshte nje adet por nje mister i madh i Kishes?!"

    E solla ngjarjen e mesiperme, per te kompletuar artikullin e mesiperm. Nese ne artikullin e mesiperm ndava me ju disa udhezime se cfare rruge duhet te ndiqni per tu bere besimtar orthodhoks, ne kete episod besoj se e kuptoni se cfare NUK duhet te beni per tu bere orthodhoks.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 04-02-2015 mė 15:16

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •