Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 23
  1. #1
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360

    Shtetasi i Kosovës dëbohet nga Zvicra pas 26 vitesh qëndrimi

    Shtetasi i Kosovës dëbohet nga Zvicra pas 26 vitesh qëndrimi
    Bota Sot | 23.01.2014 18:36

    Ka qëndruar 26 vjet në Zvicër dhe tash duhet ta braktisë vendin ku ka kaluar më shumë se gjysmën e jetës së tij. Kjo i ka ndodhur një shtetasi nga Kosova, sot 47 vjeç me qëndrim në regjionin Zürcher Oberland. Vendimin për dëbim të tij e ka vërtetuar edhe Gjykata Federale, si shkalla më e lartë e gjyqësisë në vend, pasi që më parë gjykata e qarkut në Uster i kishte shqiptuar po këtë dënim, të cilin ai e kishte atakuar.
    Si bazë për dëbim, gjykata ka numëruar një sërë veprash penale që ka kryer kosovari. Ai po ashtu kishte pasur borxhe të shumta dhe kishte marrë rreth 240 mijë franga në emër të ndihmave sociale nga shteti.
    Në vitin 1988 kosovari kishte ardhur në Zvicër si azilkërkues. Pasi që martohet me një shtetase italiane që kishte lejen e qëndrimit të përhershëm (C) ai merr vizën B dhe i pushon procedura e azilit. Kurora në mes tyre kishte qëndruar tri vite, kohë kjo gjatë së cilës çifti kishte lindur dy fëmijë, sot të moshës madhore.
    Me prishjen e kurorës, kosovari sërish e humb lejen e qëndrimit, por megjithatë nuk detyrohet të lëshojë Zvicrën pasi që në vitin 1995 kurorëzohet sërish me italianen. Kurora në mes tyre prishet sërish në vitin 1999. Ndërsa në vitin 2007 ai merr leje qëndrimi të vlefshme të BE/EFTA-s, (në bazë të shtetësisë italiane të ish bashkëshortes) të cilës i del afati në fund të vitit 2012.
    Pasi që ai edhe zyrtarisht , në vitin 2009 qe shkurorëzuar me ish gruan etij, Zyra për Migracion e kantonit të Cyrihut kishte shqyrtuar të drejtën e tij të qëndrimit në Zvicër. Përkundër zyrës së përmendur, e cila kishte dashur t`i jepte edhe një shans, zyra e njëjtë por në nivel federal kishte refuzuar t`ia vazhdonte atij lejen e qëndrimit. Këtë vendim, pas ankesës së tij, e kishte vërtetuar njëherë Gjykata Administrative Federale dhe tash së fundi edhe instanca më e lartë, Gjykata Federale, në Lozanë, siç mund të lexohet në një vendim të saj të publikuar në internet.
    Sipas vendimit të gjykatës së përmendur, vendim që ishte marrë më 10 dhjetor 2013, 47 vjeçari kishte rënë në kundërshtim me ligjin në forma dhe raste të ndryshme. Kërcënim i shumëfishtë, kërcënim me vrasje, shkaktim dëmi material, shkelje e rëndë e rregullave në komunkacion, vozitje në gjendje të dehur, armëmbajtje pa leje, janë disa nga veprat penale për të cilat ai është dënuar në kohë të ndryshme, transmeton albinfo.
    Por një shkas tjetër me rëndësi që ka sjellë te dëbimi i kosovarit ka qenë fakti se ai ka marrë për një kohë të gjatë ndihma sociale nga shteti. Nga 1 qershori 2006 deri më 1 mars 2013 ai ka përfituar 240 mijë franga nga enti social. Për më tepër, shuma e borxheve që ai i ka pasur shtetit, gjegjësisht Entit të Përmbarimit, ka qenë 72000 përkatësisht 43000 franga.
    Integrimi i dobët i tij në shoqërinë zvicerane dhe në tregun e këtushëm të punës, ka qenë faktori i radhës që ka peshuar në vendimin për dëbim të kosovarit. Që nga fillimi ai kishte pasur problem në rrethin e punës; kishte sulmuar fizikisht kolegët e punës ose punëdhënësit, kishte bërë mungesa të shumta në punë etj.
    Të gjitha këto, të marra së bashku, janë, sipas Gjykatës Federale, arsye të mjaftueshme që, përkundër kohës së gjatë të qëndrimit në Zvicër, atij t`i merret leja e qëndrimit dhe të dëbohet në vendin e prejardhjes, në Kosovë

    http://www.botasot.info/diaspora/267...tesh-qendrimi/

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Shtetasi i Kosovës dëbohet nga Zvicra pas 26 vitesh qëndrimi

    Citim Postuar më parë nga prishtina75 Lexo Postimin
    .... Kërcënim i shumëfishtë, kërcënim me vrasje, shkaktim dëmi material, shkelje e rëndë e rregullave në komunkacion, vozitje në gjendje të dehur, armëmbajtje pa leje, janë disa nga veprat penale për të cilat ai është dënuar në kohë të ndryshme...
    Sa te poshter keta zviceranet, gjynah qe po e debojne te shkretin, qenka qytetar shembullor dhe na perfaqeson denjesisht.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SKIFTERI&12.05
    Anëtarësuar
    04-11-2007
    Postime
    423

    Për: Shtetasi i Kosovës dëbohet nga Zvicra pas 26 vitesh qëndrimi

    qeshtu esht kur nuk ke shtete.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Shtetasi i Kosovës dëbohet nga Zvicra pas 26 vitesh qëndrimi

    Shume e paskan mbajtur dhe aq.
    Boooohh!
    Feelings change - memories don't.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e çudirave
    Postime
    3,776

    Për: Shtetasi i Kosovës dëbohet nga Zvicra pas 26 vitesh qëndrimi

    Te mos e pranoje as Kosova. Ka boll te tille .

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-07-2011
    Postime
    239

    Për: Shtetasi i Kosovës dëbohet nga Zvicra pas 26 vitesh qëndrimi

    Zvicra shtet racist qe debon njerez kaq te vlefshem per shoqerine me te cilet shqiptaret ndihemi krenare...

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar TilVolioR për postimin:

    Marya (28-01-2014)

  8. #7

    Për: Shtetasi i Kosovës dëbohet nga Zvicra pas 26 vitesh qëndrimi

    Citim Postuar më parë nga prishtina75 Lexo Postimin

    Si bazë për dëbim, gjykata ka numëruar një sërë veprash penale që ka kryer kosovari. Ai po ashtu kishte pasur borxhe të shumta dhe kishte marrë rreth 240 mijë franga në emër të ndihmave sociale nga shteti.
    Shume dhe e paskan mbajtur 26 vjet. Spaska lene gje pa bere, ka jetuar ne kurriz te shtetit, ngrene e pire qyl, bere poshtersira dhe dashka qe ta mbakan akoma. Plehra

  9. #8
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Për: Shtetasi i Kosovës dëbohet nga Zvicra pas 26 vitesh qëndrimi

    nuk eshte mire kete qe ka bere Shwicra po nejse, po i falim kesaj radhe. Vetem ndodhi me kete tempo ta vazhdoj, kane per ti falimentuar gjykatat e prokurorite do mbesin pa pune te shkretet.
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  10. #9
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Shtetasi i Kosovës dëbohet nga Zvicra pas 26 vitesh qëndrimi

    Pirate ruju edhe ti se hiq nuk i dihet, e keqja eshte se ti si ke lan vend vetit kerkund ne Kosove bile hiq se hiq ruju po t'zajn kta te PDK-se

  11. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Shtetasi i Kosovës dëbohet nga Zvicra pas 26 vitesh qëndrimi

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Shume dhe e paskan mbajtur 26 vjet. Spaska lene gje pa bere, ka jetuar ne kurriz te shtetit, ngrene e pire qyl, bere poshtersira dhe dashka qe ta mbakan akoma. Plehra
    Ai nuk i ka vjedhe keto ndihma, ia ka dhene shteti per te mbijetuar. ndihma sociale nuk quhet krim, as shkelje ligji.
    Me sa kuptoj un zvicra nuk qenka shtet juridik, atje ligjet i bekan njerzit sipas vendimit te tyre. Po pashaporten zvicerane pse nuk ia kane dhene ketij kosovarit? Sa vjet duhet te jetosh ne nje shtet te maresh pashaporten? 100 vjet!!!

  12. #11

    Për: Shtetasi i Kosovës dëbohet nga Zvicra pas 26 vitesh qëndrimi

    Shteti te jep ndihme per nje fare periudhe qe ti si individ te rimekembesh por jo te jetosh ne kurriz te shtetit (qe jane ne fakt parate e taksapaguesve_) me vite te tera. Ky quhet parazitisem dhe abuzim. 240 mije franga jane rreth 200 mije $. Eshte vjedhje e paster.

  13. #12
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498

    Për: Shtetasi i Kosovës dëbohet nga Zvicra pas 26 vitesh qëndrimi

    Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur per evropianet....

  14. #13
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Për: Shtetasi i Kosovës dëbohet nga Zvicra pas 26 vitesh qëndrimi

    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    Pirate ruju edhe ti se hiq nuk i dihet, e keqja eshte se ti si ke lan vend vetit kerkund ne Kosove bile hiq se hiq ruju po t'zajn kta te PDK-se
    Hahahahaaa, per ate i kam shtyer aktivitetet per me vone, te pakten pa u fut edhe Kosova ne EU, e atehere kur ti debojne keta te gjithe, mblidhen edhe para me shume. E edhe nese me debojne vie me pashoshe te Kosoves, thiken e fshehur ne xhep te Shushkavacit edhe aty para vitit te ri o krishtlindjeve... nje vizite turistike edhe bizhuterise se pare, nxjerr ketu te gjitha stolite prej dukati, sa nuk ta ngula thiken ne shpine dhe po e vari shushkavacin ketu edhe çfaaap ballonjes e te shtepija... Po çfare PDK-ja nuk i ngucin kriminellat, sepse jane shoke
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  15. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e çudirave
    Postime
    3,776

    Për: Shtetasi i Kosovës dëbohet nga Zvicra pas 26 vitesh qëndrimi

    Prit kur te kyqet ne politike sa te kthehet ne atdhe. I plotesoka te gjitha kushtet. Zotron edhe nje gjuhe te huaj

  16. Anetarët më poshtë kanë falenderuar anita340 për postimin:

    Marya (28-01-2014)

  17. #15
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Shtetasi i Kosovës dëbohet nga Zvicra pas 26 vitesh qëndrimi

    Citim Postuar më parë nga anita340 Lexo Postimin
    Prit kur te kyqet ne politike sa te kthehet ne atdhe. I plotesoka te gjitha kushtet. Zotron edhe nje gjuhe te huaj
    Drejtim qkrim po drejt folje po haha pllus i gjuhe te huj veq edhe i kshilltare si lutafetes i duhet hahah.

  18. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e çudirave
    Postime
    3,776

    Për: Shtetasi i Kosovës dëbohet nga Zvicra pas 26 vitesh qëndrimi

    Jo kaq nalt jo Lexues. I duhet pak pervoje. Une them do te filloje si kandidat per deputet ne zgjedhjer e ardhme parlamentare. Dhe b ehu serioz kur flet per kandidatet potenciale
    per deputete te ardhshem.



    Ps. Be ks je ti kshtu? Une mendoja se ke ike nSiri kah.

  19. Anetarët më poshtë kanë falenderuar anita340 për postimin:

    TilVolioR (29-01-2014)

  20. #17
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Për: Shtetasi i Kosovës dëbohet nga Zvicra pas 26 vitesh qëndrimi

    hahahah prej privojes po shkruani ju keshtu... e keni rast exemplare dajen Azem Sylen... pse a qishtu i zgjidhni ju deputetet a ? hahahah plus edhe kryeministrin e keni me pervoje te Shocialles me gjithe ate shefin e shefit te shefave te prontave
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  21. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e çudirave
    Postime
    3,776

    Për: Shtetasi i Kosovës dëbohet nga Zvicra pas 26 vitesh qëndrimi

    Pirat smuj me u deklaru pa e dite origjinen e tij. Harrova ne permend kushtin kryesor une, duhet me qene i Drenices ai.



    Ps. Lexues prit kur te nxjerrin drenicak forumi ate......
    Ndryshuar për herë të fundit nga anita340 : 28-01-2014 më 12:53

  22. #19
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Për: Shtetasi i Kosovës dëbohet nga Zvicra pas 26 vitesh qëndrimi

    cilen origjine ??? nese aludon ne ate thenjen krejte Kosova eshte Drenice edhe krejte Kosova UçiKa atehere paskan mbetur pa u plotesuar kushtet
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  23. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e çudirave
    Postime
    3,776

    Për: Shtetasi i Kosovës dëbohet nga Zvicra pas 26 vitesh qëndrimi

    U kry lufta tash. Vec deri kane ece shkijte krejt Kosova ishre Drenice. Pe din qysh ti. Tash krejt cka jane tkqi jane Drenice. Qysh ka thane ai qe e ka kalu drinin ... prape pe din ti qa po du me thane

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •