Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1

    PS ne aleance me FRD e Bamir Topit?

    Skema e bashkėpunimit PS-FRD, aleancė nė zgjedhjet lokale tė 2015



    26 Janar 2014 | : Kryesoret,Politikė | Autor: Fatjona Mejdini

    Mazhoranca

    Zbardhet takimi i disa ditėve mė parė mes Ramės dhe Topit. Milo: Edhe ne nė negociata

    Fatjona Mejdini

    topi-ramaZbardhet skema e bashkėpunimit politik ndėrmjet Partisė Socialiste dhe Frymės sė Re Demokrate. Darka publike e Kryeministrit tė vendit, Edi Rama, me kryetarin e FRD-sė, Bamir Topi, nė njė nga restorantet mė tė frekuentuara tė kryeqytetit, duket se ishte dhe zyrtarizimi i nisjes sė bashkėpunimit mes dy partive. Sipas burimeve tė gazetės “Shqip”, PS-ja dhe FRD-ja kanė rėnė dakord parimisht pėr tė bashkėpunuar nė zgjedhjet e ardhshme lokale tė vitit 2015. Kjo mėsohet se ka qenė kompromisi i parė i arritur ndėrmjet Kryeministrit aktual, socialistit Edi Rama, dhe ish-presidentit Bamir Topi. Nė fakt kjo nuk do tė ishte hera e parė e njė bashkėpunimi tė tillė. Nė zgjedhjet e pjesshme lokale nė Korēė, tė mbajtura nė fillim tė nėntorit tė vitit tė shkuar, FRD-ja mbėshteti kandidatin e PS-sė, Sotiraq Filo, pasi nuk mundi tė dilte dot me njė kandidat tė sajin. Kjo eksperiencė pozitive duket se kėrkohet tė pėrsėritet nga palėt, nisur edhe nga mbėshtetja e madhe qė gėzon ish-presidenti Topi nė Bashkinė e Tiranės. Skema tjetėr e bashkėpunimit mes dy partive, ėshtė edhe ajo e caktimit nė pozicione drejtuese nė ekzekutivin shqiptar. Anėtarė dhe mbėshtetės tė FRD-sė, pritet tė jenė pjesė e administratės shtetėrore. Gjithashtu mėsohet se vetė Topi nuk do tė marrė asnjė post shtetėror, por ka preferuar tė drejtojė partinė e tij, FRD-nė. Disa ditė mė parė, Kryeministri dhe ish-presidenti darkuan nė njė nga lokalet luksoze nė qendėr tė Tiranės. Dy drejtuesit kryesorė tė qeverisė, Rama dhe Peleshi, pėrfaqėsuesit e FRD-sė, Topi, Shehu dhe Gumeni, darkuan sė bashku pėr rreth tre orė, duke vėnė piketat e bashkėpunimit mes dy partive. Nė pėrfundim tė kėsaj darke, Topi nuk ngurroi tė theksonte se FRD-ja do tė jepte kontribut nė kuadėr tė disa reformave tė ēelura nga qeveria. “Besoj se nė politikė, kur bėhet fjalė pėr ēėshtje tė rėndėsishme qė nuk u takojnė interesave personale, por atyre tė Shqipėrisė, sidomos pėr ēėshtje tė rėndėsishme, ndryshime kushtetuese, pėr reformė administrative territoriale dhe qė i takojnė shtetit dhe mbėshtesin filozofinė politike, pse jo, mund tė bashkėpunojmė shumė mirė”, theksoi ai.

    Milo dhe aleatėt

    Partia Socialiste, e cila ėshtė partia kryesore brenda mazhorancės qeverisėse, ka ēelur negociatat me pjesėn e mbetur tė aleatėve pėr tė ndarė pushtetin e fituar nė 23 qershorin e vitit tė shkuar. Pas katėr muajsh nga marrja e pushtetit ekzekutiv, PS-ja ka nisur negociatat me aleatin e saj, Paskal Milo, pėr ndarjen e pushtetit sipas marrėveshjes parazgjedhore. Burimet bėjnė tė ditur se kėrkesat e Milos kanė qenė tė pėrqendruara nė pėrfaqėsim me poste nė ekzekutiv, tė cilat kanė drejtori rajonale, kryesisht nė Qarkun e Vlorės, zonė nė tė cilėn PDS-ja ka pėrfituar dhe numrin mė tė madh tė votave. Milo e pranoi nisjen e kėtyre negociatave gjatė njė takimi qė zhvilloi dje me Komitetin Drejtues tė kėsaj partie. “Ka ardhur koha qė PDS-ja tė marrė vendin qė i takon nė qeverisje, nė pėrputhje me kontributin qė ka dhėnė nė fitoren e pėrbashkėt dhe nė respekt tė marrėveshjes parazgjedhore tė arritur mes partive tė koalicionit. Ka filluar procesi i negocimit me PS-nė, pėr pėrfaqėsimin e PDS-sė nė qeverisjen e vendit. Ai nuk mund tė kryhet as pėr njė javė dhe as pėr njė muaj. Por ju siguroj qė kemi bėrė dhe do tė bėjmė gjithēka qė varet prej nesh pėr tė pėrfaqėsuar denjėsisht interesat dhe kontributet tuaja nė kėto negociata”, theksoi Milo. Ndėrkaq, nė ditėt nė vijim pritet qė PS-ja tė zhvillojė negociata dhe me aleatin e saj, Skėnder Gjinushi.

    shqip

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-02-2013
    Postime
    111

    Pėr: PS po krijon nje dublant te LSI. kete here Topi ne vend te Metes!

    sahanlepiresit

  3. #3

    Pėr: PS po krijon nje dublant te LSI. kete here Topi ne vend te Metes!

    Topi: FRD mbėshtet reformėn administrative-territoriale

    Publikuar mė 26.01.2014 | 15:50

    Kryetari i FRD-sė, Bamir Topi zhvilloi sot njė takim me drejtuesit e kėsaj partie nė qarkun e Shkodrės. Gjatė fjalės sė tij Topi u shpreh se Shqipėria ka nevojė pėr njė shtet tė konsoliduar.

    Ai theksoi se mbėshtet iniciativėn pėr reformėn kushtetuese dhe atė administrative-territoriale. Sipas Topit reforma nė drejtėsi mbetet prioritare dhe urgjente.

    shekulli

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •