Dy libra nga shkrimtari Mexhid Yvejsi

Kohė mė parė, saktėsisht nė pėrmbyllje tė vitit 2013 si dhe nė fillim tė vitit 2014 dolėn nė dritė dy libra tė ri tė poetit, shkrimtarit, publicistit, hulumtuesit, pėrkthyesit dhe studiuesit Mexhid Yvejsit nga Gjakova.
Shkrimtari Mexhid Yvejsi me krijimtari filloi tė merret qysh nė moshėn rinore dhe vazhdon akoma, madje edhe mė me vrull tani nė moshėn e pjekur apo nė fillimin e pleqėrisė sė tij. Krijimtaria e tij pėrfshin njė periudhė 50 vjeēare, apo plot gjysmė shekulli, gjatė sė cilės ka shkruar mbi 1500 punime tė ndryshme tė llojeve tė ndryshme. Shkruan poezi, prozė, tregime, shkrime publicistike, hulumtime, studime, monografi, punime shkencore, studime fetare...
Lirisht mund tė thuhet se shkrimet e tij janė publikuar nė tė gjitha trojet shqiptare si dhe nė diasporėn shqiptare. Pėrveē krijimtarisė letrare merret edhe me pėrkthime, ashtu qė nga gjuha angleze ka pėrkthyer poezi, libra, shkrime, publicistikė etj. Gjer tani ka shkruar 25 libra tė profileve tė ndryshme letrare, nga tė cilat i ka botuar gjer tani 15 libra, e disa prej tyre janė ribotuar edhe pėr herė tė dytė dhe tė tretė. Prej shkrimeve dhe poezive tė shumta disa i janė pėrkthyer nė gjuhė tė ndryshme sikurse nė gjuhėn angleze, boshnjake, turke, arabe dhe perse.
Shkurt e shqip, plot gjysmė shekulli me laps nė dorė ishte fillimi, pastaj me makinė me shkrimi, e tani me llaptop nė dorė, Mexhid Yvejsi vetėm shkruan, shkruan e shkruan ditė e natė, sado pak pėr tė udhėzuar, pėr tė frymėzuar popullin e vet shqiptar, nga gjiri i tė cilit lindi dhe i takon me shpirt, me vepėr, me guxim, me njohuri, me dituri, me krijimtari.
Libri i tij i botuar nė pėrmbyllje tė vitit 2013 ka titullin :
” 101 Personalitete (Fetare, atdhetare, kulturore, letrare)” ku janė pėrfshirė 101 personalitete shqiptare nga tė gjitha trojet shqiptare si dhe nga diaspora shqiptare, tė cilėt me veprimtarinė e tyre kanė lėnė gjurmė tė veēantė dhe me kėtė libėr autori Mexhid Yvejsi i bėn ata tė mbeten pėrherė tė shėnuar dhe kurrė tė harruar nė historinė e popullit shqiptar. Libri fillon me fjalėn hyrėse nė tė cilin autori pėrveē tjerash shkruan:”Hulumtimet shkencore kanė vėrtetuar zanafillėn e pėrbashkėt tė tė gjitha qytetėrimeve, tė cilėt gjatė shekujve janė ēapitur nė mėnyra e trajta nga mė tė ndryshmet. Ky pohim mund tė qėndrojė nė themel tė konceptit tė ekzistencės sė njė bashkėsi njerėzore tė vetme, ndėrsa kapėrcimi i kufijve nė hapėsirė dhe nė kohė nga ana e kombeve dhe e sistemeve ekonomike, ēon drejt globalizmit kulturor. Njė sėrė zhvillimesh tė sotme sjellin argumente nė mbėshtetje tė idesė nė themel tė procesit tė globalizmit qėndron pikėrisht kultura”. Mė tutje autori nė parathėnie tė librit jep disa tė dhėna tejet interesante pėr kulturėn, religjionin, Islamin ndėr shqiptarėt, Islamin nė Evropė, Ulematė shqiptar etj. Pas kėsaj vjen pėrmbajtja e librit, monografia e 101 personaliteteve tė shquara shqiptare, pėr tė cilėt autori shkruan. Karakteristika e veēantė e kėsaj monografie tė 101 personalitete tė pėrfshira dhe tė zgjedhura nga autori ėshtė nė atė se disa prej kėtyre personaliteteve autori i ka njohur pėr sė afėrmi, duke pas rast tė bisedojė dhe tė kuvendojė me ta, me ē’rast edhe shkrimet qė i ka bėrė pėr disa personalitete, janė tė dorės sė parė, dhe tė shkruara nė mėnyrė origjinale nga vet kujtimet dhe bisedat me ta. Kėtu edhe qėndron veēoria e kėtij libri, qė e bėn edhe mė interesant pėr lexuesit shqiptar. Nga 101 personalitete tė shėnuar nė libėr do tė pėrmend disa nga 101 personalitete tė paraqitura nė monografi nga tė gjitha trojet shqiptare si dhe nga diaspora shqiptare me tė cilėt ka pas rast autori tė takohet, tė bisedoj dhe tė kuvendojė me ta: hafiz Ymer Guta, myderiz Hasan Dashi, myderiz Sali Myftia, imam Beqir Maloki, baba Qazim Bakalli, agronom Ago Agaj, myderiz Tahir Thaēi, hafiz Bajram Agani, baba Rexhep Beqiri, hafiz Tahir Kolgjini, hafiz Fahri Ilijazi, inxhiner Xhafer Deva, myderriz Hasan Nahi, dr.Rexhep Krasniqi, mulla Sadri Prestreshi, imam Isa Hoxha, haxhi Hasan Vuēitėrna, imam Vehbi Ismaili, hafiz Safet Basha, mulla Sherif Ahmeti, hafiz Sabri Koqi, dr. Faik Luli, mr. Hamdi Thaēi, inxh. Idriz Vuēitėrna, mr. Hajdar Salihu, prof.Jashar Salihu, mulla Jakup Hasipi, sheh Zejnel Abidini. Kurse, disa personalite tjerė tė cilėt i ka pėrfshirė nė kėtė monografi, nga tė cilėt do tė veēoja disa si p.sh. janė : Muhamed Kyqyku, Hasan Tahsini, Ymer Prizreni, Haxhi Zeka, Naim Frashėri, Sami Frashėri, Rexhep Voka, Ali Riza Ulqinaku, Rrystem Shporta, Vehbi Dibra, Ymer Lutfi Paqarizi, Musa Shehu, Mehmet Akif Ersoj, Hafiz Ali Korēa, Hoxha Kadri Prishtina, Hafiz Ibrahim Fehmiu,Mulla Idriz Gjilani, Dr. Hasan Kaleshi, etj.
Libri i dytė i tij i botuar nė fillim tė vitit 2014 ėshtė me titull” Rrėnjėt Tona (Monografi) (njė familje me pesė mbiemra)”, ku autori Mexhid Yvejsi paraqet njė monografi tė shkurtėt tė familjes sė tij. Njė karakteristikė e veēantė qė e bėn librin interesant pėr lexuesit, ėshtė se si njė familje e njėjtė nga trungu, veēohet me pesė mbiemra tė ndryshme qė kanė momentalisht, e i pėrkasin tė tė njėjtės familje. Nė fjalėn hyrėse tė tij Mexhid Yvejsi shkruan pėrveē tjerash: ” Monografia nė tė shumtėn e rasteve ėshtė njė ese shkencore, pėrshkrim i gjatė i shkruar nė formėn e njė libri apo ditari. Ajo ėshtė njė pėrkufizim i njė dokumenti tė vetėm qė formon njė tekst tė plot nė vetvete”.
Nė parathėnie autori Mexhid Yvejsi jep disa shėnime tejet interesante pėr historinė e mbiemrave, mbiemrat tek shqiptarėt, mbiemrat nė Gjakovė, pėrkufizime pėr familjen dhe pėrkufizimin e saj sipas sociologėve, antropologėve, familjen nė Islam, kuptimin e pesė mbiemrave tė njė familje, pėr trungun e familjes sė tij me pesė mbiemra, familja Efendia,Murtezai, Ilijasi, Thaēi dhe Yvejsi. Pėrmbajtja e librit pėrshin personalitetet dhe portretet e familjes me pesė mbiemra, nga tė cilat do tė veēoja nė kėtė shkrim disa sosh si p.sh.: hafiz Yvejs Efendija, hafiz Ismail Efendija, hafiz Iljaz Efendija, dr. Talat Efendija, dr. Ekrem Myrtezai, hafiz Fahri Iljazi, dr. Ali Iljazi, myderriz Tahir Thaēi, mr. Hamdi Thaēi, hafiz Selim Yvejsi dhe vet autorin Mexhid Yvejsi. Nga njė familje me pesė mbiemra do tė theksoja edhe personalitete tė cilėt kanė lėnė gjurmė nė krijimtari tė llojeve tė ndryshme, qė janė:
dr. Talat Efendija, Masar Myrtezai, dr. Ekrem Myrtezai, dr. Ali Iljazi, mr. Hamdi Thaēi dhe Mexhid Yvejsi.

Librat e botuara tė shkrimtarit Mexhid Yvejsi janė:

1. “Prej errėsirės nė dritė”, Shkup, 1997,
2. “Nė shėrbim tė Zotit, tė popullit” Gjakovė, 1998,
3. “Lavdi Zotit, Kosova do tė jetojė”, Prizren, 1999,
4. “Pse nuk duhet tė kremtohet 2000 vjetori”, Gjakovė, 2000,
5. “Ilaēi i lumturisė”, Gjakovė, 2000,
6. “Pėr Fe e Atdhe”, Gjakovė, 2001,
7. “Kėshtjellat e gjakut tonė”, Gjakovė, 2002,
8. “Ylematė e Gjakovės, Mburoja e Kosovės”, Gjakovė, 2003,
9. “Rrėfime tė vėrteta”, Prishtinė, 2004
10. “99 emrat e bukur tė Allahut”, Gjakovė, 2010,
11. “Prejardhja e festave”, Gjakovė, 2011,
12. “Nė dritė tė njohjes”, Gjakovė, 2012,
13. “Hafizėt e Gjakovės, krenaria e Kosovės”, Gjakovė, 2013,
14. “101 personalitete” Prishtinė, 2013,
15. “Rrėnjėt tona”, Gjakovė, 2014.

Dhashtė Zoti qė shkrimtari Mexhid Yvejsi tė ketė shėndet dhe jetė, dhe tė vazhdojė me shkrimin dhe botimin e librave tė tjerė, sė paku njė nė vit!


Faik MIFTARI
Prizren, 25 .01. 2014