A ka fuqi kryeministri Rama të prekë interesat e miliarderit Zamir Mane?
Enjte, 23 Janar 2014 12:43 Shkruar nga Koha Jone
Zamir Mane ose siç e ka tamam në pasaportë ,Samir Mane (porse ka qejf ta thërrasin Zamir) , është sot i vetmi miliardier në Shqipëri. Më i fuqishmi. Dhe “ylli” i tij shkëlqeu pikërisht në tetë vitet kur ishte PD në pushtet dhe kur Ridvan Bode ishte ministër i Financave. Ka bërë investime gjigande, bile populli e njeh më shumë për TEG të cilin e ka ndërtuar modern dhe konkurues të standarteve europiane.
Shumë akuza ka patur se ishte pjesë e oborrit të ish-kryeministrit Berisha, ashtu sikurse thonë se edhe me Edi Ramën e Ilir Metën nuk e ka dhe aq keq, sa flitet këto ditë. Zamiri është miliarder dhe fuqiplotë deri më sot në Shqipëri. Por Edi Rama deklaroi se do të heqë monopolin e pullave fiskale , të cilat iu dhanë Zamirit në kohën e qeverisë së Berishës, ashtu sikurse thuhet se dje kryeministri Rama hoqi me VKM një vendim të Qeverisë Berisha për zonën turistike në Dhërmi dhënë Zamir Manes.
Bëhet fjalë për vendimin e qeverisë Berisha i marrë në 1 gusht 2012, për të ngritur e marrë në përdorim struktura turistike në Dhërmi. Ky projekt do të pushtonte plazhin e Dhërmiut për më shumë se 2 kilometra. Gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit të Ministrave është “shfuqizuar vendimi Nr.591, datë 01.08.2012, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e autoritetit kontraktues për zhvillimin e një projekti koncesionar në zonat, plazh Dhërmi dhe plazh Perivoll, me karakter turistik, panoramik dhe informues, ndërtimin e infrastrukturës përkatëse dhe miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkurruese që i jepet shoqërisë “E…, sh.p.k . Kjo zonë turistike thuhej se ishte dhënë për llogari të Zamir Mane, porse ai as nuk e pohon dhe as nuk e mohon këtë gjë, duke iu shmangur përgjigjes, siç di vetëm ai, mjeshtërisht. Ka edhe fjalë se miliarderi Mane ka edhe monopolin e shenjimit të naftës, etj monopole, të cilat sipas konkurentëve të tij shprehen se shkojnë diku tek 45 milion euro fitim në një vit.
Por Zamiri nuk është vetëm “TEG-u” siç e njeh populli. Ai ka investuar shumë e kudo e sido ! Ai është një mal që don shumë punë e mund t’i ngjitesh që të investigosh se çka brenda “malit”. Edhe t’i bësh “tunel” për të parë se sa para ka, si i ka dhe nga i vijnë don vetëm një dorë mjeshtrore tunelesh që ishte Sali Berisha. Ai e njihte mirë tunelin dhe i bënte mirë tunelet, edhe si të Zamirit ! Po Kryeministri Edi Rama, ndonëse është edhe i gjatë fizikisht, porse edhe me dorë të gjatë se është kryeministër a mund t’i ngjitet “malit “Zamir Mane” me helikopterin e Saimir Tahirit dhe a ka kurajon deri në fund për të parë këtë miliarder ? Apo ka frikë pasi siç shprehet një mediatik pranë Zamirit se po u kruajt Rama me Zamirin ia shkri qeverinë dhe e rrëzoj për 45 ditë?!
Zamir Mane është miliarder dhe nga miliarderët si rregull nuk ka keq as Shtetit dhe as populli. Por nëse është në rregull me ligjet dhe nuk ka monopole atëhere “mali Mane” vetëm lartësohet. Edhe Bill Gates është një “mal” i madh në vendin e tij, porse herë pas here paguan gjoba marramendëse sa 30 Zamira ! Nuk themi që ti kujtojmë Shtetit gjoba për Zamirin, pasi siç thotë edhe vetë nganjëherë, bile përherë , se gjobat e qeverisë janë si gjilpera të vogla për takatin tim miliarder ! Një mik i tij, pronar mediash, që pi ujë përditë në burimet e “malit Zamir”, thotë se “ gjobat e Ramës ndaj Zamirit janë si gjilperat e bythës që bën Zamo kur është me grip”.
Krijoni Kontakt