Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1

    A ka fuqi kryeministri Rama të prekë interesat e miliarderit Zamir Mane?

    A ka fuqi kryeministri Rama të prekë interesat e miliarderit Zamir Mane?

    Enjte, 23 Janar 2014 12:43 Shkruar nga Koha Jone

    Zamir Mane ose siç e ka tamam në pasaportë ,Samir Mane (porse ka qejf ta thërrasin Zamir) , është sot i vetmi miliardier në Shqipëri. Më i fuqishmi. Dhe “ylli” i tij shkëlqeu pikërisht në tetë vitet kur ishte PD në pushtet dhe kur Ridvan Bode ishte ministër i Financave. Ka bërë investime gjigande, bile populli e njeh më shumë për TEG të cilin e ka ndërtuar modern dhe konkurues të standarteve europiane.

    Shumë akuza ka patur se ishte pjesë e oborrit të ish-kryeministrit Berisha, ashtu sikurse thonë se edhe me Edi Ramën e Ilir Metën nuk e ka dhe aq keq, sa flitet këto ditë. Zamiri është miliarder dhe fuqiplotë deri më sot në Shqipëri. Por Edi Rama deklaroi se do të heqë monopolin e pullave fiskale , të cilat iu dhanë Zamirit në kohën e qeverisë së Berishës, ashtu sikurse thuhet se dje kryeministri Rama hoqi me VKM një vendim të Qeverisë Berisha për zonën turistike në Dhërmi dhënë Zamir Manes.

    Bëhet fjalë për vendimin e qeverisë Berisha i marrë në 1 gusht 2012, për të ngritur e marrë në përdorim struktura turistike në Dhërmi. Ky projekt do të pushtonte plazhin e Dhërmiut për më shumë se 2 kilometra. Gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit të Ministrave është “shfuqizuar vendimi Nr.591, datë 01.08.2012, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e autoritetit kontraktues për zhvillimin e një projekti koncesionar në zonat, plazh Dhërmi dhe plazh Perivoll, me karakter turistik, panoramik dhe informues, ndërtimin e infrastrukturës përkatëse dhe miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkurruese që i jepet shoqërisë “E…, sh.p.k . Kjo zonë turistike thuhej se ishte dhënë për llogari të Zamir Mane, porse ai as nuk e pohon dhe as nuk e mohon këtë gjë, duke iu shmangur përgjigjes, siç di vetëm ai, mjeshtërisht. Ka edhe fjalë se miliarderi Mane ka edhe monopolin e shenjimit të naftës, etj monopole, të cilat sipas konkurentëve të tij shprehen se shkojnë diku tek 45 milion euro fitim në një vit.

    Por Zamiri nuk është vetëm “TEG-u” siç e njeh populli. Ai ka investuar shumë e kudo e sido ! Ai është një mal që don shumë punë e mund t’i ngjitesh që të investigosh se çka brenda “malit”. Edhe t’i bësh “tunel” për të parë se sa para ka, si i ka dhe nga i vijnë don vetëm një dorë mjeshtrore tunelesh që ishte Sali Berisha. Ai e njihte mirë tunelin dhe i bënte mirë tunelet, edhe si të Zamirit ! Po Kryeministri Edi Rama, ndonëse është edhe i gjatë fizikisht, porse edhe me dorë të gjatë se është kryeministër a mund t’i ngjitet “malit “Zamir Mane” me helikopterin e Saimir Tahirit dhe a ka kurajon deri në fund për të parë këtë miliarder ? Apo ka frikë pasi siç shprehet një mediatik pranë Zamirit se po u kruajt Rama me Zamirin ia shkri qeverinë dhe e rrëzoj për 45 ditë?!

    Zamir Mane është miliarder dhe nga miliarderët si rregull nuk ka keq as Shtetit dhe as populli. Por nëse është në rregull me ligjet dhe nuk ka monopole atëhere “mali Mane” vetëm lartësohet. Edhe Bill Gates është një “mal” i madh në vendin e tij, porse herë pas here paguan gjoba marramendëse sa 30 Zamira ! Nuk themi që ti kujtojmë Shtetit gjoba për Zamirin, pasi siç thotë edhe vetë nganjëherë, bile përherë , se gjobat e qeverisë janë si gjilpera të vogla për takatin tim miliarder ! Një mik i tij, pronar mediash, që pi ujë përditë në burimet e “malit Zamir”, thotë se “ gjobat e Ramës ndaj Zamirit janë si gjilperat e bythës që bën Zamo kur është me grip”.

  2. #2

    Për: A ka fuqi kryeministri Rama të prekë interesat e miliarderit Zamir Mane?

    Mero Baze dhe Nikollë Lesi me mediat e tyre që lëkunden nga të fryjë era!

    E kanë ëndërr që të shohin shkatërrim biznesesh dhe se si ziliçare dhe provincial që janë, nuk e kanë problem që ta nxisin edhe më tej Ramën në rrugen e Putinit. Rama besoj se do ti respektoje deshirat e tyre!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 25-01-2014 më 07:09

  3. #3

    Për: A ka fuqi kryeministri Rama të prekë interesat e miliarderit Zamir Mane?

    Cilët janë financuesit e Edi Rames dhe që ushqejnë dhe mediat provinciale?

    Deklarata e Tom Doshit: “Të hetohen bizneset e Zamir Manes”

    Publikuar më 02-10-2013 / Gazeta 55

    02-10-2013 / Gazeta 55

    Burime të besueshme brenda grupit parlamentar Socialist konfirmuan dje për gazetën “55” klimën e vështirë për bizneset, që po instalohet si linjë zyrtare e mazhorancës. Të njëjtat burime konfirmuan deklaratën konfidenciale të deputetit Tom Doshi, i cili në shumë mbledhje konsultative të deputetëve socialistë, por edhe në konsultime me autoritete të tjera vendimmarrëse të PS-së, ka kërkuar të hetohen bizneset e Zamir Manes. Sipas deputetit Doshi, është një detyrë e mazhorancës së re që të hetojë për të gjitha përfitimet që mund të jenë derivuar tek bizneset private për shkak të aferave të paligjshme, favorizimeve, apo pagesave nën dorë. Sipas deputetit socialist, hetimi ishte stacioni i parë që mund të ndërmerret ndaj biznesmenit Zamir Mane, për të pritur raportimet, para se të ndërmerren masa të mëtejshme. Kërkesa bëhet në kuadër të një fushate të gjerë që ka nisur qeveria e Edi Ramës për anullimin e shumë vendimeve të qeverisë paraardhëse, të cilat rëndom janë edhe kontrata biznesi që kabineti paraardhës kishte nënshkruar me shumë biznese private. S’është e qartë eko-ja që ka pasur një kërkesë e pazakontë e nominale për transparencë e deputetit Tom Doshi, por rikthimi në praktikat e terrorizimit të biznesmenëve, terrorizimit të pronarëve dhe terrorizimit të njerëzve të punës, është një praktikë që publikut shqiptar po i kujton çdo ditë e më tepër veç praktikat që ndoqi diktatori Hoxha në vitin 1945, një prelud i diktaturës 50 vjeçare antibiznes. Edhe dje në konferencën e tij virtuale në tuiter (me sa duket, Edi Rama s’ka asnjëherë guxim t’i artikulojë kërcënimet ballë për ballë), kryeministri ka deklaruar se “do përgjigjemi për zotimet një për një, do godasim të korruptuarit dhe do respektojmë meritat”, kurse ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj s’ngurroi të përsërisë premtimin se “do anullojmë çdo vendim të ndërmarrë nga qeveria e mëparshme si dhe çdo licencë, privatizim apo koncesion që është siguruar në mënyrë korruptive”.

  4. #4

    Për: A ka fuqi kryeministri Rama të prekë interesat e miliarderit Zamir Mane?

    Tom Doshi rebelohet ndaj Ramës: Po mbron biznesmenët e djathtë

    Deputeti i PS-se, Tom Doshi ka akuzuar kryeministrin Rama dhe ministrat se janë duke mbështetur biznesmenët e PD-së. Gjate debatit te djeshëm në mbledhjen e grupit te PS-se Doshi ka thënë se se qeveria eshte duke mbrojtur Zamir Manen.

    Ne duhet me ia tregu shqiptarëve kush është dhe se do të anulojmë të gjitha koncesionet. Ne e dimë mirë kush i ka marrë koncesionet. I ka marrë Zamir Mane. Qeveria po e mbron Zamir Manen, nuk po i bie”- ka thënë Doshi, shkruan sot “Panorama”.

    Duke reaguar pas tij, Rama ka deklaruar se gjithccka e thënë në fushatë do të zbatohet. “Por këto nuk po bëhen për një arsye, kemi rrëzuar një pjesë të konsiderueshme të marrëveshjeve dhe të koncesioneve që janë bërë, dhe po merremi me studimin, por, nga ana tjetër, nuk mund t’i pasurojmë sepse janë shuma marramendëse që mund të ikin nga Arbitrazhi”- ka thënë Rama.

    http://mapo.al/2013/11/01/tom-doshi-rebelohet-ndaj-rames-po-mbron-biznesmenet-e-djathte/

  5. #5

    Cila dore i nxit sulmet ndaj biznesit?

    Goditet biznesmeni Samir Mane (dhe një hetim mbi gjysmën e errët të xhunglës së kromit)

    Postuar më: 20 Shtator, 2013 tek Kopertina

    Një ndër biznesmenët më të fuqishëm në Shqipëri, Samir Mane është konfliktuar dhe goditur në fillim të muajit shtator nga një grup personash nga Bulqiza. Konflikti mes tyre ka lidhje me minierat dhe galeritë e kromit. Ngjarja ka ndodhur në Bulqizë kur Mane kishte shkuar për të vizituar disa nga minierat dhe galeritë që i ka marrë në muajin janar me koncesion.

    Gjatë vizitës një grup prej të paktën 4 personash i janë afruar Manes dhe pasi kanë debatuar një nga personat madje e ka goditur biznesmenin e njohur. Mane më pas është kërcënuar verbalisht nga agresorët e tij edhe për “eliminim fizik” nëse nuk tërhiqej. Ky incident është trajtuar me përparësi të lartë nga organet më të larta shtetërore të sigurisë në vend, por është mbajtur i fshehur nga deklarimet publike. Të njëjtat organe janë angazhuar jo vetëm në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe marrjen e masave ndaj agresorëve, por edhe për mbajtjen larg vëmendjes së medies së këtij incidenti.

    Madje gjatë hetimeve të bërë për incidentin e ndodhur ndaj Manes është vlerësuar dhe një ngjarje e rëndë e ndodhur në Tiranë më datën 8 Shtator 2013, kur një automjet i drejtuar nga shtetasi Petrit Marku ka shpërthyer në Laprakë. “Nuk përjashtohet fakti që ngjarjet të jenë të lidhura mes tyre, për shkak të rrethit të miqve dhe bashkëpunëtorëve të Petrit Markut i cili pësoi atentatin me bombë në Tiranë. Por do të jenë hetimet e mëtejshme ato që do të përcaktojnë nëse janë vërtetë të lidhura dy ngjarjet sikur dhe dyshohet”, – i tha DITA-s një zyrtar i policisë.

    Ky nuk është rasti i parë i dhunimit të biznesmenëve të njohur në vend për çështjet e kromit. Rreth dy vite më parë një botuesi mediash që ka interesa në minierat e kromit, i hodhën automjetin e bashkëshortes në erë në parkim, si shenjë paralajmërimi.

    Mane merr masa

    Pas incidentit që i ndodhi në Bulqizë, Samir Mane, përveçse ka njoftuar institucionet ligjzbatuese të vendit, duket se ka marrë dhe masa sigurie në nivel personal. Mësohet se ai ka ngushtuar së tepërmi “rrezen e lëvizjeve” të tij duke shmangur daljet në mjedise publike dhe sidomos në hotelet e njohura në Tiranë të cilat biznesmeni më parë i frekuentonte rregullisht.

    Është ende e paqartë se cili është motivi konkret i konflikteve të Manes me grupin e personave nga Bulqiza, ajo çka dihet deri më tani është vetëm fakti se bëhet fjalë për mosmarrëveshje për disa galeri të kromit pas blerjes së të drejtave koncesionare që Mane bëri në muajin Janar në zonën e Bulqizës. Në fakt, me këto të drejta që përfitoi, Mane, i njohur për afrinë me Berishën dhe disa nga ish-ministrat e tij u shndërrua automatikisht në industrialistin më të madh në vend në sektorin e minerareve pasi rezervat që ai ka në shfrytëzim janë më të rëndësishmet dhe më fitimprurëset në Shqipëri.

    Një kontratë e majme

    Në cilësinë e drejtuesit të “Balfin Group” Samir Mane ka blerë aksionet në Shqipëri të kompanisë “Albanian Chrome”(ACR) ndërsa transaksioni në fjalë është konfirmuar nga një njoftim zyrtar nga Autoriteti i Konkurencës. Sipas këtij njoftimi më datën 17 Janar 2013, në bazë të “Marrëveshjes për blerjen dhe shitjen e Abanian Chrome Sh.p.k”, të nënshkruar ndërmjet palëve “Balfin Sh.p.k” në cilësinë e blerësit dhe “DCM DECOmetal GmbH” -“DCM Beteilinungs GmbH” në cilësinë e shitësve me objekt përftimin e kontrollit të shoqërisë Albanian Chrome Sh.p.k nga shoqëria Balfin Sh.p.k nëpërmjet transferimit të 100% të kuotave. “Albanian Chrome” është kompania më e madhe në Shqipëri e shfrytëzimit të kësaj pasurie natyrore dhe realizoi një xhiro prej 32 milionë eurosh në 2011, sipas të dhënave nga tatimet, me një rënie të lehtë me bazë vjetore, pasi shënoi nëj vit të vështirë me aksidente dhe grevat e punonjësve, që çuan në mbylljen e minierës për disa muaj.

    Një mogul në xhungël

    Gjashtë muaj përpara se qeveria e Berishës të humbte zgjedhjet, Samir Mane, me mbështetjen e veçantë të Berishës u bë zyrtarisht “moguli i minierave të kromit”. Nuk ishte pak. Këto miniera kromi që Mane mori me koncesion në fakt janë miniera leku. Por që kanë dhe “bishtin” nga pas. Sektori minerar është një ndër më fitimprurësit në Shqipëri, por të operosh dhe të mbijetosh në këtë sektor nuk është një fjalë goje. Situata në Bulqizë dhe rrotull saj, atje ku shtrihen galeritë më të majme, është kthyer në një xhungël dhe për degradimin e kësaj situate ka disa faktorë që kanë pasur një rol kyç në të gjithë këtë histori.

    Faktori i parë është ai shtetëror. Ky faktor ka “dhënë kontribut” për të krijuar xhunglën e kromit kryesisht në dy drejtime: 1. Duke dhënë licenca dhe të drejta për shfrytëzim të galerive në kompani që nuk janë të specializuara në sektor por që kanë lidhje me zyrtarët shtetërorë. 2. Duke futur në mënyrë arbitrare në lojë biznesmenë të lidhur me qeveritarë ose zyrtarë shtetërorë në galeri të ndryshme duke shkaktuar konflikte serioze me shumë pronarë tokash në Bulqizë, të cilët kanë pronësi mbi trojet ku shtrihen galeritë. Këto dy faktorë kanë qenë tejet të rëndësishëm, pasi pronarët nga Bulqiza mobilizoheshin për të gjetur të drejtën e tyre dhe për të përfituar pjesën e tyre nga shfrytëzimi i kompanive private, ndërsa nga ana tjetër, kompanitë e favorizuara pajtonin “të fortë” për të ndalur ndërhyrjet nga pronarët e tokave. Rastet e përplasjeve janë të shumta dhe shtysat nga më të ndryshme, por në thelb gjithnjë ka qenë konflikti mes bizneseve të favorizuara dhe pronarëve të tokave në Bulqizë. Faktori i dytë që ka ndikuar në krijimin e xhunglës ka qenë koncesionari i shumëpërfolur që tashmë është në pronësi të Samir Manes.

    Një luan mes hienave

    Kompania e Manes ka në shfrytëzim minierat dhe galeritë kryesore, por në bazë të kontratës koncesionare, në atë që quhet “seksionin D” i galerive, shteti i ka njohur të drejtën dhe operatorëve më të vegjël që të shfrytëzojnë burime të caktuara brenda këtij seksioni. Këtu kanë lindur dhe konfliktet mes koncesionarit dhe operatorëve në këtë seksion. Konfliktet kanë qenë të larmishme, madje shpesh janë shënuar dhe incidente të rënda me pasojë vdekjen e shumë qytetarëve ose minatorëve në galeritë e “seksionit D” për shkak se kompanitë e licencuara për të punuar aty nuk përmbushnin kriteret teknike dhe shpesh galeritë zinin poshtë dhe vrisnin mineral-kërkuesit. Nga ana tjetër një pjesë e kompanive të vogla që vepronin në “seksionin D” shpesh janë mbështetur nga struktura të policisë për të kontrabanduar sasinë e mineralit të nxjerrë dhe për të shumëfishuar fitimet për shkak të shmangies dhe deklarimit të rremë të sasive pranë autoriteteve doganore. Një vit e gjysmë amë parë një ish-drejtues i lartë i policisë, i quajtur Shemsi Prençi, akuzoi publikisht dhe me fakte implikimin e biznesmenëve të njohur dhe zyrtarëve të lartë të policisë në këtë rrjet kontrabande që sillte miliona euro fitime, por ishte Prençi ai që u penalizma duke u shkarkuar nga të gjitha funksionet dhe duke u izoluar.

    Loja ishte shumë më e madhe se trimëria e Prençit. Interesat shkonin deri në rangjet më të larta qeveritare. Brenda kësaj pakete të ngatërruar interesash do të duhej të operonte dhe koncesionari i Samir Manes, por që prej vitit 2001, ky koncesionar nuk ishte në rregull me hesapet dhe detyrimet e veta ndaj shtetit, pasi nuk realizonte dot investimet që kishte marrë përsipër në kontratë. Ndaj në këmbim shteti mbyllte njërin sy për borxhet dhe koncesionari ja shpërblente shtetarëve në të njëjtën mënyrë kur vinte puna për të pranuar miqtë e qeveritarëve të punonin në “seksionin D” të këtyre minierave.

    Për pasojë historia e interesave, të drejtave, borxheve, bizneseve, koncesionarit, qeveritarëve, shefave të policisë, pronarëve dhe kontrabandës së kromit, u shndërrua në një xhungël që pjell në mënyrë të përsëritur vetëm konflikte. Nëse s’do ishte Samir Mane, do ishte dikush tjetër, por e sigurt është se cilido që do të operojë me koncesionin në këto kushte dhe në këtë xhungël, përveç milionave duhet të presë dhe “dhimbjet e kokës”. Bulqiza është shndërruar në një vend surreal, të ngjashëm me filmat me kaubojsa , një xhungël e vështirë, aq më tepër e vështirë për biznesmenë që janë mësuar ti zgjidhin punët me telefon nga Tirana.

    dita

  6. #6

    Cilat grupe interesash mbron Rama? Financuesit e 21 Janarit? Financuesit e votave?

    Qeveria bllokon licencën e Samir Manes

    Më 1 Nëntor të këtij viti qeveria shqiptare ka bllokuar licencën e kompanisë “Albchrome shpk”. Në dukje vendimi i ngjan një aksioni rutinë administrativ, por ky vendim i qeverisë në të vërtetë, përbën një ndërhyrje tepër të rëndësishme në tregun e kriminalizuar të minierave të kromit. Kompania në fjalë është në pronësi të biznesmenit Samir Mane dhe përfaqëson koncesionarin më të madh i shfrytëzimit të minierave në vendin tonë. Një shkresë e firmosur nga ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri më 1 Nëntor, ka sjellë “pezullimin e pjesshëm” të kontratës koncesionare që e gëzon Samir Mane dhe pezullimi përfshin zonën me të rëndësishme dhe njëherësh më problematike të koncesionit, zonën “D”. Janë galeritë dhe minierat e kësaj zone që koncesionari i ka dhënë me nënkontraktim në disa raste që kanë sjellë dhe përplasjet e famshme që në shumë raste kanë sjellë pasoja dhe në jetë njerëzish.

    Arsyet e një bllokimi

    Ka dy shtysa të rëndësishme që kanë sjellë këtë masë të qeverisë ndaj koncesionit. E para është situata tejet abuzive financiare e shkaktuar nga detyrimet e papaguara të koncesionarit. Samir Mane e bleu koncesionin në fjalë tek –shpronari në fillim të këtij viti. Por përveç mineraleve të çmuara Mane bleu dhe detyrimin për të kryer investime dhe për të stabilizuar situatën dhe infrastrukturën në këto galeri. Një kontroll i nisur nga ministria në muajin Tetor 2013, zbuloi se galeritë kishin probleme serioze dhe mangësi të mëdha. Nga ana tjetër bilancet e kompanisë së Manes flasin për mangësi serioze në kryerjen e investimeve që koncesionari është zotuar ti përmbushë në kontratën ekskluzive me shtetin shqiptar. Arsyeja e dytë lidhet me orientimin politik të qeverisë: Situata në Bulqizë duhet të ndryshojë. Aktualisht Bulqiza përfaqëson një zonë tepër delikate ku përplasen dhe ushtrojnë ndikimin e tyre disa grupe interesi që janë sidomos të lidhura me qeverinë Berisha, ekuilibri i forcave mes këtyre grupeve të interesit ka qenë gjithnjë i vështirë për tu mbajtur pasi kompanitë kanë operuar si “xhandarë të kromit” dhe kanë respektuar shumë pak ose aspak standardet minimale gjatë ushtrimit të aktivitetit. Me pezullimin e licencës ndaj Samir Manes në zonën “D”, paraprakisht qeveria fiton kohë, për të hetuar me qetësi situatën dhe për të vendosur më pas se si do e zgjidhë. Por ndërsa qeveria ka bërë pezullimin, rezulton se biznesmeni Mane nuk ka ndejtur duarkryq. Arsyet lidhen pikërisht me këtë vendim që boton ekskluzivisht sot “DITA”.

    Tentakulat e biznesmenit

    Ndonëse vendimi për pezullimin e kontratës koncesionare të Manes në zonën “D” të Bulqizës është një vendim me rëndësi të dorës së parë në biznesin milioner të kromit në Shqipëri, qeveria nuk ka bërë publike këtë aksion të sajin. Një burim i mirinformuar i tha dje gazetës “DITA” se zyrtarë shtetërorë “nën ndikimin e Samir Manes”, janë përpjekur të shmangin bujën mbi këtë veprim dhe ti japin Manes avantazhin për t’i vënë kapak këtij problemi. “Nëse një aksion i tillë i qeverisë për pezullim dhe bllokim aktiviteti kalon në heshtje dhe nuk bëhet publik, atëherë biznesmeni i bllokuar e ka më të lehtë që nën rrogoz të luajë të gjitha fijet e tij të influencës dhe të kthejë mbrapsht këtë vendim. Mos publikimi i kësaj mase mund t’i ketë krijuar të tilla avantazhe Manes ndërkohë”, – tha dje një zyrtar shtetëror i mirinformuar për çështjen.

    http://gazetadita.al/10-nentor-2013/

  7. #7

    Rama duhet te zbatoje urdherat e Tom Doshit ose zbardhet 21 Janari!

    Debati në grupin e PS, flitet për emra, flitet për abuzime, konkluzioni: “do të bëhen”

    Article | 2 nëntor, 2013 - 14:53

    Panorama dje ka dhënë një ekstrakt të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së, ndërsa sot ka publikuar të plotë debatin. Disa copa po i sjellim më poshtë, ku E. Braçe konteston për çështjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuesem ndërsa T. Doshi konteston koncesionet e shumta të biznesmenit Samir Mane (në foto).

    ERJON BRAÇE:

    Për çështjen e ngjyrosjes së karburanteve, që ne si Grup Parlamentar kemi kontestuar, unë kam 4-5 muaj që merrem me këtë çështje dhe më rezultojnë dy gjëra. Në gjykatë janë ndarë para dhe ky zotëria me këtë çështje ka gënjyer dhe ka investuar karrierën nëpërmjet kësaj çështjeje. Çështja për të cilën flasim është një çështje me karakter tërësisht publik. (...)

    Ky zotëria për karrierën e tij në Gjykatën Kushtetuese vazhdon t’ia dijë për nder Zenit. Në qoftë se ia di për nder karrierën e tij Zenit, të shkojë të marrë votat e Zenit.

    TOM DOSHI:

    Ne duhet me ia tregu shqiptarëve kush është dhe se do të anulojmë të gjitha koncesionet. Ne e dimë mirë kush i ka marrë koncesionet. I ka marrë Zamir Mane. Qeveria po e mbron Zamir Manen, nuk po i bie. Të gjitha këto koncesione, që nga lojërat e fatit, ngjyrosja e karburantit dhe te Lotaria Kombëtare, të gjitha, ai po i merr dhe po i gëzon sikur është në kohën e vet. Prandaj po ju them që ministrat tanë e mbështetin, deputetët tanë e mbështetin, Kryeministri e mbështet, dhe unë votën time e kam kundër.

    EDI RAMA:

    Më fal, fole ti? Herë tjetër më mirë t’i mendosh këto gjëra. Mendoj unë. Ajo që do t’i thosha Erjonit është që, pavarësisht vendimit të Gjykatës, ne jemi zotuar, qoftë për ngjyrosjen e karburanteve apo qoftë dhe për pullat fiskale, ne do ta liberalizojmë tregun. Ne kemi thënë në fushatë çfarë do bëjmë, dhe do t’i bëjmë. Por këto nuk po bëhen për një arsye, kemi rrëzuar një pjesë të konsiderueshme të marrëveshjeve dhe të koncesioneve që janë bërë, dhe po merremi me studimin, por, nga ana tjetër, nuk mund t’i pasurojmë sepse janë shuma marramendëse që mund të ikin nga Arbitrazhi (...)

    TOM DOSHI:

    Drejtoritë e Doganave dhe Tatimeve janë mbushur me njerëz të PD-së. Ka edhe në Polici. Ata kanë më shumë informacion se ne.

    EDI RAMA:

    Edhe një herë, ta them miqësisht, ta them vëllazërisht, po ta them si kryetari yt, po ta them si Kryeministri yt. Unë jam krenar për çfarë kemi bërë deri më sot. (…) Përsa u përket pastaj lëvizjeve, kush ka hyrë në Tatime apo e kush ka hyrë në Dogana, të më besosh që kjo nuk është detyra jote apo detyra e askujt këtu, madje as e imja, por është detyra e atyre që kanë marrë përsipër të jenë në vijën e parë të zjarrit, ministrit të Brendshëm dhe ministrit në fjalë. Le ta harrojë kushdo këtu që ta konsiderojë ministrin e Brendshëm vëlla. Unë e kam thënë dhe nuk e kuptoj çfarë ka për t’u çuditur që punësimi në Tatime dhe Dogana nuk janë vende për punësime pa rezultate. Dhe njerëzit që janë në krye të tyre do të përgjigjen në bazë të rezultateve

    GRAMOZ RUÇI:

    Përveç shqetësimeve që ka ngritur Erjoni, ishte i qenësishëm dhe angazhimi i Kryeministrit. Ishte i drejtë dhe i plotë për të gjitha çështjet që u ngritën këtu....

    E plotë:

    http://www.panorama.com.al/2013/11/0...e-grupin-e-ps/

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626

    Për: A ka fuqi kryeministri Rama të prekë interesat e miliarderit Zamir Mane?

    Mane-ja nga fshatrat e Korces eshte thjesht nje businessman kukull..... do te prishet edhe keshtjella prej letre e atyre qe e kane ndertuar kete Manen !!!!
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: A ka fuqi kryeministri Rama të prekë interesat e miliarderit Zamir Mane?

    ate qe te ben qeveria nuk ta ben as perendia thote populli
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  10. #10

    Për: A ka fuqi kryeministri Rama të prekë interesat e miliarderit Zamir Mane?

    Citim Postuar më parë nga xhori Lexo Postimin
    ate qe te ben qeveria nuk ta ben as perendia thote populli
    Normalisht kjo ndodh ne shtete qe ndjekin nje "ortodoksi politike" siç eshte rasti Putin ne Rusi. Komunistet shqiptare dhe ata qe vijuan te jene mbartesit e saj te konvertuar ne socialiste, jane zbatues te denje te "ortodoksise politike". Ngjashem si ne Rusi.

    Rama eshte vijuesi i "ortodoksise politike" te nisur nga Noli, Hoxha, Alia dhe Nano.

  11. #11

    Për: A ka fuqi kryeministri Rama të prekë interesat e miliarderit Zamir Mane?

    Ku materializohet ortodoksia politike e Rames dhe e PS?

    Tek shprehja e huazuar nga ortodoksia politike: "Pushteti eshte i popullit", "Nafta do te behet pasuri reale e ketij vendi", "Industria e kromit te rishtetezohet (Braçe), "Nafta ne duar te pushtuesve, pas 23 Qershorit per qytetaret", "Do t'ja kthejme naften popullit si pasuri kombetare", "Do ta rikthejme naften tek naftetaret", "Bejme zero taksat e ushqimit per popullin", "95% e shqiptareve nga viti 2014 do te paguajne me pak", "Nuk përmbyset Shqipëria se shtohet me 10 lekë karburanti", "Zëvendësim i taksës së sheshtë me taksimin e ndershëm", "Heqje apo përgjysmim i tatimit mbi vlerën e shtuar për ushqimet jetike të shportës" - sikur Shqiperia eshte ne vitin 1991, "Politikë e re fiskale, e cila mbështetet kryesisht në uljen e kostos së jetesës për shumicën e popullsisë.", "Pushteti i popullit, detyrat te qeverise", etj etj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 25-01-2014 më 14:58

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: A ka fuqi kryeministri Rama të prekë interesat e miliarderit Zamir Mane?

    duket sikur po diskuton chavezi me fidel kastron

  13. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Ziti për postimin:

    DYDRINAS (25-01-2014)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •