INTERVISTA/ Flasin ish- emigrantėt Martin dhe Enriki Kamshi: Kėtu gjithēka ėshtė e paorientuar
Ndihem emigrant nė atdheun tim
Albert ZHOLI
Njė bisedė interesante, pėr tė cilėn mora shkas nga njė emision nė televizionin prestigjioz grek Mega, pėr fėmijėt shqiptarė tė kthyer nė atdhe pas ndėrprerjes sė mėsimeve nė greqisht pėr shkak tė krizės ekonomike. Enriki ėshtė njė fėmijė 12- vjeēar, i cili ėshtė nė klasė tė shtatė. Prindėrit u kthyen nė Tiranė mbasi ngelėn pa punė dhe Enriki tashmė ėshtė nė klasėn e 7 tė shkollės 9-vjeēare Vasil Shanto. Pyetjet e televizionit grek ishin, si jeni nė Tiranė, a jeni ambientuar, si janė kushtet nė shkolla, a e keni mėsuar mirė shqipen, a ju tallin shokėt pėr theksin greqisht tė shqipes? Etj... Enriki ishte nxėnėsi mė i mirė nė shkollėn 9-vjeēare nė Megara tė Athinės. Ai ishte shoqėrues i flamurit nė ditėn e festės Kombėtare tė Greqisė. Tashmė ai ndihet disi i hutuar, pasi se di mirė shqipen sepse ėshtė lerė e rritur nė Greqi.
Albert ZHOLI
Nga jeni me origjinė Martin?
Nga Puka. Mund tė them nė vendndarjen e dy rretheve sipas ndarjes sė sistemit monist, tė rrethit tė Pukės me atė tė Mirditės
Kur ke shkuar pėr herė tė parė nė Greqi?
Pėr herė tė parė nė Greqi kam shkuar nė qershor tė vitit 1992. Ishte koha kur tė gjithė iknin nga vendi ynė. Edhe unė nuk kisha ētė bėja nė fshatin tim. U detyrova tė largohesha. Ika nga mali duke udhėtuar ditė tė tėra rrugė e pa rrugė. Por sa nxora disa lekė dhe u ktheva. Nga viti 1992-1996 punova arsimtar nė njė fshat. Por me aq sa merrja nuk mė dilte ta mbaja familjen. Pra nė vitin 1996, kur filluan trazirat, u nisa sėrishmi pėr Greqi. Prapė si mė parė. Nuk mund tė them se ēfarė vuajtjesh se tashmė ato dihen, por vrapin e lashė nė Mandra.
Me sa di, Mandra ėshtė njė bashki e madhe?
Mandra ėshtė nė perėndim tė Athinės njė ndėr bashkitė mė tė mėdha nė botė, duke pėrjashtuar kryeqytetet. Kėtu banojnė shumė arvanitas, tė cilėt e ruajnė ende gjuhėn e vjetėr shqipe.
Ēfarė pune ke bėrė aty?
Kam punuar nė njė fabrikė prerjesh dhe pėrpunimi tė mermerėve. Ishte njė ndėrmarrje rreth 20 dynym tokė. Njė ndėr fabrikat mė tė mėdha tė pėrpunimit tė mermerit nė Greqi por edhe nė Ballkan. Punonim deri nė 16 orė nė ditė.
Ju ēfarė pune bėnit aty?
Punė nė drejtimin e tė gjitha presave tė mėdha dhe si punė pėrgjegjėsi. Unė e hapja fabrikėn nė orėn 8 dhe e mbyllja nė 2 tė natės. Kishte punė pafund. Punonim pa e ndjerė orėn, pasi kishte shumė punė.
Sa punėtorė kishte fabrika?
Kishte 15 punėtorė, prej tė cilėve 8 ishim shqiptarė, ku midis tyre dy ishin vėllezėrit e mi.
Paguheshit rregullisht?
Po. Skemi pasur kurrė probleme me pagesėn, as pėr dhuratat as pėr sigurimet shoqėrore. Ishim tė barabartė me grekėt. Tė thashė se ēelėsat e fabrikės i mbaja unė. Ditėt e shtuna dhe tė diela paguhesha ekstra. Nuk qahem jam paguar mirė.
Si shkonit me punėtorėt grekė?
Shumė mirė. Ne ishim mė tė zotė nė punė. Madje, mund tė themi se aty trajtoheshim mė mirė se grekėt pasi punonim sa herė kishte nevojė pronari edhe deri nė mėngjes. Tek ne furnizoheshin me mermer nga gjithė Ballkani. Makinat skishin tė pushuar ditė natė, aq shumė punė kishte pasi shisnim vetėm me shumicė.
Ju keni dy fėmijė, dy djem, e kanė ndjerė mungesėn tuaj?
Unė si kam parė fare fėmijėt. Mund ti shihja vetėm tė dielave dy orė pasi dhe tė dielat punoja. Ato dy orė vetėm sa i pėrkėdhelja. Besoj e kanė ndjerė, por qė ata tė edukoheshin, qė ata tė njihnin jetėn me vėshtirėsitė e babait. Ndaj gruan nuk e futa nė punė qė tė merrej me edukimin e fėmijėve, qė atyre tė mos u mungonte asgjė. Kėtu fillon dhe mendon fėmija kur shikon se si mungon asgjė, por nė saj tė punės rraskapitėse tė babait. Si do tė ndiheshin ata n.q.s sdo tė kishin kushtet e fėmijėve grekė? Tė nėnvleftėsuar.
Po gruaja ishte dakord me kėtė mėnyrė jetese?
Plotėsisht dakord. Unė i pata thėnė dėgjomė mirė, sot kam punė dhe shėndet, nesėr mbase nuk i kam, ndaj do punoj pa orar. Dua vetėm tė kujdesesh pėr fėmijėt, qė ata tė edukohen. Ajo i rriti, i ēonte nė shkollė, i mėsoi, i ēonte nė spitale, unė nuk dija asgjė. Por as gruaja, as fėmijėt nuk mė sollėn asnjė shqetėsim. Pėrkundrazi gruaja mė lehtėsonte ēdo gjė nė shtėpi. Kurrė nuk u ankua, kurrė nuk mė tha pse ashtu apo kėshtu. Mė sillte vetėm ngrohtėsi dhe pse unė skisha mundėsi ti jepja buzėqeshje apo fjalė tė mira, nga lodhja apo koha tepėr e kufizuar.
Ke bėrė ēudi me kėtė mėnyrė jetese?
Po. Kisha harruar dhe njerėzit pėr hir tė fėmijėve, pėr hir tė asaj qė atyre tė mos u mungonte asgjė. Kur ata ishin me mua mė falnin vetėm mirėsi, qetėsi, dashuri, asnjė shqetėsim. Nė mėsime ishin tė parėt. Njė natė pashė nė krevatin tim djalin e madh. Kur e pashė ashtu tė rritur lotova. Se kisha parė me syrin e tė madhit. Ishte rritur pa u ndjerė. Ishte bėrė zot i shtėpisė dhe pse vetėm 12 vjeē.
Kur u ktheve nga Greqia?
Nė korrik 2013. Kisha plot njė vit pa punė. Shpenzimet e mia mujore nė Greqi ishin 800 euro. Smund ti pėrballoja. Nė fabrikė ra puna. Ēdo ditė aty rralloheshin klientėt. Pėr ēdo tre muaj pronari pushonte nga njė punėtor. I fundit ika unė. Pronari me lot nė sy mė tha Martin, skam ētė bėj, sdua tė tė mbaj peng, shiko pėr njė punė tjetėr. Pas 17 vjetėsh punė tė pandėrprerė ngela pa punė. Por shyqyr qė kisha blerė njė shtėpi nė Tiranė.
Si tė flisnin nė Greqi dhe a e ke ndjerė racizmin?
Tė gjithė me emrin tim, Martin, por pa n nė fund, pra Marti. Edhe fėmijėt edhe bashkėshortja kishin emrat e tyre shqiptar. Nuk e ndjemė kurrė racizmin. Dua ta theksoj kėtė. Vitet e fundit askush nė Greqi nuk shfaqte shenja racizmi. Po tė punoje, po tė kishe sjellje tė mirė, aty jetoje njėlloj si njė grek.
A merrnit pjesė nė aktivitete e Shoqatės Shqipėria ?
Kohėt e fundit qė isha mė i lirė shkoja nė tė gjitha aktivitetet qė zhvillonte kjo shoqatė me Kryetar Ilirjan Dhimėn. Ishte njė ndėr shoqatat qė kishte mė shumė aktivitete dhe mė patriotja.
Si ndiheni tani nė Shqipėri?
Eh... si ndihem. I paorientuar, i papėrkrahur. Mėrzitur. Emigrantė nė atdheun tim. Kėtu mė duket ēdo gjė e errėt. Aty kishte mė shumė hapėsira, por dhe ligjet. Nuk e di, sjam mėsuar me kėtė jetė. I thonė 17 vjet nė Greqi. Nė atė punė ku kam punuar unė, as qė bėhet fjalė tė ketė kėtu. Di qė pėr 4 vjet nga Greqia kanė ikur 200 mijė emigrantė shqiptarė, qė se dinė ku e kanė tė ardhmen.
Enriki Kamshi, djali 12-vjeēar: Kėtu ska kėnde lojėrash dhe fusha sportive
Nė ēfarė klase je ti Enriki?
Unė jam nė klasėn e 7 nė shkollėn Vasil Shanto. Pra ėshtė viti i parė qė unė bėj shkollėn kėtu, pasi 6 klasat e tjera i kam bėrė nė Greqi.
A ka ndryshim shkolla aty me kėtu nė Tiranė?
Po kishte ca ndryshime. Por jo shumė tė ndjeshme. Edhe kėtu mirė janė shkollat, por aty kishin mė shumė komoditet. Por dua tė them se bankat, dėrrasat, stolat ishin shumė mė tė mira.
Pra ju lindėt nė Greqi dhe keni mėsuar mė mirė gjuhėn greke?
Po. Atė gjuhė e di mė mirė, por tashmė po mundohem qė ta mėsoj edhe gjuhėn shqipe njėsoj dhe besoj se do ta mėsoj.
Si ishin mėsuesit aty nė Greqi?
Ishin tė pėrpiktė, silleshin mirė me nxėnėsit, mundoheshin tė na shpjegonin sa mė mirė.
A kishte shenja racizmi tek mėsuesit apo nga nxėnėsit grekė?
Unė pėr veten time se kam ndjerė kurrė racizmin. Se di, por mė ėshtė dukur vetja njėlloj si nxėnėsit grekė
Si ke dalė me mėsime?
Kam dalė shumė mirė. Me dhjeta. Madje, shumė herė unė isha bashkėshoqėrues nė mbajtjen e flamurit nė ditėn e festės kombėtare. Pra mė kanė vlerėsuar.
Ju keni dhėnė njė emision nė televizionin grek Mega ndėr mė tė mėdhenjtė? Pėrse ju pyetėn?
Mė pyetėn, si ndihem nė Shqipėri, a mė mungon Greqia, si janė kushtet kėtu, a ke ato rezultate, a ke mall pėr Greqinė, si sillen shokėt etj.?
Me ju nė fakt si janė sjellė shokėt e rinj nė Tiranė?
Mirė mund tė them, por unė kam disi problem me gjuhėn nė fillim. Pasi disa fjalė si dija. Ata mė kuptonin qė unė vija nga Greqia, edhe nga theksi qė flisja. Por nuk mė thoshin ndonjė fjalė fyese. Tani pak e pak po bėhem i barabartė.
Kush ta mėsoi gjuhėn se ju pak muaj keni kėtu?
E kam mėsuar me mamin , por aty ishte hapur dhe njė kurs pėr gjuhėn shqipe nėn kujdesin e Shoqatės Shqipėria me kryetar z. Ilirjan Dhima. Aty mora njohuritė e para tė gjuhės sė shkruar, kryesisht pėr shkronjat e dorės. Pa ato mėsime sot do tė isha shumė mbrapa.
Ku ndiheni mė mirė kėtu apo nė Greqi?
Unė jam shqiptar nuk e mohoj, e dua shumė atdheun tim, por me thėnė tė drejtėn aty kishte kushte mė tė mira pėr fėmijėt. Kishte shumė fusha argėtimi dhe kėnde lojėrash. Kėtu sa del nga shtėpia shkon direkt nė rrugė. Nuk ka ato kushte. Pastaj unė aty jam rritur, kam shokėt e mi me tė cilėt shkonim kudo.
Tė ka qortuar ndonjėherė babi?
Asnjėherė. Unė nuk e shihja kurrė atė. Ndonjėherė qė ai vinte dhe kishte kohė unė vetėm i mbėshtillesha nė trup, nuk bėnim zhurmė apo rrėmujė, pasi e dinim qė punonte pėr tė mirėn tonė.
A mėsonin nxėnėsit shqiptarė nė Greqi?
Ishin nxėnėsit mė tė mirė. Mėsonin rregullisht dhe ne kishim shumė shoqėri.
I ke thyer ndonjėherė fjalėn prindėrve?
Kurrė, as e mendoj. Fjala e tyre ėshtė ligj. Ata pėr tė mirėn tonė mendojnė tė na krijojnė ēdo kusht.
Po gjuhėn angleze nė shkollė e mėsonit aty?
Po, por unė shkoja dhe nė kurse tė ndryshme, pasi doja ta zotėroja mirė.
Kėtu si sillen nxėnėsit me mėsuesit dhe anasjelltas nė raport me Greqinė?
Por aty kishte sjellje mė tė butė. Nuk kishte sjellje tė vrazhda. Mėsonim pėr miqėsi tė mirė dhe rrallė kishte grindje.
Krijoni Kontakt