Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet nė Bllog
    17

    Emigranti i kthyer nga Greqia: Ndihem emigrant nė Atdheun tim

    INTERVISTA/ Flasin ish- emigrantėt Martin dhe Enriki Kamshi: Kėtu gjithēka ėshtė e paorientuar

    Ndihem emigrant nė atdheun tim

    Albert ZHOLI

    Njė bisedė interesante, pėr tė cilėn mora shkas nga njė emision nė televizionin prestigjioz grek Mega, pėr fėmijėt shqiptarė tė kthyer nė atdhe pas ndėrprerjes sė mėsimeve nė greqisht pėr shkak tė krizės ekonomike. Enriki ėshtė njė fėmijė 12- vjeēar, i cili ėshtė nė klasė tė shtatė. Prindėrit u kthyen nė Tiranė mbasi ngelėn pa punė dhe Enriki tashmė ėshtė nė klasėn e 7 tė shkollės 9-vjeēare “Vasil Shanto”. Pyetjet e televizionit grek ishin, si jeni nė Tiranė, a jeni ambientuar, si janė kushtet nė shkolla, a e keni mėsuar mirė shqipen, a ju tallin shokėt pėr theksin greqisht tė shqipes? Etj... Enriki ishte nxėnėsi mė i mirė nė shkollėn 9-vjeēare nė Megara tė Athinės. Ai ishte shoqėrues i flamurit nė ditėn e festės Kombėtare tė Greqisė. Tashmė ai ndihet disi i hutuar, pasi s’e di mirė shqipen sepse ėshtė lerė e rritur nė Greqi.

    Albert ZHOLI

    Nga jeni me origjinė Martin?

    Nga Puka. Mund tė them nė vendndarjen e dy rretheve sipas ndarjes sė sistemit monist, tė rrethit tė Pukės me atė tė Mirditės

    Kur ke shkuar pėr herė tė parė nė Greqi?

    Pėr herė tė parė nė Greqi kam shkuar nė qershor tė vitit 1992. Ishte koha kur tė gjithė iknin nga vendi ynė. Edhe unė nuk kisha ē’tė bėja nė fshatin tim. U detyrova tė largohesha. Ika nga mali duke udhėtuar ditė tė tėra rrugė e pa rrugė. Por sa nxora disa lekė dhe u ktheva. Nga viti 1992-1996 punova arsimtar nė njė fshat. Por me aq sa merrja nuk mė dilte ta mbaja familjen. Pra nė vitin 1996, kur filluan trazirat, u nisa sėrishmi pėr Greqi. Prapė si mė parė. Nuk mund tė them se ēfarė vuajtjesh se tashmė ato dihen, por vrapin e lashė nė Mandra.

    Me sa di, Mandra ėshtė njė bashki e madhe?

    Mandra ėshtė nė perėndim tė Athinės njė ndėr bashkitė mė tė mėdha nė botė, duke pėrjashtuar kryeqytetet. Kėtu banojnė shumė arvanitas, tė cilėt e ruajnė ende gjuhėn e vjetėr shqipe.

    Ēfarė pune ke bėrė aty?

    Kam punuar nė njė fabrikė prerjesh dhe pėrpunimi tė mermerėve. Ishte njė ndėrmarrje rreth 20 dynym tokė. Njė ndėr fabrikat mė tė mėdha tė pėrpunimit tė mermerit nė Greqi por edhe nė Ballkan. Punonim deri nė 16 orė nė ditė.

    Ju ēfarė pune bėnit aty?

    Punė nė drejtimin e tė gjitha presave tė mėdha dhe si punė pėrgjegjėsi. Unė e hapja fabrikėn nė orėn 8 dhe e mbyllja nė 2 tė natės. Kishte punė pafund. Punonim pa e ndjerė orėn, pasi kishte shumė punė.

    Sa punėtorė kishte fabrika?

    Kishte 15 punėtorė, prej tė cilėve 8 ishim shqiptarė, ku midis tyre dy ishin vėllezėrit e mi.

    Paguheshit rregullisht?

    Po. S’kemi pasur kurrė probleme me pagesėn, as pėr dhuratat as pėr sigurimet shoqėrore. Ishim tė barabartė me grekėt. Tė thashė se ēelėsat e fabrikės i mbaja unė. Ditėt e shtuna dhe tė diela paguhesha ekstra. Nuk qahem jam paguar mirė.

    Si shkonit me punėtorėt grekė?

    Shumė mirė. Ne ishim mė tė zotė nė punė. Madje, mund tė themi se aty trajtoheshim mė mirė se grekėt pasi punonim sa herė kishte nevojė pronari edhe deri nė mėngjes. Tek ne furnizoheshin me mermer nga gjithė Ballkani. Makinat s’kishin tė pushuar ditė natė, aq shumė punė kishte pasi shisnim vetėm me shumicė.

    Ju keni dy fėmijė, dy djem, e kanė ndjerė mungesėn tuaj?

    Unė s’i kam parė fare fėmijėt. Mund t’i shihja vetėm tė dielave dy orė pasi dhe tė dielat punoja. Ato dy orė vetėm sa i pėrkėdhelja. Besoj e kanė ndjerė, por qė ata tė edukoheshin, qė ata tė njihnin jetėn me vėshtirėsitė e babait. Ndaj gruan nuk e futa nė punė qė tė merrej me edukimin e fėmijėve, qė atyre tė mos u mungonte asgjė. Kėtu fillon dhe mendon fėmija kur shikon se s’i mungon asgjė, por nė saj tė punės rraskapitėse tė babait. Si do tė ndiheshin ata n.q.s s’do tė kishin kushtet e fėmijėve grekė? Tė nėnvleftėsuar.

    Po gruaja ishte dakord me kėtė mėnyrė jetese?

    Plotėsisht dakord. Unė i pata thėnė dėgjomė mirė, sot kam punė dhe shėndet, nesėr mbase nuk i kam, ndaj do punoj pa orar. Dua vetėm tė kujdesesh pėr fėmijėt, qė ata tė edukohen. Ajo i rriti, i ēonte nė shkollė, i mėsoi, i ēonte nė spitale, unė nuk dija asgjė. Por as gruaja, as fėmijėt nuk mė sollėn asnjė shqetėsim. Pėrkundrazi gruaja mė lehtėsonte ēdo gjė nė shtėpi. Kurrė nuk u ankua, kurrė nuk mė tha pse ashtu apo kėshtu. Mė sillte vetėm ngrohtėsi dhe pse unė s’kisha mundėsi t’i jepja buzėqeshje apo fjalė tė mira, nga lodhja apo koha tepėr e kufizuar.

    Ke bėrė ēudi me kėtė mėnyrė jetese?

    Po. Kisha harruar dhe njerėzit pėr hir tė fėmijėve, pėr hir tė asaj qė atyre tė mos u mungonte asgjė. Kur ata ishin me mua mė falnin vetėm mirėsi, qetėsi, dashuri, asnjė shqetėsim. Nė mėsime ishin tė parėt. Njė natė pashė nė krevatin tim djalin e madh. Kur e pashė ashtu tė rritur lotova. S’e kisha parė me syrin e tė madhit. Ishte rritur pa u ndjerė. Ishte bėrė zot i shtėpisė dhe pse vetėm 12 vjeē.

    Kur u ktheve nga Greqia?

    Nė korrik 2013. Kisha plot njė vit pa punė. Shpenzimet e mia mujore nė Greqi ishin 800 euro. S’mund t’i pėrballoja. Nė fabrikė ra puna. Ē’do ditė aty rralloheshin klientėt. Pėr ēdo tre muaj pronari pushonte nga njė punėtor. I fundit ika unė. Pronari me lot nė sy mė tha Martin, s’kam ē’tė bėj, s’dua tė tė mbaj peng, shiko pėr njė punė tjetėr. Pas 17 vjetėsh punė tė pandėrprerė ngela pa punė. Por shyqyr qė kisha blerė njė shtėpi nė Tiranė.

    Si tė flisnin nė Greqi dhe a e ke ndjerė racizmin?

    Tė gjithė me emrin tim, Martin, por pa “n” nė fund, pra Marti. Edhe fėmijėt edhe bashkėshortja kishin emrat e tyre shqiptar. Nuk e ndjemė kurrė racizmin. Dua ta theksoj kėtė. Vitet e fundit askush nė Greqi nuk shfaqte shenja racizmi. Po tė punoje, po tė kishe sjellje tė mirė, aty jetoje njėlloj si njė grek.

    A merrnit pjesė nė aktivitete e Shoqatės Shqipėria ?

    Kohėt e fundit qė isha mė i lirė shkoja nė tė gjitha aktivitetet qė zhvillonte kjo shoqatė me Kryetar Ilirjan Dhimėn. Ishte njė ndėr shoqatat qė kishte mė shumė aktivitete dhe mė patriotja.

    Si ndiheni tani nė Shqipėri?

    Eh... si ndihem. I paorientuar, i papėrkrahur. Mėrzitur. Emigrantė nė atdheun tim. Kėtu mė duket ēdo gjė e errėt. Aty kishte mė shumė hapėsira, por dhe ligjet. Nuk e di, s’jam mėsuar me kėtė jetė. I thonė 17 vjet nė Greqi. Nė atė punė ku kam punuar unė, as qė bėhet fjalė tė ketė kėtu. Di qė pėr 4 vjet nga Greqia kanė ikur 200 mijė emigrantė shqiptarė, qė s’e dinė ku e kanė tė ardhmen.


    Enriki Kamshi, djali 12-vjeēar: Kėtu s’ka kėnde lojėrash dhe fusha sportive

    Nė ēfarė klase je ti Enriki?

    Unė jam nė klasėn e 7 nė shkollėn “Vasil Shanto”. Pra ėshtė viti i parė qė unė bėj shkollėn kėtu, pasi 6 klasat e tjera i kam bėrė nė Greqi.

    A ka ndryshim shkolla aty me kėtu nė Tiranė?

    Po kishte ca ndryshime. Por jo shumė tė ndjeshme. Edhe kėtu mirė janė shkollat, por aty kishin mė shumė komoditet. Por dua tė them se bankat, dėrrasat, stolat ishin shumė mė tė mira.

    Pra ju lindėt nė Greqi dhe keni mėsuar mė mirė gjuhėn greke?

    Po. Atė gjuhė e di mė mirė, por tashmė po mundohem qė ta mėsoj edhe gjuhėn shqipe njėsoj dhe besoj se do ta mėsoj.

    Si ishin mėsuesit aty nė Greqi?

    Ishin tė pėrpiktė, silleshin mirė me nxėnėsit, mundoheshin tė na shpjegonin sa mė mirė.

    A kishte shenja racizmi tek mėsuesit apo nga nxėnėsit grekė?

    Unė pėr veten time s’e kam ndjerė kurrė racizmin. S’e di, por mė ėshtė dukur vetja njėlloj si nxėnėsit grekė

    Si ke dalė me mėsime?

    Kam dalė shumė mirė. Me dhjeta. Madje, shumė herė unė isha bashkėshoqėrues nė mbajtjen e flamurit nė ditėn e festės kombėtare. Pra mė kanė vlerėsuar.

    Ju keni dhėnė njė emision nė televizionin grek Mega ndėr mė tė mėdhenjtė? Pėrse ju pyetėn?

    Mė pyetėn, si ndihem nė Shqipėri, a mė mungon Greqia, si janė kushtet kėtu, a ke ato rezultate, a ke mall pėr Greqinė, si sillen shokėt etj.?

    Me ju nė fakt si janė sjellė shokėt e rinj nė Tiranė?

    Mirė mund tė them, por unė kam disi problem me gjuhėn nė fillim. Pasi disa fjalė s’i dija. Ata mė kuptonin qė unė vija nga Greqia, edhe nga theksi qė flisja. Por nuk mė thoshin ndonjė fjalė fyese. Tani pak e pak po bėhem i barabartė.

    Kush ta mėsoi gjuhėn se ju pak muaj keni kėtu?

    E kam mėsuar me mamin , por aty ishte hapur dhe njė kurs pėr gjuhėn shqipe nėn kujdesin e Shoqatės Shqipėria me kryetar z. Ilirjan Dhima. Aty mora njohuritė e para tė gjuhės sė shkruar, kryesisht pėr shkronjat e dorės. Pa ato mėsime sot do tė isha shumė mbrapa.

    Ku ndiheni mė mirė kėtu apo nė Greqi?

    Unė jam shqiptar nuk e mohoj, e dua shumė atdheun tim, por me thėnė tė drejtėn aty kishte kushte mė tė mira pėr fėmijėt. Kishte shumė fusha argėtimi dhe kėnde lojėrash. Kėtu sa del nga shtėpia shkon direkt nė rrugė. Nuk ka ato kushte. Pastaj unė aty jam rritur, kam shokėt e mi me tė cilėt shkonim kudo.

    Tė ka qortuar ndonjėherė babi?

    Asnjėherė. Unė nuk e shihja kurrė atė. Ndonjėherė qė ai vinte dhe kishte kohė unė vetėm i mbėshtillesha nė trup, nuk bėnim zhurmė apo rrėmujė, pasi e dinim qė punonte pėr tė mirėn tonė.

    A mėsonin nxėnėsit shqiptarė nė Greqi?

    Ishin nxėnėsit mė tė mirė. Mėsonin rregullisht dhe ne kishim shumė shoqėri.

    I ke thyer ndonjėherė fjalėn prindėrve?

    Kurrė, as e mendoj. Fjala e tyre ėshtė ligj. Ata pėr tė mirėn tonė mendojnė tė na krijojnė ēdo kusht.

    Po gjuhėn angleze nė shkollė e mėsonit aty?

    Po, por unė shkoja dhe nė kurse tė ndryshme, pasi doja ta zotėroja mirė.

    Kėtu si sillen nxėnėsit me mėsuesit dhe anasjelltas nė raport me Greqinė?

    Por aty kishte sjellje mė tė butė. Nuk kishte sjellje tė vrazhda. Mėsonim pėr miqėsi tė mirė dhe rrallė kishte grindje.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Pėr: Emigranti i kthyer nga Greqia: Ndihem emigrant nė Atdheun tim

    greqise i djeg largimi i femijeve shqiptare. e para do kete fuqi puntore, e dyta kjo fuqi puntore eshte e bardhe dhe do zbukuroje rracen greke.
    Gjithcka do varet nga ekonomia. Ne qofte se ekonomia greke vazhdon me kete ritem, jo shqiptaret por edhe vet greket do largohen.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-01-2014
    Postime
    15

    Pėr: Emigranti i kthyer nga Greqia: Ndihem emigrant nė Atdheun tim

    greqise i djeg largimi i femijeve shqiptare. e para do kete fuqi puntore, e dyta kjo fuqi puntore eshte e bardhe dhe do zbukuroje rracen greke.

    Ate kuptove ti qe Greqise i djeg qe po i ikin shqiptaret...se per ate arsyen e dyte nuk po merrem fare. Duke e njohur shume mire realitetin grek po te them se intervistat qe lexova me siper jane ne fakt , realiteti grek.Mendo nje nga Puka po e thote me sinqeritet qe nuk kam ndjer racizem ne Greqi.Ndersa po te lexosh neper forume krijon idene se greket nuk bejne gje tjeter vecse vrasin mendjen gjithe diten e naten se si mund tu bejne keq shqiptareve.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2011
    Postime
    239

    Pėr: Emigranti i kthyer nga Greqia: Ndihem emigrant nė Atdheun tim

    Propaganda qe bejne mediat shqiptare ne TV apo ne internet eshte qesharake. Ne Greqi tashme asnje nuk e vret mendjen a je nga Alvania apo Bullgaria etj. Shumica e Shqiptareve kane shoqeri me Greke. Nuk mund te mohojme qe edhe atje nuk ka raciste po cili shtet nuk ka ? Madje edhe Shqiperia. Eshte e vertete sic thuhet edhe ne interviste, qe shum veta ja besonin edhe ja besojne Shqiptareve celesat e punes. Por ka nje pjese qe nuk e ka respektuar ate besim. Un persnonalisht njoh nje grua greke, ktu ne qytetin ku banoj, qe jetonte vet edhe e cila ja kishte besuar celesat e shtepise nje gruas shqiptare qe vinte e pastronte me te bijen e saj te vogel. Ja vodhen portofolin bashk me bizhuterite e sic mesuam u larguan per ne Shqiperi. Car prisni ju tani? Te Mos behen njerzit skeptike ndaj Shqiptareve kur ka incidente te tilla ? Se nuk eshte i vetmi rast. Madje ka Shqiptare qe punonin edhe jetonin ketu e shanin shtetin grek por sa u kthyen ne Shqiperi per shkak te krizes u ben pishman e perpiqen te emigrojne prap ne Greqi.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Pėr: Emigranti i kthyer nga Greqia: Ndihem emigrant nė Atdheun tim

    ne shqiperi nuk mund te kthehesh pa leke. duhen leke te investosh, ne te kundert do punosh sipas tregut te punes me 10 euro dita.
    pozitiv eshte fakti qe ne shqiperi mund te kesh shtepi, njerez te familjes qe te mbeshtesin, shoke dhe flet gjuhen e nenes jo ate te fqinjit.

  6. #6
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: Emigranti i kthyer nga Greqia: Ndihem emigrant nė Atdheun tim

    Edhe kėti ja ka fajin Rama ?!!
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Pėr: Emigranti i kthyer nga Greqia: Ndihem emigrant nė Atdheun tim

    Po ky emigranti le te kthehet ne greqi meqe ndihet si i huaj.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Pėr: Emigranti i kthyer nga Greqia: Ndihem emigrant nė Atdheun tim

    Ky nese mendon se kishte mundesi me te mira jetese andej dhe nuk shikon perspektive ne Shqiperi le te iki mbrapsht. Njeriu vete atje ku ka mundesi me te mira punesimi, jetese.
    Te gjithe shqiptaret qe kane shume vite jashte ashtu ndihen kur kthehen ne Shqiperi, te huaj. Nuk eshte kollaj pershtatja, fillimi sado ne vendin tend.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mia@ : 26-01-2014 mė 12:28
    Feelings change - memories don't.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Pėr: Emigranti i kthyer nga Greqia: Ndihem emigrant nė Atdheun tim

    Citim Postuar mė parė nga mia@ Lexo Postimin
    Ky nese mendon se kishte mundesi me te mira jetese andej dhe nuk shikon perspektive ne Shqiperi le te iki mbrapsht. Njeriu vete atje ku ka mundesi me te mira punesimi, jetese.
    Te gjithe shqiptaret qe kane shume vite jashte ashtu ndihen kur kthehen ne Shqiperi, te huaj. Nuk eshte kollaj pershtatja, fillimi sado ne vendin tend.
    edi rama tha qe do punesohen shqiptaret ne mal te zi, maqedoni, kosove, ndersa ky kerkon te kthehet ne shqiperi.
    aty rri ne greqi, se me kete qeverri zuzaresh edhe ata ne tirane e vlore do emigrojne drejt fqinjeve.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Pėr: Emigranti i kthyer nga Greqia: Ndihem emigrant nė Atdheun tim

    Citim Postuar mė parė nga Ziti Lexo Postimin
    edi rama tha qe do punesohen shqiptaret ne mal te zi, maqedoni, kosove, ndersa ky kerkon te kthehet ne shqiperi.
    aty rri ne greqi, se me kete qeverri zuzaresh edhe ata ne tirane e vlore do emigrojne drejt fqinjeve.
    Po pse priti 17 vjet te kthehej ai aman? Le te kthehej ne kohen e boom-it ekonomik te Sali Berishes se nuk do ndihej i huaj. pfff Na lodhet!
    Feelings change - memories don't.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Pėr: Emigranti i kthyer nga Greqia: Ndihem emigrant nė Atdheun tim

    Ziti ai ne Greqi ka punuar me mermer me c'lexova. Kualifikime te tjera nuk ka besoj. Atehere mos prit te kthehesh pas 17 vjetesh ne vendin tend e ta gjesh punen gati. Puna e tij eshte ne sektor privat. Po qe i zoti le te hapi nje biznes meqe i paska ec ''mire'' andej nga Greqia.
    Kam nje njeriun tim qe levizi nga nje qytet i Shqiperise dhe shkoi ne Tirane e hapi nje biznes. Te njetin biznes qe kishte hapur ne qytetin e tij. Si eci nga konkurrenca e tepert ne ate biznes dhe u kthye me placke e lacke me grua e femije andej nga kishte ardh, ne qytetin e vet. Atje i eci mire dhe vazhdon ti eci me te njejten ritem. Biznesi privat keshtu eshte. Po qe i zoti can, nese s'je shko atje ku mendon se mund te besh hajer. auaua s'ka. End of the story!


    Po qe per te krahasuar shkollat, shkollat e Shqiperise lene akoma per te deshiruar ne materiale. Ketu cdo klase e ke me te gjitha kushtet. Deri Smart board, kompjutera, laptopa per cdo nx ne cdo klase, edhe ne klasat e kopshtit jo me lart.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mia@ : 26-01-2014 mė 12:58
    Feelings change - memories don't.

  12. #12
    yep Maska e Izadora
    Anėtarėsuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793

    Pėr: Emigranti i kthyer nga Greqia: Ndihem emigrant nė Atdheun tim

    Pas kaq vitesh ne mergim e ke shume te veshtire te adaptohesh me amjetin ne shqiperi ku papunsia po kap majat.
    Te pakten emigrantet kane blere me kursimet e tyre nje shtepi ne atdhe dhe shpetojne qirat te cilat jashte shtetit ta mbasin koken me pe .


    Greqia po shkon drejt gremines mos me then e ka nje kemb brenda saj, ashtu sic dhe ne italia ku shume veta kane humbur punen ose nuk ju ipet rroga rregullisht.
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Pėr: Emigranti i kthyer nga Greqia: Ndihem emigrant nė Atdheun tim

    Citim Postuar mė parė nga Izadora Lexo Postimin
    Pas kaq vitesh ne mergim e ke shume te veshtire te adaptohesh me amjetin ne shqiperi ku papunsia po kap majat.
    Te pakten emigrantet kane blere me kursimet e tyre nje shtepi ne atdhe dhe shpetojne qirat te cilat jashte shtetit ta mbasin koken me pe .


    Greqia po shkon drejt gremines mos me then e ka nje kemb brenda saj, ashtu sic dhe ne italia ku shume veta kane humbur punen ose nuk ju ipet rroga rregullisht.
    shqiperia eshte shume vend praktik. nuk ka shume burokraci. shqiperia eshte bere nje amerike e vogel. mjafton te kesh pak leke, nje ide dhe mund tia dalesh mbane. mirpo njerzit jane mesuar qe punojne per tjetrin per 1 rroge te vogel qe mezi mbanin familjen. le te rrezikojne duke e nisur nga 0 se nje dite do fitojne shume me shume se ato qe fitonin ne greqi apo ne itali.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anėtarėsuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Pėr: Emigranti i kthyer nga Greqia: Ndihem emigrant nė Atdheun tim

    ngelet duke u qare ....
    per te gjithe eshte veshtire
    te gjithe bejne sakrifica , te gjithe perpiqen tu pershtaten kushteve,
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Marya : 27-01-2014 mė 08:02
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024

    Pėr: Emigranti i kthyer nga Greqia: Ndihem emigrant nė Atdheun tim

    Citim Postuar mė parė nga Izadora Lexo Postimin
    Pas kaq vitesh ne mergim e ke shume te veshtire te adaptohesh me amjetin ne shqiperi ku papunsia po kap majat.
    Te pakten emigrantet kane blere me kursimet e tyre nje shtepi ne atdhe dhe shpetojne qirat te cilat jashte shtetit ta mbasin koken me pe .


    Greqia po shkon drejt gremines mos me then e ka nje kemb brenda saj, ashtu sic dhe ne italia ku shume veta kane humbur punen ose nuk ju ipet rroga rregullisht.
    Te veshtire e kane edhe disa qe levizin nga fshati ne qytet....e jo me nga nje vend ne nje vend tjeter ku edhe rregulli social, urbanistika, kontaktet shoqerore te perditshme jane te ndryshme dhe do kohe qe te ambientohesh. Greqerve mos jau kini hallin......si individ jane nga me te kamurit ne EU, kane 24 vjet qe kane shfrytezuar krahun e lire te punes dhe tani ata si popull do te paguajne mashtruesat qe votuan per politikane......NE DUHET TE SHOHIM VETEN TONE E JO TE TJERET. KJO FAMILJA BERI SHUM MIRE QE U KTHYE DHE I TAKON KETIJ ZATERISE ATE C'KA KA MESUAR ATJE KU PUNONTE TA PERDORE NE SHQIPERI...I UROJ FAT ESHENDET.
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  16. #16

    Pėr: Emigranti i kthyer nga Greqia: Ndihem emigrant nė Atdheun tim

    Citim Postuar mė parė nga kianox Lexo Postimin
    greqise i djeg largimi i femijeve shqiptare. e para do kete fuqi puntore, e dyta kjo fuqi puntore eshte e bardhe dhe do zbukuroje rracen greke.

    Ate kuptove ti qe Greqise i djeg qe po i ikin shqiptaret...se per ate arsyen e dyte nuk po merrem fare. Duke e njohur shume mire realitetin grek po te them se intervistat qe lexova me siper jane ne fakt , realiteti grek.Mendo nje nga Puka po e thote me sinqeritet qe nuk kam ndjer racizem ne Greqi.Ndersa po te lexosh neper forume krijon idene se greket nuk bejne gje tjeter vecse vrasin mendjen gjithe diten e naten se si mund tu bejne keq shqiptareve.
    Po ashtu eshte ne fakt, pse e tha nje nga Puka dhe kjo perfshin gjithe opinionin grek dhe qendrimin e tyre ndaj emigranteve shqiptare. Ksenofobia greke ndaj shqiptareve duhet te jete pjelle e imagjinates se shqiptareve dhe aspak nje realitet grek.

    Ju greqaret jeni specie te cuditshme...

  17. #17
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-02-2013
    Postime
    111

    Pėr: Emigranti i kthyer nga Greqia: Ndihem emigrant nė Atdheun tim

    jeta eshte shume e veshtire per ne shqiptaret kudo ku jemi. Mbas 1990 e kemi nusur nga ---------------------00000000000000000000000000000000000000000000000000 0
    por pervoja e marre jashte shtetit eshte shume e ēmuar ne vendin tone, duhet vetem pak guxim mbeshtetje nga qeNveria dhe mundesisht te gjithe te kthehemi ne ATDHE

  18. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar linda l pėr postimin:

    DiGiT@LiFE (29-01-2014)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •