Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Meta: Vrasjet e 21 janarit, të pafalshme, kam reflektuar mbi akuzat për Ramën

    Intervistoi: Blendi Fevziu

    Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta flet për ngjarjet e 21 janarit dhe komenton pas 3 vitesh, akuzat e rënda të shkëmbyerameta opinion me Ramën. “Këta nuk janë termat e mi të zakonshëm, por kanë qenë një çikë edhe nën efektin e shoqërisë me Doktorin… Patjetër që kam reflektuar”

    Zoti Meta, a ka ushtruar një kandidate për deputete, praktikisht njihet si me një lloj imuniteti. A ka pasur presion ndaj kandidateve gra që të largohen dhe a po shkelet ligji në këtë rast?

    Së pari, më vjen shumë keq që opozita mbetet gjithmonë në kuadrin e një propaganda destruktive, në rastin konkret.

    Si shpjegohet që tërhiqen dy kandidate femra njëra pas tjetrës, zoti Meta?

    Kjo është një zgjedhje e tyre dhe e PS-së.

    Zoti Meta, çfarë ka qenë për ju 21 janari? Si do ta përkufizoni ju 21 janarin? A keni ndryshuar mendim për të?

    Unë do të kisha dëshirë që kjo ditë të mos ishte në kalendarin e vendit tonë. Sigurisht është një ditë që na fton të gjithëve për të reflektuar vazhdimisht, për të normalizuar politikën dhe për të mos konfrontuar qytetarët dhe politikanët me njëri-tjetrin.

    Zoti Meta, a keni ndryshuar ju mendim sot për atë që ka ndodhur më 21 janar krahasuar me mendimin që keni pasur 3 vjet më parë?

    Cilin mendim?

    A mund të marrësh pjesë në homazhe për persona që ju i quani halabakë, rrugaçë dhe kriminelë që sulmojnë shtetin?

    Së pari, më vjen keq se pa dashje ju po përdhosni kujtimin e 4 viktimave të pafajshme.

    Po ju pyes për deklaratat…

    Më vjen keq, sepse ju po spekuloni fund e krye. Ajo që është thënë, varet se si interpretohet. Kemi dy çështje të ndryshme, qëndrimin për këta elementë, të cilët u konfrontuan me policinë, qëndrimin për qytetarët, pjesa masive…

    Nuk kanë qenë sulmues të policisë.

    Prandaj them se ky është një spekulim. Qëndrimi i LSI-së lidhur me çështjen e hetimit për 21 janarin dhe për vrasjen e 4 qytetarëve të pafajshëm nuk ka ndryshuar. Qëndrimi është deri në fund: drejtësi dhe zbardhje për këtë ngjarje. Përgjegjësit të shkojnë përpara drejtësisë. Pra, nuk duhet të ngatërrojmë një qëndrim për ata elementë që janë konfrontuar me policinë, një grup i kufizuar, me pjesëmarrjen e gjerë të qytetarëve.

    Ka pasur një grup, i cili ka sulmuar policinë dhe është përbërë nga kriminelë ose njerëz problematikë? Ju e dënoni sërish këtë si akt, zoti Meta?

    Absolutisht po. Çdo akt që provokon rendin, provokon punonjësit e policisë, në çdo kohë, unë e dënoj, e quaj të papranueshëm, por vrasja e 4 qytetarëve është e pafalshme, e patolerueshme, sepse bëhet fare e qartë, fare evidente se këta 4 qytetarë nuk kanë qenë duke sulmuar policinë, përkundrazi, kanë qenë protestues.

    A ka pasur një gjykim të drejtë dhe të plotë 21 janari sipas jush, zoti Meta?

    Unë jam politikan, aktualisht jam edhe kryetar Kuvendi dhe nuk më duhet të shpreh as rezerva, në qoftë se i kam këto rezerva, se kjo është çështje në proces. Ajo që kam kërkuar unë dhe LSI-ja, dhe që Petrit Vasili ka thënë, është se qëndrimi për këtë çështje nuk ndryshon, është drejtësi deri në fund, pa ndërhyrje të politikës për këtë çështje.

    Zoti Meta, 21 janari erdhi si pasojë e një proteste të organizuar nga PS-ja, por të lënë nën drejtimin e popullit, siç tha PS-ja e asaj kohe, që erdhi pas publikimit të një videoje nga emisioni “Fiks fare” të regjistruar në zyrën e ish-ministrit Dritan Priftit, mes jush dhe zotit Prifti. A i qëndroni ende bindjes suaj që ajo video ka qenë montazh?

    Nuk ka nevojë t’i qëndroj unë, sepse kjo është një çështje tërësisht e verifikuar nga një proces tepër i gjatë gjyqësor. Unë kam qenë tërësisht i bindur për këtë çështje, ashtu sikurse për ta shkarkuar sa më shumë tensionin politik dhe ndjeshmërinë e opinionit publik që u krijua për shkak të manipulimit mediatik, për të pasur të gjithë kohën e duhur për ta sqaruar këtë çështje, e cila natyrisht do të kërkonte kohën e duhur, unë kam dhënë dorëheqjen…

    A ka pasur dorë në montimin e kësaj videoje, ju thoni se është e montuar, kreu i PS-së, zoti Edi Rama

    Kjo nuk është një çështje që më preokupon dhe më intereson, për mua është e rëndësishme që të gjithë të kuptojmë se sa e rëndësishme është në politikë evitimi i konfrontimeve të panevojshme.

    Zoti Meta, ju i keni refuzuar në njëfarë mënyre që prej vitit 2009 ofertat e PS-së ose struktura të caktuara për t’u shkëputur nga mazhoranca e asaj kohe…Ishte ofertë për të krijuar një qeveri të krimit të organizuar. Atëherë nuk u krijua, zoti Meta, në vitin 2010, a mos u krijua me qeverinë e re?

    Ajo për të cilën jam i bindur është se ne kemi krijuar një qeveri që punon për të ardhmen e Shqipërisë dhe një qeveri e cila ka në themel disa parime të qarta dhe të nënshkruara në marrëveshjen për krijimin e koalicionit “Për Shqipërinë europiane”, por mbi të gjitha ka në themel të saj reflektimin e disa politikanëve, sepse nuk dua të përmend vetëm dy politikanë, zotin Rama dhe unë, të cilët kanë përgjegjësi për të parë nga e ardhmja dhe për t’i dhuruar vendit jo tension, por paqe, bashkëpunim dhe mirëkuptim. Natyrisht, ju mund të vazhdoni të jepni edhe inserte të tjera dhe unë nuk mund t’ju them se ai nuk është Ilir Meta, por është Ilir Meta i vitit 2009 apo i vitit 2010. Sot unë jam Ilir Meta i 23 janarit të vitit 2014 dhe kam mësuar shumë edhe nga gabimet e mia, edhe nga gabimet e kolegëve të tjerë, bashkëpunëtorë apo kundërshtarë, dhe besoj se ky është edhe çelësi i suksesit tim në politikë, që të përmirësohem vazhdimisht. Natyrisht, besoj se edhe ata qytetarë, të cilët votuan në mënyrë kaq masive “Aleancën për Shqipërinë Europine”, kanë vlerësuar te ne edhe këtë ndjenjë reflektimi.

    A bashkëqeverisni ju me Ramën siç ju konsideron zoti Berisha apo kreu i PD-së, zoti Basha?

    Unë nuk do të përgjigjesha me “a bashkëdrejtojnë ata opozitën tonë”?, sepse kjo është çështja e tyre. Mendoj se secili prej nesh ushtron përgjegjësitë e tij të plota, zoti Rama si Kryeministër i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” dhe unë si Kryetar i Kuvendit, i zgjedhur me propozimin dhe me mbështetjen e kësaj Aleance.

    Zoti Meta, ju keni bashkëpunuar me zotin Berisha, po bashkëpunoni me zotin Rama, ku qëndron ndryshimi midis të dyve?

    Unë në përgjithësi kam bashkëpunuar shumë mirë me zotin Berisha. Të jeni të sigurt, pavarësisht se çfarë mund t’ju thotë në kamera, por po ta pyesni jashtë kamerave, do t’ju thotë se ka mbetur shumë i kënaqur nga bashkëpunimi me mua. Megjithëse u bë pak zemërthyer më 1 prill. E vërteta është se në fakt marrëveshja nuk u bë më 1 prill, por dy ose tri ditë më përpara.

    Me cilin është më vështirë të punosh, ose edhe më thjesht, me Berishën apo me Ramën?

    Unë nuk shikoj vështirësi. Të dy kanë elemente të përbashkëta, por absolutisht që ky koalicion është shumë më i natyrshëm, sepse…

    Çfarë kanë të përbashkët Berisha dhe Rama, sipas jush në raport me LSI-në?

    Fakti që kanë pasur dhe kanë këtë karrierë tregon se nuk janë të rastësishëm. Pra, janë njerëz që kanë përkushtim, energji dhe vizion.Për sa u takon problemeve të tjera, nuk jam këtu për të bërë gjykatësin e tyre.

    A keni ndryshuar qëndrim, mendim jo qëndrim, për Edi Ramën, sepse qëndrimi kuptohet përmes aleancës? Regjia: materiali numër 4. Më elokuent se kaq, zoti Meta, nuk keni qenë ndonjëherë…

    Duke mos e mohuar se ai që ishte aty quhet Ilir Meta, duke pasur parasysh edhe kohën e periudhën kur janë bërë këto deklarata – duket qartë edhe nga fjalori, sepse nuk janë termat e mi të zakonshëm, por kanë qenë një çikë edhe nën efektin e shoqërisë me Doktorin…

    Si nën shoqërinë e Doktorit?

    Kemi qenë edhe si në koalicion: e ka pasur atë efekt. Me pak fjalë them se fakti që ne sot jemi në një koalicion me zotin Rama, tregon se patjetër që ka një reflektim. Reflektimi i parë është, jo thjesht ndaj zotit Rama në atë kohë, me të cilin kemi qenë kundërshtarë, dhe të ashpër, por edhe sot të jem shumë më i sjellshëm, shumë më i përmbajtur ndaj cilitdo. Besoj se po e reflektoj këtë gjë edhe me sjelljen time në krye të Kuvendit të Shqipërisë, edhe si një mënyrë për të mos përsëritur sjellje të tilla, natyrisht të vendosura në kontekstin e një konflikti të caktuar. Thashë që ia njoh vetes këtë meritë: aftësinë e reflektimit.

    Marrë me shkurtime nga “Opinion”

    MAPO

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626

    Për: Meta: Vrasjet e 21 janarit, të pafalshme, kam reflektuar mbi akuzat për Ramën

    Duhet te jesh shume por shume i pacipe te flasesh per kete ngjarje te rende e cila ndodhi pikerisht per "baba" Liken.
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  3. #3

    Për: Meta: Vrasjet e 21 janarit, të pafalshme, kam reflektuar mbi akuzat për Ramën

    Nje jave para 21 Janar 2011.


  4. #4

    Për: Meta: Vrasjet e 21 janarit, të pafalshme, kam reflektuar mbi akuzat për Ramën

    Nje jave para 21 Janar 2011. Ne protesten e Mjaft dhe Andrea Stefani, Mustafa Nano dhe Mero Baze. "META IK"!


  5. #5

    Për: Meta: Vrasjet e 21 janarit, të pafalshme, kam reflektuar mbi akuzat për Ramën

    Nje jave para 21 Janar 2011.


  6. #6

    Për: Meta: Vrasjet e 21 janarit, të pafalshme, kam reflektuar mbi akuzat për Ramën

    Ilir Meta me 17 Janar 2011.


  7. #7

    Për: Meta: Vrasjet e 21 janarit, të pafalshme, kam reflektuar mbi akuzat për Ramën

    Nje jave para 21 Janar 2011.

    Rama: "Meta dhe Saliu nuk ndahen dot nga njeri-tjetri"!


  8. #8

    Për: Meta: Vrasjet e 21 janarit, të pafalshme, kam reflektuar mbi akuzat për Ramën

    Ilir Meta: "Mafia kontrollon PS dhe Edi Ramen"!


  9. #9

    Për: Meta: Vrasjet e 21 janarit, të pafalshme, kam reflektuar mbi akuzat për Ramën

    Organizatoret e ngjarjeve te 21 Janar 2011.


Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •