Emri:  79338.jpg

Shikime: 607

Madhësia:  36.3 KB

BULQIZE – Familjarët e një 19-vjeçari në qytetin e Bulqizës akuzojnë policinë e zonës se ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tyre, pasi më parë e kanë akuzuar atë për vjedhjen e një mushke, në bashkëpunim me një shokun e tij.


Për “News24” prindërit tregojnë se djali i tyre ka të paktën 3 ditë që ka shkëputur çdo kontakt me familjen, ndërsa shoku i tij pohon se ndaj 19-vjeçarit policia ka ushtruar dhunë fizike, duke e terrorizuar që të tregonte vjedhjen.

“Këta e kanë marrë fëmijën, e kanë çuar në polici, e kanë rraf, e kanë zvarritur fëmijën. Djali ka thënë nuk e kam bërë unë grabitjen, se kishte humbur një mushkë.”- shprehet nëna e djalit.

“Shefi i komisariatit na mori të dyve në komisariat për punën e mushkës. Ai gjujti në armë, ka gjuajt dy herë në armë. Na tha o tregoni o do ju vras.”-rrëfen shoku i 19-vjeçarit.

Nëna e të riut thotë se fëmija vuan nga çrregullime mendore që në lindje dhe largimi i tij mund të jetë pasojë e të shtënave me armë të policisë.

(er.nu/news24/BalkanWeb)