Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Vlorë: Aksidentohen 3 automjete të policisë së burgjeve, 12 efektivë të plagosur

    VLORE- 12 efektivë të policisë së burgjeve janë plagosur mbrëmjen e sotme në Vlorë, pasi tre makinat me të cilat udhëtonin janë përplasur njëra pas tjetrës në aksin rrugor Vlorë-Novoselë.


    Burime nga policia bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur në afërsi të Novoselës, ndërsa mbeten ende të paqarta shkaqet e ngjarjes së rëndë. Si pasojë e përplasjes së mjeteve të policisë, kanë mbetur të plagosur 12 efektivë të policisë së burgjeve, të cilët janë dërguar menjëherë në spital.

    Drejtori i spitalit të Vlorës, Remzi Haxhiu bëri të ditur për “News24” se 10 efektivë janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

    Momentalisht nuk bëhen të ditur emrat e efektivëve të plagosur, ndërsa dy personat më të dëmtuar janë dërguar në spitalin Ushtarak në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

    Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

    Ndërkohë mësohet se efektivët e policisë së burgjeve po udhëtonin për një kontroll të befasishëm në paraburgimin e qytetit bregdetar.


    (er.nu/BalkanWeb)
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Vlorë: Aksidentohen 3 automjete të policisë së burgjeve, 12 efektivë të plagosur

    kjo eshte tamam estrade, kot nuk dalin barcoletat per policat
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Vlorë: Aksidentohen 3 automjete të policisë së burgjeve, 12 efektivë të plagosur

    Citim Postuar më parë nga xhori Lexo Postimin
    kjo eshte tamam estrade, kot nuk dalin barcoletat per policat
    cfare barsaleta, keto jane te verteta.....u doli lopa perpara dhe u tha: Kujdes shpejtesine....se as Tahiri s'ju mbron dot me......
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Vlorë: Aksidentohen 3 automjete të policisë së burgjeve, 12 efektivë të plagosur

    Aksidentohet autokolona e Burgjeve, plagosen 12 policë

    Emri:  vlore-makinat-e-policise-se-burgjeve-te-aksidentuara.jpg

Shikime: 347

Madhësia:  59.2 KB

    Emri:  vlore-makinat-e-policise-te-perplasura.jpg

Shikime: 477

Madhësia:  51.2 KB
    Përfshihen në aksident pesë mjete të Policisë së Burgjeve të Tiranës, të cilët po shkonin për një kontroll në paraburgimin e Vlorës. Për pasojë, 12 efektivë mbetën të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje më të rëndë. Siç mësohet nga Policia e Vlorës, katër furgonë me efektivë të Burgjeve dhe një fuoristradë në të cilën paraprakisht bëhet e ditur se kanë qenë shefat e tyre, kanë qenë autokolonë në distancë të afërt njëra pas tjetrës në drejtim të qytetit bregdetar. Qëllimi ishte një kontroll blic në lidhje me sendet e ndaluara që përdoren nga të burgosurit. Në afërsi të Novoselës, mjeti i parë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për shkak të shpejtësisë dhe distancës së afërt, mjeti vijues është përplasur në një cep të furgonit, që ishte gjysmë i dalë nga rruga. Manovra e shoferit për të frenuar në kohë dhe humbja e kontrollit të timonit ka bërë që pas përplasjes makina të kthehet me kokë nga ana e kundërt. Për rrjedhojë, as mjetet pasuese nuk kanë mundur të frenojnë. Me sa duket, për shkak të errësirës, por edhe të lagështirës në rrugë, situata ka dalë jashtë kontrollit. Makina e tretë është përplasur ballë për ballë me mjetin që ishte kthyer në kahun e kundërt. Më pas, mjeti i katërt dhe i pestë janë përplasur njëra pas tjetrës. Pas përfshirjes së pesë makinave në këtë aksident, 12 prej efektivëve që ndodheshin në mjetet e para kanë pësuar tronditje dhe plagë. Kolegë të tyre kanë sinjalizuar menjëherë policinë, e cila mbërriti në vendin e ngjarjes, ndërsa të plagosurit u transportuan me shpejtësi drejt Spitalit të Vlorës. Pas ndihmës së parë, gjendja e 10 prej tyre paraqitej jashtë rrezikut dhe pa pasoja serioze. Ndërsa dy të tjerë, që ishin më rëndë, pas ndihmës së parë janë nisur me urgjencë me autoambulancë drejt Tiranës. Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve konfirmuan mbrëmë se efektivët e grupit të DAP-it, (Grupi i Transferim-Shoqërimeve dhe Sigurisë) po shkonin në Vlorë për inspektim, ku ndodhen rreth 130 të paraburgosur. Këtë fakt e pohuan mbrëmë në Spitalin e Vlorës edhe efektivë që kishin pësuar tronditje të lehtë dhe ishin në gjendje të saktësonin në lidhje me ngjarjen. “U nisëm me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për kontroll në Burgun dhe paraburgimin e Vlorës. Urdhri është dhënë pas kërkesës së bërë nga autoritetet në Vlorë, pasi me sa duket kishin të dhëna për sende të jashtëligjshme”, u shpreh njëri prej të plagosurve mbrëmë në Spitalin e Vlorës. Mbrëmë në spital, veç krerëve të Burgjeve të Tiranës, ishin edhe ata të Vlorës, të cilët vizituan të plagosurit. Ndërkaq, Policia e Vlorës bëri të ditur se është duke hetuar për ngjarjen. Nuk përjashtohet dyshimi se mjetet kanë qenë me shpejtësi shumë të madhe, por shkak është bërë edhe errësira dhe lagështira në rrugë. Ekspertë të Qarkullimit Rrugor, të cilët kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes, pohuan paraprakisht se shkak është bërë shpejtësia dhe humbja e kontrollit të njërës prej makinave. Më pas, mjetet e tjera kanë humbur kontrollin dhe nuk kanë mundur të frenojnë në kohën e duhur. Sipas të dhënave, efektivët që janë ndodhur në mjetet e fundit nuk kanë pësuar plagë dhe as ka qenë e nevojshme marrja e ndihmës mjekësore në spital. Ata kanë qëndruar gjatë të gjithë kohës afër kolegëve të tyre, ndonëse sipas mjekëve të Vlorës, asnjëri prej të plagosurve nuk rrezikon për jetën.

    demtimet
    Kreu i Spitalit të Vlorës, Remzi Haxhiu, u shpreh mbrëmë se 10 prej të plagosurve nuk kanë probleme shëndetësore. Sipas tij, ata kanë marrë dëmtime si pasojë e xhamave apo përplasjeve të lehta. “Dy prej tyre u nisën me autoambulancë drejt Spitalit Ushtarak, pasi prezantojnë dëmtime më të rënda. Njëri kishte dëmtime në kokë dhe tjetri në trup”, u shpreh kreu i Spitalit të Vlorës. Sipas tij, të plagosurit kanë marrë ndihmë të menjëhershme dhe asnjëri prej tyre nuk paraqiste rrezikshmëri për jetën.

    Drejtori i Përgjithshëm në Vlorë
    Pas lajmit për përfshirjen në aksident në afërsi të Vlorës të të gjithë togës së efektivëve të Policisë së Burgjeve, është nisur drejt vendit të ngjarjes edhe drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto. Ai mbërriti mbrëmë në Vlorë dhe vizitoi vartësit e tij, të cilët ishin nisur me mision pune në këtë qytet. Veç tij ishin edhe drejtues të tjerë të Burgjeve. Siç mësohet, nisja nga Tirana ka qenë e menjëhershme, pasi pasojat e këtij aksidenti të rëndë ende nuk ishin të konfirmuara. Dëmtimet më të rënda i kanë marrë tre prej furgonëve si dhe fuoristrada.

    VLORE/ QEMAL BIRAKU

    Panorama
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Vlorë: Aksidentohen 3 automjete të policisë së burgjeve, 12 efektivë të plagosur

    po distancen pse nuk e respektonin keta kaoboisit?

  6. #6
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Vlorë: Aksidentohen 3 automjete të policisë së burgjeve, 12 efektivë të plagosur

    kjo eshte lemeri fare mo..cka behet ne shqiperine tone te dashur mor amani..mire nje makine edhe ben aksident por te perplasen me njera tjetren 3 makina policie nuk e kisha degjuar ndonjehere ne jeten time..

    hajde rilindje hajde..cdo dite nga nje rilindje alla shqiptare..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  7. #7
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Vlorë: Aksidentohen 3 automjete të policisë së burgjeve, 12 efektivë të plagosur

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ndërkohë mësohet se efektivët e policisë së burgjeve po udhëtonin për një kontroll të befasishëm në paraburgimin e qytetit bregdetar.
    O po c'jane kenaqur te burgosurit ne Vlore kur kane degjuar kete lajm.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •