- PĖR BE E RRUFE

Fustani me lule, mėngėt allafrėnga,
E kishe dhuratė ta kish qepur nėna.
Trupi yt i bukur, kur tė shihja veshur,
- Prit! - i thoshje Hėnės, me buzė tė qeshur.

- Prit! I thoshje Hėnės,- dola unė e para.
Mos mi prish tė lutem ėndėrrat e rralla!
Ėndėrrat e tua me tė mijat ngjajnė...
Ėndėrrat duan dritė, mbyllur dot s’i mbajmė!

Fustanin e bukur mėngėt “zhapone”,
Tė rinj dhe tė vjetėr pa mėndje i le.
Pėrmbi gju dy gishta, si hėna mbi re,
Pika qė s’u ra, ... pa mėndje i le.

Qėllimisht pėrpara shkoje si rrufe,
Flokėt qė tė ndrinin, i lyeje me se?
Pėrmbi mes tė binin pėr ‘ta bėnin be,
Shqerrkė qumėshtore, pėr be e rrufe.

@cana