Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Raporti i Freedom House: Shqipëria, vend ‘pjesërisht i lirë’

    Emri:  FH.jpg

Shikime: 824

Madhësia:  13.3 KB

    Në raportin më të ri, “Freedom House” e klasifikon Shqipërine si vend “pjesërisht i lirë”.

    Ne raportin vjetor “Liria në botë 2014”, FH e vlereson vendin tone me noten 3 për të drejtat politike dhe 3 për liritë civile.

    Prej vendeve të tjera në Ballkan, klasifikim “pjesërisht i lirë” i është dhënë Bosnjë Hercegovinës dhe Maqedonisë, me nota të ngjashme si Shqipëria (3 për të drejtat politike dhe 3 për liritë civile).

    Në kategorinë e vendeve të lira janë përfshirë Sllovenia, Kroacia, Serbia dhe Mali i Zi.

    Sllovenia ka notën më të mirë 1 në të drejtat politike dhe në liritë civile. Në raportin global për Liritë në Botë 2014, theksohet se qeveria e presidentit Vladimir Putin, e ka vazhduar trendin antidemokratik si brenda në Rusi, ashtu edhe jashtë saj.

    Në raport theksohet se veçanërisht të dukshme ishin zhvillimet në Egjipt, që ka shënuar rënie në institucionet demokratike pas grushtshtetit ushtarak.

    Pengesa serioze në të drejtat demokratike ka pasur edhe në vendet e mëdha, me ndikim politik, përfshirë Rusinë, Ukrainën, Azerbajxhanin, Turqinë, Venezuelën dhe Indonezinë. Kosova klasifikohet në mesin e vendeve “pjesërisht të lira”.

    Në zhvillimet e brendshme, Rusia, sipas raportit, ka ndërmarrë aksione kundër minoritetit të ndjeshëm të LGBT-së (lesbike, homoseksuale, biseksuale dhe transeksuale) dhe kundër jorusëve etnikë, derisa qeveria e ka konsoliduar kontrollin e saj ndaj mediave.

    Jashtë Rusisë, qeveria e Putinit e ka udhëhequr “një fushatë të frikësimit” kundër fqinjëve të saj, Ukrainës dhe Armenisë, për shkak se synonin lidhje më të afërta me Bashkimin Evropian.

    Panorama

  2. #2
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Raporti i Freedom House: Shqipëria, vend ‘pjesërisht i lirë’

    Asnje ndryshim,me duket se keshtu edhe ka qene...

  3. #3
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Raporti i Freedom House: Shqipëria, vend ‘pjesërisht i lirë’

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Në zhvillimet e brendshme, Rusia, sipas raportit, ka ndërmarrë aksione kundër minoritetit të ndjeshëm të LGBT-së (lesbike, homoseksuale, biseksuale dhe transeksuale) dhe kundër jorusëve etnikë, derisa qeveria e ka konsoliduar kontrollin e saj ndaj mediave.
    Sapo lexova titullin dhe paksa per Rusine direkt me vajti mendja tek ceshjta e homoseksualeve. Me mijera probleme qe ka bota , keta plehra( qe merren me keto raporte )po ceshtjen e b*thes e shikojne me tere prioritet.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •