Kreu i opozitės Lulzim Basha e ka akuzuar qeverinė dhe kryeministrin Ei Rama se ėshtė krah i mafias dhe peng i saj. Basha mori shkak nga debati qė u ndez sot nė Kuvend pėr dorėheqjen nga mandatet e dy kandidateve femra tė PS-sė nė qarkun Lezhė dhe njė e LSI-sė nė Durrės.
Ndėrkohė qė opozita braktisi punimet e Kuvendit pas fjalės sė ish-kryeministrit Sali Berisha, kreu i PD-sė Lulzim Basha thirri njė mbledhje grupi ku deklaroi se opozita do tė dalė nėpėr sheshe.
Rama dėshmoi dhe njėherė mė qartė se kurrė bashkė me klanin e tij se nuk janė gjė tjetėr vetėm krahėt politik tė krimit, krahu politik i mafies mė tė rrezikshme nė kuvend, pengje tė mafies qė ju dikton vendimin dhe gjithēka. Katėr gra socialiste u detyruan tė japin mandatin, kjo ėshtė njė ditė ogurzezė pėr Kuvendin, kėmbanė alarmi e paprecedent pėr demokracinė shqiptare- deklaroi Basha.
Tritol-politika ėshtė qeverisja e Ramės. Pėrballė do na ketė, pėrballė nė kuvend, nė sheshet e protestave dhe revoltės qė po ngrihet anembanė vendit kundėr kėsaj qeverie.- vijoi kryetari i opozitės.
Mė herėt Basha takoi Kreun e Delegacionit tė BE-sė nė Tirane, Ambasadorin Ettore Sequi, me tė cilin diskutoi zhvillimet e fundit politike nė vend.
Sipas njoftimit tė zyrės sė PD-sė Basha i shprehu ambasadorit tė BE-sė shqetėsimin pėr rritjen e pasigurisė publike nė vend, si rrjedhojė e shtimit tė kriminalitetit, rėnies sė indikatorėve tė punės sė policisė, si pasojė e zėvendėsimit tė profesionistėve me militantė e shkrirjes sė strukturave tė vecanta tė policisė sė shtetit.
Z.Basha e informoi z.Sequi pėr qėndrimin e opozitės nė lidhje me reformėn administrative, duke theksuar se konsensusi nė ēdo etapė tė procesit, dhe vecanėrisht rikthimi i konsensusit tė shkelur nė mėnyrė tė pėrsėritur nga mazhoranca, janė tė domodoshme pėr njė reformė eficente, tė pranueshme dhe tė qėndrueshme. Duhen dėshmi e prova tė besueshmėrisė, tha Basha, duke i kujtuar z.Sequi rastet kur mazhoranca e sotme ėshtė angazhuar nė letėr pėr konsensus, dhe mė pas e ka shkelur atė, si nė rastin e shtyrjes sė zbatimit tė ligjit tė statusit nė nėpunėsit civil, apo sulmit ndaj institucioneve tė pavarura kushtetuese, si AMA e ILDKP, pėr cka shumica ishte zotuar tė respektonte mandatin dhe autononominė e kėtyre institucioneve nė rezolutėn e pėrbashkėt pėr integrimin europian dhe nė deklaratėn e pėrbashkėt tė komitetit parlamentar tė stabilizim-asociimit. Z.Basha u ndal edhe tek presioni politik i mazhorancės ndaj institucioneve tė drejtėsisė, dhe tek qėndrimi antikushtetues i mosrespektimit tė vendimit tė gjykatave, sic ėshtė rasti kur qeveria nuk zbaton vendimin pėr kthimin nė detyrė tė drejtoreshės sė INSTAT, pasi Gjykata e Tiranės e shpalli tė paligjshėm vendimin e kryeministrit pėr shkarkimin e saj,njofton PD-ja.
MAPO
Krijoni Kontakt